Aurora

Letra e LGBT për Ramën – Thirrja e psikologes: Po abuzohet me fëmijët

A janë qindra dhe miijëra nxënës anëtarë të komunitetit LGBT në vendin tonë?
A mund të klasifikohet një nxënës (6-18 vjeç) anëtar i komunitetit LGBT? Cili është kriteri përcaktues? Si vlerësohet? A mjaftojnë eksperiencat fëminore në eksplorim të seksualitetit për të përcaktuar orientimin seksual? A nuk do të ishte presion social ndaj një fëmije që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, të fusë veten apo ta fusin të tjerë në kategori orientimesh seksuale? A nuk do të ishte më mirë të prisnim maturimin e fëmijës nga çdo aspekt fizik, emocional, intelektual e më pas të prisnim ta gjente veten cilës kategori do t’i përkiste?
Marr shkas nga një fjali e publikuar sot në media e cituar në një deklaratë drejtuar Kryeministrit sipas së cilës”… Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.”
Unë mendoj dhe besoj se një fëmijë (ligjërisht i konsideruar i tillë) kur ndodhet në fazën e adoleshencës, përjeton kriza të ndryshme, përfshirë ato seksuale. Pritet që këto kriza të zgjidhen në mënyrë që ky adoleshent të mos vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Por këto kriza personale, krejtësisht personale, nuk duhen interferuar me presione të jashtme. Këto ose zgjidhen me ndihmë psikologjike ose rrjedhin natyrshëm gjatë zhvillimit individual. Një adoleshenti nuk mund t’i themi se është hetero apo homo përsa kohë ai nuk është maturuar. As nuk mund ta etiketojmë apo grupojmë në kategori. Adoleshenti është si karavidhja, e cila ka zhveshur zhguallin për të rilindur pas krijimit të zhguallit të ri-thotë Françoise Dolto në librin e saj mbi adoleshencën. Edhe nëse 15 vjeç e ka identifikuar veten si gay apo lesbike, apo hetero nisur nga një eksperiencë apo përjetim momenti, një adoleshent ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen. Prandaj nuk e mbështes aspak këtë prirjen zhurmëmadhe për ti bërë palë ca fëmijë dhe për ti listuar nëpër komunitete.
Nxënësit nuk janë në shkollë as për ti siguruar suport mediatik LGBT apo edhe politikanëve, dhe as për t’u ofruar si dekor nëpër seminare të tipit alkoolistët anonimë të zhvilluar nga joprofesionistë !
Ky është një abuzim i pastër me të drejtat e fëmijëve. Dhe të mos e ngatërrojmë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve me atë të të drejtave të njeriut. Vërtet neni 13 garanton lirinë e shprehjes, etj, por respektimi i të drejtave udhëhiqet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë. Unë kërkoj nga qeveria një vlerësim të programit/trajnimit/seminarit që ofron LGBT (në rastin konkret) në shkolla, nëse i përmbush apo jo kriteret për rritjen e mirëqenies shoqërore, shpirtërore e morale si dhe shëndetin fizik e mendor të nxënësve. Këte do ta kërkoja për këdo që ofron diçka në shkollë. Si dhe i sugjeroj medias që të hulumtojnë se çfarë masash ka marrë shteti shqiptar për të zbatuar nenin 17 të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.
Në këtë realitet shqiptar hallemadh, të fundit që do mendoja se mund të përfshiheshin ishin fëmijët. Por në emër të tyre duket se abuzohet më shumë.
nga Jeta Dedja Toçila

Letra e LGBT për Ramën – Thirrja e psikologes: Po abuzohet me fëmijët Read More »

Po na mbyt kanceri, zbulohet fabrika ku prodhoheshin ushqime me vaj makine (Foto)

Policia e Shkodrës ka ndaluar tre persona, të cilët kishin ngritur një punishte për të prodhimin e ushqimeve në mënyrë të jashtëligjshme, duke dëmntuar shëndetin e konsumatorëve.

Krahas ushqimeve të bllokuara, pranë fabrikës u gjeten edhe fuçi të mëdha me vajra të ndryshëm, të cilët dyshohet se përdoreshin gjatë proceseve të përpunimit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet një në kërkim.

Më datë 28.03.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.B, 60 vjeç, banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,

E. B, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,

H. E, 60 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal

Po na mbyt kanceri, zbulohet fabrika ku prodhoheshin ushqime me vaj makine (Foto) Read More »

Plagoset vajza 17 vjeçe, në gjendje të rëndë

Rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe, njofton Policia.

Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur.

Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagoset vajza 17 vjeçe, në gjendje të rëndë Read More »

Pamje nga epoka e komunizmit në Shqipëri ! Foto te rralla

Realizmi Socialist duket si një realitet kaq i largët i parë sot.

Përngjan me një ëndërr, e edhe me një makth për disa.

Fotot e mëposhtme dëshmojnë përditshmërinë rreth viteve ’70-’90, që kanë qenë edhe dy dekadat më të vështira për popullin dhe që sollën kolapsin e regjimit për shkak të mjerimit.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Pamje nga epoka e komunizmit në Shqipëri ! Foto te rralla Read More »

“Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë” – Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari !

Shumë historianë helenë suliotët i quajnë grekë. Teori të cilat qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe janë të pabazuara historikisht. Fakti që pjesa më e madhe e tyre i përkisnin besimit ortodoks, fakti që historia e tyre bëri bujë në Greqi dy shekuj më parë, fakti që ata ishin burra trima që bënë histori dhe lanë një emër të pavdekshëm, raportet që ata krijuan me rusët dhe francezët, i ka bërë shumë të famshëm. Por krahina e Sulit është shqiptare dhe vetëm shqiptare. Dhe këtu na vijnë në ndihmë disa fakte të padiskutueshme.

Të gjithë studiuesit e huaj të asaj kohe  vinin në dukje faktin që banorët e gjashtë fshatrave që përbënin Sulin, flisnin një gjuhë të çuditshme që nuk ishte greqisht, fakti që banorët e atyre zonave dinin vetëm shqip dhe mbi të gjitha hartimi i fjalorit të parë shqiptar nga Marko Boçari, hedhin poshtë të gjitha tezat e grekëve që shumë herë janë quajtur manipulatorë të historisë. Sepse fjalori u hartua pikërisht me qëllimin që të ndihmonin shqiptarët të mësonin greqisht. Vetë konsulli francez, Pukëvili, ka lënë dokumente ku shkruan se bëri përpjekje që suliotët të studionin greqisht dhe të merreshin vesh me grekët.

Pikërisht për të hedhur dritë mbi një figurë shumë të rëndësishme të historisë shqiptare, na vjen në ndihmë historiani Arben Llalla. Në bazë të shumë dokumenteve historike, Marko Boçari lindi   në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759. Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.

Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë, këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.

Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është shqipja e dialektit të Çamërisë”.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm, të Kryengritjes së vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por ai kishte një aftësi të madhe dhe një dëshirë të admirueshme për shkrim e këndim. Duke qenë se suliotët ishin të njohur për trimëri e një guxim të pashembullt në luftra, ëndrra e Markos ishte që Suli të ishte i pavarur dhe të jetonte në një shoqëri të lirë e të drejtë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale e të bashkësisë.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.

Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suliotët  greqisht dhe të merren vesh me grekët.

Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari mund të quhet realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqiptar.

Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve  duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.

Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elemente të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët.

Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që shqiptarët, në njëfarë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqishten, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.

Kështu gjuha shqipe mbeti një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ” (Fjalori dygjuhësh greqisht dhe i shqipes së thjeshtë). Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.

Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.

Markoja, sipas historianit Llalla,  ishte jo vetëm studiues i famshëm, hartues fjalori, por dhe një trim me merita të veçanta. Ai do të vritej më 9 gusht 1823, duke luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Bushatit.

Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Evropën. Ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit, kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez, Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur dhe mbajti një fjalim mbi varrin e tij, i veshur me kostumin e njohur kombëtar shqiptar. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.

Pas vdekjes së tij qeveritarët grekë i vunë zjarrin shtëpisë së Boçarëve, duke djegur shkresa shumë të vjetra, një arkiv i pasur i jetës së shqiptarëve.

Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptarë të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptarë, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.

Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron, në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari, profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte ndihmesën shqiptare në kryengritjen e 1821 dhe origjinën shqiptare të Marko Boçarit.

“Komentet e mia të mëposhtme kanë të bëjnë me një letër të publikuar të një ministri grek, që ka deklaruar se nuk paska shqiptarë në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqi ka më shumë se një milion shqiptarë ortodoksë. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua, por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre dhe fisin e tyre shqiptar.”

Nga Arlinda Canaj

“Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë” – Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari ! Read More »

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës

Policia turke i jep një tjetër goditje baronit shqiptar të drogës, Met Kananit, i arrestuar pak jave me pare, kur u sekuestruan edhe 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar.
Një magazinë që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Escobari shqiptar” është zbuluar nga policia në Stamboll.

Sipas CNN turkpas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.

Policia, duke thelluar hetimin, identifikoi dy persona të tjerë që ishin në kontakt me shtetasin shqiptar Met Kanani.

Ekipet e policisë kanë përcaktuar se depoja është konvertuar në sera për prodhimin e drogës. 218 rrënjë drogë, 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore të ndjeshme, instrument matjen e temperaturës dhe lagështia e tokës, spërkatje dhe ventilim tuba u kapën.

droga met kananimet kanani

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës Read More »

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto)

“Është një shtëpi e ndërtuar me beton, s’ka suva, ,s’ka dritare, s’ka mobilje…” Kështu e ka përshkruar Edi Rama shtëpinë e tij në Surrel para disa kohësh.

Paksa e çuditshme si shtëpi pasi më shumë të kujton një bunker, vila e Ramës në Surrel është komentuar shumë nga qytetarët.

Shumë prej nesh janë kuriozë të shikojnë sesi është brenda ajo. Duke marrë parasush karkaterin e Ramës, të gjithë e dimë se kjo shtëpi nuk është si shtëpitë e tjera, por jo deri këtu.

Para pak kohësh, Rama, në një emission televiziv, u shpreh se kjo vilë nuk ka as dritare dhe as suva.

“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe.”-pohoi Rama.

Pas kësaj deklarate, mediat online filluan të postojnë foto duke imagjinuar sesi mund të jetë shtëpia e çiftit kryeministror nga brenda. Duke u bazuar në përshkrimin e Ramës, këto foto janë të ngjashme me banesën e tij në Surrel.

Më pas vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda e saj.

Por fotot e Reas ne “Intagram” krijojnë idenë se bëhet fjalë për të. Rama gjithmonë e ka përshkruar shtëpinë e tij si të thjeshtë, të pasuvatuar dhe me shumë punime druri e dritare te mëdha. A duket kështu shtëpia e Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri.

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto) Read More »

“I thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot, ai rri me kokë poshtë”, Rama shkakton furtunë reagimesh

“Furtunë” reagimesh në rrjetet sociale por edhe në radhët e deputetëve opozitarë, ka shkaktuar një “batutë” e kryeministrit Rama lëshuar sot nga foltorja e Kuvendit.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë kryeministri ofendon publikisht popullin të cilin duhej të drejtonte”, shkruan i revoltuar deputeti i PD Bardh Spahia.

Duke iu referuar fjalës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili tha se do përballej me ngritjen popullore për taksat tejet te larta, Rama tha:

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”. Spahia e cilëson Ramën si kryeministrin më të turpshëm që ka pasur Shqipëria.

“I turpshëm, i pamoralshëm dhe qartësisht ofendues në krahasimin e tij tejet vulgar”, përmbyll deputeti shkodran.

“I thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot, ai rri me kokë poshtë”, Rama shkakton furtunë reagimesh Read More »