Aurora

E bujshme, qyteti shqiptar që ka rënë në duart e 3 femrave

Fieri është qyteti që ka rënë në “dorën” e tre prokuroreve femra që janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”.

Ato duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.

Burimet thane se është vendosur që tre femra të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

E bujshme, qyteti shqiptar që ka rënë në duart e 3 femrave Read More »

Sherri live te Zheji nuk mbaroi me kaq, ja çfarë i bëri i ftuari tjetër në emision

Përveç tensionit që pati mes gazetareve Arjan Çani dhe Denis Dyrnjanja, ne emisionin e Artur Zhejit nuk ka munguar as braktisja e emisionit nga të ftuarit, për shkak të mungesës së seriozitetit në trajtimin e temës së ditës.

Kështu, i ftuar në një lidhje me Skype nga Bostoni, analisti Ilir Demalia është larguar duke mos i kursyer akuzat ndaj drejtuesit të emisionit “360 Gradë”, Artur Zhejit.

Demalia tha:

“Unë po largohem, do ta ndërpres lidhjen me ju sepse unë nuk paguhem nga asnjë njëri si ju. Ju merrni para për  tu tallur me njerëzit. Edhe ju si media jeni pjesë e kësaj politike”.

Ndërkohë para se të bëhej mbyllej emisioni, moderatori Artur Zheji i dha leje Dyrnjasë të largohet për të shmangur çdo agravim të mundshëm të situatës, ashtu siç ndodhi gjatë transmetimit direkt.

Sherri live te Zheji nuk mbaroi me kaq, ja çfarë i bëri i ftuari tjetër në emision Read More »

Nuk ju shkon mendja, por ky insekt që na vjen vërdallë gjatë verës shkakton …

Te gjithe kemi fobite tona dhe ne mendje kemi nje krijese mbi Toke qe e konsiderojme me te rrezikshmen dhe te paparashikueshmen.

Por mesa duket, nga nje studim i ri, krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund te na shkojë ne në mendje.

Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.

Rreziku më i madh ishin mushkonjat.

Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

Nuk ju shkon mendja, por ky insekt që na vjen vërdallë gjatë verës shkakton … Read More »

Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vetë njeriu!

Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje. Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.Rreziku më i madh ishin mushkonjat.

Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë). Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.

Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vetë njeriu! Read More »

”Të fala nga Vlora, iku dhe vlonjati i mirë Ed Alikaj” nga Arben Abazaj

Këto ditë iku nga Vlora edhe vlonjati i mirë Ed Alikaj. Ai Edi qe kontriboi aq shume ne ndihme te bashkise te punet publike, me mjetet e tij me financat e tij. Iku. Iku pasi u detyrua te shiste te gjitha mjetet e punes, iku pasi si shperblim mori mosmirnjohjen e Bashkisë, edhe pse e ndihmoi aq shume! Edi vete e thote gjithmone qe ato punë i bera per qytetin tim, kurse matufi i Bashkise sa here mburrej me ndihmen qe jepte Edi. Ne doni te shihni sa e shemtuar eshte fytyra e mosmirnjohesit dhe matufit kur ka pushtet ejani ne Vlore, ose mesoni historine e Edit. Vlora eshte qyteti ku jane investuar qindra milione euro, ( ne letra), cuditerisht matufi i Bashkise nuk kishte pune per mjetet e Edit, spese Edi duhej vetem te ishte vullnetar. Nuk e meriton nje vlonjat te punoje ne Vlore. Vlonjatet duhet ti binden komandes : Shporruni! Firma qe bleu mjetet e Edit, jashtë Vlore, mori punera ne Vlore dhe njerezit e mburrnin sa mjtete te mira e te reja kishte! Ishin mjetet e Edit qe kishin mbetur papune! Paradoksin dhe tragjiken nje fije e holle i ndan ne jeten e nje shoqerie, pikerisht fakte te tilla kur detyrohen te largohen ata qe per kete qytet kane dhene aq shume nga vetja e tyre eshte kaluar kjo fije e holle. Ikja e ketyre njerezve do jap pasoja ne jeten e qytetit! Pasoja ne marredheniet shoqerore ne frymen e shperfilljes dhe mosmirenjohjes per ata qe e meritojne dhe vleresimin e batakcinjeve matufer qe vine ne Vlore vetem per te vjedhur! Arben Abazaj.

”Të fala nga Vlora, iku dhe vlonjati i mirë Ed Alikaj” nga Arben Abazaj Read More »

Flori Mumajesi nxjerr foton intime me një femër

Kantautori i njohur dhe i dashur per publikun, Flori Mumajesi, vitin e kaluar u përfol shumë për një lidhje të tij me moderatoren kosovare Liberta Spahiun me të cilën muaj më vonë dolën lajmet se ishin ndarë.

Tani duket se Flori eshte ne një lidhje të re.

Por teksa nuk ka asnje konfirmim nga vete kengetari per lidhjen e tij, kete mund te mendosh nga nje foto qe ka postuar se fundmi Flori në Instastory.

Aty shihet krahu i kantautorit dhe tatuazhi i tij teksa ka përqafuar një vajzë të veshur me rozë. Edhe pse foto eshte e dyshimte, num dihet nese eshte perdorur si nje kurth nga Flori per te ngaterruar mediat.

-640-0-5ae229f67a078

Flori Mumajesi nxjerr foton intime me një femër Read More »

E pabesueshme ajo që thonë meteorologët për temperaturat në fundjavë

Sipas Meteoalb, moti per te premten dhe fundjaven, do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm.

Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim.

Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

E pabesueshme ajo që thonë meteorologët për temperaturat në fundjavë Read More »

Artana,Nuovo Monte Qyteti më i vjetër mesjetarë Dardan, në Kosovë

Kalaja e Artanës ose Kalaja e ”Nuovo Monte”ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë.Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla…

Arkeologët thonë se gërmimet duhet të vazhdojnë në këtë zonë sepse ky vend po del të jetë qyteti më i rëndësishëm mesjetarë në gadishullin ilir,

Edhe pak ditë përfundojnë punimet në restaurimin dhe konservimin e gjetjeve në Kalanë e qytetit mesjetarë të Artanës.

Arkeologët thonë se gërmimet duhet të vazhdojnë në këtë zonë sepse ky vend po del të jetë qyteti më i rëndësishëm mesjetarë në gadishullin ilir, njofton burimi.

Reportazhin rreth historisë dhe gjetjeve në Artanë, e ka përgatitur gazetarja Blerta Ahmeti.

Artana,Nuovo Monte Qyteti më i vjetër mesjetarë Dardan, në Kosovë Read More »