Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Debat’ me Roland Qafokun ka folur përpara opinionistëve për gjendjen aktuale e politikës në Shqipëri, ndërsa nuk ka munguar edhe një deklaratë e fortë nga ana e saj.
Sipas Kryemadhit, kryeminisitri Rama ka udhëtuar në mënyrë emergjente nga Brukseli drejt Turqisë pas arrestimit të Met Kananit i cilësuar si Baroni i drogës.
Kryetarja e LSI ka rikujtuar që pas këtij takimi të papritur mes Erdoganit dhe Ramës, emri i Met Kananit nuk u dëgjua më.
“Pse nuk po dëgjoni më për Met Kananin? Edi Rama me charter shkoi nga Brukseli në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës. Çfarë ju duket kjo”, ka thënë Kryemadhi.
Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja janë përplasur në studion e “360 Gradë”.
Ky i fundit i ka kujtuar Çanit kohën kur erdhi nga Gjirokastra dhe ishte ende duke kërkuar punë.
Më poshtë debati:
Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhynë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.
Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.
Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën e Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.
Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.
“Këtë nuk ma ha truri fare, po fare. Ju zëntë grykën buka e këtij vendi”
Ky eshte postimi ne rrjetet sociale, i aktivistes se njohur Delino Fico, me cila ka reaguar ashpër kundër të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE.
Fico i quan njerëz cinikë që janë bërë të pasur mbi mediokritetin dhe shpirtvogëlsinë e tyre.
Postimi në Facebook:
Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!
Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.
Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!
Jugosllav Cukic e nis çdo ndërrim nate duke i dhënë një xhiro në kafenenë ku punon.Si roje e natës ai ka obligim të kontrollojë çdo skutë të lokalit, dhe pikërisht duke e bërë këtë gjë ka gjetur afër 50 mijë, të cilët duke se i kishin rënë dikujt në kopshtin para lokalit, ndërsa nuk i kishte parë asnjë prej kalimtarëve.
“E mora çantën dhe kur e pash aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë. Gjithçka mund të ndodh. E shikova përsëri dhe pash që ka vetëm para, me kapluan djersët”, tregon Cukiv, transmeton GazetaMetro.net
“Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kishte harruar këtu torbën. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”, përfundon tregimin e tij Cukic.
E njëjta i kishte ndodhur edhe vitin e kaluar kur ia kishte kthyer disa mijëra euro së bashku me dokumentet e udhëtimit një çifti që jetonte në Cyrih.
Sidoqoftë, ai nuk është pishman asnjëherë, dhe thotë se nuk mendohet dy herë, as atëherë e as tani.
“Vërtetë asnjëherë në jetë as që jam menduar…. Kam mundur të mbushja një kamion me telefona mobil, por i kam kthyer ashtu siç i kam gjetur. Kur nuk kam dashur të marr të huajën, edhe sikur të jem i uritur”, thotë Cukic.
Ndërkohë, ai kujton edhe kohëra më të mira. Ky zotëri i parimeve të forta, me profesion është inxhinier i makinerisë. Që kur ishte mbyllur firma ku punonte, u punësua si rojë, ndërsa pas një viti del në pension.
INSTAT ka njoftuar sot se në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.
Vrasjet dhe atentate
Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, është 12, rreth 4 vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.
Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Droga
Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Vjedhjet
Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.
Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidente
Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një lajm i bujshëm po qarkullon këto orë në mjediset e gjyqësorit në vend.
Të hënën pritet një dorëzim dorëheqjesh kolektive nga ana e gjyqtarëve në Shqipëri, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në procesin e vettingut.
Siç mësohet, të shtunën do të mblidhet Shoqata e Gjyqtarëve, ku do të merret vendimi ekstrem dhe do tu bëhet thirrje gjyqtarëve që të largohen kolektivisht nga sistemi, si protestë ndaj vettingut.
Gjyqtarët pritet të cilësojnë si proces të parregullt dhe denigrues të rivlerësimit që po bëhet nga komisionet e vettingut por edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Sipas gjasave, nëse merret vendimi ekstrem, atëherë do të duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Nëse ndodh dorëheqja kolektive atëherë gjyqësori do të paralizohej totalisht.
Kjo duket se bëhet me një qëllim të caktuar politik, sidomos tani që është bllokuar edhe situata në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Synimi duket është i qartë: të mundohet ta kthejë betejën e vettingut jo si një luftë ndaj korrupsionit, por si një betejë politike mes dy palëve.
Nga ana tjetër mosfutja kolektive në vetting, bën që të mos bëhet ajo që kërkojnë qytetarët dhe që është e detyrueshme me Kushtetutë: skanimi i pasurisë një më një i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Po tentohet që të bllokohet totalisht gjyqësori, duke e kthyer vettingun si një instrument të pavlefshëm, pasi nuk do të ketë lëndë për të kryer rivlerësimin e situatës.
Me një manovër politike, Ilir Meta, i cili drejton KLD-në, një organ kushtetueshmërisht i vdekur, ta përdorë si një tribunë e luftës politike kundër Reformës në Drejtësi, duke përdorur një institucion të pavarur.,
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, po vepron në inerci deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, i cili pritet të ngrihet menjëherë pas vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rangut të lartë.
Ata që e votuan reformën në drejtësi me pahir dhe që nuk mundën ta ndalonin, po synojnë ta bllokojnë dhe ta delegjitimojnë.
Edhe si kohë kanë gjetur një moment të çuditshëm, vizitën në Tiranë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirili, që është në fakt dinjitari më i rëndësishëm i Moskës që viziton një vend anëtar të NATO-s kohët e fundit.
Dhe kjo manovër po tentohet pikërisht në kulmin akuzave që vijnë nga SHBA për LSI-në si një instrument i politiës ruse në Tiranë./Pamfleti.com
Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.
Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.
Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkuron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet triliona qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.
Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.
Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.
Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.
Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.
Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.
Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Prof Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.