Aurora

Euro prek sot “fundin” në Shqipëri. Hiqeni nga duart sa më parë!

Monedha Euro po kalon ditët më të errëta në Shqipëri dhe sot ka prekur pikën më të ulët në 10 vitet e fundit.

Monedha e përbashkët europiane sipas valutës sot në Shqipëri këmbehet me 128.81 lekë, 0.2 lekë më pak se ditën e djeshme.

Rënia e euros në tregun e brendshëm është ndihmuar dhe nga dobësia e saj në tregjet ndërkombëtare. Në bursa, një euro u këmbye sot me 1,2 dollarë, që është niveli më i ulët që nga mesi i muajit janar, si rrjedhojë e deklaratave të kreut të Bankës Qendrore Europian, Mario Draghi, që nënvizoi se rritja e eurozonës është e qëndrueshme, por megjithatë i mbajti normat e interesit të pandryshuara.

Pavarësisht ndikimit nga bursat ndërkombëtare, në trendin afatgjatë, euro ka qenë e dobët në tregun e brendshëm. Në krahasim me një vit më parë, euro ka rënë me 6,4 lekë, ose 4,7% (në 27 prill 2017 një euro u këmbye me 135,24 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në bursa për të njëjtën periudhë monedha e përbashkët është mbiçmuar me 11% në raport me dollarin.

Arsyet, sipas aktorëve të tregut lidhen me ofertën e lartë të euros në tregun e brendshëm dhe kërkesën relativisht të dobët për lekë. Arsyet janë të njohura tashmë, si burimet informale, që po kanalizohen në tregun e pasurive të paluajtshme, hyrjet nga parapagimet nga turizmi, konvertimet e bizneseve që kanë të ardhura në valutë në datat e pagimit të taksave, politika e deuroizimit të Bankës së Shqipërisë që po nxit daljen e valutës nga bankat, duke rritur ofertën në treg të lirë etj, ka shpjeguar Monitor.

Megjithatë nuk ka asnjë “dritë jeshile” për Euron, sepse sipas ekspertëve të tregut monedha europiane do vijojë të jetë e dobët në tregun  brendshëm edhe përgjatë sezonit të verës.

Euro prek sot “fundin” në Shqipëri. Hiqeni nga duart sa më parë! Read More »

Ja cfare problemesh shkakton konsumimi i veres se kuqe

Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të m­ëdha mund të rrisë edhe rrezikun e s­ëmundjeve mendore dhe të shkaktojë inflamacion – gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Vera e kuqe mund të jetë pija më e keqe për lëkurën sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar.

Duke folur për Popsugar, Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.

“Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor.

Mbingarkon mëlçinë dhe, si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur. ”- thotë Dr Menolascino .

Ja cfare problemesh shkakton konsumimi i veres se kuqe Read More »

Dhurata e bashkëshortit për përvjetor

Dhurata e bashkëshortit për përvjetor, një plantacion me kanabis.

Ayda Field ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të shtrenjtë bashkëshortit të saj Robbie Williams, për përvjetorin e tyre të martesës dhe duhet theksuar se kjo nuk është një dhuratë e zakonshme.

Robbie në shumë intervista ka pranuar se është konsumues i rregullt i marijuanës.

Ai e cilëson këtë bime si e vetmja që ka veti qetësuese e kurative dhe tashmë që është e legalizuar në Los Angeles, asgjë nuk e ka ndaluar gruan e tij t’i blejë një plantacion të tërë.

Plantacioni që ajo i bleu është i krijuar në bodrumin e një vile në L.A dhe sa herë që artisti të ketë nevojë për të tymosur mund ta bëjë këtë fare thjeshtë dhe në sasi të palimituara.

Dhurata e bashkëshortit për përvjetor Read More »

Studimi që ”rrëzon” besimin. Shkencëtarët: Po, ka jetë pas Vdekjes

Në një kohë kur bota është e rrethuar me krizat ekonomike, krimet makabe, dhe të tjera probleme shqetësuese, ky lajm i konfimuar nga një grup ekspertësh, hap një tjetër debat. Shkencëtarët kanë konfirmuar se ekziston jeta pas vdekjes, e që ky pohim ka ardhur pas një studimi të detajuar.

Tabloiti “Seeker”, nënvizon ndër të tjera se ekspertët kanë arritur të vërtetojnë se pasi një person ndërron jetë, ekzistojnë disa gjene që në të vërtetë luftojnë për të sjellë personin sërisht në jetë.

Studimi i ri sugjeron se kur informacioni në ADN përdoret për udhëzime që të krijojë molekula të tilla si: proteina, e që shërbën për rritjen e gjeneve në përpjekje për tu ringjallur. Studimi është realizuar përmes një monitorimi tek minj, por ekspertët besojnë edhe se kjo dukuri ndodh edhe tek njerëzit.

Autor i studimit, Peter Noble, nga Universiteti Uashingtonit, në një prezantim të zbulimit, ka thënë se jo të gjitha qelizat janë “të vdekura”, kur një organizëm vdes.

“Llojet e ndryshme qelizore, përfshijnë qelizat e ndryshme të jetës, ka raste që gjenerohen. Është e mundshme që disa qeliza të mbetet gjallë dhe që mbeten në përpjekje për të riparuar vetveten, veçanërisht qelizat burimore”,- u shpreh Noble.

Hulumtimi gjeti se transkriptimi i gjeneve është i lidhur me rritjen e zhvillimit embrional. Zhvillimi embrional është një karakteristikë e zhvillimit shumë e hershme e njeriut, ku pjesë të trupit kthehen në baza e që përpiqen për të sjellë personin në jetë. Ai gjithashtu shton se do të lejojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë procesin e vdekjes.

”Ashtu si kullat binjake në 2011, ne mund të marrim më shumë informata se si një sistem bie, duke studiuar renditjen e ngjarjeve. Me rastin e kullave binjake, ne pamë një kolaps sistematik të një kati. Kjo na jep një ide të themeleve strukturore që mbështesin ndërtimin dhe ne shohim një model të ngjashëm në mbylljen e kafshëve”.

Burimi: Seeker/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë/

Studimi që ”rrëzon” besimin. Shkencëtarët: Po, ka jetë pas Vdekjes Read More »

Çaji jeshil i dobishëm për peshën, ka 3 përfitime

Çaji jeshil, një përbërës natyral, që është bërë majft popullor vitet e fundit për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë. Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretike, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat.

Parandalon sëmundjet kardiake

Antioksidantët e tij parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arterie, e për pasojë parandalojnë formimin e pllakave. Pastrojnë qarkullimin e gjakut, dhe lehtësojnë rregullimin e lipideve në të gjithë trupin. Reduktojnë riskun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Lufton mbipeshën

Katekinat e saj veprojnë mjaft mirë në metabolizëm, duke përmirësuar aftësinë e djegies së kalorive. Ka fuqi të lartë ngopjeje, duke ndaluar të hani më shumë se sa duhet. Vetitë detoksifikuese ndihmojnë në heqjen e toksinave nga gjaku.

Parandalon plakjen e parakohshme

Duke qenë një pije plot me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil konsiderohet një nga aleatët më të mirë për të reduktuar plakjen e parakohshme të qelizave. Kjo nuk do të thotë që shmang formimin e rrudhave dhe shenjave të moshës, por edhe mbron organet nga sëmundjet tipike të plakjes. Flavonoidët dhe vitamina E ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe reduktojnë nivelin e stresit oksidativ.

Çaji jeshil i dobishëm për peshën, ka 3 përfitime Read More »

Protesta e biznesit për TVSH, Rama: Vazhdojeni

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël, i sfidoi që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

”Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare. Protesta le të vazhdojë, është puna juaj jo e jona”, u shpreh ai.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël, u ankuan edhe për taksat vendore, sipas tyre të rritura nga bashkitë.

”Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

Protesta e biznesit për TVSH, Rama: Vazhdojeni Read More »

Gjyqtari i përjashtuar nga Vettingu fundos Adriatik Llallën

Zbatimi i ligjit të Vetingut, krahas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve me njollë, po nxjerrë zbuluar ish-funksionarët e përfshirë në mekanizimin disavjeçar të mbrojtjes së pasurive të paligjshme të njerëzve të drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Fatos Lulo, i shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për shkak të mosjustifikimit të pasurisë me dokumentacion ligjor, është rrëfyer para trupës gjykuese të Vetingut rreth pasurisë së tij, duke kompromentuar pozitat e Adriatik Llallës, ish-kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe më vonë, ish-kryeprokuror, si i besuar i qeverisë ‘Berisha’.

Me anë të një deklarate të detajuar, drejtuar trupës gjykuese të Vetingut, e përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Entelja Çiftja, Fatos Lulo thotë se pasuria e tij është hetuar në mënyrë të thelluar nga ILDKPKI, në vitin 2010 apo 2011, kohë kur ky institucion drejtohej nga Adriatik Llalla. Lulo pohon se gjatë këtij hetimit është thirrur në ILDKPKI për të dhënë sqarime rreth pasurisë së tij nga Kanadaja në Shqipëri. Lulo sqaron se ILDKPKI, pasi kreu të gjitha veprimet, nuk ia ka thënë asgjë nëse pasuria ishte apo jo e ligjshme, por ai ka vazhduar normalisht detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me votat e Partisë Demokratike.

“Nga ky organ jam thirrur nga inspektori dhe kam dhënë shpjegime për gjithçka në lidhje me deklaratën e vitit 2004 dhe të atë të vitit 2006, vit në të cilin unë mora detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. ILDKPKI, mbasi kreu të gjitha të gjitha veprimet e saj, mendoj se arriti në një konkluzion. Ky konkluzion i saj duhet të ketë qenë në favorin tim, pasi unë kam vazhduar detyrën që nga ajo kohë deri më sot”, shprehet Lulo. Por, hetimi i thelluar i komisionit të Vetingut konfirmon se ILDKPKI, gjatë drejtimit nga Adriatik Llalla, ka mbrojtur pasurinë e paligjshme të këtij gjyqtari.

KPK arriti në konkluzionin se Lulo nuk justifikonte një apartament në Tiranë, viti 2004, një njësi me sipërfaqe 172 m2, dhuruar nga motra, deklarim të rremë për një zyrë 74 m2, viti 2004, mosjustifikim i 10 500 000 lekë nga ’95-2005, mosjustifikim i 100 mijë USD dhuruar nga motra, deklarim të rremë për një apartament në Kanada, deklarim i rremë i një depozite në Kanada 400 000 CAD, mosjustifikim i një huaje 480 mijë USD marrë motrës, mosjustifikim i shumave 160 000 CAD dhe 400 000 CAD etj. Të gjitha këto janë konsideruar normale nga Adriatik Llalla, ku drejtonte ILDKPKI dhe kur hetonte në mënyrë të thelluar pasurinë e Fatos Lulos.

Rrëfimi i plotë  gjyqtarit Fatos Lulo për organet e Vetingut

“Unë Fatos Lulo, me detyrë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, duke qene se jam subjekti i deklarimit të pasurive, si dhe në mbështetjen e ligjit për rivlerësimi i e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shoh të nevojshme të sqaroj nëpërmjet këtij deklarimi si më poshtë vijon:

-Në deklarimin tim të parë, që mban datën 27.11.2004, si rezultat i emërimit tim si anëtar i KKRT, kam deklaruar apartament banimi me sipërfaqen dhe vlerën përkatëse në Toronto, Kanada, të pahipotekuar. Te pjesë likuiditet kam deklaruar depozitë jashtë vendit 400 000 dollarë kanadezë. Kam deklaruar marrjen e një huaje 480 000 dollarë amerikanë mostrës sime. Në deklarimin e 2006, si rezultat i emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë, kam deklaruar shitje apartamenti në Toronto dhe shumën përkatëse. Kam deklaruar shlyerjen e huasë 480 000 dollarë amerikanë.

-Sa më sipër, sqaroj se unë kam dy shtetësi, atë shqiptare dhe atë kanadeze. Në vitin 2004, vit që përkon me deklarimin tim të parë, unë kam qenë rezident në të dyja vendet dhe njëkohësisht së bashku me motrën time, D. L, biznesmene në fushën e ndërtimit në një nga shoqëritë me emër në Shqipëri, menduam që të zhvillonin edhe në Kanada biznes së bashku. Për këtë, motra ime më dha hua cash shumën 480 000 dollarë amerikanë. Formulari i deklarimit të parë, mbushur nga unë, datë 27.11.2004, pasqyron mundësinë e blerjes së një apartamenti në Toronto, pasi unë isha në tratativa për blerjen e tij me agjenci imobilare, prandaj në formular është shënuar i pahipotekuar, për vetë faktin se akoma nuk ishte blerë.

-Për sa më sipër, në pikën 2, nga shuma që unë kisha në dispozicion prej 480 000 dollarë amerikanë, mendoja të hapja llogari në bankat në Kanada, në shumën 400 000 dollarë kanadezë. Ky fakt është më se i vërtetë, pasi unë nuk kam vënë asnjë numër llogarie tjetër për këtë shumë, pasi nuk ekzistonte të qe bërë kjo transfertë. Duke qenë se unë nuk po ndërmerrja asnjë veprim në lëvrimin e shumës për blerjen e apartamentit, agjencia imobilare, ku kisha bërë prenotimin, kreu shitjen e saj në vlerën që unë kam pasqyruar në deklarimin periodik të datës 27.03.2006.

-Sa më sipër, është plotësisht e vërtetueshme, nëpërmjet organeve zyrtare financiare kanadeze, që unë asnjëherë nuk kam pasur apartament të blerë në Kanada, si dhe shumën prej 400 000 dollarësh kanadezë në ndonjë llogari bankare në atë vend apo të jetë lëvizur një shumë e tillë nga Shqipëria në Kanada dhe anasjelltas. Çdo gjë si më lart, e deklaruar nga unë në deklaratën e vitit 2004 dhe 2006, ka ardhur rezultat i mospasjes së një faqeje ku të deklarohej për prona apo likuiditete, të cilët ishin në pritshmëri ardhjeje për subjektin deklarues. Në këto kushte, unë deklaruesi, u këshillova me zyrtarët e ILDKPKI t’i pasqyroj në deklarimet e mia, por duke i vënë fjalën ‘pa hipotekuar’. Në Kanada, blerja e një prone shoqërohet në mënyrë të menjëhershme me dokumentin hipotekor të pronësisë, gjë që unë nuk e kam pasur ndonjëherë.

-Në vitin 2010 apo 2011 (nuk e mbaj mend ekzakt vitin), mua më ra shorti nga ILDKPKI për kontroll të thellë. Nga ky organ jam thirrur nga inspektori dhe kam dhënë shpjegime për gjithçka në lidhje me deklaratën e vitit 2004 dhe të atë të vitit 2006, vit në të cilin unë mora detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. ILDKPKI, mbasi kreu të gjitha të gjitha veprimet e saj, mendoj se arriti në një konkluzion. Ky konkluzion i saj duhet të ketë qenë në favorin tim, pasi unë kam vazhduar detyrën që nga ajo kohë deri më sot. Në këto kushte, mendoj se ky objekt kontrolli është i ezauruar. Sa më lart, deklarohet në vullnetin tim dhe përgjegjësinë time ligjore”./Shqiptarja.com

Gjyqtari i përjashtuar nga Vettingu fundos Adriatik Llallën Read More »

Shpërthen Monika: Shokët e Ilir Metës, që s’godasin me miell e ujë le të shkarraviten ku të duan! Kryetare e LSI jam unë

Edhe pse u përpoq të ruante qetësinë kundrejt shpartallimit të forcës politike që drejton Monika Kryemadhi nuk e ka fshehur dot revoltën  në emisionin  “Debati në Chanel One”

“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës.

Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar. Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik. I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli.

Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën.  Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”, pohon Monika.

Shpërthen Monika: Shokët e Ilir Metës, që s’godasin me miell e ujë le të shkarraviten ku të duan! Kryetare e LSI jam unë Read More »