Aurora

PS thërret me urgjencë komisionin për çështjen ‘Tahiri’

Kur deputetë të opozitës ndodhen në gjykatën e Tiranës, ku po mbahet edhe seanca për 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, mazhoranca ka bërë lëvizjen e radhës.

Lajm i fundit opozita në gjykatë ps thërret me urgjencë komisionin për çështjen Tahiri. Mësohet se PS do të mbledh sot komisionin hetimor ‘Tahiri’, rast për të cilin prokuroria po heton lidhur me ish-ministrin.

“Në vijim të mbledhjes së radhës së kaluar, ju njoftojmë se komisioni hetimore “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. SAIMIR TAHIRI, ish-min. Brendshem” do mblidhet sot ne oren 12.30 minuta. Ftohet media te jete e pranishme per ta ndjekur dhe pasqyruar. Nderkohe qe opozita nuk është maxhoranca thërret komisionin”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

PS thërret me urgjencë komisionin për çështjen ‘Tahiri’ Read More »

Skandali me pronat në Shëngjin, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave

Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim lidhur me skandalin me tokat në bregdetin e Shëngjinit, çështje për të cilën u arrestua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrkaj, dhe më pas u la i lirë.

Zef Gjini është një nga 11 personat e shpallur në kërkim për mashtrimin e tokave në Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Ranishtja 4”, ku u arrestuar 12 persona u arrsetua dhe 59-vjeçar Zef Gjini, i cili ka qenë në grupin e personave që ka përfituar tokë.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë Arrest me burg për falsifikim dokumentesh.

Skandali me pronat në Shëngjin, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave Read More »

Prokuroria “thonjtë në fyt” Llallës, mashtrove për pasurinë

Ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është vënë në hetim dhe ndaj tij rëndojnë katër akuza.

Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të

“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise , interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Prokuroria “thonjtë në fyt” Llallës, mashtrove për pasurinë Read More »

Orikumi dhe Karaburuni, aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes

Orikumi dhe Karaburuni ndodhen midis Gjirit të Vlorës në Lindje dhe Detit Jon në Perëndim. Lartësia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri në 800 m mbi nivelin e detit. Pikat më të larta janë Maja e Flamurit (826 m) e ajo e Caderes (839 m). Kjo zonë ka statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar, kategoria e IV. Zona e Karaburunit karakterizohet nga një diversitet biologjik dhe pejzazhor, i cili i dedikohet pozitës gjeografike, orografisë, hidrografisë, vertikalitetit, kushteve tokësore dhe klimatike të ndryshme. Kjo zonë mban habitate të ndryshme, të cilat nga ana e tyre përdoren nga një numër i konsiderueshëm kafshësh (shpend e gjitarë) të një rëndësie kombëtare dhe rajonale për ruajtje. Zona e Karaburunit aktualisht gjendet afër një popullate të konsiderueshme ku qendra më e madhe urbane është qyteti i Orikumit. Mjedisi social ekonomik i zonës është pothuajse agrar, ndërsa në verë merren me turizëm. Banorët përreth zonës së Karaburunit merren kryesisht me pemëtari, vreshtari, bimë foragjere, blegtori. Brenda zonës Karaburun gjatë periudhës së dimrit, është zhvilluar aktiviteti i blegtorisë (dhi e dhënë). Duke qenë në një pozicion të ndërmjetëm në rrugën e vetme nacionale që lidh Vlorën me Orikumin, Himarën e me tej deri ne Sarandë, ajo ka favorin të ofrojë pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj.

Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojnë se rajoni ka qenë ndër me të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet me gjetjet në shtatë qytete antike mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.

Nuk po flasim për Orikun e lashtë, por atë të kohëve të sotme. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër. I gjithë vendi ishte një pyll i përzier me hilqe, frashër, që e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë.

“Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në vitin 1956 s’kish gjë prej gjëje përveç një poste policie.

Për herë të parë u ndërtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rusët që do të vinin për bazëne Pashalimanit dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”. Dalëngadalë punët ecën, kurse Pallati i Kulturës, një ngrehinë tipike e stilit sllav, u inaugurua më 15 gusht të 1960. Kështu u krijua Orikumi si qytet tipik socialist, me ndërtesa tipike dhe njerëz tipikë, oficerë, marinarë dhe familjet e tyre.

Me fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur baza u prish dhe banorët mbetën në ato dy katëshit e vjetër, që u ndërtuan fillimisht për ushtarakët rusë dhe kolegët e tyre shqiptarë, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i mësoi banorët që t’i faleshin emigracionit, ndërsa pjesa e mbetur rregulloi shtëpitë dhe mendoi për turizmin shtëpiak. Falë punës së paqme të kryetarëve të bashkive, u shtrua rruga deri te baza, që nuk u bë kurrë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe sot ajo lidh vendin që nga fundi i Unazës së Re të qytetit dhe derisa përfundon në hyrje të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në krahun jugor të Rrugës Nacionale Orikum- Pashaliman. U rregulluan kanalizimet dhe u rregullua bulevardi kryesor në qytet. Që sot gëlon nga të rinj dhe mijëra pushues nga vendi dhe të huaj.

Tani banorët e këtij qyteti i kënaqen plazhit të paanë, që shtrihet nga pranë Bazës dhe vijon deri buzë qytetit, ku një rreth pallatesh të tëra e kanë ndryshuar Orikumin krejtësisht duke e bërë një nga atraksionet më të mëdha të pas bregdetit të Vlorës. Dhjetëra shitore të vogla, rrethojnë qytetin, ku mbizotërojnë merkatat e vogla, pijetoret dhe në barazim me këto kafe-internet. Në këto mjedise, fëmijët e brezave të tashmë të Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajnë gjallë fantazinë kibernetike dhe përcjellin trendin e moshës së tyre, që e ka bërë sërish të vjetër qytetin vogëlan.

Karaburuni, “molla e ndalueme”

Karaburuni, kjo perlë e natyrës dhe historisë shqiptarët po nglet e mbyllur për shqiptarët dhe turistët e huaj. Vizitorë të shumtë kërkojnë ta vizitojnë këtë zonë nisur nga informacionet e marra në internet, por nga deti është e vështirë dhe me kosto të lartë, nga toka është vënë postblloku ushtrak I Pashalimanit. Spostimi i këtij postblloku ka qenë edhe një prej kërkesave kryesore të banorëve të Dukatit, të cilët kanë pronat e tyre në Karaburun. Në fakt, i gjithë Gadishulli i Karaburunit po qëndron jofunksional pa të drejtë, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë që ai të ishte vënë në funksion të turizmit. Si duket interesa të caktuara mbajnë peng plazhet e virgjër dhe bukuritë natyrore të gadishullit interesant në të gjitha pikëpamjet.

Llogaraja, porta e Rivierës Shqiptare

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një siperfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shendetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e kombëtare. Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vendet më të bukura të Rivieres Shqiptare. Parku i Llogarasë përbëhet nga dru halore, pisha e zezë, bredhi, lisi, dëllenja e butë e robulli. Ështe shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966, po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar. Prej disa vitesh në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjel, restorante, bare të hapura në natyre, etj.,të cilët kënaqin kërkesat e turistëve dhe udhëtarëve.

Orikumi antik dhe Orikumi modern

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimine turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukuara, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gajtë bregdetare. Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.  E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur. Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme. Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Objekte me vlerë historike

Pushuesit që vijnë në gjirin e Vlorës dhe Orikum, veç plazhit, në orë të veçanta të ditës mund të vizitojnë edhe objekte historike që ndodhen në të gjithë zonën si:

Kisha e Marmiroit

Në fund të gadishullit të Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginën e Dukatit gjendet një objekt kulti i vetmuar, i ndërtuar mbi një kodër fare pranë bregut të detit. Është një kishë bizantine me kupole, ndërtimi i së cilës datohet diku ne shek. XII. Për të vizituar Kishën e Marmiroit ndiqet rruga që përshkon qytetin e Orikumit deri tek pompat e ujësjellësit dhe prej andej ndiqet rruga që të çon në rreze të kanalit.

Gramata

Gjiri i Gramatës (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Gramës) ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Gadishullit të Karaburunit. Në një zonë të pabanuar ku mund të me vështirësi në rrugë këmbësore. Ne antikitet që nga shek. VI p.e.r. shkëmbinjtë masivë që gjenden në këtë gji kanë shërbyer si gurore për ndërtimin e qyteteve. Në muret e tij të gurta, gjenden shkrime të marinarëve që i shprehin falenderimin perëndisë Poseidon. Sot përbën një vlerë unikale për detin e Mesdheut. Në këtë zonë ndodhet gjithashtu edhe shpella e Gramës, muret e gurta të së cilës përmbajnë vizatime dhe shkrime, shumica e të cilave i referohen mikpritjes se vendasve.

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Përbëhet nga dy kulla gjashtëkëndore në skajet veriperëndimore dhe juglindore. Ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të lartë dhe 1.25 metër të gjerë. Në këtë kala Princesha e Kaninës dhe e Vlorës, Rugjina e Balshajve, pati rezidencën e fundit ndaj pushtueseve Osmanë në vitin 1417. Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në fshatin Tragjas.

Kullat e Dervish Aliut në Dukat

Kullat e Dervish Aliut në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike. I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.Banesa është e tipit Kullë, që i ngjan një keshtjellëze të fortifikuar.

Shpella e Haxhi Alisë

Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë. Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtaret dhe udhëtarët që kalonin nga ato anë. Edhe sot anijet që kalojnë pranë shpellës i bien sirenës në nder të tij.

Rrepet e Izvorit

Në fund të Tragjasit janë shtatë rrepe të mbjellë, ndoshta, para 250 vjetesh. Përmasat e rrapit më të madh janë: lartësia 60 m, diametri maksimal 2 m, perimetri i trungut 10 m dhe kurora e rrapit ka një diametër pre 40 m. Në rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit. Rrepet e Izvorit janë lehtësisht të dallueshëm nga rruga kryesore.

Shpella e Dukë Gjonit

Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit në vendin e quajtur Petrunë, 400 m mbi nivelin e detit. Atë e ndajnë në disa salla e kate stalaktidet e stalagmitet. Në sallën e parë ndodhet një burim i vogël që ka ujë gjatë gjithë vitit. Kjo shpellë ka bukuri të rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike.

Orikumi dhe Karaburuni, aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes Read More »

Deputeti që po i bën “gropën” Ramës për Rrugën e Kombit: Qeveria të kërkojë falje që…

Ka bere nje deklarate te forte kryetari i komisionit të Ekonomisë, njeherazi deputeti socialist Erion Braçe ndaj qeverisë. Ai kërkoi që banorët e zonës të mund të përjashtohen nga tarifa, pasi sipas tij ajo nuk është autostradë, por një rrugë urbane.

“Por po flasim për ekonomi. Do vazhdoj të insistoj të bëjë këtë pyetje sa të marr një përgjgije. Nga ajo që ju thoni me plot të drejtë, mua më është dukur një rrugë urbane që i krijon mundësi një qarku të tërë të udhëtojë më shpejt në pjesë të tjera të vendit. Po nga pikëpamja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve me qëllim turizmin, nuk më rezulton. Ajo që natyrisht në krahun tjetër ishte qëllim i dytë, elementi social i ndikimit të drejt për drejt në uljen e varfërisë së asaj zone, nuk më rezulton. Dhe ngjarjet e fundit, se këtu do dal te pyetjet e tjera, më bën të mendoj që varfëria e qarkut të Kukësit nuk është ulur. Rruga nuk ka çuar ekonominë në Kukës, siç u premtua dhe me kosto të madhe të vjedhjes brenda. Për shkak të këtij shqetësimi që ësht ëvarfëria e atyre banorëve në Kukës, nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama etj. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri. Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?”, tha Braçe.

Banorët duhet të përjashtohen nga pagesa e tarifës tha Braçe, duke kërkuar edhe përjashtimin e shërbimit urban, me qëllim që të mos ndikojë në çmimin e biletës.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mugnesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha Braçe.

Në përgjigje të tij, Ahmetaj tha se kryeministri ka kërkuar fillimin e negociatave intensive me konçesionarin për dimensionin social, dhe sipas tij parashikohet që këto negociata të mbarojnë brenda një muaji. Ndërsa për transportin publik, Ahmetaj tha se ka vende që nuk i përjashtojnë autobusët.

Ahmetaj bëri të ditur se paratë e kompensimit nuk do i kalojnë bashkisë së Kukësit, por ministrisë së Infrastrutkurës dhe Energjisë. Ai tha se e ka autoriteti kontraktor, në këtë rast qeveria, për ta përdorur për zonën.

Deputeti që po i bën “gropën” Ramës për Rrugën e Kombit: Qeveria të kërkojë falje që… Read More »

Mesi : Takime pune në Qarkun e Vlorës (Foto)

Nga dita e punës në Qarkun e Vlorës, me Prefektin Z. Flamur Mamaj, Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli dhe deputetët Znj. Vilma Bello, Z. Vullnet Sinaj, Z. Fate Velaj dhe Z. Edmond Leka, për t’u njohur më nga afër me sfidat dhe problematikat që paraqet kjo zonë.

  1. Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe drejtorive të Bashkisë Vlorë, nënvizova rëndësinë e qendërzimit të shërbimit tek qytetari dhe sipërmarrësi.

  2. Në takimin me qytetarë të ndryshëm gjatë vizitës inspektuese në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, theksova përgjegjësinë tonë maksimale në ofrimin e shërbimeve me qëndër qytetarin e bashkohore, si  dhe  tolerancën ZERO ndaj çdo forme të korrupsionit nga ana e punonjësit publik.

  3. Rëndësia e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për qeverinë shqiptare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë, ishte tema kryesore e një forumi të hapur me studentë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” së bashku me Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Shqipëri️ dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të PNUD Z. Brian J. Williams.

  4. Në përfundim të vizitës në Vlorë, shumë e kënaqur gjithashtu që inspektova nga afër një prej investimeve më të fundit në zonën e Kaninës, atë të një thertoreje, e cila pritet të hapet në fund të muajit Prill duke siguruar punësim për banorët e zonës dhe duke garantuar gjithashtu standardet më bashkohore evropiane  në cilësi dhe kontroll. Nga Senida Mesi

Fotografia e Senida MesiFotografia e Senida MesiFotografia e Senida MesiFotografia e Senida Mesi

Mesi : Takime pune në Qarkun e Vlorës (Foto) Read More »

Bulizmi në rrjetet sociale !

Bulizmi është një fenomen që na prek të gjithëve.

Si përdorues të rrjeteve sociale, zotërues të një llogarie në platforma si Facebook, Instagram apo Tëitter gjithkush nga ne shpërndan infromacion, ndan mendime, poston foto, etj. Një fenomen vërtet shqetësues, në nivel botëror jo vetëm në Shqipëri, është ai dhunës, apo ngacmimit në rrjetet sociale që është një formë e re bulizmi.

Cyberbulling, ose bulizimi në rrjetet sociale është një fenomen që rrezikon këdo, më së shumti adoleshentë dhe të rinj, por dhe personazhe të njohur, që në jo pak raste vuajnë një histeri komentesh të liga, dashakeqe, turpëruese e deri në mallime.

Bulizmi ishte sot tema kryesore e emisionit “Rudina” dhe për të folur për këtë ishin të ftuar gazetarja Iva Tiço, psikologu Edmond Dragoti, drejtuesja e shoqatës “Barazi në Vendimmarrje” Edlira Çepani dhe gazetarja Gerta Gixhari.

“Bulizmi është një fenomen historik. Gjatë gjithë ekzistencës, krahas dhunës, agresivitetit dhe elementëve të kësaj natyre ka ekzistuar edhe diskriminimi i cili ka qenë pjesë e komunikimit në mjediset njerëzore. Ai mund të zbutet ose të ulet, por është shumë e vështirë të zhduket për sa kohë njerëzit kanë shfaqje të dhunës dhe agresivitetit në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Sot në kushtet e teknologjisë së informacionit është përhapur shumë bulizmi kibernetik për të dhunuar individë të caktuar për të ulur statusin e tyre. Ky është mekanizëm që e përdorin shpesh njerëzit. Krahas komunikimit në rrjetet sociale ka edhe bulizëm kibernetik. Në rastin e bulizmit ajo që rekomandojnë psikologët zakonisht është përballja ose kundërvënia ndaj tij që ushtron bulizëm, kjo është e nevojshme për të ç’armatosur tjetrin dhe për t’i treguar se nuk je inferior ndaj tij dhe se ke personalitet.

Një kundërvënie e tipit: “Unë nuk shqetësohem për të” është shumë e rëndësishme në këto raste sepse budisti i jep kënaqësi vetes ose rrit statusin e tij prej bulisti pikërisht nëpërmjetë superioritetit që krijon ndaj dikujt tjetër”, tha Dragoti.

Ndërkohë Çepani evidentoi bulizmin si një problem që e kemi prezent gjatë gjithë kohës. Sipas saj, bulizmi në Shqipëri kryhet në një mënyrë krejtësisht normale.

“Në rastet e bulizmik kibernetik ti ke mundësi të kesh një person anonim dhe ti jo vetëm që nuk e di kë ke përballë, por as nuk e ndjek dot si rast. Problemi i bulizmit kibernetik është se ti e ke gjatë gjithë kohës prezent sepse ata të ndjekin gjatë gjithë kohës.

Edhe personat përgjegjës siç janë policia e kanë shumë të vështirë t’i kapin. Në Shqipëri ne e kemi shumë normale të kryerit e bulizmit. Unë kam kontaktuar me njerëz të cilët kanë qenë agresor ndaj gjërave që kam thënë dhe më kanë thënë: “Se kishim seriozisht, kërkojmë falje”. Kam përshtypjen se kjo është edhe çështje mentaliteti”, tha Çepani.

Bulizmi në rrjetet sociale ! Read More »

Keni gjithë kohës uri? Kjo është receta që ndal oreksin, pa lëvizur sheqerin në gjak

Farat e lirit janë të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra.

Ato ndihmojnë për të pastruar trupin nga toksinat, për të ulur nivelin e oreksit dhe sheqerit në gjak.

Ka shumë mënyra që ju mund të konsumoni lirin, gjithashtu mund të bëni çaj me të, por receta e mëposhtme është krijuar enkas për dobësim.

Kjo realizohet nëpërmjet dy stadeve: E para, frenohet oreksi, por paralelisht mbahet nën kontroll niveli i sheqerit në gjak dhe as nuk do të ndjeni nervozizëm.

E dyta, përmes kësaj receta merren vlerat shëndetësore të duhura, sidomos furnizimi me acidet yndyrore që këto fara i kanë me shumicë.

Pra, do të bini në peshë, në mënyrë të shëndetshme…

PËRGATITJA

Hidhi mbi 3 lugë fara liri në ujë të valuar.
Lërini të qëndrojnë gjatë natës.
Është më mirë të përdorni një shishe, por nëse nuk keni një, përdorni një tenxhere ose një tigan me një kapak.
Në mëngjes, derdhni ujin e tepërt.
Ajo që keni mbetur është një mukozë e trashë, që në fakt funksionon si ilaç kundër oreksit.
Pini 150 ml çdo ditë, gjysmë ore para ngrënies.
Sigurohuni që ta konsumoni atë 10 ditë dhe pastaj të merrni një pushim 10-ditor para se të filloni përsëri.
Shumë njerëz betohen se ndihmon në humbjen e peshës së shëndetshme dhe korrigjon çdo parregullsi në trup.

VLERAT SHËNDETËSORE

Superheroi i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit. Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra lëndë ushqyese: omega-3 dhe omega-6 të thartirës yndyrore, vitaminat B1, B2, hekur dhe zink.
Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.
Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë, i përmbushin nevojat për omega-3.
Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit, pasi shtypin ndjenjën e urisë (sipas recetes qe treguam me lart).
Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes.
Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese.
Në sajë të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.
Keni gjithë kohës uri? Kjo është receta që ndal oreksin, pa lëvizur sheqerin në gjak”

Keni gjithë kohës uri? Kjo është receta që ndal oreksin, pa lëvizur sheqerin në gjak Read More »