Aurora

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelaren Angela Merkel.

Pyestjes, a e kërkoi Merkel ‘kokën’ e Tahiri, Rama u përgjigj:

‘Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga Kancelaria gjermane”.

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama Read More »

Ndryshojnë rregullat e Schengen, çfarë duhet të bëni para se të nisni udhëtimin

Më 25 prill, ambasadorët e Bashkimit Europian konfirmuan një marrëveshje të arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

“Unian” bën me dije se ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen.

Zyrtarët e BE-së thonë se ETIAS do të “ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e imigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të përbëjnë rrezik në një nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm”.

Shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi përpara udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikimi online. Për çdo aplikim, aplikantit do t’i kërkohet të paguajë një tarifë të autorizimit për udhëtim prej 7 euro.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht kundër BE-së dhe bazave përkatëse të të dhënave të Interpol, për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi.

Nëse nuk identifikohen elemente që kërkojnë analiza të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Kështu pritet të ndodh për shumicën e aplikimeve.

Nëse ka ndonjë element që kërkon analizë, aplikimi do të trajtohet manualisht nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qendrore e ETIAS së pari do të kontrollojë nëse të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë problem. Kur të ndodhë ose ka dyshime se mund të ndodhë, aplikimi do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës.

Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që mund të shkaktojë problem, do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni, raporton gazeta Shqiptare. Para kalimit të kufirit, si përmes ajrit apo tokës, do të kontrollohet nëse shtetasit e vendeve të treta zotërojnë autorizimin e vlefshëm për udhëtim.

Autorizimi i udhëtimit nuk do të sigurojë plotësisht të drejtën e hyrjes në një shtet, pasi është roja kufitare që do të marrë vendimin përfundimtar.

Një autorizim udhëtimi do të jetë i vlefshëm për tre vjet ose deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit.

Tani që marrëveshja është konfirmuar nga ambasadorët e BE-së, në emër të Këshillit, rregullorja do të paraqitet në Parlamentin Evropian për votim dhe më pas në Këshill për miratim.

Siç njoftoi më herët UNIAN, më 11 qershor 2017 hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të futur një regjim pa viza për udhëtime të shkurtra të qytetarëve ukrainas në 30 vende të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Ndryshojnë rregullat e Schengen, çfarë duhet të bëni para se të nisni udhëtimin Read More »

Jeta tragjike e të diplomuarit për drejtësi, shok shkolle me ish-diktatorin Enver Hoxha

Janë të njohura veprat dokumentare mbi figura që kanë lënë gjurmë me jetën e tyre. Autorët e këtyre botimeve, përcjellin për te lexuesi doemos edhe një marrëdhënie të caktuar specifike të tyre me figurat dhe ngjarjet e pasqyruara. Mund të jenë raportues të rrjedhshëm e neutral/objektiv të biografive njerëzore, por mund që edhe të implikohen vetë në shkrimin e jetës së tyre. Ka pak kohë që është botuar libri “Përtej harrimit”, me autore Ermira Xhomaqi.

Libri është shkruar si peng nderimi i mbesës për gjyshin e vet, Abdulla Rami. Ajo mban emrin që ia vuri gjyshi, i cili u nda nga jeta kur ajo nuk ishte as 2 vjeçe. Pra, autorja ndjek instinktin e pengut njerëzor për t’u ritakuar me njeriun më të afërt të gjakut. Dhe kështu, përmes dokumenteve që mund të gjenden apo dromcave të kujtimeve prej të tjerëve, përpiqet nëpër ethet e dashurisë për njerëzit e gjakut të rindërtojë portretin e gjyshit të saj të dashur, ndonëse nuk e pati njohur asnjëherë dot. Dhe kështu, duke shkruar librin e jetës së gjyshit, ajo shkruan edhe librin e saj. Konstruktohen kësisoj, si në një pranëvendosje e shkrirje të etertë këto dy vepra, ashtu si tekstet palimpsest në pergamenat e lashta egjiptiane.

Po kush është A. Rami?

Lindi në Tatzat të Delvinës, një fshat i njohur për tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Pas djegies së fshatit prej bandave shoviniste greke, gjatë Luftës së Parë Botërore, largohet me familjen dhe vendoset në Egjipt. Më 1920 kthehet në atdhe dhe, pas shkollimit fillimisht në Delvinë e në Gjirokastër, kryen studimet në Liceun Francez të Korçës. Pas këtyre studimeve, punon për disa vite me përkushtim si mësues në Përmet, Fier e Delvinë.

Në vitin 1936 nis studimet universitare në Montpelje të Francës, të cilat i kryen me sukses dhe diplomohet për drejtësi. Pasi kthehet menjëherë në atdhe, emërohet gjykatës në disa qytete: në Shqipëri dhe në Kosovë. Punon me pasion e përkushtim, falë edhe karakterit dhe formimit të tij të gjerë profesional e intelektual. Krahas njohjes së thellë të sistemit juridik e mentalitetit perëndimor, është zotërues i disa gjuhëve: frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Abdullai vendos të radhitet përkrah forcave nacionaliste. Kjo kishte të bënte me besimin e tij se orientimi nacionalist do t’i siguronte vendit garancinë e shpëtimit prej rrezikut sllavo-komunist. Në këto pikëpamje të tij, kishte pasur ndikimin e vet tradita familjare, si dhe e mjedisit të krahinës e fshatit nga vinte. Nga ky fshat, sado i vogël për nga numri i shtëpive, ishin disa krerë të lartë të Ballit Kombëtar, ashtu siç kishte edhe drejtues të njohur në brigada e çeta partizane, si dhe pesë dëshmorë.

Në qeveritë e para luftës, prej këtij fshati – me shtëpitë prej guri ngjitur me njëra-tjetrën dhe rrugët e shtruara me kalldrëm posi Gjirokastra në miniaturë, kishte pasur mjaft mësues të shkollës shqipe e nëpunës të administratës, deputet e deri ministër të luftës. Por edhe fakti se kishte punuar në Kosovë dhe kishte njohur nga afër represionin shovinist serb ndaj shqiptarëve, kjo rrethanë do të kishte pasur rolin e vet në këtë zgjedhje të rreshtimit të tij politik. Me mbarimin e luftës, arrestohet qysh në ditët e para si kundërshtar i regjimit.

Qëndron në burgun e rëndë të Burrelit, deri në vitin 1962. Më pas, e kalon jetën me punë krahu në internim, deri sa ndahet nga jeta më 1973. Të njëjtin fat e kalojnë edhe vajzat e tij, që u endën internimeve, së bashku me familjet e tyre. Me sa duket, edhe njohja nga afër me bashkëmoshatarin e tij, E. Hoxhën, qysh në vitet e shkollës në Gjirokastër, pastaj në Liceun e Korçës, madje edhe më pas në Francë, do të kishte gjithsesi rolin e vet destin në këtë kalvar vuajtjesh. Është folur se prej shokut të viteve të rinisë, i ishte dërguar fjala që t’i bashkohej lëvizjes çlirimtare partizane. Por Abdullai e kishte bërë zgjedhjen e vet.

Ndofta e kishte bërë edhe përmes trazimeve e mëdyshjeve të brendshme, pasi është kohë lufte. Por këto nuk do t’i ketë kurrë më pas. Shokët e tij të burgjeve dëshmojnë se kur ndonjë i burgosur, në gjendje dëshpërimi, u pohonte autoriteteve të burgut për konformizëm: Po, e pranoj, edhe kemi gabuar, ashtu ishte koha…, Abdullai ia priste me vendosmëri: Jo, nuk kemi gabuar! Sidomos tani, për të ishte e qartë si në dritë të diellit se duhej ndalur me vendosmëri e nuk duhej instaluar kurrsesi ky regjim në Shqipëri, i cili po e dëshmonte ditaditës dështimin e tij. Kjo ishte jeta e Abdullait.

Ky do të jetë, pra, edhe libri i kësaj jete, i përcjellë prej mbesës së vet, me synimin për të qenë sa më besnik. Por brenda këtij libri, është edhe libri tjetër, ai që endet prej gjykimeve e vlerësimeve prej saj. Doemos, tashmë prej një kohe e një vizioni/raporti tjetër me kohën. Është e njohur se pjesëmarrja në furinë e ngjarjeve e bën njeriun militant, kurse distanca prej tyre e bën filozof. Autorja e ka këtë privilegj, se gjykon nga sot, por e ka edhe aftësinë intelektuale e shpirtin human.

Në gjurmët e gjyshit, vendoset në Francë dhe pasi në Shqipëri ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, fillon studimet në Universitetin Paris XII, ku diplomohet me rezultate shumë të mira në Ekonomi-Drejtë- si-Administrim Internacional.

Aktualisht, mes projektesh të tjera, ajo është e angazhuar edhe pranë delegacionit shqiptar në UNESCO. Duke lexuar librin, të duket sikur Ermira është nisur me gjyshin përdore për të ndjekur rrugën e tij, qysh nga fshati i vendlindjes, pastaj në Egjipt, Francë, Kosovë, në burgun e Burrelit, për të përfunduar në Gosë, gjatë kohës së viteve të internimit të tij. Janë skena prekëse kur ajo, së bashku me të ëmën, nisen nga Parisi ku jetojnë prej vitesh, drejt Montpeljesë, për të ndjekur tashmë në mënyrë të rikrijuar/imagjinuar momentet e jetës së tij atje.

Fillimisht, mbërrijnë në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë të atij qyteti, atje ku kishte studiuar njeriu i tyre i dashur. U dukej se kishin ndjerë praninë e tij atje, apo duke u endur në sheshin e bukur mbresëlënës para Operës së Komedisë, nëpër rrugët e qendrës historike të qytetit, në kafenetë ku ai mund të kishte qëndruar me shokë e miq.

Me adresat që i ruanin si fort të shtrenjta prej vitesh, shkuan edhe në banesat modeste, ku kishte qëndruar studenti i ri i atyre viteve. E gjetën edhe lokalin e thjeshtë, ku ai ushqehej të shumtën e herëve, që mos t‘i rëndonte ekonomikisht njerëzit e shtëpisë, në fshatin e largët. Ky mund të përjetohet gjatë leximit si “libri” tjetër, ai i autores për jetën e heroit të saj. Thua se ajo i është përveshur punës plot ngulm e pasion, si për ta ringjallur njeriun e gjakut. Ka dashurinë, mallin, por edhe kërshërinë për gjithçka që ai ka menduar e realizuar.

Sigurisht, që këtu lindin natyrshëm edhe gjykimet e refleksionet. Por këto, nuk nisen nga një partipri e paracaktuar, e kalcifikuar prej saj. Gjykuar nga koha e sotme dhe sidomos prej formimit dhe vizionit të iluminuar e të emancipuar të autores, qëndrime të tilla do të ngjanin të tejkaluara.

Kur Abdullai shprehej guximshëm me zë të lartë në burg: “Jo, nuk kemi gabuar”, kishte brenda edhe pengun, e mbase njohjen e gabimit prej tyre, se nuk kishin mundur të bënin dot atë që duhej. Pra, për t`i prerë iniciativën e për ta penguar instalimin e vendosjes së diktaturës. Autorja ndjek dy rrugë kryesore për ta ringjallur para lexuesit portretin e kësaj figure. Përmes dokumenteve zyrtare të proceseve gjyqësore, dëshmive të njerëzve që e njohën nga afër, si dhe përmes rënies në gjurmë dhe publikimit të blloqeve të shënimeve e dorëshkrimeve të tij.

Këto të fundit, janë me mjaft interes për të zbuluar një intelektual të nivelit të lartë, por, për fat të keq, të penguar skajshmërisht për t‘u realizuar në kushte normale. Edhe pse i duhej të endej për të punuar fushave, me shatin në sup e bukën me vete, brenda vetes ai ndjehej një zotëri i vërtetë, njerëzor dhe krenar. Pas ditëve të lodhshme me vapë apo me acar, kur kthehej në banesën modeste, zhytej deri natën vonë në lexime e shkrime pa fund.

Në bibliotekën e tij personale, ndonëse të mpakur së tepërmi prej rrethanave të burgosjes e internimeve, kanë mbetur ende libra fondamentalë nga fusha e jurisprudencës dhe filozofisë, të cilat, ai i lexonte dhe mbante shënime përmbi to. Po ashtu, përkthen pjesë të ndryshme nga Shekspir, Victor Hugo, Lord Byron, Walter Skott, Andre Chènier, Chateoaubriand, Aragon etj… Shkruan edhe vetë jo pak poezi dhe shkrime në trajtë eseje – me nëntekste pritjeje e shprese.

Nëse viti që mbaroi nuk shënoi për shumë njerëz, datën e vendimeve burrërore e të punëve fisnike, viti që vjen do t‘ju sjellë, së paku, shpresën…, shkruan ai, duke medituar për ardhjen e Vitit të Ri 1968. Përmes zgjedhjes së përkthimeve që bënte, Abdullai synonte të përcillte me tendencë mesazhin për domosdoshmërinë e rizgjimit të ndërgjegjes së kombit. Te përkthimi i veprës së V. Hugo-së për Shekspirin, mes të tjerash, janë edhe këto pjesë aq kuptimplota sidomos për realitetin e sotëm në Shqipëri: Të formohet populli! Dhe në krye ideali.

Të kujt janë gjenitë, po të mos jenë të tutë, o popull? Ata të përkasin ty, ata janë bijtë dhe etërit e tu. Këta bëjnë në kaosin tënd, depërtime drite… Dhe diku më tej, një pasazh që e nxjerr në dritë të diellit mizerabilitetin vajtues të popullit, në ato raste kur ai pajtohet me dhunën dhe nënshtrimin e tij: Jo, popujt nuk kanë të drejtë t‘ua hedhin gjithnjë fajin qeverive.

Përfundimi i shtypjes nga shtypësi përfundon në bashkëfajësi. Vuajtja është për t‘u nderuar, ndërsa nënshtrimi për t‘u përbuzur… Këto e të tjera tekste origjinale apo të përkthyera prej tij, janë fondi i munguar e i anatemuar për shumë vite për lexuesin. Autorja premton se është në gjurmë edhe të disa shkrimeve të tjera, që kanë mundur t‘i shpëtojnë humbjeve e asgjësimeve dhe që premton se do t‘i bëjë gati për botim. E kemi theksuar qysh në titull se vargu i përkthimeve e krijimeve origjinale të A. Ramit, janë një libër më vete, brenda librit të jetës së tij – të kaluar nëpër kalvarin e burgjeve dhe internimeve të gjata, që vazhduan pa u ndalur dot, deri në fund të jetës së tij.

Të dy këta libra, e plotësojnë dhe i japin peshë njëri-tjetrit – me fisnikërinë dhe klasin e njeriut qëndrestar dhe intelektual. Duke qenë si libër brenda librit, pra, kemi një libër të dyfishtë. E doemos, që zgjon te lexuesi edhe një emocioni të dyfishtë. Emocion që vjen prej përjetimit të triumfit të kujtesës ndaj shkretëtirës së harresës. Në pritje të veprave e përkthimeve të tjera të Ramit, i urojmë autores dhe librit të saj të parë, udhë të mbarë…/Panorama

Jeta tragjike e të diplomuarit për drejtësi, shok shkolle me ish-diktatorin Enver Hoxha Read More »

Qeveria nis punën për KLGJ, KLP dhe SPAK, gati 178 ekspertë për të hetuar politikanët e veshur me pushtet

Qeveria ka nisur përgatitjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi dy ditë më parë një takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i nevojave në buxhet dhe infrastrukturë për secilin prej organeve.

Ndërkohë, gazeta ka arritur të sigurojë strategjinë e plotë të Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja. Plani i veprimit të qeverisë shtrihet në periudhën kohore 2017-2021 dhe kostoja e përgjithshme për zbatimin e tij, ku përfshihen trajnime dhe blerje pajisjeje, do të jetë rreth 98 milionë euro.

Strategjia ka tetë objektiva strategjike të nivelit të lartë, të cilat janë:

Forcimi i pavarësisë, efikasitetit, efektivitetit dhe llogaridhënies së institucioneve të sistemit të drejtësisë;

Konsolidimi i arsimit ligjor dhe trajnimit, si dhe specializimi i magjistratëve dhe personelit të gjykatave;

Përmirësimi i operimit të sistemit gjyqësor; Rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor penal dhe masave antikorrupsion;

Përmirësimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë duke siguruar sisteme moderne elektronike dhe lehtësira për zhvillimin e bashkëpunimit të fuqishëm ndërkombëtar;

Shtimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në sistemin ndëshkimor;

Përmirësimi i funksionimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të saj vartëse;

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të profesioneve ligjore dhe vendosja e një kuadri ligjor për arbitrazhin.

178 ekspertë për të hetuar pushtetarët

Duke bërë një përshkrim të ecurisë së zbatimit të reformës në drejtësi deri më tani dhe krijimit të organeve të reja, tek strategjia ndalet kryesisht theksi tek trajnimi i anëtarëve të SPAK dhe stafit administrativ. Aty thuhet se nga Shkolla e Magjistraturës janë zhvilluar 4 aktivitete trajnuese gjatë vitit 2017. Ajo që bie në sy është se gjatë këtyre aktiviteteve janë certifikuar 178 ekspertë, të cilët janë trajnuar për të hetuar pushtetarët sa i takon korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më konkretisht, në dy trajnimet e para, të cilat janë zhvilluar në 29-30 qershor dhe 13-14 nëntor, janë certifikuar 77 pjesëmarrës. Temë diskutimi gjatë këtyre aktiviteteve trajnuese kanë qenë “Krimi ekonomik. Hetimi dhe nxjerrja e pasurisë kriminale” si edhe “Korrupsioni i funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe të zyrtarëve shtetërore”. Ndërsa gjatë dy aktiviteteve të tjera trajnuese, janë certifikuar 101 persona.

Ata u zhvilluan në 20 nëntor dhe 11-12 dhjetor dhe në fokus të tyre ka qenë tema “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale” dhe “Veprat penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit”. Këta 178 ekspertë të trajnuar gjatë këtyre 4 aktiviteteve pritet që të jenë personat e parë që do të punësohen kur të ngrihet struktura e SPAK.

Në strategji ceket edhe rritja e pavarësisë së brendshme dhe të jashtme të prokurorëve dhe prokurorisë, ku theksohet se Prokuroria e Përgjithshme ka marrë masa për garantimin e pavarësisë së prokurorëve dhe të mirëfunksionimit të organit të prokurorisë. Është kryer dhe analiza e nevojave për trajnim. Sakaq Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Kuvendin dhe ndërkombëtarët, ka bërë edhe një vlerësim sesa mund të shkaktojë ngritja e organeve të reja të drejtësisë./SOT

Qeveria nis punën për KLGJ, KLP dhe SPAK, gati 178 ekspertë për të hetuar politikanët e veshur me pushtet Read More »

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, pritet luftë e ashpër Basha-Berisha

Partia Demokratike do të mbledh nesër Kuvendin Kombëtar. Ashtu siç u tha edhe më përpara, PD do të diskutojë në mbledhjen e nesërme statutin e ri. Statut që ka nxitur një përçarje akoma më të madhe brenda Partisë Demokratike. Kjo për faktin se ndonëse u mendua se ndryshimet e reja në statut do të mundësonin një bashkim në PD, kjo gjë duket se ka rezultuar e gabuar. Pas përplasjeve mes Bashës dhe grupit të kritikëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ditët e fundit ka nisur dhe një tjetër “luftë” e ashpër brenda kampit demokrat.

Kësaj here lufta ka nisur mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndonëse në pamje të parë në ambientet publike është parë një frymë pozitive dhe një marrëdhënie e mirë mes tyre, jashtë kamerave një gjë e tillë nuk rezulton e vërtetë. Sipas informacioneve të gazetës, pas përplasjes së pak ditëve më parë mes Bashës dhe Berishës për aksionin opozitar, ditët e fundit ka nisur edhe një përplasje sa i takon nismës së ndërmarrë nga kreu demokrat për ndryshime në statut dhe mënyrës sesi ky i fundit po drejton partinë.

Madje Berisha e ka shprehur qëndrimin kundër mënyrës sesi po vepron kreu demokrat Lulzim Basha edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ku vendosi të bojkotonte mbledhjen duke shprehur gjithashtu edhe qëndrimin e tij kundër ndryshimeve në statut. Por përplasja mes tyre është thelluar akoma më shumë edhe në lidhje me delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar, ku Basha ka vendosur që të përjashtojë të besuarit e Berishës.

Veprim që ka irrituar akoma më së shumti ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka filluar lëvizjet dhe kundërpërgjigjen ndaj Bashës për mënyrën sesi ky i fundit po drejton partinë. Por pavarësisht kësaj është mësuar se numri i të besuarve të Berishës në Kuvend do të jetë shumë i pakët krahasuar me numrin e mbështetësve të Bashës.

Krerët e degëve zgjedhin delegatët e besuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, prej kohësh ka nisur mobilizimin për të përzgjedhur si të deleguar të gjithë të besuarit e tij. Basha duke parë që një pjesë e kryetarëve të degëve dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Parisë Demokratike apo dhe anëtarë të Kryesive të Degëve në rrethe janë mbështetës së Berishës, ka vendosur që t’i përjashtojë duke thirrur vetëm të besuarit e tij.

Madje, gazeta ka mësuar se në shumë degë të PD është bërë përzgjedhja e kandidatëve dhe se të gjithë janë nga grupi i të besuarve të Bashës. Veprim ky që kreu demokrat e ka ndërmarrë për të shmangur çdo të papritur që mund të ndodh në Kuvendin Kombëtar, ndonëse tema është përcaktuar dhe se nuk do të ketë diskutime të tjera. Por ky veprim i ndërmarrë nga kreu demokrat ka irrituar të besuarit e Berishës, të cilët dhe këta të fundit kanë filluar përpjekjet për të çuar në Kuvend të deleguarit e tyre. Lëvizje që ka nxitur përplasje dhe debate të shumta në bazat e Partisë Demokratike duke thelluar në një farë mënyre kampet dhe përçarjet brenda kësaj force politike.

Por pavarësisht këtyre përplasjeve të krijuara në bazë, gazeta ka mësuar gjithashtu edhe nga burime pranë grupit të kritikëve se këta të fundit pas përpjekjes që ndërmorën në mbledhjen e Këshillit si dhe duke parë manovrat që po bën Basha, kanë vendosur që të tërhiqen në një farë mënyre nga nismat e tyre duke ia lënë në dorë demokratëve të thjeshtë për të bërë veprimin e radhës. Megjithatë pavarësisht këtyre problemeve të shfaqura gjatë këtyre ditëve në Partinë Demokratike ende nuk dihet sesi do të procedohet nesër dhe se nuk ka një vendim nëse do të tentohet diçka kundër kreut demokrat apo jo./ SOT

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, pritet luftë e ashpër Basha-Berisha Read More »

E thotë zonja Meri: Këtyre shenjave të Horoskopit nuk ju trembet syri nga asgjë

Astrologjia e njohur Meri Sheku shprehet se sipas shenjës së horoskopit që i përkasim, kemi tipare të përbashkëta dhe të veçanta me njëri-tjetrin. Por, sipas saj, ekzistojnë disa shenja horoskopi që kanë një karakter dhe personalitet më të fortë se të tjerët.

Dashi: 21 mars – 20 prill

Dashi është një nga shenjat më të forta të horoskopit. Ata janë njerëz plot energji dhe vitalitet, me një personalitet të fortë dhe aventureskë.

Ata nuk kanë frikë nga asgjë, janë gjithmonë të gatshëm të fillojnë sfida të reja dhe të kenë një qëndrim udhëheqës, i cili gjithashtu u jep atyre një siguri të madhe për veten. Janë zakonisht rebelë dhe impulsivë, diçka që zakonisht i bën ata të kenë një ose dy armiq. Ata nuk kanë frikë të ndajnë pikëpamjen e tyre ,janë mjaft kokëfortë dhe të vështirë për t’u bindur.

Ajo që i bën njerëzit e kësaj shenje të fuqishëm është kapaciteti i tyre i udhëheqjes, energjisë dhe mungesës së frikës.

Akrepi: 24 tetor – 22 nëntor

Akrepët kanë një personalitet shumë të fortë, por ata janë gjithashtu të ndryshëm nga shenjat e tjera të horoskopit për shkak të intensitetit të tyre. Pasioni i tyre i bën ata të pandalshëm derisa të arrijnë qëllimet e tyre.

Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë zakonisht shumë kritikë, pak arrogantë dhe mund të jenë të vështira për t’u përballuar gjatë ditës. Në dashuri, ata kanë gjithashtu një karakter të fortë, janë shumë të pasionuar dhe të përfshirë me partnerin e tyre.

Ajo që e bën akrepin shumë të fuqishëm është vendosmëria, qëndrueshmëria dhe kapaciteti i tyre për të arritur qëllimet e tyre.

Gaforrja: 22 qershor – 23 korrik

Edhe pse ata janë të njohur për ndryshimet e tyre të menjëhershme dhe të shpejta, gaforret janë gjithashtu njerëz shumë të fortë dhe këmbëngulës.

Në mënyrë të veçantë, ata zakonisht janë njerëz shumë të sigurtë që besojnë në kompetencën e tyre, gjë që i bën ata të zhvillojnë një personalitet ambicioz, në punë dhe në jetën sentimentale. Ata janë shumë të kërkuar për miqtë dhe partnerët dhe mburren për sinqeritetin e tyre të madh edhe nëse ata duhet të lëndojnë ndjenjat e dikujt tjetër.

Ajo që e bën gaforret një shenjë të fuqishme të horoskopit është vetëbesimi i tyre, i cili i ndihmon ata të marrin gjithçka që duan.

Luani: 24 korrik – 23 gusht

Tiparet e tyre më të dallueshme janë karakteri dominues, gjithmonë të gatshëm për të drejtuar, lider të lindur.

Ata nuk janë të frikësuar përballë vështirësive dhe llogarisin me një kapacitet të madh për të hartuar plane dhe strategji që i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre. Forca është ajo që herë pas here i bën ata krenarë, arrogantë dhe kokëfortë.

Tiparet që i bëjnë luanët një nga shenjat më të forta të horoskopit janë karizma e tyre, gjë që i bën ata të aftë për të lëvizur turmat e mëdha dhe vendosmërinë e tyre për të pasur sukses.

E thotë zonja Meri: Këtyre shenjave të Horoskopit nuk ju trembet syri nga asgjë Read More »

Doktori i njohur jep 9 arsyet se pse duhet të bëni seks

Sipas gjinekologut amerikan me rezidencë në Kaliforni, Dr. Sherry Ross, marrëdhënia seksuale është e mirë për zemrën, trupin dhe shpirtin e njeriut.

Sipas Dr. Sherry Ross ka 9 arsye se përse duhet të bëjmë seks.

1-Djeg kaloritë

2-Forcon sistemin imunitar

3-Parandalon problemet me fshikëzën e urinës

4-Ilaç natyral kundër dhimbjes së kokës dhe kyçeve

5-Zgjidh problemet me pagjumësinë

6-Shton shanset e shtatzënisë

7-Përmirëson shëndetin mendor

8-Parandalon krijimin e rrudhave

9-Të bën më të zgjuar.

Doktori i njohur jep 9 arsyet se pse duhet të bëni seks Read More »

Uji i detit shëron këto janë 16 sëmundje! Do të mbeteni vërtetë me gojën hapur…!

Deti është një burim përfitimi shëndetësor.

Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

– Alergjitë respiratore

– Sinusin

– Astmën

– Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

– Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit

– Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

– Zhvendosjet

– Shtrembërimet

– Thyerjet

– Artrozën

– Dhimbjet

– Osteoporozën

– Spondilozën

– Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlohen alergjitë e

lëkurës si:

– Psoriasis

– Ekzemën

– Pezmatimin e lëkurës

– Puçrrat në fytyrë

Falë detit, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Falë ujit të detit:

– Lirohet trakti respirator.

Për këtë arsye, mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike. Për fëmijët që kanë infeksion të  bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh shëtitje të gjata buzë ujit.

Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.

Përfitojnë mushkëritë dhe përmirëson frymëmarrjen.

Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar.

– Zvogëlohet ruajtja e ujit.

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

– Eliminoni kilet e tepërta.

Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

– Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut.

Presionii ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

– Përmirëson tonifikimin e muskujve.

Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

Uji i detit shëron këto janë 16 sëmundje! Do të mbeteni vërtetë me gojën hapur…! Read More »