Aurora

Vendet e Ballkanit më të pambrojtura ndaj Fake News. Ja ku renditet Shqipëria

Treguesi për vitin 2018 i Njohurisë për Median (2018 Media Literacy index) i Institutit të Shoqërisë së Hapur (Open Society Institute) në Sofie thotë se vendet e Ballkanit janë vendet që bien më lehtë pre e lajmeve të “stisura” (fake news) në Evropë, si rrjedhojë e mediave të tyre që mbahen nën kontroll (nuk janë të lira), niveleve të ulëta të arsimimit dhe niveleve të ulëta të besimit në shoqëri.

Vendet e Ballkanit janë vendet më të pambrojtura në Evropë ndaj lajmeve të stisura dhe dukurisë së “përtej së vërtetës (post-truth)”, thuhet në një raport që fajëson mediat e kontrolluara së tepërmi nga shteti apo interesat e biznesit, mangësitë arsimore dhe nivele në përgjithësi të ulëta të besimit në shoqëri.

Media Literacy Map 640

Këto janë përfundimet kryesore të Treguesit të Njohurisë për Median të hartuar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Sofie.

Media Lit graph2

Marin Lessenski, i cili është drejtor i programit të Politikave Evropiane të Institutit të Shoqërisë së Hapur në Sofie, thotë se për një vit të dytë radhazi, treguesi vlerëson potencialin e qëndrueshmërisë së 35 shoqërive evropiane ndaj keqinformimit duke përdorur tregues të lirisë mediatike, arsimit dhe besimit ndërnjerëzor.

Ai thotë se liria mediatike është një faktor i rëndësishëm në trajtimin e dukurisë së lajmeve të stisura, por që shpesh tejkalohet.

Nivelet e arsimimit janë jetike kur vjen punë për nivelet e përgjithshme arsimore dhe një trajnim të veçantë për njohurinë për median. Midis të dyjave ka një lidhje që mund të vërehet.

“Nuk e dimë me siguri se cili është drejtimi i kësaj marrëdhënieje, por jemi të sigurt se ka një. Ne supozuam se kur niveli i arsimit ose liria e medias rritet edhe tjetra do të pasojë”, tha Lessenski për “BIRN”.

Autori tha treguesi mat qëndrueshmërisë ndaj dukurisë së përtej së vërtetës, lajmeve të stisura dhe pasojave sociale të tyre; jo të masë njohurinë për mediat në vetvete, faktorët që e parashikojnë atë – niveli i arsimimit, gjendja në të cilën ndodhet media, besimi në shoqëri dhe përdorimi i mjeteve elektronike e pjesëmarrjes në vendimmarrje nga publiku. Nivelet e arsimimit matet nga mesatarja e pikëve të testit të PISA-s për njohuritë bazë (shkrim, lexim, aritmetikë).

Sipas treguesit për vitin 2018, vendet nordike janë të pajisurat më mirë së çdo vend tjetër për t’u bërë ballë lajmeve të stisura, kryesisht pasi kanë vlerësime të larta për sa i përket arsimit të lartë dhe lirisë së medias.

Raporti citon Estoninë ne Evropën lindore si një vend me një vlerësim të lartë për sa i përket arsimit të lartë dhe lirisë së medias, që shquhet nga vendet e tjera në rajonin e Evropës qendrore dhe lindore.

Treguesi i vendos të gjitha vendet e Ballkanit të gjysmën e poshtme të shkallës matëse së këtij treguesi, me Greqinë dhe Rumaninë që janë performuesit “më të mirë” ne vendin e 27-të dhe të 28-të përkatësisht, të ndjekura nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria, Turqia and Maqedonia.

Media Lit index graph 1

Këto dy të fundit kanë marrë vlerësimin me të keq. Sipas raportit, kjo vjen për shkak të nivelit të ulët të lirisë se medias në Turqi dhe për vlerësimin e ulët në arsimim në rastin e Maqedonisë.

“Ka një përkim të dukshëm të faktorëve përkeqësues ndërmejt të gjitha vendeve në rajon”, shtoi Lessenski.

Treguesi vëren një përmirësim të ngadaltë në pjesën më të madhe të vendev ballkanike që nga viti 2017. Ndërkaq, Bullgaria dhe Rumania kanë mbetur në vend, ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Rumania po shkojnë mbrapa.

Rënia e përgjithshme e besimit në institucione dhe tek bashkëqytetarët është duke dëmtuar vlerësimet për vemdet balkanike.

“Lajmet e stisura dëmton besimin dhe lidhet me polarizimin në rritje në shoqëri”, paralajmërohej në raport, ku më tej thuhej se dukuria prish dhe dëmton cilësinë e debateve politike.

Ndërsa në raport parashtrohen një sërë propozime për rregullim dhe vetë-rregullim për të trajtuar dukurinë e lajmeve të stisura, aty thuhet gjithashtu se mënyra më e mirë për të ecur përpara është duke mbështetur median e lirë.

“Sa më i kontrolluar të jetë terreni mediatik, aq edhe më i gjerë është rrejti i shtrembërimeve dhe aq më pak janë shanset për të pasur informacion dhe këndvështrime të shumëllojshme”, përfundohet në raport.

Burimi: BalkanInsight

Vendet e Ballkanit më të pambrojtura ndaj Fake News. Ja ku renditet Shqipëria Read More »

Viti i tmerrshëm ’93: Rrëzimi i aeroplanëve ku vdiqën 200 shqiptarë. A kishin dorë serbët?

Emisioni “Zona Express” me autor Leonard Kerqukin dokumentarin e parë ja ka  kushtuar rrëzimit të dy aeroplanëve në Maqedoni në vitin 1993, e ku humbën jetën 200 shqiptarë – pjesa dërrmuese shqiptarë nga Kosova.
Pjesa e parë e dokumentarit hedh dritë mbi rrëzimin e aeroplanit të parë, më 5 mars 1993 në Shkup.

Në dokumentar flasin të mbijetuar të aksidentit dhe familjarë të viktimave.

A ishte ky një inskenim i Beogradit për të vrarë shqiptarë që në atë kohë po përpiqeshin të shkonin në vendet perëndimore për një jetë më të mirë?

Apo, ky ishte një aksident i zakonshëm?

Për gjithkënd, ky ishte një inskenim.

Shikojeni dokumentarin për të kuptuar më shumë për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës. “Gazeta Express”

Viti i tmerrshëm ’93: Rrëzimi i aeroplanëve ku vdiqën 200 shqiptarë. A kishin dorë serbët? Read More »

E vërteta që ka shokuar të gjithë! Ndryshimi i madh i të Bardhës dhe të Verdhës së vezëve

Veza është ushqimi më i shpejtë dhe më i lehtë për të marrë të gjitha lëndët ushqimore në çdo vakt të ditës, pasi është e pasur me shumë proteina.

Duke filluar që nga omleta në mëngjes e deri tek pastiçeja në darkë, veza të dhuron shumë kalori, por ka dhe një përqindje të lartë të kolesterolit. Megjithatë, ka një ndryshim e bardha nga e verdha e vezës. Cila nga ato është më e shëndetshme?

E verdha e vezës mund të përmbajë të gjithë yndyrën, por ajo po ashtu përmban edhe shumë vitamina dhe vlera ushqimore. Megjithatë, hidhi një sy krahasimit të mëposhtëm për të parë se çfarë mund të humbasësh kur ha vetëm të bardhën e vezës.

E bardha e verdha veza e plotë

Kaloritë: 16 54 71

Yndyra totale (g) 0 5 5

Yndyra e ngopur (g) 0 2 2

Kolesteroli (mg) 0 211 211

Kripë (mg) 55 8 70

Karbohidrate (g) 0 1 0

Proteina (g) 4 3 6

Vitamina A (IU) 0 244 244

Vitamina B12 (mcg) 0 0.3 0.6

Vitamina D (IU) 0 18.2 17.5

Kalcium (mg) 2.3 21.9 26.5

Acid folik (mcg) 1.3 24.8 23.5

Kalium (g) 53.8 18.5 67

Selenium (mcg) 6.6 9.5 15.8

Omega-3 (mg) 0 38.8 37

E verdha e vezës, për shumë studiues është konsideruar si e rrezikshme për shkak të kolesterolit të lartë, por ajo është mjaft e pasur me vitamina A, B12 dhe D, kalcium dhe omega-3. Nëse kolesteroli i lartë të shqetëson, atëherë ki parasysh që limiti për një ditë është rreth 300 mg.

Kjo do të thotë që një vezë në ditë është e shëndetshme dhe aspak e rrezikshme edhe për personat që vuajnë nga kolesteroli. Megjithatë, është mjaft e rëndësishme të jesh i ndërgjegjshëm në lidhje me sasinë e mishit, djathit apo produkteve të tjera që mund të rrisin nivelin e kolesterolit gjatë ditës.

E vërteta që ka shokuar të gjithë! Ndryshimi i madh i të Bardhës dhe të Verdhës së vezëve Read More »

Ishte një nga emërimet e para të Arta Markut, dorëhiqet papritur prokurori

Në ditët e para në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku largoi nga Prokurpria e Elbasanit, Dritan Ginën për të emëruar Ardian Nezhën.

Por, kryeprokurori i Elbasanit, emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë ka dhënë papritur dorëheqjen.

Nezha ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me arsyer shëndetësore, por sipas burimeve të Report TV, lëvizja e Nezhës është taktike, pasi ai pritet të emërohet në një detyrë më të rëndësishme në Tiranë.

Ishte një nga emërimet e para të Arta Markut, dorëhiqet papritur prokurori Read More »

Rama vizitë në Vlorë, ja qëllimi i takimeve

Kreu i ekzekutivit Edi Rama nisi një takim dy ditor në qytetin e Vlorës, në zonën ku në dy mandatet e fundit ai është shpallur deputet.

Takimin e parë e ka zhvilluar në shkollën profesionale ‘Pavarësia’ për të vijuar në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në këtë qytet.

Në takimin me dyer të mbyllura është zhvilluar analiza e zgjedhjeve të vitit të shkuar pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve të partisë, raporton “Ora”.

Në takim është diskutuar organizimi në vazhdim për të hedhur themelet e punës për fushatën e vitit 2019.

“Angazhimi i çdo anëtari të partisë në evidentimin e çdo vote të mundshme për të arritur një rezultat më të mirë. Kërkohet një rezultat akoma më i mirë se në 2017”, mësohet të ketë thënë Rama në Asamble sipas burimeve.

Ndërkohë, ditën e shtunë do të vijohet me një tjetër agjendë kryesisht për investimet ne qytetin e Vlorës./mapo

Rama vizitë në Vlorë, ja qëllimi i takimeve Read More »

Rrëshqitja e tokës “zhduk” një fshat të tërë !

Fenomeni i rrëshqitjes së tokës është përhapur në të gjitha zonat e Shqipërisë. “Fiks Fare” udhëtoi drejt fshatit Blinisht në zonën e Repsit. Fshat që thuajse është zhdukur krejtësisht nga rrëshqitja e tokës nga data 22 mars e në vazhdim.

Si pasojë janë krejtësisht të pabanueshme 15 shtëpi, ndërsa janë dëmtuar edhe 5 të tjera. Ekipi i emergjencave civile u ka kërkuar banorëve të largohen, pasi qëndrimi në fshat rrezikon jetën e secilit banor.

Por kësaj thirrje nuk i janë përgjigjur të gjithë banorët. Njëri prej tyre shprehet se është i vetëdijshëm për rrezikun, por qëndron prej pronës që ka. Nga shteti kërkon dëmshpërblim të plotë për dëmet. “Kërkojmë dëmshpërblim të plotë 100% pasi dëmet fillestare të banesave kanë ardhur kur ka filluar Rruga e Kombit. Dikur na kanë dhënë 200 mijë lekë të vjetra sa për të na mbyllë gojën. Ashtu siç është dëmtuar një person ku ka kaluar autostrada ashtu të shpërblehem edhe unë”, tha ai.

Çarja e tokës ka shkuar në më shumë se një metër, sipas administratorit të njësisë Rosh Frrok Doda dhe banesat janë zhvendosur deri në 100 apo 150 metër si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

“Të gjitha shtëpitë e fshatit janë të vendosura në një strukturë gjeologjike që përbëhet nga Argjila dhe shkëmbinjtë devijon. Në 22 Mars filloi të japë disa shenja dhe banorët janë larguar.

Kemi 15 familje që u janë zhdukur shtëpitë dhe 5 të tjera të rrezikuara. Shërbimi gjeologjik që ka ardhur këtu ka dalë në përfundimin se këtu nuk banohet. Familjet janë sistemuar tek të afërmit edhe pse u kemi vënë në dispozicion dhomat e konviktit të shkollës së mesme në Rrëshen”, shprehet administratori Doda. Gjithsesi ai vazhdon të këmbënguli për largimin edhe të atyre pak banorëve që kanë mbetur në fshat.

Fshati Sheshaj është një tjetër zonë e Mirditës që është prekur nga rrëshqitja e tokës. Banorët shprehen se ka të paktën 12 vite që ka filluar rrëshqitja, duke iu frikësuar gjithnjë e më tepër një katastrofe të paralajmëruar.

Sipas tyre problemi po agravon çdo ditë prej ndërtimit të rrugës së fshatit në vitin 2002, si pasojë e ndryshimit të rrjedhës natyrore të ujërave nëntokësor. Tetë janë familjet që rrezikohen më tepër, por banesa e Pal Ruçit, është krejtësisht e pabanueshme. Të çarat janë kudo në mure dhe dysheme. Por i zoti i shtëpisë tregon se nuk kanë ku të zhvendoset edhe pse është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset.

Dëmet e para kësaj banese i erdhën nga tërmeti i rreth një viti më parë, por reshjet e fundit kanë stimuluar më tepër rrëshqitjen e tokës ndaj problemi ka agravuar.

Banorët e fshatit Sheshaj apelojnë për ndihmë sa nuk është shumë vonë!
Top Channel

Rrëshqitja e tokës “zhduk” një fshat të tërë ! Read More »

Harta kineze e fytyrës. Cila pjesë e trupit është e sëmurë dhe si t’a shëroni atë

Për shumë vite me radhë, shëruesit në Kinë arrijnë të zbulojnë sëmundjet e trupit vetëm me duke lexuar fytyrën. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe mund të reflektojë ndryshimet e brendshme, më shpejt se sa pjesët e tjera të trupit. Simptomat më të zakonshme që manifestohen në fytyrë janë skuqje, puçrra dhe ndryshim i ngjyrës së lëkurës.

Sipas këtyre teknikave kineze, çdo pjesë e fytyrës është e lidhur me një organ të trupit. Zbuloni më poshtë se si mund ta përdorni këtë teknikë për të trajtuar shumë probleme shëndetësore.

Balli:  Fshikëza dhe zorra e hollë
Shkaku- Konsumi i tepërt i ushqimeve të konservuara dhe yndyrnave çon në një tretje të ngadalësuar. Gjithashtu, kjo gjendje shkaktohet nga stresi, sheqeri dhe pirja e alkoolit në sasi të mëdha.
Trajtimi– Përpiquni të shmangni konsumimin e alkoolit dhe përmirësoni gjumin e natës. Gjithashtu, sigurohuni që të pini shumë ujë dhe të konsumoni ushqime të papërpunuara.

Zona mes vetullave: Mëlçia
Shkaku- Stomaku juaj nuk është çlodhur sa duhet dhe kjo e çon në lodhje kronike. Konsumi i tepërt i mishit e vështirëson punën e stomakut. Gjithashtu, kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni alergjik ndaj disa ushqimeve.
Trajtimi- Është shumë e rëndësishme të hani ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Mundohuni të bëni yoga, ecje të shpejtë ose ndonjë ushtrim tjetër. Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër.

Harku i vetullës: Veshkat
Shkaku-Qarkullimi i dobët i gjakut, alkooli, dobësimi i zemrës dhe duhani.
Trajtimi-Ulja e përdorimit të kafeinës, shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pijeve me ëmbëlsues.
Hunda:Zemra
Shkaku- Qarkullimi i dobët, fryrje e stomakut, gazra, qëndrimi në hapësira të mbyllura dhe ajri i ndotur. Hipertensioni mund të jetë shkak për shumë çështje lidhur me këtë organ.
Trajtimi- Kontrolloni nivelin tuaj të kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Ju duhet të pini çaj organik të gjelbër, kështu që të eliminoni toksinat nga trupi. Gjithashtu, sigurohuni që të ushtroheni rregullisht me aktivitet sportiv.

Pjesa e sipërme e faqeve: Mushkëritë
Shkaku- Ndotja, astma dhe pirja e duhanit. Gjithashtu, ajo shfaqet me rrathë të errëta poshtë syve.
Trajtimi- Mos qëndroni shumë kohë në vend me tym duhani apo ajër të ndotur. Nëse ju jeni duhanpirës, keni nevojë ta lini sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurohuni që të bëni disa ushtrime.
Faqet: Mushkëritë dhe veshkat
Shkaku- Konsumi i tepërt i sheqerit, kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit.
Trajtimi- Hani ushqime të shëndetshme dhe hiqni nga dieta juaj ushqimet që ju bëjnë dëm, si dhe blini produkte kozmetike me cilësi të lartë.

Goja dhe mjekra: Stomaku
Shkaku-Ushqimet me yndyrë, sheqer dhe stimulues, si alkooli dhe kafeina. Ushqimet dhe stresi, si dhe qëndrimi zgjuar deri natën vonë mund të prishin ekuilibrin e këtij organi.
Trajtimi- Konsumoni fruta dhe ushqime për të balancuar organizmin tuaj. Nëse ende keni probleme, duhet të konsultoheni me mjekun.
Nofulla dhe qafa: Hormonet
Shkaku- Mungesa e sasive të nevojshme të ujit, përdorimi i tepruar i kripës dhe ushqimeve të sezonit, si dhe teprimi me kafeinën.
Trajtimi- Ulni sasinë e kafeinës, kripës dhe ushqimeve që ju dëmtojnë. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë në ditë.

Harta kineze e fytyrës. Cila pjesë e trupit është e sëmurë dhe si t’a shëroni atë Read More »

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur

Cmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës. Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet. Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë.

Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëprodhuesi nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.

Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur Read More »