Aurora

Lu në drejtorinë e Policisë së Shtetit

Pas zbarkimit të Guardia di Finanza në Tiranë, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillojnë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mendohet se në qendër të diskutimeve është situata antikanabis dhe masat e marra nga policia si dhe operacioni “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale.

Ndërkohë, Policia Shqiptare dhe ajo italiane kanë filluar monitorimin nga ajri për kultivimin e drogës.

Lu në drejtorinë e Policisë së Shtetit Read More »

Berisha – Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të shkosh!

Deputeti socialist Alket Hyseni është shigjetuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha kur nuk e priste, pasi ky i fundit ka ndërprerë befas fjalën në foltore dhe i ka drejtuar gishtin Hysenit të ulur në sallë:

Berisha:Alket, edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të të vijë koha. Ty sot të mbron Rama, por do të të vijë koha.

Elvis Rroshi ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku, nga ana tjetër, mbahet në arrest shtëpie që të mos komunikojë me njeri.

Z. Ruçi, kam dhe kohën e përgjigjeve…- vazhdoi Berisha dhe iu kthye sërish Hysenit:  “Shiko, zgjidhe vetë qelinë se atje do shkosh. Shko zgjidhe qelinë se hajdut tokash si ti në detyrë, përveç Ramës…..”

Ruçi i mbyll mikrofonin.

Berisha – Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të shkosh! Read More »

Gjakmarrja/ Në Shqipëri janë vrarë 550 persona – 508 meshkuj dhe 48 femra

Fenomeni i gjakmarrjes është vlersuar shpesh si një proces i pashmngshëm i shoqërisë shqiptare. Operazione Colomba, korpusi i jodhunës ka hartuar një raport në lidhje me gjakmarrjen në Shqipëri, duke përmendur rastet, fiset, zona, por edhe jetët e shuara, të cilat në raport thuhet se kanë qenë më shumë meshkuj.

Kështu, në dhjetor të vitit 2017 baza e të dhënave e përpunuar nga operazione Colomba përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes.

Përsa i përket viktimave, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore, nga 550 raste, 508 janë meshkuj. Në njëzet vitet e fundit, apelimi ndaj traditës zakonore i është përgjigjur disa nevojave diktuar nga konteksti i ri në të cilën manifestohet.

Raporti thotë se nhjëra anë mund të jetë nevoja e përmbushjes së boshllëqeve institucionale dhe nga ana tjetër urgjenca me përballjen e kapitalizmit global.

Gjakmarrja/ Në Shqipëri janë vrarë 550 persona – 508 meshkuj dhe 48 femra Read More »

Pagesa për Rrugën e Kombit, Rama: Fajin e ka Berisha, ideja u hodh që në kohën e tij

Në valën e akuzave dhe reagimeve për taksën e Rrugës së Kombit, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ka dy drejtime në këto diskutime, rruga e arsyet dhe ata që nuk mbajnë përgjegjësi për atë çka thonë, duke shigjetuar kështu opozitën.

Teksa nënvizoi faktin se kjo nuk është një taksë, por një tarifë, Rama pohoi se ky hap ishte i domosdoshëm për mirëmbajtjen e aksit në fjalë. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje edhe një deklaratë që kishte bërë Berisha në vitin 2010, kohë kur ishte kryeministër, kur ishte hedhur edhe ideja për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

“Ky është një debat që nuk ia vlen. Ka një anë që ecën në rrugën e arsyet, dhe një anë që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ndërkohë që ia vlen patjetër shpjegim, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendit tonë që është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Ndaj ia vlen shpjegimi. Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, por tarifë për përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka zanafillën në vitin 2010, pasi në këtë vit kryeministri i kohës, (Sali Berisha) ka marrë i9niciativën për të hapur këtë proces. Dhe ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot mohon; e ndërtuam, por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është fjalë kot. Pamundësia ka sjellë degradime. Jemi dëshmitar të gjithë së bashku se si ekranet janë mbushur me faqe të degradimit të atij aksi; rrëshqiti këtu, ra atje. Historiku është fare i qartë”, tha Rama.

Pagesa për Rrugën e Kombit, Rama: Fajin e ka Berisha, ideja u hodh që në kohën e tij Read More »

Grida Duma jep alarmin: Shqiptarët po plaken me ritme të shpejta

Deputetja Grida Duma, ka kërkuar që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë.

Problem për vendin tonë, i cili ka mungesë të shifrave të sakta të numërit të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin austriak, është edhe plakja e popullsisë.

Zonja Duma theksoi se plakja e popullisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara.

Plakja e popullisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.

“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.

Grida Duma jep alarmin: Shqiptarët po plaken me ritme të shpejta Read More »

“Sancas”, nis monitorimi ajror kundër drogës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur një delegacion të lartë të policisë italiane, në kuadër të mbështetjes për monitorimin ajror të territorit.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis-Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.

“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”, është shprehur Veliu.

Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit. “Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj.

Ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital”, vijoi Veliaj.

Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre.

“Sancas”, nis monitorimi ajror kundër drogës Read More »

Kryemadhi i parashikon fundin Ramës: E rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë fjalën në Kuvend duke sulmuar kryeministrin “ që për hir të karriges së tij, nuk ka kursyer as njerëzit e tij më të afërt, bashkëpunëtorët dhe deri familjarët e tij.”

Kryemadhi i ka parashikuar edhe fundin kryeministrit: E ryzoi nga pushteti rinia por e dënoi me pak vonesë, drejtësia!

Kjo qeveri po i rreh për vdekje qytetarët me taksa. Ujin e pijshëm po e paguajnë ujin e papijshëm si naftë dhe naftën po e paguajnë si danezë.

Kjo qeveri heq nga listat 25 mijë familje të varfra dhe nga ana tjetër thotë se ka 250 mijë vende pune.

Ky njeri që erdhi në pushtet me arrogancën e një banditi, nga ata që bredhin rrugëve,erdhi në pushtet me forcën e Malavita-s.

Drejtësia që pa zgjedhjes së prokurores së përkohshme po shndërrohet në një vegël të Edi Ramës. Ky njeri nuk u ka kthyer përgjigje ende qytetarëve se ku janë drejtuesit e policisë të larguar, se ku ëhstë ministri që kanalizoi Shqipërinë? A ka dijeni për pasurinë e tij dhe njerëzve të tij? Po për njerëzit e tij milionerë që nuk justifikojnë dot as makinën e tyre?

Rama duhet të kthejë pak kokën në vathën e tij për pasurinë e pajustifikuara sepse një ditë do të përgjigjet. Unë e njoh mirë dhe frikërat e tij për prangat.

Rama e kupton që pas fasadës së tij gjysëm moderne shihen kulisa politike të ngjashme me ato të diktatorëve të egër, që për fat të keq i adhuron ato.

Edi rama ndërron çdo natë para se të flejë që të jetë pjesë e historisë së këtij kombi sepse deliret e tij janë të forta dhe unë e siguroj se do jetë pas 50 vjet ku do të shkruhet se me mënyrën si qeveri me bandat, largoi shqiptarët nga vendi. Dua ta siguroj zotin kryeministër se në kapitullin e fundit do të shkruhet e rrëzoi nga pushteti rinia por e dënoi me pak vonesë drejtësia.

 

Kryemadhi i parashikon fundin Ramës: E rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia! Read More »

Facebook, më shumë lehtësira për të mbrojtur privatësinë

Në valën e përballjes me skandalin e përdorimit të parregullt të të dhënave të 50 milionë përdoruesve të tij nga kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica”, Facebook-u ka vendosur të ripërtërijë kontrollet mbi privatësinë.

Gjigandi i medias sociale është gjendur nën një rrebesh kritikash edhe për grumbullimin e informacioneve nga përdoruesit e pajisjeve Android, si emra, numra telefonash, tabulate dhe mesazhe të dërguara. Tani, përmes një njoftimi, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg sqaroi se e ka kuptuar shumë qartë “nga një pjesë e 2.2 miliardë përdoruesve, se ndryshimi është i nevojshëm”.

Facebook pretendon se përmirësimet nuk do të ndikojnë tek politikat e privatësisë apo llojet e të dhënave që grumbullon nga përdoruesit, por shpreson që ndryshimet do t’i lejojnë përdoruesit “të navigojnë” më lehtë në mjediset komplekse të privatësisë dhe sigurisë, në llogarinë e tyre.

Kompania, e cila do të përballet me rregullore më të rrepta evropiane prej 25 majit, është përballur me kritika globale që kur u bë e ditur se “Cambridge Analytica” kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të padrejtë, duke patur në shënjestër votuesit amerikanë e britanikë.

Informacionet e mbledhura nga firma britanike, kujton “Zëri i Amerikës” u përdorën nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump për të ndikuar votuesit në garën presidenciale të vitit 2016.

Shefi ekzekutiv Zuckerberg ka rënë dakord që të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Kongresit muajin e ardhshëm, për të shpjeguar se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna mbi dhjetëra milionë përdorues të Facebook-ut. /TCH/

Facebook, më shumë lehtësira për të mbrojtur privatësinë Read More »