Aurora

Guardia di Finanza zbarkon në Tiranë, njihet me masat antikanabis të policisë

Guardia di Finanza ka zbarkuar në Tiranë.

Përfaqësuesit e lartë të policisë italiane janë takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kuadër të luftës antikanabis.

Ata janë  njohur me masat që policia shqiptare ka marrë për parandalimin dhe kultivimin e kanabisit, ku është vërejtur ulje e ndjeshme.

Po ashtu është diskutuar edhe për operacionet e përbashkëa ndaj trafikut të narkotikeve në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit.

Guardia di Finanza zbarkon në Tiranë, njihet me masat antikanabis të policisë Read More »

Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Izmir ku vizitoi kontigjentin e 7 të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se fokusi është trajnimi dhe karriera e efektivëve të cilët tha ajo punojnë mes kufizimesh e sakrificash

Kontributi juaj -tha Xhaçka- është trashëgimi për brezat pasi ofroni siguri për vendin dhe qytetarët.

Deklarata e Olta Xhaçkës

I gjithë fokusi ynë, i gjithë përqëndrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trjanimi edhe tek karriera e gjithësecilit prej jush, që bëni një punë për hir të së vërtetës mes kufizimeve dhe shumë sakrificave, por një punë të jashtëzakonshme që do ti lini trashëgimi shumë të rëndësishme brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë.

Sa i takon trajtimit jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar. Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai që do donim ne që të ishte, apo ai që ju meritoni. Por dua tju them që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standart të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar. Dhe sigurisht një standart të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike.

Dua tju falenderoj gjithësecilin personalisht edhe shpresoj shumë që ky mision të përmbyllet me sukses nga ky kontigjent dhe të ktheheni shëndosh e mirë pranë familjeve tuaja.

Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët Read More »

Vaksina e kancerit që shëron 97% të tumoreve do të jetë në dispozicion për …

Një vaksinë e kancerit që shëron 97% të tumoreve në minj do të testohet tek njerëzit me limfomë këtë vit.

Pacientët që marrin vaksinën, e cila përmban 2 ilaçe të provura për sigurinë e tyre, nuk do ti nënshtrohen kimioterapisë dhe nuk do të kenë efekte anësore.

Nëse aprovohet studiuesit thonë se do të duhet të paktën 1 vit që të jetë i disponueshëm, raporton Daily Mail.

Në vend që të krijojë imunitet të qëndrueshëm, vaksina punon duke aktivizuar sistemin imunitar për të sulmuar tumoret.

Kjo pritet të jetë efektive në limfomë e cila ndikon tek disa qeliza të bardha të gjakut dhe në përgjithësi i përgjigjet trajtimit. Rreth 1.7 milionë njerëz në vit diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA.

Ne kemi një problem të madh në kancer dhe kurrë nuk do të jemi të kënaqur derisa të gjejmë zgjidhje për të gjithë,-tha autori i studimit Ronald Levy, nga Universiteti i Stanfordit.

Vaksina e kancerit që shëron 97% të tumoreve do të jetë në dispozicion për … Read More »

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi

Një nga liturgjitë e shumta të Javës së Madhe të Pashkëve, e cila, nganjëherë, nuk njihet, ose nuk tërheq fort vëmendjen, është shërbimi liturgjik i “Tenebrae” (Terri), i cili kremtohet nga katolikët, por edhe nga anglikanët, protestantët dhe nga disa Kisha ortodokse. Pas Koncilit II të Vatikanit, ai nuk kremtohet më rregullisht nga Kisha Katolike, përveçse në raste të veçanta, por natyrisht, ka shoqëruar gjatë kësaj periudhe para Pashkëve, brezat e mëparshëm të besimtarëve.

Në thelb, gjatë tri ditëve të fundit të Krezhmëve, lutjet e mëngjesit dhe Lavdet e së Enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe të Shtunës së Madhe, kremtohen mbrëmjen e mëparshme, pra duke filluar nga sot në mbrëmje vonë, nën dritën e qirinjve. Këndohen psalme e vajtime, lexohen pjesë nga Bibla, që vënë në pah misteret e shenjta të Javës së Madhe, për të përfunduar me Benedictus e Miserere. Kremtimi, që përqëndrohet mbi vdekjen e Krishtit, ka ton të trishtuar e solemn.

15 qirinj mbi shandanin në formë trekëndëshi

Në çdo ditë të “Tenebrae” (Të Mërkurën, të Enjten dhe të Premten e Madhe) ndizen 15 qirinj, që vendosen në një shandan të veçantë, në formë trekëndëshi, që quhet “Shigjeta”. Gjatë liturgjisë, qirinjtë shuhen një nga një, secili pas leximit apo këndimit të Psalmit.

Në disa variante të uratëve të “Territ”, liturgjia reduktohet në shtatë lexime nga Ungjilli (e shtatë qirinj), që përfaqësojnë shtatë “hije” apo zona të errta në jetën e Krishtit: Hija e Tradhtisë, Hija e Mohimit, Hija e Vetmisë, Hija e Akuzës, Hija e Vuajtjes, Hija e Kryqëzimit dhe Hija e Vdekjes.

Qiriu i fundit, i cili simbolizon Krishtin, nuk shuhet, por, zakonisht, fshihet pas altarit, pas leximit të fundit biblik, për t’u kujtuar besimtarëve arrestimin e Jezusit, drita e të cilit, gjithsesi, nuk shuhet kurrë. Në errësirë, thuhet lutja përfundimtare. Në atë çast, në kishë dëgjohet një zhurmë e madhe, që quhet “strepitus” (nga latinishtja, zhurmë). Realizohet duke lënë të bien libra mbi një bangë të kishës, ose duke i rënë fort një instrumenti, ose duke bërë zhurmë me lloj-lloj mjetesh, për të imituar kështu, tërmetin pas vdekjes së Krishtit dhe konfuzionin, që i kaploi njerëzit. Ka edhe kuptimin e zhurmës, që bën guri, kur rrotullohet për të mbyllur hyrjen e varrit të Krishtit.

Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit

Liturgjia përfundon me heshtje e qiriu i fundit, ose lihet i fshehur, ose vihet në dukje sërish. Besimtarët largohen pa fjalë e atmosfera është akoma shumë e trishtuar.  Është çasti për të reflektuar mbi vdekjen e Zotit tonë Jezu Krisht e për terrin, që e mbuloi botën të Premten e Madhe. Është kremtim i mrekullueshëm i Javës së Madhe, gjatë të cilit besimtarët e përjetojnë thellë vdekjen e Krishtit, duke e bërë akoma më dramatike ndezjen e qirinjve Natën e Madhe të Pashkëve. Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit. Në atë terrinë humnere fillon kremtimi i Vigjiljes së Pashkëve, duke ia lënë vendin dritës së Krishtit, që simbolizohet nga qiriu i Pashkëve, i cili e kthen terrin në dritë hap pas hapi. E gjithë kisha rrezaton e shkëlqen, kur qiriu mbërrin në Sancta Sanctorum./Radio Vatikani

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi Read More »

Paradise – Nje perle Shqiptare / Gjiri i Grames : Nje mrekulli natyrore qe pret pushuesit

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, arkeologjike, kulturore e turistike. Por, sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet edhe si një plazh i vogël e intim.

Jemi në pragfillimin e sezonit turistik verorë dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine. Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum. Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me faleza. Duhet të ketë edhe shpella nënujore. Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det. Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë kanë gdhendur aty emrat e shumë të dhëna të tjera. Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb, shkruan atsh.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, arkeologjike, kulturore e turistike. Por, sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet edhe si një plazh i vogël e intim.

Drejt tij shkohet me rrugë tokësore por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave

Rezultate imazhesh për foto gjiri i gramesRezultate imazhesh për foto gjiri i gramesRezultate imazhesh për foto gjiri i gramesRezultate imazhesh për foto gjiri i gramesRezultate imazhesh për foto gjiri i gramesRezultate imazhesh për foto gjiri i grames

Paradise – Nje perle Shqiptare / Gjiri i Grames : Nje mrekulli natyrore qe pret pushuesit Read More »

Histori si në përralla: ja se si ky burrë e mbajti premtimin e bërë 20 vjetë më parë dhe u martua me vajzën që donte

Për shumë njerëz, pëlqimet në kopësht nuk zgjasin përtej ditëve të tyre. Të gjitha përqafimet dhe propozimet e martesës bëhen vetëm kujtime të ëmbla të ditëve të tyre fëminore. Megjithatë, ky çift ka provuar se pëlqimet e kohës së kopështit mund të zgjasë përgjithmonë.

Çifti, Laura dhe Matt u takuan për herë të parë kur ishin tre vjeç në kopësht. Matt madje kujton një nga kujtimet e tij më të hershme është kur ai i deklaroi se do të martoheshe me Lauran përpara gjithë grupit të kopështit. Laura dhe Matt gjithmonë kalonin kohën duke luajtur fshehur dhe bënin aventura çapkënë së bashku. Megjithatë, dashuria e tyre nuk mbijetoi pas kopështit.

Pas kësaj, ata humbën kontaktet me njëri-tjetrin. Por fati kishte një mënyrë për ta bashkuar përsëri këtë çift. Ata më në fund u takuan me njëri-tjetrin përmes një miku të përbashkët gjatë shkollës së mesme.

Meqë ata gjithmonë kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin, Laura dhe Matt u bënë çift zyrtarisht dy javë më vonë. Interesante, Matt qëndroi besnik ndaj premtimit të tij në kopësht ndaj Laurës. Matt i propozoi kur ata ishin rrugës për të vizituar klasën e tyre të vjetër të kopështit. Kur mbërritën në kopësht, Matt u ul në një gju dhe e propozoi Laurën. Ai kujtoi momentin romantik që i propozoi asaj dhe fatmirësisht Laura menjëherë tha po. Përfundimisht, ata u martuan një vit më vonë.

Histori si në përralla: ja se si ky burrë e mbajti premtimin e bërë 20 vjetë më parë dhe u martua me vajzën që donte Read More »

Ngjela paralajmëron arrestime të forta: Është i lebetitur, po kërkon ndihmë te…

Do të rishkruhet historia e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor, e do të shporren të korruptuarit e Tiranës. Ky është procesi që ka nisur në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Por edhe në Kosovë e për shqiptarët kudo ku jetojnë.

I.
Para dy ditësh filloi dhe goditja kundër ndërhyrjes Ruse këtu; por edhe kundër provokimeve sërbe në Kosovë.
Arresti dhe poshtërimi që i bënë djemtë trima të Kosovës një krimineli serb, ishte një gjest real i heroikës shqiptare që ka mbërritur në aktualitetin shqiptar.

Beogradi është në zi; sepse kurrë nuk e kishte menduar forcën shqiptare. Kurse shqiptarët kudo ku jetojnë në Ballkan janë në një ngritje reale të moralit të tyre.
Beogradi ka punuar gjithmonë me të blerët në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe ka pasur ndihmën e Moskës.

Kjo që ndodhi në të dy shtetet shqiptarë nuk është rastësi, por është shenjë që goditja e ndërhyrjes së Beogradit dhe Moskës, do të vijë shpejt për t’i ekspozuar edhe nivelet e larta të korrupsionit shqiptar, i cili me mendjelehtësi, dhe nga halli, i është drejtuar Moskës.

Ne shqiptarët sot jemi në kohën tonë por korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, ashtu si në njëqind vjet, i gjithë është hedhur drejt kundërshtarëve shekullorë të Shqipërisë.
Kurse, gjesti i grushtit kosovar pardje, dhe largimi non grata i dy figurave të ambasadës ruse në Tiranë, i ka trembur të gjithë, edhe serbët edhe shqiptarët e shitur.

Në fakt kjo është historia e popujve kur këta kanë arritur cakun e çlirimit të tyre.

ll.
Shqiptarët dhe vetë Shqipëria janë përpara faktit historik të shumëpritur: ka filluar proces i shkatërrimit të gënjeshtrës së madhe ndërkombëtare të deformimit të historisë kundër shqiptarëve, dhe i gënjeshtrës së brendshme të një korrupsioni antishqiptar njëqind vjeçar.

Që të dyja këto kështu kanë qënë në mëse një shekull: errësimi i qëllimshëm i historisë së Shqipërisë; genocidi antishqiptar në territoret e pushtuara shqiptare në Serbi dhe në Greqi; por dhe shitja interesit kombëtar nga lidershipet e korruptuar shqiptarë – të gjitha këto, në njëqind vjet, kanë pasuar njëri-tjetrin, dhe kanë përshkuar historinë e Shqipërisë.

Në të vërtetë, ka ardhur bash koha e ndërtimit real të shtetit shqiptar, dhe shenjat u dhanë se politika amerikane duket se e ka vendosur që faktet e saj kundër eksponentëve shqiptarë të pushtetshëm, të lidhur me Moskën dhe Beogradin, t’i bëjë publikë. Dhe sigurisht që këtu patjetër se do të fillojë konkretisht denigrimi i aktit të turpshëm të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Këta vjedhës ordinerë, pasi i grabitën shqiptarët në një shekull dhe u bashkuan me pushtuesit si të blerë, kanë ardhur tani dhe kërkojnë që të ndryshojnë fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Por janë krejt të pazotë që të mundin politikën amerikane. Korrupsioni kryeministror sot, i lebetitur kërkon ndihmë te ata që kanë ushtruar genocid antishqiptat; por kanë marrë fund. Ky korrupsion tani është mundur përfindimisht në Tiranë.

Ristrukturimi i shtetit shqiptar, riorganizimi i strukturuar i shtetit të Kosovës deri në ushtrinë shqiptare; vendosja me strukturë moderne e drejtësisë në Shqipëri, dhe ringritja e shqiptarëve të Maqedonisë në shtetformimin e shtetit maqedon, përmban në vetvete hapin e parë të bashkimit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dhe ky proces, sigurisht që do të vijojë drejt shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve të Greqisë, por kuptohet se në këtë ndërkohë, gjithçka është përqëndruar te identifikimi dhe neutralizimin i ndërhyrjes ruse në Tiranë me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar.

Në lidhje me këtë çështje, dje shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, ka dhënë në Parlament, me dyer të mbyllura, aspektet konkrete të ndërhyrjes së Rusisë në Shqipëri. Kjo tegon se që sot e më tej historia e shqiptarëve të Ballkanit do të ecë vetëm në këtë rrugë.

lll.
Në fakt sot në këtë zonë ballkanike janë dy shtete shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, por që të dy këta shtete shqiptarë nuk kanë ende strukturën reale të shtetit modern: nuk kanë drejtësi, nuk kanë administrim strikt logjor, dhe nuk kanë krijuar dot efiçencën kombëtare të tregut të lirë, sepse janë të pushtuar nga korrupsioni, klientela korruptive antikonkurencë në treg, dhe nga ndërhyrjet sërbe e ruse të pandëshkuara .

Por pardje, siç e shprehëm edhe më lart, filloi procesi i pastrimit edhe në Tiranë edhe në Kosovë. Tirana zyrtare dënoi dy diplomatë të nivelit të lartë të ambasadës ruse; kurse në Mitrovicë u arrestua Gjuriç, përfaqësuesi i qeverisë serbe për Kosovën.
Por është vetëm fillimi.
Pyetja është kjo: a do të arrestohen edhe të korruptuarit shqiptarë të lidhur me ta?
Sigurisht që po.
Por politika amerikane duhet të zbulojë faktet përpara opinionit publik shqiptar. Pasi shqiptarët të shohin faktet; gjithkush do të bindet që të paktën në 20 vjetët e fundit është qeverisur nga njërëz të rrugës që nuk kanë pasur asnjë lidhje me qeverisjen në dobi të shqiptarëve.

Gjestet e forcës së shqiptarëve në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, që sigurisht se potencohen nga përkrahja amerikane, duhet të përbëjnë këtej e tutje substancën e zhvillimit sjqiptar; sidomos në ndihmë të rformës që ka nisur të strukturohet në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht në Tiranë, sepse kryesore për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor është reforma në Shqipëri.

Reformimi për strukturimin e drejtësisë dhe të shtetit shqiptar, është domosdoshmëri historike e zhvillimit real të shqiptarizmës në këtë botë ballkanike.
Dhe kjo do të kryhet sepse në këtë instalohen tre interesa të mëdha: interesi shqiptar, interesi amerikan dhe interesi gjerman.
Shqiptarët sot janë domosdoshmëri e politikës perëndimore në rrafsh global; dhe ky ishte fati i të gjithë shqiptarëve që tani kanë nisur fenomenin e tyre të ri që do t’i përcjellë nga mbijetesa në prosperitet.

Nga Spartak Ngjela

Ngjela paralajmëron arrestime të forta: Është i lebetitur, po kërkon ndihmë te… Read More »

Taksë e re për shqiptarët, qeveria kërkon rritjen me 50 % taksa për televizorin

Pasi rriti taksat për çdo biznes të vogël dhe pasi futi taksën e pronës e cila duhet paguar me faturën e ujit, tashmë qeveria Rama po përgatit dhe një taksë të re për çdo familje. Do të rritet me 50 përqind taksa për aparatin e televizorit në shtëpi. Këto ditë u vendos edhe taksa e Rrugës së Kombit ku pritet edhe rrugët e tjera të vendit të kenë taksa e tyre.

Taksa, taksa!

Të ardhurat e grumbulluara nga taksa e televizorit arritën në vitin 2017, më rreth 1.2 miliardë lekë ose rreth 9 milionë euro, sipas të dhënave që Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar raportoi në Kuvendin e Shqipërisë.

RTSH propozon se “një rritje prej 50 % mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për “Deutsche Bank” të marra për procesin e dixhitalizimit”. Rritja e fundit u shënua në vitin 2011, nga 600 në 1200 lek në vit për çdo familje. Qeveria e ka në plan që kjo taksë të rritet për qytetarët, pasi në ministrinë e financave e quajnë të vogël. Në 2014, RTSH siguroi një rritje të pazakontë të të ardhurave si rezultat i mbledhjes së taksave të papaguara në vite, përmes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), rezultat ky edhe i nxitjes së madhe të qeverisë për të kufizuar humbjet e energjisë. Pjesa më e madhe u përdor për të parapaguar 15 për qind të kredisë së dixhitalizimit. Në ministrinë e financave thonë se nuk është ndonjë rritje e madhe kjo taksë, pasi nuk rëndon në xhepin e familjeve, sepse është e vogël në vlerë ndonëse ka zhurmën me 50 %.

Por RTSH pohon se që nga ajo kohë, të ardhurat e mbledhura nga taksa e aparatit kanë shkuar në nivele më modeste. Për shembull, në 2017 mbledhja e taksës ishte në nivel 10 për qind më të ulët se në 2016, duke krijuar një deficit prej 750,000 Eurosh.

Veç kësaj, OSHEE mban 10% të taksës së mbledhjes, që është mjaft e lartë e krahasuar me tarifat e vendosura nga operatorë të ngjashëm në Europë, që shkon mesatarisht nga 1.5 % në 4.5%.

RTSH analizon se të ardhurat nga taksat e aparatit konsiderohen si burimet kryesore dhe më të qëndrueshme të të ardhurave për transmetuesit publikë në kontinent, pjesërisht sepse është një e ardhur e garantuar e parashikuar çdo vit dhe të lejon të bësh plane për buxhetin.

Në rastin e RTSH-së, të ardhurat nga taksat e aparatit përbëjnë 76% të të ardhurave në total (përjashto këtu grantet vjetore të qeverisë nga buxheti i shtetit, të cilat përcaktohen me ligj se për çfarë shërbimesh apo aktivitetesh të RTSH-së do të përdoren) . Në terma krahasues, niveli i taksës së aparatit në Shqipëri është akoma më i dobët se të ardhurat totale për frymë të RTSH-së.

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 120 (njëqind) lekë në çdo muaj me gjithë TVSH.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë. Përdoruesit familjarë paguajnë tarifën vetëm për një marrës televiziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Përdoruesit e tjerë jofamiljarë paguajnë tarifën për çdo aparat televiziv shkruan revista e njohur Monitor.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është agjenti për mbledhjen e tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve televizive. Mbledhja e kësaj tarife bëhet çdo muaj”.

Në fakt sondazhet tregojnë RTSH nuk shikohet ose shikohet fare pak në qytete. Por taksa po rritet me 50 %.

Taksë e re për shqiptarët, qeveria kërkon rritjen me 50 % taksa për televizorin Read More »