Aurora

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia

PD dhe LSI do të nisin spt aksionin opozitar me mosbindje civile duke vllokuar katër alse kryesore pa leje nga policia.

Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje dje qytetarëve të bashkohen në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia Read More »

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e…

Sot nis mosbidja civile, por cfare pritet te ndodhe nderkohe qe protesta e opozites nuk eshte e ligjshme se nuk ka leje ne Polici?

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, i pyetur nëse do të ketë dhunë nga policia ndaj protestuesve, tha se çdo lloj marrëzie mund të ndodhë.

Hila: Juve mendoni që do të ketë dhunë nga ana e policisë?

Vasili: Çdo lloj marrëzie mund të ndodhi. Siç ndodhi në Kukës mund të ndodhë prapë. Nëse policia e ka zgjidhur që të hyjë në konflikt me të gjithë qytetarët le të hyjë. Nëse e mendon se me 8 mijë trupa t’u kundërvihet mijëra qytetarëve le t’u kundërvihet. Kjo polici ka rekorde negative. Në rast se kjo polici me këtë moral të kompromentuar rëndë hyn në konflikt me popullin, le të hyjë.

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e… Read More »

Lundron në ujërat shqiptare – Nëndetësja turke 62 metër e gjatë

Nëndetësja turke që ka mbërritur në Shqipëri në ditën e Sulltan Novruzit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që gjatë këtyre ditëve janë gjendur pranë portit të Durrësit dhe e kanë parë të lundrojë.

Një video e mbërritur në Opinion.al dhe e realizuar 2 ditë më parë, tregon nëndetësen “TCG PREVEZE S – 353”, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Detare të Turqisë dhe Shqipërisë

Është hera e dytë, pas vizitës 4 ditore që zhvilloi më 29 shtator 2015, që kjo nëndetëse turke vjen sërish në Durrës. Nëndetësja 353 me gjatësi 62 m, gjerësinë 5,8 m e tonazh 1400 ton është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarakë detare të Turqisë.

Që nga viti 2010, bashkëpunimi mes dy flotave, asaj shqiptare dhe turke ka ardhur në rritje dhe pritet të forcohet më tej dhe në të ardhmen, veçanërisht në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimimin e kualifikimin e mëtejshëm të personelit detar.

Nendetesja ka 8 silure te dukshmedhe është prodhim turk i vitit 1990. Ka nje ekuipazh prej 40 ushtarakesh.

Lundron në ujërat shqiptare – Nëndetësja turke 62 metër e gjatë Read More »

ILDKP kallëzon penalisht 6 deputetë, gjobiten ministra, zv/ministra dhe ambasadorë

Politikanët shqiptarë kanë fshehur pasuritë gjatë vitit 2017. Reforma në drejtësi duket se nuk ka trembur vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, pasi ministra, zv/ministra dhe deputetë kanë tentuar t’i shpëtojnë rrjetës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gazeta “Sot”, ka siguruar të dhënat e ILDKP në raportin vjetor të vitit 2017 dhe aty tregohet se janë gjobitur në total 438 persona, të cilat nuk kanë deklaruar të ardhurat. Përveç kësaj janë kallëzuar penalisht 32 persona, mes të cilëve 6 deputetë, emrat e të cilëve ende nuk dihen, pasi ndryshe nga vitet e shkuara, ILDKP ka vendosur të ruajë privatësinë për çdo zyrtarë që gjendet me shkelje.

“Për periudhën 2014-2017, 262 kallëzime penale janë referuar pranë zyrës së prokurorisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe strukturave të hetimit tatimor. 74 nga 262 kallëzime penale kanë të bëjnë me vitin 2014, për vitin 2015 janë paraqitur 84 kallëzime penale, ndërsa për vitin 2016 janë 72 kallëzime penale, ndërsa për vitin 2017 u paraqitën pranë strukturave përkatëse 32 kallëzime penale. Këto referime përfshinë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, si anëtarë të parlamentit, gjyqtarë dhe prokurorë, ambasadorë, kryetarë bashkish, titullarë institucionesh qendrore dhe zyrtarë të tjerë. Vlen të theksohet se gjatë 2016-2017, janë 6 referime të kryera pranë organeve ligjzbatuese për deputetë”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta.

Aplikimi i gjobave

Për periudhën 2014 deri më shtator 2017, ILDKP ka aplikuar rreth 1,700 sanksione administrative me gjobë për zyrtarët publik. Për vitin 2016, janë aplikuar 314 masa administrative me gjobë, ndërsa për periudhën janar– dhjetor 2017 ka aplikuar në total 438 gjoba. Masat administrative të aplikuara nga ILDKP përfshijnë zyrtarë të lartë si ministra, zëvendësministra, deputetë dhe drejtorë të institucioneve. Në kuadër të verifikimeve që janë bërë për vitin 2017, ILDKP ka zbuluar dhe raste të konfliktit të interesit. Përgjatë periudhës shtator 2016-dhjetor 2017 ky institucion ka trajtuar dhe parandaluar 287 raste të konfliktit të interesit për zyrtarët në ushtrim të funksioneve publike. ILDKP gjatë ushtrimit të kontrolleve të plota të deklaratave të interesave private ka identifikuar rreth 112 raste zyrtarësh që kanë ushtruar funksionet në kushtet e konfliktit të interesit, duke vendosur ndaj tyre masat administrative sanksion me gjobë.

Denoncimi i korrupsionit

Përveç kontrollit, ILDKP merret dhe me procesin e luftës ndaj korrupsionit në administratë. Ky është institucioni përgjegjës për të ashtuquajturit “bilbilfryrës” ose “sinjalizues”. Këta persona mund të denoncojnë raste korrupsioni në administratë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda autoriteteve publike qendrore dhe vendore me mbi 80 punonjës dhe raportimin e tyre pranë ILDKP, me qëllim përpilimin e Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, në total janë 163 njësi përgjegjëse të ngritura në sektorin publik. Po ashtu, ILDKP ka marrë të gjitha masat për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda sektorit privat në organizatat me mbi 100 punonjës, me qëllim përpilimin e Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse në sektorin privat, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligj, aktualisht janë 436 njësi përgjegjëse të ngritura në këtë sektor.

ILDKP kallëzon penalisht 6 deputetë, gjobiten ministra, zv/ministra dhe ambasadorë Read More »

Profil – Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja “e pastër” që la në burg Fatos Nanon

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Por, çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.

Tusha është gjyqtarja e radhës që i nënshtrohet Vettingut dhe me gjasa e para që e kalon këtë testim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka patur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet, nuk u dha asnjë konkluzion në këtë pikë.

Vendimi do të shpallet të enjten. Por nga gjetjet e evidentuara, parashikohet që Tusha të jetë e para gjyqtare ndaj të cilës do të vendoset vula pozitive, e përshtatshme për të qenë gjyqtare.(TCH)

Profil – Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja “e pastër” që la në burg Fatos Nanon Read More »

Zbulohet erëza që lufton 100 % diabetin! E gjithë bota po “çmendet”

Piperonal, një përbërës që gjendet te kjo erz, është zbuluar se mund të ul “ndjeshëm” efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë gjatë testimeve të kryera te minjtë.

Piperi i zi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit, ka zbuluar një studim i ri.

Në studimin indian, minjtë që e morën këtë erz si suplement për 6 javë kishin peshë trupore më të ulët, më pak përqindje të masës dhjamore në trup, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Në një studim tjetër, shkencëtarët britanikë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Ndërsa shkencëtarët indianë mendojnë se piperonali, përbërësi që gjendet te piperi i zi, mund të neutralizojë gjendet që lidhen me të qenët mbipeshë.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi të ri për obezitetin, shifrat e të cilës thuajse janë trefishuar që nga viti 1975.

Zbulohet erëza që lufton 100 % diabetin! E gjithë bota po “çmendet” Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 prill?

5 prill 1869-Në Nju-Jork vdiq në moshën 109-vjeçare Daniel Bakeman, ushtari i fundit i Luftës amerikane për Pavarësi.
5 prill 1897 – Fillon lufta greko-turke, e quajtur “Lufta 30-ditëshe”, midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman. Grekët kërkonin bashkimin e saj me Greqinë.

5 prill 1939 – Tiranë, ora 6 e mëngjesit, 101 të shtëna topash lajmërojnë lindjen e princit shqiptar të kurorës. Mbretëresha Geraldina kishte lindur me anë të një operacioni cezarian trashëgimtarin e fronit Leka Skander (emër sipas Aleksandrit të Madh).

5 prill 1950 – Fillon në Pragë gjyqi për spiunazh kundër peshkopëve dhe priftërinjve, ndërsa qeveria çekosllovake kishte filluar sekuestrimin e pronave të kishës (shkolla, jetimore, shtëpi pleqsh të sponsorizuar nga bashkësitë fetare).

5 prill 1955 – Njeriu i thënies “kurrë mos u tërhiq”, Winston Churchill (1874 -1965), jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik. Anthony Eden zë vendin e tij.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 prill? Read More »

Kodi Etik – Kalojnë bizneset në emër të të afërmve, deputetët duhet të dorëzojnë mandatin

Asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk do përfitojë më para publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, përmes kompanive të regjistruar në emër të familjarëve. Fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, bashkëjetuesit dhe prindërit e deputetit, aksionerë në kompani të ndryshme, nuk mund të marrin më pjesë në tendera. Kështu parashikon drafti i rishikuar dhe i dakordësuar për Kodin e Sjelljes së Deputetëve.

Në Kuvendin e Shqipërisë ka disa deputetë biznesmenë, të cilët për të mos djegur mandatin e deputetit, i kanë kaluar kompanitë në emër të familjarëve, ndërsa vijojnë si më parë të fitojnë tendera dhe të marrin para publike. Në këto kushte, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në draftin e dakordësuar, kanë vendosur ndalimin e deputetit për të aplikuar në tendera publikë, me anë të shoqërisë tregtare, edhe nëse ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

Palët kanë ndryshuar nenin 7 të draftit të parë. Konkretisht, neni 17 i dakordësuar, i cili më parë ishte neni 7, në pikën dy parashikon që kufizimi përfshin edhe ndalimin për të aplikuar dhe/ose fituar të ardhura direkte ose indirekte nga procedurat e tenderimit të autoriteteve prokuruese publike nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit. Për ta bërë edhe më të qartë kufizimin dhe ndalimin e ligjvënësit për të përfituar para publike, palët kanë shtuar një pikë tjetër.

Pika 6 e nenit 17 parashikon që nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmi, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, fëmijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe, të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit. Varianti i parë ishte më i përgjithshëm dhe nuk mundësonte ndalimin e parashikon në variantin e fundit. Ky variant i Kodit të Sjelljes është parashikuar për t’u miratuar në seancën e sotme plenare.

Dhuratat

Drafti i dakordësuar ka ndryshuar edhe parashikimet sa i takon dhuratave. Neni 23 i draftit parashikon që deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, duhet t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’i dorëzojë zyrtarisht pranë shërbimit përgjegjës në Kuvend për administrimin e objekteve me vlerë, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit; b) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, deputeti bën kallëzim pranë organit të ndjekjes penale. Dhuratat, që kanë vlera artistike, muzeale ose historike administrohen në institucion dhe ekspozohen. Dhuratat dhe përfitimet e ngjashme sipas këtij neni, të refuzuara ose të pranuara nga deputeti, deklarohen brenda 5 ditëve dhe regjistrohen në një regjistër të posaçëm të Kuvendit.

Ndalimi

Fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, bashkëjetuesit dhe prindërit e deputetit, aksionerë në kompani të ndryshme, nuk mund të marrin më pjesë në tendera.

Parashikimi

Ndalohet aplikimi në tendera nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar deputeti për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

Varianti i dakordësuar mes PD-PS-LSI

Neni 17, ishte neni 7

Kufizime gjatë ushtrimit të mandatit

  1. Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet:

a) të ushtrojë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave;

b) të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre;

c) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;

ç) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

d) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

  1. Kufizimi i përcaktuar në pikën 1 shkronja “b” përfshin edhe ndalimin për të aplikuar dhe/ose fituar të ardhura direkte ose indirekte nga procedurat e tenderimit të autoriteteve prokuruese publike nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

  2. Pronësia aktive nënkupton ushtrimin e plotë të të gjitha të drejtave që rrjedhin nga pronësia, aksionet ose pjesë të kapitalit.

  3. Pozita dominuese në treg vlerësohet nga autoriteti përgjegjës për konkurrencën sipas legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës.

  4. Kuvendi mund të kërkojë nga autoriteti përgjegjës për konkurrencën të kryejë vlerësime për një kompani në të cilën një deputet ka aksione ose kapital për të vlerësuar nëse ka pozitë dominuese në treg.

  5. Nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmi, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, fëmijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe, të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit.

Neni 7 i draftit të parë

Kufizime gjatë ushtrimit të mandatit

Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet:

a) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;

b) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

c) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg./Shqiptarja.com

Kodi Etik – Kalojnë bizneset në emër të të afërmve, deputetët duhet të dorëzojnë mandatin Read More »