Aurora

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin

E njohur si FIT, kjo njësi speciale e Policisë së Kosovës u krijua në vitin 2003. Gjatë të hënës u shfaq informacioni kontradiktor se forcat nga Prishtina ishin angazhuar në një përpjekje për të parandaluar Marko Gjuriqin, drejtor i Zyrës për Kosovën të hyjë në territorin e saj
Për aksionin u përmendën njësitë ROSU dhe ndërhyrjet e Policisë së Kosovës nga veriu i saj.

Megjithatë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përmendur se në veri kishte ndërhyrë Njësia FIT e Policisë së Kosovës.

Fillimisht kjo njësi e ngjashme me SWAT, kishte dy ekipe prej 15 anëtarësh të trajnuar nga dy instruktorë amerikanë. Në mars të vitit 2005, njësia u quajt “grupe të veçanta të ndërhyrjes – GSI / SIG” dhe kryhet në përzgjedhjen nëpër disa teste, ku 18 të trajnuarit ishin zgjedhur në mesin e qindra vullnetarëve të cilët dëshironin ti bashkoheshin kësaj elite.

Ky ekip me përvojë i udhëhequr nga “GIPN” i parë francez dhe pastaj nga trajneri egjiptian “HRF” i cili u bë komandanti i parë i GSI. Nga mesi i vitit 2006, për shkak të vështirësive të caktuara, projekti u transformua në nivelin standard të njësisë policore “SWAT”. Në shtator 2006 u lansua një projekt krejtësisht i ri, me urdhër të shefit të UNMIK-ut.

Trajnimi filloi nga anëtarët e kontingjentit të xhandarmërisë franceze të UNMIK-ut. Deri në fund të janarit 2007, grupi i parë ishte gati dhe plotësisht i trajnuar, ndërsa grupi i dytë ishte gati në prill 2007.

Këto dy grupe të para përfaqësonin “Ekipin e Parë të Incidentit” (emri i zgjedhur nga policët e PK-së). Në fund të vitit 2007, kjo njësi filloi përmirësimin e saj për t’u përballur, siç thotë PK-ja, sfida të reja dhe kërcënime të ndryshme. U desh emri SIU, që nënkupton një njësi të specializuar të ndërhyrjes. Sot, publiku i Kosovës është i njoftuar me FIT / SIU dhe ka midis 70 dhe 90 anëtarë.

FIT janë më shumë se kaq, më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Këta të fundit përdoren gjatë demonstratave, ndërsa roli i FIT është për qëllime të veçanta. Mediat serbe njësitin FIT e krahasojnë me njësitë speciale të xhandarmërisë serbe.
Njësiti FIT përdor armë “Glock 19”, “MP-5” spirale, dhe Kalashnikov. Ata përdorin automjetet Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.

Këtu mund të shohim veprimin e tyre për arrestimin e një grupi kriminal

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin Read More »

Doni të dini kur do vdisni? Ky test u jep menjëherë përgjigjen

Studiuesit thonë se një shënues biologjik në urinë mund të jetë një mënyrë për të matur se sa trupi i dikujt është plakur biologjikisht dhe rreziku që vjen me këtë.

Një test i thjeshtë i urinës mund të përdoret për të parashikuar rrezikun tonë për zhvillimin e sëmundjeve që lidhen me moshën dhe madje edhe kur do të vdesim,

Një studim ka gjetur se një substancë tregon dëmtimin e shkaktuar ndaj qelizave nga rritja e oksigjenit në urinë kur njerëzit rriten.

Studiuesit thonë se shenja që quhet 8-oxoGsn mund të jetë një mënyrë për të matur se sa trupi i dikujt është plakur biologjikisht.

Ky informacion mund të përdoret për të vlerësuar shanset për t’u prekur nga sëmundjet.

Udhëheqësi i studimit Dr.Jian-Ping Cai tha: “8-oxoGsin urinar mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se sa koha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve të moshës.”

Doni të dini kur do vdisni? Ky test u jep menjëherë përgjigjen Read More »

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin

Në pak ditë më duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe me babain tim”.

Fjalët e një nënë nga Florida e quajtur Ally Parker kanë prekur rrjetin dhe tani shumë janë organizuar për të mbledhur ndihma për të, përcjell Albeu.com.

Vajza e saj pesë vjeç është prekur nga një kancer agresiv i trurit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Në krah të saj qendron edhe babai i Ally-t, i cili gjithashtu vuan nga një sëmundje e neurologjike dhe nuk ka shpresë shërimi.

Mjekët i kanë dhënë atij vetëm pak javë jetë.

Vajza e vogël është tani në agoni dhe nuk reagon, ndërsa familjarët janë në pritje të më të keqes.

“Të gjithë ne mendonim se ajo do të vinte pas nesh, por s’mund t’a imagjinonim kurrë se vajza jonë e vogël do të ikte e para në botën tjetër”., thotë Ally.

Deri më tani, në emër të nënës dhe vajzës janë mbledhur 300 000 dollar për të bërë një ndërhyrje të fundit revolucionare, e cila nuk është testuar më parë

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin Read More »

189 kg drogë në kamionin e kthyer në magazinë

Në Fushë Krujë janë gjetur dhe sekuestuar 189 kg marijuanë, të cilat ishin fshehur në një karroceri trajleri, të përshtatur si magazinë.

Policia vuri në pranga poseduesin Artan Kraja 42-vjeç, i cili e kishte përshtatur karrocerinë e prishur në këtë formë.

“Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Durrësit.

189 kg drogë në kamionin e kthyer në magazinë Read More »

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.

http://shcba.gov.al/index.php/drejtuesi-i-institucionit

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

http://www.mb.gov.al/al/ministria/kontakt

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB Read More »

Zbardhet takimi Bushati-Kotzias: Muajt e ardhshëm do të …

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.

Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.

Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Zbardhet takimi Bushati-Kotzias: Muajt e ardhshëm do të … Read More »

Ja pse nuk duhet t’i hidhni kurrë më në kosh lëkurat e bananes

Bananet përmbajnë sasi të larta kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A, antioksidantë etj dhe përbërës me veti antiinflamatore, çka e bëjnë frutin e preferuar për shumë njerëz. Mirëpo keni menduar ndonjëherë që krahas frutit, të përdorni edhe lëkurën e tij. Nuk është aspak një ide e çuditshme, por e provuar shkencërisht që funksionon. Living ju njeh me 3 mënyra të përdorimit të lëkurës së bananes tejet të dobishme për shëndetin:

1.Konstipacioni (kapsllëku): Në qoftë se keni probleme me sistemin tretës, mjekët këshillojnë që të mos e ndani nga bananen nga regjimi juaj ushqimor pasi është një ndër frutat më të pasur me fibra. Por, supriza e vërtetë nuk është vetë fruti, por lëkura e tij. Merrni 2 ose 3 lëkura bananesh dhe prijini në copëza të vogla. Ziejini me pak ujë, në këtë rast 500 ml janë mëse të mjaftueshëm dhe në fund kalojini në frulator. Pijeni disa herë këtë lëng gjatë ditës dhe ndryshimet do të flasin në emrin tuaj.
2.Pickimi i insekteve: Sigurisht që stina e verës ka shumë avantazhe, plazhi, koha e mirë, ditët më të gjata etj, sa keq që nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për pickimet e insekteve të ndryshëm. Nëse bëni pjesë në radhët e ‘’viktimave’’ të preferuara të myshkonjave, nuk keni më nevojë të aplikoni alkool pas çdo pickimi, mjafton vetëm pak lëkurë bananeje. Kjo e fundit është e pasur me përbërës me veti antiinflamatorë që ndalojnë inflamimin e saj dhe të kruarat.
3.Qetëson dhimbjen e kokës: Dhimbja e kokës është një ndër problemet më të zakonshme që prek të gjitha moshat. Por, ju mund ta pushoni atë me një përbërës të vetëm, të cilin deri më sot e keni hedhur në kosh: lëkura e bananes. Merrni një lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi fytyrë, më saktë në zonëne ballit dhe trekëndësisht që krijohet mes vetullave. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe do ta vini re menjëherë ndryshimin.Living

Ja pse nuk duhet t’i hidhni kurrë më në kosh lëkurat e bananes Read More »

Vullkani në prag shpërthimi, rrezikohet jeta e 100 milionë njerëzve.

Alarmohet bota! Vullkani në prag shpërthimi, rrezikohet jeta e 100 milionë njerëzve.

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të një kupole gjigante me llavë në ndarjen e rrënuar të magmës të Kikai.

Shkencëtarët thonë se një shpërthim i supervullkanit mund të ndodhë papritur, dhe nëse ndodh, mund të vrasë 100 milionë njerëz e të shkaktojë një “dimër vullkanik”.

Një vullkan nën ujë, që shpërtheu 7300 vite më parë larg brigjeve të Japonisë në ishullin Kyushu, mund të aktivizohet sërish.

Ata besojnë se hapësira përmban 32 kubik kilometra magmë, ndërkohë që shtrembërimet në sipërfaqe tregojnë që kupola po rritet. Kupola me llavë është aktualisht 6.2 milje e gjerë dhe 600 metra e gjatë.

Vullkani në prag shpërthimi, rrezikohet jeta e 100 milionë njerëzve. Read More »