Aurora

Këshilla para se të blini një shtëpi me kredi

Nëse jeni duke planifikuar të blini një shtëpi me siguri jeni duke mbledhur sa më shumë lekë të keni mundësi pasi mendoni se do t’ju duhen për një pagesë paraprake.

Por grumbullimi i një pjese të parave nuk është e vetmja gjë që ju duhet nëse po mendoni ta merrni një shtëpi me kredi.

Së pari dhe më kryesorja ju duhet të jeni kujdesur që të keni një profil të mirë financiar ndër vite, të keni qenë të rregullt me pagesat mujore e nëse keni patur një kredi të keni qenë mjaft I rregullt në pagimin e kësteve tuaja, shkruan scan.tv.

Sipas ekspertes financiare Suze Orman, sa më të mirë ta keni profilin tuaj financiar aq më shumë shanse keni që të merrni një kredi me norma më të ulëta interesi.

Nëse profili juaj financiar nuk është aspak i mirë, ndoshta bankat nuk do ta aprovojnë kredinë tuaj por edhe nëse e aprovojnë atë, me siguri do të jetë me një normë të lartë interesi pasi kredia që banka po jep ka një rrezik më të lartë moskthimi.

Këshilla para se të blini një shtëpi me kredi Read More »

“Rruga e Kombit”, Rama i kujton Bashës “raportin mjekësor”: Ty të nxorën nga gropa miku im

Kryeminsitri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Basha për akuzat e ngritura për taksën e rrugës së Kombit, duke i kujtuar se s’duhet të ngatërrojë taksën e qarkullimit me pagesën për rrugët.

“S’më bën asgjë përshtypje nga miku im Lulëzim, veçse keqardhje sa herë merr fjalën. Ai është kryetyari i Partisë Demokratike, pavarësisht se si e ka kantandisur PD sot. Miku im vjen këtu dhe tregon këmbët e mia në gropën ku paskam rënë vetë. Është ai miku im që thotë se 7×7 bëjnë 42. Po të them që taksën e kanë të gjitha vendet ku ka qarkullim rrugor përveç vendeve me karakter pyjor dhe baritor ku lëvizet me veshgjatë (gomar). Pagesa e rrugës për përdoruesit është krejt tjetër nga taksa e qarkullimit”,- tha Rama.

Duke u kapur me fjalët e Bashës se Rama ka rënë me këmbët e tij në gropën që i ka hapur rrugës së Kombit, kryeministri iu rikthye së shkuarës e i kujtoi abuzimet më ndërtimin e kësaj rruge, kohë kur Basha ishte ministër i Transporteve.

“Rashë unë në gropë? Unë nuk i kam hapur ndonjë gropë buxhetit, ndryshe nga c’parashikonte Kasandra dixhitale nuk ndodhi rënia me këmbët e mia, ne e mbyllëm atë gropë. Gropën Rrugës së Kombit thotë prokuroria ia ke hapur ti, sigurisht raporti mjekësor bëri që pavarësisht se të gjetën në atë gropë këmbët e tua të flutërojnë në një gropë tjëtër… Unë nuk i kam hapur as vendit tim as partisë sime, një gripë siç ia ke hapur ti partisë tënde”,- u shpreh Rama.

“Rruga e Kombit”, Rama i kujton Bashës “raportin mjekësor”: Ty të nxorën nga gropa miku im Read More »

Marrëveshjet me Greqinë, vjen në Tiranë ministri Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka mbërritur në Tiranë ku do të bëjë një vizitë disa orëshe.

Takimet e para ai i ka nisur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në këtë vizitë të ministrit grek, do të diskutohet për marrëveshjet mes dy vendeve, ajo e detit apo edhe e ligjit të luftës.

Vizita e Kotzias vjen pas anulimit të vizitës nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Në këtë vizitës do të nënshkruheshin marrëveshjet, por duket se takimi i Edi Ramës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan  i ka anuluar këto marrëveshje.

Image

Marrëveshjet me Greqinë, vjen në Tiranë ministri Kotzias Read More »

Gati fletë-arrestet për ish-kryeprokurorin Llalla dhe financierin e PD

Dosja Basha për lobimin në SHBA me paratë e një kompanie ruse, siç akuzon një revistë amerikane dhe PS-ja, po merr rrjedhë të rrezikshme për selinë blu. Eshtë thirrur për të dëshmuar në Prokurori, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. U thirr prapë financieri i PD-së i cili ka bërë kalimet financiare dhe deklarimet në KQZ. Ilir Dervishi, financier në PD, ka dëshmuar para prokurorit Gjergji Tako si dhe iu përgjigj prapë pyetjeve për dollarët paguar për llogari të PD-së nga një kompani e akuzuar me prapavijë ruse. Financieri deklaroi se gjithçka është në rregull konform ligjit, por dyshimet e prokurorisë mbeten se përse nuk u deklaruan afro 500 mijë dollarë, lobim i PD nga kompania e cila dyshohet si financim rus.

Edhe në parlament kryeministri Rama e sulmoi kryetarin e PD-së për këtë hetim duke aluduar se nuk e keni vetëm me ligjin shqiptar problemin, por edhe me amerikanët për paratë ruse, sipas Ramës. Burime shumë koifidenciale nga prokuroria tregojnë se fletë arresti për financierin e PD-së është bërë gati në tavolinën e prokurorit Gjergji Tako.

Po kështu prokuroria e Durrësit po heton rreth akuzave për pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, akuzuar nga DAP dhe në veçanti nga ambasadori amerikan, si i korruptuar. Akuzat ndaj ish-kryeprokurorit janë deleguar për t’u hetuar prokurorisë së Durrësit, e cila po heton intensivisht. Plot dosje dhe dokumenta janë në tavolinën e prokurorit në Durrës, prokurori e cila po shqyrton momentin kur do të firmos fletë-arrestin për Adriatik Llallën.

Ish-kryeprokurori Llalla ka patur një konflikt të madh e publik me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu për dosjen e një hetimi të kompanie amerikane. Dosja hetohej asokohe nga prokuroria e Fierit dhe të mos harrojmë se në atë viti prokuroria ishte organ i centralizuar. Sot me ndryshimet kushtetuese, ligjërisht, çdo prokuror është një “kryeprokuror” në vetvete, sepse nuk merr urdhëra nga shefi, por vendos sipas bindjes së tij bazuar në dosje, pra thënë me bukur në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Opozita akuzon se sulmet janë politike, sidomos për PD-në në rastin e lobimit në SHBA.

Megjithatë dy prokurorët, në Tiranë dhe Durrës, kanë gati për firmë dy fletëarreste. Vonesa  për ekzekutim të vendimit prej tyre duket se ka prapë lidhje me politikën, gjë që do të thotë se akoma politika fut hundët në prokurori.

Gati fletë-arrestet për ish-kryeprokurorin Llalla dhe financierin e PD Read More »

Tjetërsimi i pronave, Task Forca nis verifikimet në Vlorë

Një ditë pas vizitës së ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores Romana Vlahutin në Vlorë, Task-Forca nis verifikimet në këtë qark.

Nga burimet lokale mësohet se Task-Forca do të ketë takime në Prefekturë, ZVRPP dhe Avokaturën e Shtetit.

Ditën e martë, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kanë vizituar fillimisht Bashkinë e Vlorës, i janë drejtuar Pallatit të Kulturës teksa kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave me punonjës së Hipotekës së qytetit bregdetar dhe të ALUIZNI-t e më pas me qytetarë të interesuar për çështjen e pronës.

Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta, Vlahutin ka theksuar se prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,
“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300 vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE së Romana Vlahutin.

Më pas, ambasadorja e BE ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe gjyqtarët e Vlorës. Pas këtij takimi ajo ka theksuar se, “abuzimi që ka ndodhur në 25 vjet është mjaft i rëndë”.

Dy ditë më parë në një dalje publike, ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që Qeveria do të kryejë. Sipas saj Reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona./Shqip

Tjetërsimi i pronave, Task Forca nis verifikimet në Vlorë Read More »

Mbretëroret e ëmbla të veriut

Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, karakteristikë e traditës shqiptare e cila është përcjellë mes amvisave si një recetë sekrete e misterioze.

Në disa zona të Shqipërisë quhet Mbretërore e në disa të tjera Bushe, por shija e saj e përsosur të lë me të vërtetë pa fjalë.

Mbretëroret apo Bushet janë aq të buta sa duket sikur të përkëdhelin shijen menjëherë sapo i provon, teksa të përfshijnë tërësisht e s’mund të ndalesh pa ngrënë edhe një tjetër.

Zbulohet më poshtë për të gjitha amvisat recetën fantastike dhe të panjohur të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike.
Përgatitja e Mretëroreve në Shtëpi
Përbërësit
1 filxhan kafe miell

1 filxhan kafe qumësht pluhur

1 kokërr vezë

1 lugë kafe të sheshte sodë buke

Përgatitja

Në një tas të gjerë përzieni miellin, qumështin pluhur, sodën e bukës dhe vezën.

Përziejini deri sa të formohet brumi.

Nëse masa e përftuar nuk mblidhet siç duhet, atëherë shtoni pak miell.

Brumin e përpunoni me duar dhe i jepni forma të rrumbullakëta.

Bushet apo Mbretëroret shtypen me dorë që të jenë të sheshta dhe të vogla.

Më pas vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.

Në sipërfaqen e secilës prej ëmbëlsirave vendoseni pak gjalpë.

Tavën futeni në furrë dhe piqini në 180 gradë.

Hiqini nga furra kur bushet të kenë marrë një ngjyrë të kuqerremtë.

Ndërkohë që bushet piqen në furrë, vendosni një tenxhere në zjarr për të përgatitur sherbetin.

Hidhni një litër ujë, 23 lugë gjelle sheqer dhe një majë luge çaji me vanilje pluhur.

Këtu është edhe pjesa më delikate e procesit të përgatitjes, këshillohet që kur uji të ketë marrë valë dhe sheqeri të jetë shkrirë, hidhni bushet në tenxhere dhe lërini në zjarr të ngadaltë deri sa të thithin të gjithë sherbetin.

Gjatë kësaj kohe, ëmbëlsirat kthejini herë pas here nga të dyja anët në mënyrë që të thithin sa më mirë sherbetin.

Më pas, vendosini në një tepsi për t’u ftohur.

Bushet serviren të ftohta dhe ruhen në frigorifer.

Mbretëroret e ëmbla të veriut Read More »

Qepa kundrejt preshit – Cila ka më shumë vlera shëndetësore

Qepa dhe preshi janë dy perime të shëndetshme me pak kalori që kombinohen mjaft mirë së bashku në supa, gatime të pjekura e të ziera.

Të dyja këto perime ofrojnë pak proteinë ndaj duhen kombinuar me perime të tjera me shumë proteinë për të garantuar një ushqyerje të balancuar e të shëndetshme.

Gatimi i tyre është një proces që ndikon në vlerat ushqyese. Skuqja për shembull rrit nivelin e yndyrnave tek secila prej perimeve, ndaj nuk rekomandohet.
Vlerat e qepës

Kur e hani të pagatuar, qepa ka më pak kalori dhe yndyrë në krahasim me preshin.

Sipas ekspertëve, nëse jeni të përqendruar në uljen e sasisë së kalorive, rënies në peshë apo ruajtjen e peshës, atëherë zgjidhni qepën sepse ka më pak kalori se preshi.

Megjithatë si preshi ashtu edhe qepa kanë pak yndyrë dhe kalori. Një avantazh potencial i qepës qëndron tek aroma që është më e fortë se ajo e preshit.

Aroma do ju bëjë të hani më pak qepë, sepse është shumë e fortë. Qepa përmban më pak sodium se preshi.

Në 100 gramë qepë gjenden 4 mg sodium por në të njëjtën sasi preshi gjenden 20 mg sodium.
Vlerat e preshit

Preshi është më i pasur në disa vitamina dhe minerale në krahasim me qepën. Në 100 gramë presh gjenden 2.1 g hekur — 10 herë më shumë se sasia e gjendur tek qepa.

Të dhënat për qepën dhe preshin tregojnë se përmbajtja e kalciumit tek preshi është më e lartë, me përjashtim të qepëve të njoma.

Hekuri është i domosdoshëm për parandalimin e anemisë dhe kalciumi mbështet shëndetin e kockave.

Preshi përmban sasi të larta të vitaminës C në krahasim me qepën. Preshi përmban edhe vitaminë A ndërkohë që qepa jo.
Të dhënat ushqimore të qepës

Në 100 gramë qepë gjenden 40 kalori, 1.1 gr proteinë, 0.1 gr yndyrna. 9.3 gr karbohidrate, 1.7 gr fibër dietike dhe 4.2 gr sheqerna.

Mineralet përfshirë kalciumin, hekurin, magnezin, fosforin, kaliumin, sodiumin, zinkun, manganin, bakrin dhe seleniumin, gjenden gjithashtu tek qepa.
Të dhënat ushqimore të preshit

Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi.

Të dyja janë shumë të shëndetshme, ndaj rekomandohet t’i përfshini patjetër në ushqimin tuaj.

Qepa kundrejt preshit – Cila ka më shumë vlera shëndetësore Read More »

Grabitet banka në Librazhd, autorët marrin një sasi lekësh dhe…

Grabitet filiali i një banke të nivelit te dyte në Librazhd. Ngjarja pas mesnate.

Autorët kane thyer deren kryesore dhe kane marre nje sasi lekesh dhe disa dosje.

Policia pas dy oresh ka identifikuar dhe kapur njerin nga vjedhesit.

Policia ka gjetur leket dhe dosjet e vjedhura.

Personi i arrestuar Nuredin Sula rezulton perdorues droge dhe person me precedente penal nga qyteti i Librazhdit.

Pak dite me pare ne te njejtin filial banke u be nje tentative vjedhjeje me te njejtin mekanizem.

Grabitet banka në Librazhd, autorët marrin një sasi lekësh dhe… Read More »