Aurora

A rrezikon Adriatik Llalla prangat? Gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 u diskutua çështja e dosjes “Llalla” si dhe Vettingu.

Në lidhje me hetimin e ish-kryeprokurorit, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studio tha është zyrtare tashmë që prokurora e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës.

Ajo u shpreh se është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në fshehtësi totale.

Është zyrtare që prokuroria e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës. Ky i fundit nuk ka statusin e të pandehurit, janë dyshime. Është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në sekret të plotë hetimor. Hetimet 5 mujore janë kryer në diskrecion të plotë, sic e do ligji. Ka një rritje drastike të pasurisë së Llallës nga viti 2003 kur ka deklaruar pasurinë e deri tani. Ky hetim po kryhet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Nuk dihet a do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër.

Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.A rrezikon Llalla prangat?

Klodiana Lala:Të gjithë zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion apo pastrim parash, gjykata ka operuar për masën e arrestit me burg. Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet

Mentor Nazarko: Ky është një proces me karakter afatgjatë. Janë kujdesur që ai që do jetë peshku më i madh të jetë aq i madh sa impakti jo vetëm mediatik të jetë i jashtëzakonshëm

Ervis Iljazaj:Këto veprime mund të jenë veprime të ligjshme, me transaksione të ligjshme, por ka rritje fiktive të pasurisë. Ka trefishime të çmimeve që e bëjnë prokurorinë të dyshojë. Kjo është hera e parë që një ish-kryeoprokur hetohet. Adriatik Llalla po hetohet se kemi hakmarrje nga drejtësia e re, se ai është cilësuar shpesh nga SHBA si simbol i kundërrezistencës së vettingut ? Ideja që kanë filluar me Llallën është simbol i hetimit për të gjithë? Jam me këtë të dytën më shumë. Ne do e hetojmë Llallën për atë që ka bërë. Por ai nuk ka pushtet, ne duhet të hetojmë edhe njerëz që janë në  pushtet, jo vetëm ata që nuk kanë më. Besoj se shumë shpejt jemi pranë një peshku të madh të arrestuar, nuk e di a do jetë Llalla apo jo.

Nazarko: Nëse do respektohet strikt norma proceduriale mund t ë ketë edhe një formë tjetër. Do kërkohet arrest me burg për ish-shefin e vet? Apo s’do shihet në një mënyrë kaq të ashpër.

A rrezikon Adriatik Llalla prangat? Gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet Read More »

Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën tre vjeçare, bazuar në reformat e reja të njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do t’i japë Francës një nga shkollat e arsimit të detyrueshëm me moshat më të vogla në Evropë.

Por kjo do të ndikojë vetëm në një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze tashmë zgjedhin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën tre vjecare.

“Vetëm 2.4% e fëmijëve nuk janë të regjistruar në atë moshë”, tregojnë shifrat e qeverisë.

Presidenti Macron tha se ndryshimi kishte për qëllim të reduktonte pabarazinë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret jashtë shtetit kanë më pak gjasa të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshë të vogël.

Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç Read More »

Edi Rama dhe Rusia

Muajt e fundit çështja e ndikimit rus direkt ose indirekt ka qenë tema e ditës në politikën shqiptare. Në gjithë këtë histori ka një politikan që po përfiton mjeshtërisht në politikën e brendshme dhe në atë rajonale. Kryeministri Edi Rama po e përdor rreshtimin e Shqipërisë proBE kundër Rusisë për të rregulluar imazhin qeverisë së tij te ndërkombëtarët dhe për ‘larje hesapesh’ me opozitën në Tiranë.

Edi Rama po bën namin në Bruksel dhe në mediat ndërkombëtare se Rusia ka blerë liderin e PD-së Lulzim Basha dhe se Moska po afrohet drejt Shqipërisë, ndaj na hapni dyert për në Bashkimin Europian ose ndryshe…

Si fillim është përfitimi politik i Ramës te ndërkombëtarët, gjë që nuk është e gabuar, përkundrazi tregon zgjuarsi politike. Gjatë dy viteve të fundit, përballë refuzimit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të kërcënojë me rrezikun rus në rajon. Sa herë që shkon në Bruksel dhe sa herë që jep intervista në mediat perendimore, Edi Rama kujdeset që të jap një mesazh të qartë. Bashkimi Europian duhet të shpejtojë me integrimin e Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në rajon rrezikon të shtrihet ndikimi i fortë rus. Një qëndrim i tillë i një kryeministri të Ballkanit ngacmon atje ku duhet zyrtarët e Brukselit. Nga ndikimi rus dridhen të gjithë në Bruksel. Mali i Zi një vit më parë kaloi thuajse një grusht shteti për shkak të ndikimit rus, të paktën kështu u tha në mediat botërore. Në Maqedoni ndikimi i Kremlinit në politikën e ditës është i dukshëm akoma, pasi Presidenti mbetet i linjës ruse. Ndërsa Serbia pranon se do të hyjë në BE, por edhe do të ruajë raporte tejet speciale ushtarake me Rusinë. Në këtë situatë, Edi Rama merr rolin e atij që shantazhon duke i bërë presion BE-së që ose na pranoni në Union ose erdhi Rusia! Sigurisht në Shqipëri nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi integrimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë partive dhe qeverive, por Rama e përdor me mjeshtëri këtë kartë duke treguar gogolin rus në Bruksel.

Në foto: Kryeministri Rama dhe ambasadori rus në Tiranë

Nga ana tjetër edhe rreshtimi te vendet që përzunë diplomatët rusë nga Shqipëria, veç interesit të Shqipërisë si vend i NATO ka brenda edhe interesin pragmatik të qeverisë “Rama”. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm pranuan menjëherë kërkesën e SHBA dhe BE për dëbimin e diplomatëve rus. Arësyet pse e pranuan nuk ka të bëjë me ndjeshmërinë për çështjen “Skripali” dhe Britaninë dhe as me shqetësimin e Edi Ramës për ndikimin rus. Përzënia e diplomatëve ishte një rast i mirë për qeverinë të përmirësonte marrëdhëniet dhe imazhin e saj te BE dhe SHBA. Qeveria “Rama” ka jo pak probleme me imazhin e saj gjatë mandatit të parë, kur e ktheu vendin në eksportuesin më të madh të hashashit në Europë e ku bandat kriminale shqiptare po bëjnë terror në disa shtete perendimore.

Edi Rama ka probleme edhe me votimet e pamenduara kundër SHBA në OKB. Ka probleme dhe me nivelin e korrupsionit dhe mosndëshkimin e krimit. Janë çështje që kanë jo pak peshë në diplomacinë shqiptare dhe merren në konsideratë në momentin që do votohet për integrimin. Për të joshur BE-në qeveria shqiptare nuk u mendua gjatë në përzënien e diplomatëve rus, madje shkoi edhe më tej duke publikuar identitetin e tyre duke tejkaluar edhe praktikën ndërkombëtare. Si rregull emrat e diplomatëve nuk publikohen nga qeveria. Sigurisht askush nuk kritikon qeverinë për pozicionim e saj në krah të SHBA dhe BE, pasi mbi 95 % e shqiptarëve janë pro amerikanë.

Loja e Ramës mbi rrezikun rus në rajon është taktikë që jep efekt dhe duhet njohur si meritë diplomatike e kryeministrit. Ajo që është e gabuar dhe e dëmshme në këtë histori është “sallata ruse” me opozitën. PS dhe personalisht Edi Rama ka futur në skenarin e tij me Rusinë kryetarin e  PD-së Lulzim Bashën. Në panoramën e madhe të zhvillimeve gjeopolitike ky sulm i politikës së ditës në Tiranë duket i parëndësishëm, por në fakt efekti mund të jetë i madh për opozitën dhe vendin. Në fushatën ndaj Rusisë në gjithë kancelaritë evropiane dhe SHBA, prezantimi nga PS-ja për Lulzim Bashën si politikan i financuar nga rusët mund të sjellë pasoja në zhvillimet politike. Nuk është çudi që Edi Rama të justifikojë nesër gjithë problemet e vendit me zgjedhjet, krimin, korrupsionin etj me faktin se qeverisja e tij nuk është e mirë, por të paktën nuk është pro ruse si opozita. Një strategji e tillë, edhe pse naive, ka më shumë se një muaj që është qëndrim zyrtar i përditshëm i deklaratave të PS dhe Qeverisë.

Në mënyrë paradoksale, rreziku rus po e “ndihmon” Edi Ramën për integrimin, por edhe për të qeverisur i qetë, ndërkohë që ka njëmijë probleme varfërie, krimi, korrupsioni, ku oligarkët përcaktojnë lejet, koncensionet, fitimet,etj.

Edi Rama është konvertuar në një antirus i madh, ndonëse brenda vetes “vdes” të shkojë në Moskë si kryeministër.

Dit Bushatlliu

Edi Rama dhe Rusia Read More »

Pak për lagjen “Karabash” – Vjen nga turqishtja që do të thotë …

Karabash vjen nga turqishtja që do të thotë “Balli me hije i qytetit”.
Emri shpjegohet i tillë: është ndër vendet më të larta në Vlorë dhe i bie hija e ullinjve. Tipike për lagjen e vjetër të Vlorës,
e cila edhe pse është pagëzuar më pas me emrin “15 Tetori”, lakohet sërish me emrin Karabash, kanë qenë shtëpitë 2-3-katëshe,
me pemë në oborre, me ullinj rrëzë kodrës, por edhe me çezma karakteristike.
E veçanta e kësaj lagjeje lidhet edhe me faktin se aty e ka zanafillën kënga qytetare vlonjate.

Karabashiështë një lagje e vjetër e vendosur mbi një kodër të butë, që zbret ngadalë drejt qendrës së qytetit.

Shtëpitë e vjetra kanë mbetur ende të ulëta dhe duket se moda e pallateve marramendëse do ta ketë të vështirë të depërtojë
në zemrën e lagjes së vjetër.Kthejmë në një rrugicë që vendasit jetë e mot e kanë quajtur Pisorukë. Kujtohemi se jemi në një vend të çuditshëm.
Jemi në një lagje që mban emër turk (Karabash  Kryezi), në një rrugice që mban emër grek (Pisoruka pas teshave)
dhe ku flitet një nga dialektet më të pastra të shqipes. “Vetëm kjo rrugicë duhej shpallur simboli i Ballkanit të vërtetë”

Nga : Ilir Balili

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Pak për lagjen “Karabash” – Vjen nga turqishtja që do të thotë … Read More »

Cilat janë dhe si t’i dalloni llojet e pagjumësisë ?

Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme.

Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.

Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:
Pagjumësia e Përgjithshme
Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.

Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.
Pagjumësia e Përshtatur
Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.

Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.
Pagjumësia E Nxitur
Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.

Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.
Pagjumësia Idiopatike
Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.

Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.

Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.
Pagjumësia Për Shkak Të Medikamenteve dhe Kafesë
Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.

Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.
Pagjumësia Për Shkak Të Një Problemi Mjekësor
Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.

Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.
Pagjumësia Paradoksale
Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.

Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.

Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.
Pagjumësia Psikofiziologjike
Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.

Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.

Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.

Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

Cilat janë dhe si t’i dalloni llojet e pagjumësisë ? Read More »

Mësoni tani të vërtetën e madhe.A të lë kafja pa gjumë?

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës.

Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Ciklet e gjumit

Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve

Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej.

Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht.

Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat.

Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.

Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit

Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli. Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.
Tek disa njerëz ndodh e kundërta

Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë. Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite.

Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top. Në këto raste, hyjnë në lojë genet.

Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt.

Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën.

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Mësoni tani të vërtetën e madhe.A të lë kafja pa gjumë? Read More »

Skandalet me pronat s’kanë fund. Tashmë të vdekurit ngrihen nga varri e firmosin si pronarë

Të tjera skema skandaloze të mashtrimi me pronat zbulohen. Këtë herë janë të vdekurit që ngrihen nga varri dhe firmosin për tu bërë pronarë. Fiks Fare denoncoi një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, rezultojnë në dokumente se kanë “firmosur” për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Kontratat janë përpiluar në një zyrë noterie në qytetin e Koplikut, madje, përkrah emrave të personave të vdekur, janë për çudi edhe firmat e tyre. Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga zonja Millojka Brajoviq, e cila denoncon se disa pjesëtarë të familjes së saj, megjithëse kanë ndërruar jetë, kanë firmosur për të shitur një pronë.

“Në 23 shkurt 2004, disa pjesëtarë të familjes tim nga babai, Brajoviq, bëjnë një akt noterial te noteri në Koplik, Sabri Kurtaj. Firmosin disa persona, për të shitur një sipërfaqe prej 10 dynymësh toke vëllait të tyre, po në fshatin Vrakë, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Mes personave që firmosen ishte edhe Roza Brajoviq, nëna ime, Gjurgje Brajoviq (Stajkiç), motra ime dhe Gojko Stajkiç nipi im” thotë Millojka. Sipas saj, nëna e saj ka ndërruar jetë në vitin 2008, ndërsa motra, në shkurt të vitit 2004, 10 ditë para se të firmoste te noteri Sabri Kurtaj.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në zyrat e gjendjes civile në Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku morën certifikatat e vdekjes së këtyre personave. Sipas certifikatave, Roza Brajoviq ka vdekur ne vitin 1998, ndërsa Gjurgje Brajoviq në datë 14 shkurt 2004. Më pas, gazetarët shkojnë te varrezat e fshatit Vrakë, ku prehen të ndjerat. Rezultoi se Roza, Gjurgje dhe Gojko kishin ndërruar jetë para datës 23 shkurt 2004, ku figuronin se kishin “firmosur” te noteri. Madje, në një nga aktet noteriale, rezulton se Gojko Stajkiq, i cili, megjithëse i vdekur, ka firmosur më 22 shkurt 2004, duke autorizuar nënën e tij po të vdekur, për të shitur tokën.

Grupi i Fiks Fare shkoi te noteri Sabri Kurtaj, në qytetin e Koplikut. Noteri tha se e kanë mashtruar dhe ua ka dhënë në mirëbesim aktin noterial në shtëpi personave. Ata e kanë firmosur dhe ia kanë sjellë sërish në zyrë. Ai pranoi se vëllezërit denoncueses e kanë fituar tokën me mashtrim.

“Po me mashtrim e kanë marrë. Po, ua kam dhënë me mirëbesim” thotë ai. Më tej shton se akti duhej anuluar, por deri me tani nuk është anuluar megjithëse çështja ka shkuar disa herë në gjykatë. Pyetjes se çfarë dokumentesh kanë sjellë familjarët e të ndjerave, noteri tha se kanë sjellë disa certifikata dhe se përgjegjëse janë zyrat e gjendjes civile. Por, pas një verifikimi, rezultoi se para noterit janë dërguar certifikatat e regjistrit të vitit 1974. Pra, jo të muajit shkurt 2004!

Pjesëtarë të familjes Brajoviq kërkojnë që të rishikohen kontratat e shitjes, ndërsa denoncuesja Millojka Brajoviq tregon edhe tokën, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Pas disa minutash, në truall mbërrin një person, duke i kërkuar denoncueses dhe grupit të Fiks Fare të dalin nga prona e tij, madje mos të qëndrojnë as në rrugën kryesore. “Pronari” i tokës thotë se e ka blerë truallin në vitin 2006, ndërsa denoncueses i bën me dije që të shkojë në Mal të Zi, se atje e ka tokën. Madje, i tregon se, sa të jetë ai, këtë tokë nuk do e gëzojë kurrë.

Skandalet me pronat s’kanë fund. Tashmë të vdekurit ngrihen nga varri e firmosin si pronarë Read More »

Gabimi fatal që bëri adoleshentja, mund t`i kushtoj jetën çdo femre

Molly Pawlett, një adoleshente 14-vjeçare, gati sa s`vdiq nga një gabim serioz shëndetësor që shumë femi kushtojra harrojnë çdo muaj.
Ishte një nga ato ditet e sikletshme të ciklit. Vajza kishte vendosur nje tampon qysh ne drek dhe sapo mendonte te shtrihej. Kështu e lodhur sic ishte vendosi të mos e hiqte tamponin e saj e të shtrihej. Por edhe pse ajo priste të bënte një gjumë nate të qetë, gjithcka iu shndërrua në një makth të vërtetë. Ajo u zgjua me një ndjenjë parehatie dhe shkoi të zgjonte nënën e saj për ndihmë. Sapo nëna e saj vuri re atë skuqje të çuditshme lëkure në trupin e vajzës së saj, ajo e çoi menjëherë në spital.

“Në fillim mendova se Molly kishte alergji, por kisha frikë se ishte diçka më serioze,” tha nëna Sonia Pawlett.

Diagnoza që kurrë nuk e mendonte
Mjekët e diagnostikuan me sindromin e shokut toksik, një komplikim kërcënues për jetën që përfshin disa infeksione bakteriale. Shpesh shkaktohen nga toksinat e prodhuara nga bakteret Staphylococcus aureus (staph), por gjendja gjithashtu mund të shkaktohet nga toksinat e prodhuara nga bakteret e streptokokut të grupit A, sipas Klinikës Mayo.
Për fat të mirë, adoleshenti arriti në spital në kohë, por nëse ajo do i kishte injoruar simptomat, rasti i saj mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Kush preket nga kjo sindrome ?
Sindromi i shokut toksik lidhet kryesisht me përdorimin e tamponeve . Sa më gjatë të mbani një tampon, aq më e lartë është rreziku juaj ndaj kësaj sëmundje (TSS).
Shumica e etiketave paralajmëruese të kutive të tamponit ju rekomandojmë që të mos e mbani kurrë një tampon për më shumë se tetë orë.
Megjithëse TSS zakonisht prek gratë, infeksioni bakterial mund të dëmtojë edhe burrat dhe fëmijët, zakonisht të shkaktuara nga kafshimet e infektuara të insekteve, plagët e hapura, piercings, kirurgji etj.

Simptomat
Sipas WebMD, simptomat më të shpeshta të TSS janë të ngjashme me gripin:
Ethe
Skuqje lëkure
Presion të ulët të gjakut
Problemet të veshkave
Problemet respiratore
Turbullime

Ndërsa këto simptoma mund të jenë shenja të problemeve të tjera shëndetësore, ato janë flamuj të mëdhenj të kuq të TSS, veçanërisht nëse keni të vendosur një tampon.

Trajtimi
Konsiderohet se është një emergjencë mjekësore. Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme (veçanërisht gjatë veshjes së një tamponi), gjëja më e mirë për të bërë është largimi i tamponit menjëherë dhe kontroll në spitalin më të afërt.

Pacientët e diagnostikuar me TSS duhet të qëndrojnë në kujdes intensiv për disa ditë, sipas linjës shëndetësore. Mjekët zakonisht japin një recetë me antibiotik për të ndihmuar trupin të luftojë infeksionin e tij bakterial; medikamentete për të rregulluar presionin e gjakut, lëngje për të ndihmuar dehidrimin dhe injektime për të ndihmuar sistemin imunitar.

Gabimi fatal që bëri adoleshentja, mund t`i kushtoj jetën çdo femre Read More »