Aurora

Ja c’thonë shkencëtarët: Në trupin e njeriut ndodhet një organ i pazbuluar dhe më i madhi

Njerëzit kanë studiuar anatominë e trupave tanë për mijëra vjet, por sot, shkencëtarët ende zbulojnë sekrete te reja.

Një skuadër studiuesish kanë identifikuar atë që quhet organ i pazbuluar, dhe mund të jetë më i madhi i trupit tonë.

Ajo që dikur konsiderohej të jetë e dendur, indet lidhëse që drejtojnë trupin tonë, sot zbulohet se janë një rrjet lëngjesh të trupit që shërbejnë si “amortizator”.

Ky zbulim jo vetëm që do të riformësojë kuptimin tonë të trupit njerëzor, por shkencëtarët thonë se jep ndihmesë në shpjegimin pse kanceri ka më shumë gjasa të përhapet kur pushton zona të caktuara.

Skuadra e shkencëtarëve të New York University se organi i gjetur është në të gjithë trupin, por nuk ishte identifikuar si i tillë deri tani.

I quajtur “interstitium”, ndërlidhjet veprojnë si një “autostradë lëvizëse” që ndodhet nën shtresën më të lartë të lëkurës, linjave të traktit të tretjes, mushkërive dhe sistemit urinar, dhe rrethon arteriet, venat dhe fashën mes muskujve.

Trupi njerëzor ka një sasi të stërmadhe lëngjesh. Më shumë se gjysma ndodhet në qelizat e trupit, dhe 1/7 brenda zemrës, venave të gjakut, nyjeve limfatike dhe enëve limfatike. Pjesa tjetër njihet si interstitial.

Tashmë, shkencëtarët thonë se rrjeti që mbart këtë lëng interstitial është vetë organi i dallueshëm. Dhe mund të jetë një nga organet më të mëdha të trupit të njeriut.

Interstitium përbëhet nga të dyja proteinat e indeve lidhëse, të forta, pra kolagjeni dhe fleksible, elastini, me lëngun intersticial që lëvizin në gjithë trupin.

Sistemi kullon në sistemin limfatik, dhe thuhet se është burimi i limfës, e cila është jetësore për funksionimin e qelizave imunitare që shkaktojnë inflamacionin.

Gjithnjë sipas ekipit të shkencëtarëve, ky zbulim ndihmon dhe në shpjegimin se si përhapet kanceri në trup, dhe hap rrugë të reja për të zbuluar dhe trajtuar sëmundjen

Ja c’thonë shkencëtarët: Në trupin e njeriut ndodhet një organ i pazbuluar dhe më i madhi Read More »

Gazetari italian që publikoi dosjen ‘Habilaj’: Nuk ka prova që implikojnë Tahirin

Gati 5 muaj pas arrestimit te Moisi Habilajt, arrestim i cili solli nje furtune politike ne vend, pasi ne dosjen hetimore te Italise, rezultonte i permendur dhe emri i ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, Real Story ka sjellë detaje te reja ne lidhje me kete dosje.

Gazetari italian, Dario De Luca, gazetar  i meridionews, deklaroi se referuar deklaratave të Moisi Habilajt në hetuesi, ai ka mohuar kategorikisht përfshirjen e ish-ministrit në trafikun e drogës.

Ai ka pranuar se ka lidhje të largëta farefisnore, por veç kaq, shkruan javanews

“Moisi Habilaj ka folur me prokurorët. Ai është pyetur për marrëdhëniet me ish-ministrin Tahiri. Ai ka përjashtuar përfshirjen e ish-ministrit në çështjen e tij.

Ai ka pranuar në mënyrë të pjesshmë, se vetë ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka pranuar përgjegjësitë e veta, por ka përjashtuar implikimin e ish-ministrit Tahiri”, deklaroi gazetari Dario De Luca

Gazetari italian deklaroi se Habilaj ka pranuar se i ka blerë në të zezë makinën ish-ministrin.

“Habilaj ka deklaruar se ka lidhje farefisnore me Tahirin, por ka thënë se është shumë e largët.

Ai është pyetur edhe për audin e ish-ministrit.

Moisi Habilaj ka deklaruar se shitja është bërë në të zezë, pa një kalim pronësie të rregullt”

Dario De Luca deklaroi se edhe Nazer Seitaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Ai shtoi se mund te kemi edhe nisjen e nje hetimi te dyte.

“Seitaj është marrë në pyetje. Ai mund të jetë brenda një drejtimi tjetër të hetimeve.

Banda e Habilajve është e lidhur me disa grupe siçiliane. Njëri prej tyre ka bashkëpunuar me policinë.

Mendojmë se mund të jetë edhe persona të tjerë të përfshirë në hetim.

Mund të kemi një hetim të dytë, pas pendimit të një të arrestuari nga Italia. Nazer Seiti mund të përfshihet në këtë dosje të dytë”

Gazetari italian që publikoi dosjen ‘Habilaj’: Nuk ka prova që implikojnë Tahirin Read More »

Qarku Vlorë – AKU bllokoi sot një dyqan mishi

Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit  në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore,  bllokoi  sot  në qarkun e Vlorës  dhe më konkretisht në qytetin e  Delvinës, në një dyqan mishi katër qengja në sasinë e 20 kg.

Trupa Inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë inspektimit në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit Fredi Myftari  ka bllokuar sasinë  e mishit prej 20 kg të katër qengjave, të gjendura pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare.

Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Qarku Vlorë – AKU bllokoi sot një dyqan mishi Read More »

Një gotë nga kjo pije pastron arteriet dhe parandalon sëmundjet më serioze

Avantazhet e shumta do ju vijnë si rezultat i kombinimit të këtyre produkteve shumë të shëndetshme të cilat kanë një efekt pozitiv për shëndetin e trupit tonë.

Benefitet e kësaj pije janë:

Rregullon qarkullimin e gjakut
Parandalon dhe trajton bllokimin e arterieve
Parandalon dhe trajton arteriet e mbyllura
Rrit natyralisht imunitetin.
Pastron natyralisht mëlçinë
Përbërësit:

4 thelpinj hudhra
1 rrënjë xhinxher (3-4 cm)
2 litra ujë

Përgatitja:

Lani limonët dhe prijini në copa të vogla.
Qëroni hudhrën dhe hidheni bashkë me limonin e xhinxherin në një blender. Vendoseni përzierjen në një tenxhere. Shtoni 2 litra ujë dhe ngrohini bashkë derisa të ziejë.
Menjëherë ulni nxehtësinë sapo të ketë filluar të ziejë dhe lëreni të ftohet. Kullojeni me anë të një site dhe mbushni shishet e qelqit.
Pini një gotë çdo ditë, të paktën dy orë para çdo vakti ose konsumojeni me një stomak bosh.
Trajtimi i kurës zgjat për 3 javë më pas bëhet pushim për 1 javë. Pas pushimit ju mund të vazhdoni përsëri me të njëjtin cikël. Gjithashtu mund t’i shtoni dhe pak mjaltë për të ëmbëlsuar.
Pas 3 javësh përdorimi ju do shikoni ndryshime të mëdha në trupin tuaj dhe do ndiheni të rigjeneruar plotësisht!

Një gotë nga kjo pije pastron arteriet dhe parandalon sëmundjet më serioze Read More »

Tokat në bregdet, Artan Lame: Gjyq për të gjithë ata që kanë abuzuar

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, në një intervistë për ERTV ka shpjeguar vendimin e qeverisë për pezullimin e dhënieve të titujve të pronësisë për tokat në bregdet.

Lame tha se procesi do të kryhet me saktësi të lartë duke mos ngatërruar tokat e fshatarëve që i punojnë për të mbajtur familjen, nga tokat e grabitura përmes falsifikimeve.

Kreu i ALUIZNI-t, Lame tha se përgjegjësinë do të duhet ta mbajë ai që ka bërë shkeljen i pari, ndërsa nuk e mohoi përballjen në gjykata të shtetit me pronarëve që kanë blerë tokën me mirëbesim.

Intervista:

Në Shqipëri kemi një ligj për kontrollin, verifikimin e titujve të pronësisë por ligji është lënë aty dhe është vazhduar të bëhet çka është bërë në bregdet. Në rastin konkret ishte vullneti i qeverisë që bëri bllokimin edhe në ZRPP për të ndaluar si të thuash edhe kalimin në filtrin e fundit.

Ju besoni që Task Forca e ngritur do të jetë efikase?

Ishte vullneti i qeverisë që e kërkoi këtë dhe e bëri të mundur, qoftë edhe para një frike që njerëzit thonë obobo mos e ha dhe unë.

Fasha që është zgjedhur për t’iu nënshtruar kontrollit është detajtuar me aq saktësi për të ndarë zonën ku fermerët kanë marrë tokën për të punuar dhe ushqyer familjen, nga fasha që është marrë në rrugë të paligjshme.

Ne nuk kemi hequr asnjë titull pronësie, vendimi thotë që kemi një ligj për titujt, VKM që nxorri qeveria thotë që në këtë VKM zbatuese pezullohet përkohësisht. Pra nuk është ndryshuar ligji me VKM por është naluar VKM me VKM.

Askujt nuk i është hequr titulli i pronësisë. Ligji që bëri PD nuk funksionoi për dy arsye, politike dhe teknike. Politike se thanë lere, është përfshirë ky e ky dhe teknike se e bënë për gjithë territorin jo vetëm për bregdetin.

Kush ka blerë në mirëbesim është në gjendje mirëbesimi. Mirëbesimi është term juridik, që thotë nëse ke blerë një send me mirëbesim, sendi i kthehet pronarit real dhe ti merr dëmshpërblimin.

Duhet ta pranojmë do ketë një numër gjyqesh, sepse ka persona që jo vetëm e kanë blerë por edhe kanë ndërtuar.

Por dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe do mbajnë ata që kanë bërë aktin të parët.

Po nëse do të ketë përfaqësues dhe zyrtarë të lartë nga PS?

Hetimet kanë përfshirë edhe përfaqësues të PS.

Deputetë për shembull?

E kam thënë dhe dje. Krimi nuk ka ngjyrë, nuk besoj se ka ndonjë parti që do mbrojë ata që kanë vjedhur.

Pronat do ti kthehen të zotit, dhe i zoti është shteti shqiptar. Nuk është se do të shtetëzohen, por në momentin që bie akti që është vjedhur, toka i kthehet shtetit, komunitetit.

Tokat në bregdet, Artan Lame: Gjyq për të gjithë ata që kanë abuzuar Read More »

Meditimi një orë në ditë ul rrezikun e plakjes së …

Kërkimet më të fundit kanë arritur se meditimi një orë në ditë mund të zbusë efektet e plakjes.

Studiuesi nga Universiteti e Kalifornisë, Davis, i cili e kreu studimin, nuk mund të shpjegojë pse praktika e meditimit ka këtë efekt. Studimi i tanishëm, që zgjati shtatë vjet, shqyrtoi përfitimet afatgjata që njerëzit fitojnë nga meditimi.

Dëmtimet e trurit kanë prekur rreth16 milionë njerëz në SHBA

Pas shtatë vitesh zgjatje studimi, shqyrtuan 40 personat pjesmarrës që praktikuan meditimin rreth një orë në ditë.

Studiuesit zbuluan se praktika e vazhdueshme e meditimit shoqërohet me përmirësime vëmendjen dhe frenimin e reagimit, ose anashkalimin e veprimeve që janë të papërshtatshme.

Këto efekte ishin më të rëndësishme tek personat e moshuar që medituan më shumë gjatë shtatë viteve të fundit.

Një studim i vitit 2011 i kryer nga Spitali i Përgjithshëm Massachusetts zbuloi se njerëzit që meditojnë janë në gjendje të shpejtojnë rregullimin e valëve të trurit, në mënyrë që ata të shmangin shpërqendrimet.

Një tjetër studim i publikuar në vitin 2012 nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, zbuloi se njerëzit që meditojnë rregullisht kanë sasi më të mëdha të gyrifikimit, një proces që përfshinte ‘palosjen’ e korteksit cerebral – që luan një rol kyç në kujtesën dhe vëmendjen.

Procesi i meditimit lejon që truri të përpunojë informacionin më shpejt dhe të përmirësojë sistemin nervor.

Studiuesit e tanishëm thanë se zbulimet e tyre janë të parat që ofrojnë dëshmi se praktika intensive dhe e vazhdueshme e meditimit është e lidhur me përmirësime të qëndrueshme të kujtesës.

Megjithatë, ata thanë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse është efektive në luftimin e efekteve të shfaqura të plakjes në tru.

Meditimi një orë në ditë ul rrezikun e plakjes së … Read More »

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi

Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.

Argjinatura është prishur dhe në fshat 1200 hektarë tokë janë në rrezik përmbytjeje. Këtë vit ka rënë aq shumë shi, sa banorët i tremben një katastrofe.

“Është gërryer komplet. Po doli na kanal të madh, përmbytemi të gjithë këtu. Nuk vjen njeri ta shikojë këtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë ne”, thonë banorët.

Përveç reshjeve, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së lumit janë edhe nxjerrja e materialeve për ndërtim nga kompani të ndryshme për 27 vjet me radhë.

Në rast se argjinatura do të çahet, përveç tokave, rrezikon të përmbytet dhe Kalaja e Vilës, që është monument kulture.

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi Read More »

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët

Ditët e fundit opinioni publik është përfshirë në një debat nëse duhet të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi mbi orientimin seksual në shkolla apo jo.

Debati dhe revoltat kanë ardhur pas takimeve që përfaqësues të LGBTI-së kanë zhvilluar me gjimnazistë të Tiranës.

Në debat kanë hyrë emra të njohur artistësh, politikanësh, figura të ndryshme publike, përfaqësues të shoqërisë civile. Të ndarë në dy krahë, debati i ka përfshirë të gjithë.

Edhe pse më pasiv në ekrane, po ashtu qytetarët e thjeshtë, janë pjesë e diskutimit.

Tirana Today pyeti kryeqytetasit se cili është qëndrimi i tyre dhe çfarë do të bënin nëse fëmija i tyre do të ishte gay apo lesbike.

Komentet janë të ndryshme, ndërsa ka nga ata që e pranojnë me qetësi duke thënë se rëndësi kanë ndjenjat, por ka edhe të tjerë që e konsiderojnë si ‘sëmundje’.

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët Read More »