Aurora

18 kuriozitete interesante të pa ditura më parë, do ju lenë pa fjalë

Ndonjëherë na duket sikur dimë shumë përsa i përket gjërave që na rrethojnë dhe asgjë nuk do të na surprizojë më. Më poshtë kemi përzgjedhur 18 kuriozitete interesante të cilat do t’ju habisin.

  1. Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë.

  1. Mjalti i bletës nuk skadon asnjëherë.

  1. Kandili i detit Turritopsis Netricula është e vetmja specie në tokë e cila është e pavdekshme.

  1. Zemra e një balene blu është aq e madhe sa një njeri mund të notojë brenda arterieve.

  1. Fyti i balenës e ka diametrin njësoj me një gomë makine.

  1. Pesha e të gjitha mizave në mbare botën është e njëjtë me peshën e të gjithë njerëzve në tokë.

  1. Oktapodi ka tre zemra.

  1. Feng Shui është personi i parë i cili propozoi, që njerëzit të groposen në varre.

  1. Në Saturn dhe Jupiter, shiu që bie është i përbërë nga diamante.

  1. Qielli do të dukej kështu, në qoftë jupiteri do të kishte të njëjtën distancë sa hëna nga toka.

  1. Në trupin tonë ka 10-fish më shumë baktere sesa në telefonat tanë.

  1. Peshku mace ka 27,000 receptorë shijesh, që do të thotë 4 herë më shumë së një qënie humane

  1. Kjo është ajo çka duket kur zmadhojmë rërën me mikroskop.

  1. Askush nuk ka arritur kurrë të zbusë një elefant Afrikan.

15.Në foton e mëposhtme tregohet se si do të dukej flaka e qirit në tokë dhe në hapësirë ku graviteti është zero.

  1. Kur njerëzit kanë mungesë gjumi , mund t’i shohin të gjithë armiqtë përqark.

17.Të gjithë na ka ndodhur që pasi kemi bërë dush të na jenë bërë gishtat me rrudha. Ky fenomen ndodh për faktin se kur lëkura merr më shumë lagështi seç duhet sipërfaqja bëhet e rrëshqitshme. Për të evituar sipërfaqen e rrëshqitshme lekura i kundër përgjigjet këtij fenomeni duke krijuar rrudha.

  1. Gropa e vogël e cila është ndërmjet buzës së sipërme dhe hundës quhet Philtrum. Kjo krijohet kur fëmija është në barkun e nënës. Faqet rriten në mënyrë të pavarura nga njëra tjetra dhe takohen në mes afër hundës.

18 kuriozitete interesante të pa ditura më parë, do ju lenë pa fjalë Read More »

Trafikimi i lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet, 3 burimet kryesore të pastrimit të parave të pista në Shqipëri

Trafikimi i lëndëve narkotike është burimi kryesor i gjenerimit të parave të pista në Shqipëri gjatë vitit 2017. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka publikuar raportin për vitin 2017, në të cilin konstaton rastet, ku është identifikuar aktiviteti kryesor që gjeneron këto lloj të ardhurash. Për vitin 2017, trafikimi lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet vlerësohen si 3 burimet kryesore, pasuar nga shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni.

“Gjatë vitit 2017, për 33% të rasteve të dërguara në Prokurori/Polici është arritur identifikimi i lidhjes së mundshme me veprimtarinë kriminale të origjinës, e cila dyshohet se ka prodhuar fondet e qarkulluara apo të investuara. Numrin më të lartë të rasteve ku ka qenë e mundur të identifikohet vepra mëmë e zënë trafikimi lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet. Vërehet rritje e rasteve të dyshuara për shpërdorim detyre ose korrupsion, të cilat shënuan numrin më të lartë të paktën në 5 vitet e fundit”, theksohet në raport.

Paratë “e pista”, gjatë 2017 u sekuestruan vetëm 9 milionë euro

Për të parandaluar tjetërsimin e produkteve kriminale apo përdorimin e tyre për financim të terrorizmit, në ato raste kur ka fakte e të dhëna të mjaftueshme se një gjë e tillë po ndodh apo mund të ndodhë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave shpjegon në raport se ushtron të drejtën për bllokimin e përkohshëm prej 72 orësh të transaksioneve dhe pasurive. Gjatë 2017, janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 11.2 milionë euro, nga të cilat janë sekuestruar me vendim Prokurorie/Gjykate rreth 9 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të vlerës së sekuestrimeve në raport me vlerat e bllokuara nga DPPPP. Për vitin 2017 rezulton të jenë sekuestruar 80.8% të vlerave të bllokuara nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të parave, që përbën nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit.

Skemat sesi pastrohen paratë në Shqipëri

Po cilat janë skemat nëpërmjet të cilave pastrohen paratë në Shqipëri? Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka identifikuar në raportin e vitit 2017 mekanizmat e përdorur për kryerjen e pastrimit të produkteve të veprës penale apo financimit të terrorizmit, të cilat janë:

TIPOLOGJIA 1: Transferta nga shoqëri të regjistruara në vende parajsa fiskale, në favor të shoqërive ‘call center’ dhe tërheqja e menjëhershme e fondeve.

Si funksionon kjo skemë? Shoqëria A me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në fillimet e aktivitetit kishte përfituar disa transferta të dërguara nga vendet e BE, nga shoqëri të regjistruara në vende të parajsës fiskale (i ndryshëm nga vendi i dërgimit të transfertave).

Nga verifikimet e kryera rezultoi se: Në të njëjtën adresë që ushtronte aktivitetin kompania A, kishin regjistruar selinë edhe disa biznese të vogla të tipit Person Fizik (rreth 11 PF) me të njëjtin objekt veprimtarie si të shoqërisë A dhe të regjistruara në të njëjtën datë në QKB. Këto biznese ishin regjistruar në emër të punonjësve të shoqërisë dhe kishin moshë tepër të re.Nga analizimi i llogarive të bizneseve PF është vënë re se ka patur transferta në hyrje që në momentin e regjistrimit të tyre nga të njëjtat shoqëri që më parë i kishin dërguar transferta edhe shoqërisë A.

Fondet e mbërritura në llogaritë e bizneseve PF ishin pothuajse në të njëjtat vlera (10,000-15, 000 EUR për transfertë) dhe të gjitha këto fonde tërhiqeshin menjëherë nga shtetasi Z, i cili ishte person i autorizuar për kryerje transaksionesh në bizneset PF si dhe njëkohësisht i punësuar menaxher në shoqërinë A.

Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari ‘call center’ të sapo krijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat është dërguar informacion kohë më parë në organet ligj zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë.

“Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari ‘call center’ të sapo krijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat kemi dërguar informacion kohë më parë në organet ligj zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë”, theksohet në raportin e Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

TIPOLOGJIA 2: Transferta të kryera me vende të Amerikës Latine nga shtetas me lidhje familjare me persona të dënuar për trafikim lëndësh narkotike.

Si funksionon kjo skemë? Për një periudhe 2-vjeçare shtetasi A kishte përfituar transferta të shumta nga shtetas të ndryshëm nga një vend në Amerikën Latine, shteti N, por ajo që binte në sy ishte se për një periudhë 6 mujore (në 2014) shtetasi A kishte dërguar edhe rreth 20 transferta në vlerë totale 82,000 EUR drejt shtetasve të ndryshëm në këtë shtet. Lidhjet ndërmjet shtetasit A dhe shtetasve dërgues/përfitues ishin të paqarta, transfertat ishin me vende me risk lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, për rrjedhojë rasti u dërgua për verifikime të mëtejshme në organet ligj zbatuese.

Vëllai i shtetasit A si dhe bashkëshortja e shtetasit A (shtetasja B) kishin dërguar një numër të konsiderueshëm transfertash drejt vendit N për një periudhë rreth 2- vjeçare. Transfertat ishin kryesisht në vlerat 200-1,000 EUR, por kishte edhe transferta në vlera të ulëta deri në 20 EUR/ transferta. Dërgesat ishin të shpeshta 18-20 transferta në muaj dhe në favor të shtetasve të ndryshëm. Nga verifikime të tjera të kryera në lidhje me të afërm të ngushtë të bashkëshortes së shtetasit A, për vëllain dhe të atin e saj rezultoi:

Shtetasi X, (babai i shtetases B) kishte përfituar në shtetin N disa transferta të dërguara nga Shqipëria. Shtetasi X nga burime të hapura rezultonte të ishte i arrestuar më parë për trafikim lëndësh narkotike.

Shtetasi Y (vëllai i shtetases B). Rezultonte të ishte arratisur nga ambientet e paraburgimit, pasi ishte dënuar me 25 vjet për vrasje të një punonjësi policie; ishte arrestuar në një shtet jo Evropian për vjedhje dhe trafikim lëndësh narkotike; ishte arrestuar në shtetin N, pjesë e një grupi trafikimi lëndësh narkotike.

TIPOLOGJIA 3: Qarkullimi i shumave të dyshimta në sistemin bankar.

Si funksionon kjo skemë? Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë që prej 2015 dhe në vitin 2017 i ka mbërritur një transfertë nga shoqëria X nga një vend i BE në vlerë 310,000 USD, për të cilën ka kërkuar tërheqjen e shumës pa dhënë asnjë informacion lidhur me burimin e fondeve, dërguesin e tyre apo qëllimin e dërgimit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se: shoqëria X që ka dërguar transfertën e mësipërme është një nga aksionerët e shoqërisë Y, e regjistruar në Shqipëri, me të cilën shtetasi A ka marrëdhënie biznesi pasi e furnizon me karburant, dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, ka kërkuar një hua në vlerë 310,000 USD për investim në biznes; nga të dhënat e QKB, shtetasi A është aksioner në katër shoqëri, të cilat operojnë në të njëjtën fushë veprimtarie; gjatë periudhës që shtetasi A është përfshirë në këto subjekte (2011-2017) ka qarkulluar një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlera të larta, veprime të cilat kanë kryesisht natyrë biznesi; nga një informacion në burimet hapura, ky shtetas është arrestuar me akuzën e mashtrimit.

Informacioni i analizuar është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, nga të cilët na është konfirmuar se shtetasi A figuron i evidentuar me precedent kriminal për veprën penale “Mashtrim” dhe është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Bazuar në këto indicie DPPPP ka nxjerrë urdhër bllokimi. Në vijim është regjistruar një procedim penal ndaj këtij shtetasi si dhe është vendosur sekuestrimi i shumës 310,000 USD.

TIPOLOGJIA 4: Të ardhura të siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm

Si funksionon kjo skemë? Shtetasja A ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë shumën 80, 000 EUR duke deklaruar të ardhura nga emigracioni. Ndërkohë në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën bankë, shtetasi X (dhëndri i shtetases A) ka hapur llogari të përbashkët me bashkëshorten e tij shtetasen B, ku ka depozituar shumën 65,000 EUR si kursime familjare dhe puna në emigracion në një vend të BE. Në lidhje me këto depozitime nuk është paraqitur asnjë dokument justifikues. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se: shtetasja B ka investuar në pasuri të paluajtshme në vlerën prej 150,000 EUR; nuk kanë biznes të regjistruar në QKB.

Në lidhje me shtetasin X kemi kërkuar informacion në organet e zbatimit të ligjit dhe në vijim jemi informuar se shtetasit X dhe B janë të dyshuar nga autoritete e një vendi të BE, vendi M si persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga informacioni i marrë nga banka rezulton që më pas shtetasi X i përfaqësuar me prokurë nga shtetasja A ka kryer një transfertë prej 70,000 EUR në shtetin M për blerje shtëpie. Pas këtij informacioni materialet janë referuar në organet e zbatimit të ligjit, është nxjerrë urdhër bllokimi për rastin dhe më pas jemi informuar se është nxjerrë edhe urdhër sekuestrimi./Shqiptarja.com

Trafikimi i lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet, 3 burimet kryesore të pastrimit të parave të pista në Shqipëri Read More »

A qajnë bebet në barkun e nënës? Shkenca e ka një përgjigje për këtë fenomen

Nuk ka asgjë më të ëmbël në botë sesa ndjenja e rritjes së fëmijës brenda trupit të një gruaje gjatë shtatëzanisë. Sapo fetusi fillon e rritet nëna ndjen shkelmimet dhe lëvizjet e para, madje dhe zhurmën e lemzës së bebit të palindur

Por a e dini se foshnjet gjithashtu fillojnë të praktikohen se si do qajnë kur të vijnë në jetë? Sipas hulumtimeve të reja nga Universitetet Durham dhe Lancaster, të sapolindurit fillojnë të zhvillojnë mënyrat me të cilat ata do të komunikojnë, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të na tregojnë se çfarë ndjejnë kur të vijnë në këtë jetë. Hulumtuesit përdorën ultratingujt për të zbuluar fytyrat “grindavece” të fetusëve dhe përmes ekove mjekët zbuluan se fëmija qesh edhe qan duke ngrysyr vetullat në barkun e nënës.

Dr. Reissland, një lektor i lartë në Universitetin e Durhamit, tha: “Është jetësore që foshnjat të jenë në gjendje të tregojnë dhimbje sapo të lindin, në mënyrë që të “komunikojnë” çdo shqetësim që mund të ndjejnë. Nëse ato nuk do të qanin ne nuk do të kuptonim asgjë. Pavarësisht kësaj, kërkime të mëtejshme duhet të kryhen për të përcaktuar nëse “fytyrat e mërzitura” janë thjeshtë ushtrime të bebeve apo shkaktohen nga dhimbjet që ata mund të ndjejnë.

A qajnë bebet në barkun e nënës? Shkenca e ka një përgjigje për këtë fenomen Read More »

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve

Thellohet skandali me të dhënat e Facebook. Kompania pranoi se numri i profileve të prekura nga skandali “Cambridge Analytica” mund të jetë mbi 87 milion në të gjithë botën. Më herët ishte thënë se bëhej fjalë vetëm për 50 milionë profilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ka ndodhur? Facebook i dha kompanisë “Cambridge Analytica” me qendër në Britaninë e Madhe të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit të tij të cilat thuhet se u përdorën nga kompania në favor të fushatës së Donald Trump. Thellimin e skandalit e zbuloi kreu i CTO, Mike Schroepfer. Sipas tij Facebook ka përdorur të dhëna personale të klientëve të tij si telefonatat apo dhe mesazhet e shkruara.

Facebook e ka mohuar deri tani që këto të dhëna të jenë vënë në dispozicion të personave të tretë, por është e konfirmuar se Facebook ka pasur akses tek to pa dijeninë e klientëve. “Cambridge Analytica” akuzohet se ka përdorur të dhëna personale të klientëve të Facebook.

Për të marrë të dhënat është përdorur një lojë (quiz) që gjatë daunlodimit merrte edhe të dhënat e tjera të telefonit. Facebook e ka të ndaluar që të përdorë këto të dhëna. Kompania shtoi se kjo praktikë nuk është përdorur prej vitesh. Schroepfer dyshon se Facebook mund t’i këta ndarë këto të dhëna edhe me të tretë.

Ndërsa në të gjithë botën ky skandal ka alarmuar opinionin publik, në Shqipëri duket e nuk shqetëson edhe aq. Shqiptarët duket se kanë halle të tjera për momentin.

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve Read More »

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit në
vendin tonë. Në mënyrë të veçantë në fokusin tonë kanë qenë ngjarjet që kanë
ndodhur në qytetin e Kukësit si pasojë e protestës së qytetarëve për taksën e
Rrugës së Kombit.
Me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe
shpirtërore të vendit ne deklarojmë sa më poshtë:
Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të
qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të
thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.
Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj
personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është
kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme
për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. “Kisha nuk mund të
pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të
pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që
ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).
Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për
t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo
çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje
dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë
për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore
dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë
që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i
atyre të zonave të thella e periferike.
E dhënë sot, më 4 prill 2018,
nga Selia e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Tiranë

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike Read More »

E gjithë bota i ka hequr nga qarkullimi! Këto ushqimet janë të ndaluara kudo, por shqiptarët ende i konsumojnë çdo ditë

Perpara se të kapni pirunin, thikën apo canten e shpines vini re shenimet e disa prej ushqimeve më të rrezikshme në botë:

  1. Farërat e kajsisë: Edhe pse frutat konsiderohen të shëndetshme, konsumi i sasive të mëdha të farave të frutave mund të jenë vdekjeprurës.Farat e kajsisë në veçanti përmbajnë glikozide cianogenike, të cilat konvertohen në cianid hidrogjeni dhe ndërhyjnë ne aftësinë e trupit tuaj për të përdorur oksigjenin. Në Turqi, ku pemët e kajsisë janë të bollshme, shumë njerëz kanë vdekur pasi hanin shumë fara kajsie.

  2. Fruti yll: Lëng i këtij fruti është helmues për këdo që ka probleme me veshkat.Vetëm 100 mililitra te tij kane neurotoksina të mjaftueshme për të ndikuar në trurin dhe nervat tuaja.

  3. Hot Dogs: Ata janë përgjegjës për rreth 17% të të gjitha vdekjeve tek fëmijët nën 10 vjeç. KUJDES – ata janë një rrezik i madh i mbytjes.

4.Tru majmuni: Ushqimi i trurit të papërpunuar, të pjekur ose të gatuar, i majmunit gjendet më së shumti në Azi. Ushqimi i tyre mund të shkaktojë një gjendje neurologjike të pashërueshme ose fatale degjenerative të njohur si sëmundja Variant Creutzfeldt-Jakob.

  1. Fasulet e kuqe: Këto fasule mund të jenë toksike kur hahen. Për ngrënie të sigurt, sigurohuni që të vloni fasulet për të paktën 10 minuta per te ulur toksicitetin e tyre.

  2. Manaferrat: Kur jane te pjekura sic duhet,manaferrat janë të sigurta për tu ngrënë, por vetëm pa gjethet e tyre, degëzat dhe fara (të cilat të gjitha përmbajnë cyanide). Mund te vuani nga diarre te renda nëse hani manaferra të papjekura.

  3. Casu Marzu: I bërë me qumësht dhie, ky djathë i butë sardinian lihet i zbuluar derisa piqet. Prandaj, mizat janë në gjendje të leshojne vezë në të dhe kur ky djathe konsumohet ,larvat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe siklet duke irrituar muret e zorrëve.

  4. Fesikh: Ky peshk duhet të thahet në diell dhe të ruhet me kripë për 1 vit para se të jetë i sigurt për tu konsumuar. Është një pjatë tradicionale egjiptiane e bërë me kete lloj peshku te fermentuar që hahet gjatë një festivali te pranveres.

  5. Ackee: Ky frut i rrezikshëm është fruti kombëtar i Xhamajkës dhe përmban hypoglycin, një substancë toksike që shkakton të vjella. Nëse fruti është plotësisht i pjekur dhe është zgjedhur përpara se të hapet natyrshëm për të ekspozuar farat e zeza (të cilat janë toksike), atëherë konsiderohet i sigurt për tu ngrënë.

  6. Fugu (Puffer Fish): Ky lloj peshku mund të paralizojë dhe të asfiksojë nëse nuk është përgatitur siç duhet. Organet e këtij peshku përmbajnë tetrodotoksinë, një neurotoxinë e rrezikshme. Sipas ligjit japonez kuzhinierët duhet të kalojnë të paktën 3 vjet trajnim përpara se të përgatisin kete lloj gatimi.

Ka shumë të ngjarë që asnjëherë nuk do të ballafaqoheni me shumicën e këtyre artikujve. Sidoqoftë, sa më shumë që te dini, aq më te sigurt mund të jeni,veçanërisht nëse udhëtoni!

E gjithë bota i ka hequr nga qarkullimi! Këto ushqimet janë të ndaluara kudo, por shqiptarët ende i konsumojnë çdo ditë Read More »

La në burg 11 kuksianë, Alma Ahmeti del nga Gjykata nën masa të rrepta sigurie

Gjykata e Kukësit ka bërë me dije vendimin për të arrestuarit e protestes së Kalimashit. 10 prej tyre janë lëne me detyrim paraqitje, dy në arrest shtëpie, njëri në arrest me burg 20 ditë dhe 10 të tjeret në arrest me burg.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjyqtarja Alma Ahmeti, e Gjykatës se Kukësit, por seanca është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie për shkak të numrit të madh të të pandehurve.

Nga 23 te arrestuarit, 11 u lanë në arrest me burg (njeri nga keta me afat 20 dite), 2 të tjerë në arrest shtëpie dhe 10 detyrim paraqitje.

Me poshtë shihet momenti kur gjykatësja Alma Ahmeti ka dalë e shoqëruar nga policia, si dhe 2 nga të dënuarit me arrest me burg.

La në burg 11 kuksianë, Alma Ahmeti del nga Gjykata nën masa të rrepta sigurie Read More »

“Basha dhe Monika duan të vrasin 4 të tjerë si në 21 janar. Plani i Berishës të ndajë jugun dhe veriun”

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja ka komentuar vendimin e gjykatës për 23 të arrestuarit që protestuan në Kalimash për taksën e vendosur në “Rrugën e Kombit”.
Ai tha se protesta u kërkua nga Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe se u nis për paqësore por disa elementë shkatërruan pronën publike.

Po ashtu Manja tha se pas kësaj proteste fshihet dora e opozitës.
Gjithashtu ai komentoi edhe thirrjen e kreut të PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha për mosbindje civile si një thirrje për ndasi të shqiptarëve në “veriu” dhe “jugu”.
“Protesta u kërkua pa dijeni nga këshilli Bashkiak në Kukës.  Ata që djegin pronën publike nuk janë qytetarë. Ajo që më vjen keq që është se pas kësaj fshihet dora e opozitës.

Partia Demokratike pasi bindi LSi për tu bashkuar së  bashku tani kanë arritur të bien bashkë për mosbindje civile. Për Rrugën e Kombit nuk mund të flasë kurrsesi Berisha dhe Basha. Basha vodhi dhe u kthye pastaj në vendin e krimit.
Dhe po ashtu në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe Basha ministër u vranë 4 veta të pafajshëm në bulevard.

Thirrjet e Lulzim Bashës dhe Berishës janë për ndasi krahinore. Unë ju bëj thirrje që të  heqin dorë nga kjo mënyrë e të  bërit politikë pasi Kukësi, Tropoja Saranda dhe të gjithë janë të Shqipërisë dhe kjo qeveri është e shqiptarëve. Sali Berisha e ka provuar ndasinë e Shqipërisë veri-jug në 97. Edhe këtë radhë është i dështuar se në atë protestë në Kukës dhe para Drejtorisë së Policisë mori vetëm një grup militantësh.
Edhe sot ishte një shfaqje e shëmtuar, ku deputeti ka abuzuar me statusin dhe ka ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë,” tha Manja.

“Basha dhe Monika duan të vrasin 4 të tjerë si në 21 janar. Plani i Berishës të ndajë jugun dhe veriun” Read More »