Aurora

Kërkimet për gjetjen e Ymerajt, gjendet motori i ujit …

Gjendet motori i ujit që 32-vjeçari, Santo Ymeraj humbi që prej natës të së premtes, para gjashtë ditësh. Motori i detit është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjarët e 32-vjeçarit në Budva të Malit të Zi.

Motori ka qenë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarëve, ai ishte gjysmë i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Motori është vërtetuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhe dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që dhe ditën e sotme kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët. Por deri tani asnjë shenje të trupit të Sato Ymeraj.

Kërkimet për gjetjen e Ymerajt, gjendet motori i ujit … Read More »

Keku magjepsës me zemër cokollate – Sufle

Një ëmbëlsirë fantastike, e cila të magjeps e të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Kërkon pak durim në përgatitje por rezultati i saj do t’ju kënaqë menjëherë nepsin dhe oreksin.

Ja receta unike të përgatitjes së suflesë me çokollatë në shtëpi. Një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Suflesë me Çokollatë
(Përbërësit më poshtë janë për 6-7 persona)

150 gr çokollatë e zezë

120 gr gjalpë i freskët

120 gr sheqer pluhur

3 kokrra vezë

2 lugë gjelle me majë me miell gruri

1 lugë çaji me vanilje

Gjysmë luge kafeje me kripë
Përgatitja
Në një tenxhere ose në procesin e njohur si banjo mari, shkrijmë çokollatën e zezë bashkë me gjalpin dhe e lëmë derisa masa të bëhet kremoze dhe e lëmë mënjanë.

Në një tas të thellë rrahim vezët, më pas shtojmë kripën, sheqerin pluhur dhe më pas miellin.

Në fund, pasi i përziejmë të gjitha shtojmë vaniljen.

E përziejmë të gjithë masën mirë në mënyrë që të mos mbeten kokërriza.

Pasi masa të jetë bërë tërësisht kremoze shtojmë çokollatën e shkrirë me gjalpë dhe e përziejmë mire në mënyrë që brumi të bëhet homogjen.

Më pas, masën e shtojmë në tasat e aluminit, në mungesë të tyre mund të përdorni kupa qelqi zjarr duruese.

Duhet të bëni kujdes kur të mbushni tasat me brumin e përgatitur, mbushja duhet të jetë në masën e ¾ e tasit.

Futini për t’i pjekur në furrën e parangrohur në 180 gradë celcius.

Lërini të piqen për maksimumi 15 minuta derisa sipërfaqja e suflesë të ngurtësohet pak. Më pas largojini menjëherë nga furra në mënyrë që çokollata brenda ëmbëlsirës të qendrojë e shkrifët.
Kombinimi i Suflesë me Fruta dhe Akullore
Megjithëse është fantastike edhe pa u shoqëruar me të tjerë përbërës, sufleja me çokollatë kombinohet në mënyrë fantastike me fruta të ndryshme.

Ajo mund të serviret me feta frutash të freskëta, siç janë luleshtrydhet, mollët apo edhe bananet.

Ose mund të përgatisni një miks frutash dhe të servirni disa prej tyre bashkë me suflenë e çokollatës.

Sufleja shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer edhe me akullore me shije të ndryshme.

Keku magjepsës me zemër cokollate – Sufle Read More »

Lulerradhiqja, shëronjësja e mirë e njeriut

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Kjo e bën lulerradhiqen burimin më të rëndësishëm bimor të kësaj vitamine, që forcon kockat dhe luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, sepse kufizon dëmet që i shkaktohen neuroneve.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Lulerradhiqja përmban zeaksanthin e cila mbron retinën nga dëmet që i shkaktohen nga rrezet ultravjollcë.

Substancat e tjera si karoteni, luteina dhe kriptoksanthina e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë mushkëritë.
Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme
Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Lulerradhiqja përmban edhe folat, magnez, fosfor dhe bakër.
Gjethet e njoma dhe të zbehta në ngjyrë të lulerradhiqes janë më të mirat.
Pasi të keni mbledhur barishten kaq të dashur për gjyshet tona, lajeni me kujdes dhe thajeni.

Futeni në qese plastike në një zonë të frigoriferit me pak lagështirë. Në të kundërt, futini në ujë të valuar për 20-30 sekonda për të larguar aciditetin dhe më pas shtojini në sallatë.

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

Mos e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini. Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë.

Lulerradhiqja, shëronjësja e mirë e njeriut Read More »

Pas 10 vitesh martesë, gruaja lindi fëmijën e parë dhe pastaj vdiq. Reagimi i burrit…

Lindja është shumë e vështirë, një gjë që na frikëson është vdekja pas lindjes

Historia e Matt dhe Liz është unike…

Matt Logelin takoi dashurinë e jetës së tij, Liz Goodman, kur ata ishin në shkollë të mesme.

Pasi shkolla mbaroi, ata ishin në lidhje për nëntë vjet të tjera, dhe në fund vendosën të martoheshin, me 13 gusht të vitit 2005.

Matt shpejt u punësua si menaxher i projektit për Yahoo-n dhe Liz bëri një karrierë në ekzekutiv në Disney.

Çifti po kalonte shumë mirë bashkë, po u ngriteshin edhe karrierat e tyre, gjë që bëri Matt të fillonte të shkruante për jetën e tij, dhe Lizin, si dhe aventurat që kishin bashkë, transmeton lajmi.net

Marrëdhënia e tyre ishte shumë e përsosur, sidomos pasi kuptuan se familja e tyre po zgjerohej.

Liz zbuloi se ishte shtatzënë dhe ky lajm e ndriçoi jetën e dy të dashuruarve, të cilët pas dhjetë vitesh po rritnin familjen e tyre.

Matt kishte dashur gjithmonë të ishte baba, dhe Liz më në fund po bënte realitet ëndrrat e tij.

48 orë pasi Liz lindi vajzën e saj, gjendja filloi t’i përkeqësohet dhe për pak sekonda ndërroi jetë. Kjo ishte e pabesueshme për Matt, i cili ishte bërë gati të fillonte një jetë të re me gruan dhe vajzën e tyre.

Një histori vërtetë prekëse, megjithatë pas vdekjes së dashurisë së tij, ai kishte diçka për t’i thënë botës.

https://youtu.be/3SQVnMuXiWE

Pas 10 vitesh martesë, gruaja lindi fëmijën e parë dhe pastaj vdiq. Reagimi i burrit… Read More »

Receta më e fuqishme kundër rrudhave me Sheqer! Sekreti që fshehin firmat e famshme të kozmetikës

Kur jemi nën moshën 25 vjeç ne nuk shqetësohemi fare për rrudhat, por jemi vetëm në kërkim të recetave të bukurisë për lekurë të paster apo me shkelqim.

Por në momentin që ne na dalin rrudhat e para fillojmë te alarmohemi ndaj me këtë recetë ju jo vetëm mund të parandaloni, por edhe mund të kuroni. Me këtë dua të them që kjo është një recetë që mund ta përdorni nga mosha 20 vjeçe e lart pasi përveç se ndikon tek rrudhat është një mrekulli edhe për pastrimin e lëkurës.

Përbërësit:

2 lugë sheqer

1 lugë aloe vera

1 lugë mjaltë

Te tre këta përbërës kanë fuqi luftuese ndaj rrudhave, por kryesori është sheqeri i cili është një nga aleatet e bukurisë femërore.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë mjafton ti përzieni këta përbërës dhe në momentin që do t’ju formohet një masë homogjene vendoseni në fytyrë dhe përhapeni mirë. Pasi e keni aplikuar sigurohuni që do e mbani për 10 deri në 15 minuta. Dhe në fund vjen larja me solucionin tuaj të përditshëm ndërsa shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë ose të vakët.

Receta më e fuqishme kundër rrudhave me Sheqer! Sekreti që fshehin firmat e famshme të kozmetikës Read More »

Për t’u pasur zili – Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të bukura dhe me tërheqëse të HOROSKOPIT

Ka njerëz që takohen në rrugë dhe krijojnë një magnetizëm të madh ndaj tyre. Astrologët besojnë se ekziston një lidhje e pazgjidhshme mes hijeshës dhe shenjave të zodiakut. Këtu janë shenjat që kanë bukuri më të madhe nga të tjerat:

Shigjetari

Njerëzit e kësaj shenjeje preferojnë një dashuri për jetën, por ata digjen me pasion drejt gjysmës tjetër së tyre.

Shigjetarët preferojnë harmoni të intimitetit, për ta është e rëndësishme që partneri i tyre të jetë i kënaqur. Sekreti i karizmës është siguria e pashembullt në aftësitë e tyre. Këto karakteristika të shenjës ndihmojnë për të arritur qëllime të mëdha në këtë shenjë.

Akrepi

Akrepat janë njerëz shumë aktivë, të gatshëm për ndryshime kolosale në çdo kohë. Gjithkush dëshiron të kryejë eksperimente në shtrat, por jo të gjithë vendosin t’i zbatojnë ato në momentin më të rëndësishëm.

Virtyti i akrepit është se ai pëlqen të studiojë trupin e të dashurit të tij për kënaqësinë maksimale. Refuzimi i ashpër i akrepave nuk është i mirë, ata janë në gjendje të tradhëtojnë. Në të njëjtën kohë njerëzit e kësaj shenje nuk kanë turp për eksperimentet, por justifikojnë gjithçka me dashurinë dhe afeksionin e tyre.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë të kundërshtojnë veten e tyre dhe kjo vetëm mund të ndez marrëdhëniet. Binjakët janë interesante kryesisht nga njerëz të lodhur nga mërzia e jetës së përditshme, sipas pathos. Ata mund ta pushtojnë zemrën e një personi vetëm duke e parë atë. Fakti është se mërzia është e padurueshme për ta. Binjakët janë elegante dhe ekspresivë.

Për t’u pasur zili – Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të bukura dhe me tërheqëse të HOROSKOPIT Read More »

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas

Në javën e shëndetit, “autoambulanca rozë” që ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë në sheshin Skënderbej, nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj nisme ishin të pranishëm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë z. Ahmet Baha Ogutken.

“Jemi në javën e shëndetit e cila kulmon me 7 Prill, në ditën Ndërkombëtare të  Shëndetit, ndaj dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të rikthyer edhe një herë vëmendjen te rëndësia që ka parandalimi i hershëm i sëmundjeve, posaçërisht sëmundjeve tumorale sepse shpëton jetë! Ndaj dua të bëj një ftesë për të gjitha gratë që të mos e neglizhojnë kontrollin për kancerin e gjirit dhe kancerin cervikal, që për fat të keq, janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga kanceri te gratë në Shqipëri”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal gjithashtu edhe te zgjerimi i programeve parandaluese të ofrimit të shërbimit në komunitet, aty ku janë nevojat, përmes mamografëve të lëvizshshëm në të gjithë vendin.

“Vetëm në muajt e parë të këtij viti u kryen rreth 900 mamogafi, ndërsa në vit realizohen rreth 5 mijë mamografi falas përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër ne po fuqizojmë spitalet rajonale me aparaturat e nevojshme për ofrimin e shërbimit aty ku janë nevojat. Pesë mamografi të reja do të instalohen këtë vit në spitalet rajonale Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër”, tha Manastirliu.

Në këtë javë, Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë me dy nisma dhe programe të rëndësishme, siç është “autoambulanca rozë” dhe trajnimi i mjekëve dhe infermierëve për urgjencën mjekësore.

Zv/Ministri I Shëndetësisë së Turqisë, z. Ogukten deklaroi se shërbimi do të ofrohet falas për të ndihmuar gratë shqiptare për parandalimin e hershëm të sëmundjeve tumorale.

“Shpresojmë që të gjitha gratë të rezultojnë të shëndetshme nga këto ekzaminime, por nëse do të ketë gra që do të kenë probleme që lidhen me tumoret, ne do të garantojmë kurimin e një pjese prej tyre në

“Autoambulanca rozë” do të qëndrojë 3 ditë në sheshin Skendërbej nga ora 09.00-18.00 për të ofruar shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë.

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas Read More »

As bodyguard, as shërbim VIP, shihni vendndodhjen e ambasadorit Donald Lu

Megjithëse prej katër ditësh lajmi kryesor në vend është protesta e Kalimashit dhe arrestimi i 23 qytetarëve, ajo që bie në sy është heshtja e komunitetit ndërkombëtar.

I vetmi që është shprehur publikisht gjatë këtyre ditëve ka qenë ambasadori britanik në Tiranë, sipas të cilit dhuna nuk është zgjidhje.

Ambasadori amerikan, Donald Lu nuk i ka komentuar këto zhvillime dhe në rrjetet sociale ka pasur zëra që kanë kërkuar një qëndrim prej tij.

Por ku ndodhet ambasadori? Gazetari Robert Goro ka publikuar në faqen e tij në facebook një fotografi me ambasadorin Lu nga aeroporti i Athinës, por pa e specifikuar se kush ishte destinacioni i diplomatit amerikan.

“Nje befasim i kendshem ne aeroportin nderkombetar te Athines. As edhe nje bodyguard rreth tyre, as sherbim VIP apo bilete business class. Duke pritur me durim ne radhe, me shumicen e qytetareve qe udhetonin ne economy class, edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, Donald Lu me familjen”, shkruan Goro.

donald lu robert goro

As bodyguard, as shërbim VIP, shihni vendndodhjen e ambasadorit Donald Lu Read More »