Aurora

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se janë në hetim nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt dosjet e tyre do të shkojnë në gjykatë. Kjo shihet si hapi kryesor per i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.

Tashmë rëndom, për të pastruar politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare dhe policinë shqiptare përmes një vettingu të monitoruar rreptë nga partnerët tanë SHBA dhe BE, nevojitet dhe dhënia e rezultateve konkrete. Rezultate që konkludojnë në faktin se prapa hekurave duhet të jenë ata që quhen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe të krimit në Shqipëri. Pikërisht ky do të ishte dhe rezultati më efikas i zbatimit të reformës në drejtësi.

Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithnjë e kanë thënë fjalën e tyre, jo se do të vendosin ata për të burgosur politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, kriminelët dhe trafikantët në këtë vend. Pra të gjithë të paudhët që ia kanë nxirë jetën këtij populli. Ata do të hetohen dhe dënohen nga Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, i cili do të kalojë përmes Vettingut të monitoruar rreptë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Por partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë kontribuar me të gjitha format që dosja e këtyre abuzuesve me ligjin, paratë e shtetit shqiptare dhe besimin e dhënë nga qytetarët, jo vetëm përmes fakteve të sjella në tavolinën e Arta Markut. Por dhe përmes fakteve të bëra publike nga mediat e lira amerikane dhe vendeve të BE, që janë mbështetur nga qeveria amarikane dhe ato të vendeve të BE.

Rastet më konkrete janë botimet e njëpasnjëshme të revistës prestixhoze amerikane “Mother Jones” për lobimet e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në SHBA për një foto me Presidentin amerikan Donald Trump. Përmes fakteve dhe provave, të investiguara për muaj të tërë nga një grup gazetarësh për të dyja rastet, në të gjitha vendet rezulton se lobimi i Metës dhe Bashës në SHBA është bërë me para të dhëna nga oligarkët rusë. Madje dhe nga ish agjentë të shërbimit sekret rus, ish-KGB-së së famshme.

Këto investigime të “Mother Jones” tregojnë se përmes këtyre kanaleve të zeza ruse, tentohej që të vinin në pushtet forca politike pro ruse, duke përbërë një rrezik potencial jo vetëm për SHBA e Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e tjera të Aleancës. Ndaj ky investigim i revistës amerikane u publikua në mënyrë të zgjeruar dhe tek Zëri i Amerikës, në të dyja rastet, si për lobimin e Bashës ashtu dhe të Metës. Gjithnjë me para ruse.  Madje u morën në intervista të zgjeruara nga VOA dhe gazetarët investuigues që zbuluan këtë skandal të dy partive më të mëdha të opozitës në Shqipëri.

Vlen të theksohet se Zëri Amerikës cilësohet si zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pra qeveria e SHBA ka qënë shumë e interesuar që këto prova të dala përmes investigimeve të merrnin dhe vulën e saj të mbështetjes për t’u hetuar dhe në Shqipëri, siç po heton FBI amerikane. Këto prova që janë sjellë me shumicë në tavolinën e Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të përkohshme shqiptare, janë dhe një nxitje nga ana e qeverisë amerikane që drejtësia shqiptare të dërgojë në qeli Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Ata kanë dhe gjynahe të tjera, të cilat mund të hetohen të gjitha në sistem dhe të marrë secili dënimin e merituar për abuzimin, lidhjen me krimin dhe qarqet e zeza ruse. Jo pa qëllim dhe media gjermane afër qeverisë kërkoi të dinte nga Edi Rama kryeministri i vendit nëse do të arrestohej presidenti aktual Ilir Meta për akuzat në ngarkim të tij. Jo pa qëllim në të njëjtën intervistë Rama pyetej dhe për Klemend Balilin, “Eskobarin e Ballkanit” për trafikun e drogës dhe që është në kërkim ndërkombëtar. Pyetja në të njejtën kohë për burgosjen e Metës dhe për Klemend Balilit ish zyrtarin në kërkim të LSI-së për trafik droge të rëndë, është një këmbanë alarmi se dhe BE si SHBA kërkojnë “kokën” e Metës. Jo se Edi Rama është i pastër në këto punë, por me sa duket po ndiqet radha dhe nuk ka ngutje për këtë qëllim. Ramën aty e kanë, thjeshtë duhet të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku Read More »

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme…

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator. I pyetur për këtë temë Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pranon se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat, ndaj sipas tij, prioritare është përmirësimi i vazhdueshëm.

“Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk ka mazhorancë që nuk do të bëjë më të mirën për qytetarët. Përmirësimi i problematikave është fokusi ynë”, u shpreh Bushati.

Teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe strukturat e PS nisur nga rezultatet e punës, Bushati tha se tashmë qeveria shqiptare ka më shumë detyra për të përmbushur, pasi vendi ynë është pranë anëtarësimit në BE.

“Kryeministri ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS, për të vijuar përpara. Në fund të mandatit nuk mund të thuhet se ishte ky sukses për shkak të kësaj apo asaj. Ne jemi një parti në pushtet, dhe padyshim ka një rritje të përgjegjësisë. Në çdo moment një mazhorancë e përgjegjshme i përgjigjet impulseve që merr nga qytetarët. Ne sot jemi më pranë BE, dhe kjo na shton edhe detyrat që kemi për të bërë. Janë shtuar detyrimet tashmë që jemi në prag të anëtarësimit në BE. Tashmë duhet të pranojmë se edhe informacioni që ka popullsia është më i madh. Me platformën e bashkëqeverisjes ata kanë mundësi të komunikojnë konkretisht për problematikat që ndeshin”, u shpreh ai.

Bushati komentoi edhe qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se:“Në një vend normal është opozita ajo që ankohet, por edhe që jep alternativa, dhe ngre problemet në nivelin që duhet. Por opozita s’mund të jetë kundër gj ithçkaje që bën qeveria. Opozita jonë nuk paraqet alternativa”.

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme… Read More »

Kaloi femijerine dhe mori formimin e pare arsimor ne Dukat ! Eshte artistja qe i kendon shpirti Maja Alickaj

Maya Alickaj është këngëtare shumë e njohur. Maya Alikaj kaloi femijerine dhe mori formimin e pare arsimor ne Dukat. Qe ne kete moshe, Maya spikat me talentin e saj te lirshem dhe origjinalitetin e saj si ne imitime, personifikime personazhesh, etj, apo pjesemarrjes se saj ne koncerte te ndryshme me kenge per femije, si nje sinjal i dukshem e asaj rruge dhe endrre qe ajo do te realizonte me pas. Pas perfundimit te shkolles se mesme te pergjithshme ne Vlore, ajo konkurroi dhe fitoi audicionin e Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane, nje enderr e saj e gjate qe ne fund u be realitet. Studioi per 5 vjet ne kete Akademi, ku me pas u diplomua si aktore. Me perfundimin e studimeve, nisin dhe angazhimet e saj profesionale ne fushen e artit, ku fillimisht nis punen si asistent pedagoge prane Akademise se Arteve te Bukura, ne Tirane, gjate kesaj periudhe edhe si asistente e regjisorit Rikard Ljarja, me te cilin vendosin ne skene Lizistrat-en. Krahas asistimit me regjine, ne kete pjese teatrale ajo luan edhe vet nje rol. Gjithashtu, ajo ka qene protagoniste ne filmin “Zemra e Nenes”, me rolin e personazhit Ana. Edhe ne Teatrin Kombetar nuk ka munguar interpretimi i saj ne role te ndryshme. Me pas, Maya largohet nga Shqiperia per ne Gjermani, pas fteses se nje mikeshes se saj gjermane per te vizituar si turiste kete vend. Por, nga nje vizite turistike, kjo ikje do te shenonte nje faze te re ne jeten e saj. Fillon keshtu ne Gjermani nje jete tjeter, ku shpesh, shume gjera, i eshte dashur t’i nise nga e para. Studioi ne Universitetin e Wuppertalit per Histori-Filozofi. Gjithashtu, duke mos dashur te shkeputet nga profesioni i aktrimit, angazhohet gjate kesaj periudhe, ne Gjermani, ne Teatrin gjerman, ku luan role te ndryshme, si; ne Tic teater, nje rol ne filmin Einzats fur Elrich, ne programin televiziv RTL, etj. Paralelisht me keto angazhime, gjate ketyre viteve, ajo nuk mund te linte pas dore edhe kengen, si nje pasion i hershem qe ne femijerine e saj. Ne kete menyre, ajo angazhohet ne shume koncerte ne shume vende te Europes, si ne Gjermani, Austri, Zvicer, Hollande, Bruksel, Londer, Itali, Greqi, etj. Gjate qendrimit ne Gjermani, Maya behet gjithashtu pjese e nje CD-je internacionale te hedhur ne treg ne Gjermani, me kenge te kengetareve nga vende te ndryshme. Ne kete CD jane perfshire 4 kenge te sajat ne shqip.

Veçantia e krijimtarise muzikore te Maya-s, krahas talentit dhe zerit te saj, eshte fakti se ne rreth 80 per qind te kesaj krijimtarie, kenget mbajne vulen e saj ne muzike e tekste. Maya u shpreh mirenjohjen e madhe bashkepunetoreve te saj ne rrugen e muzikes, veanerisht kompozitorit te mirenjohur shqiptar Adrian Hila, me te cilin ka realizuar te gjitha kenget dhe suksesin e saj, Shtepise diskografike Elrodi Music qe menaxhon krijimtarine e saj ne treg, Max Production per realizimin e klipeve, etj.
E pakenaqur asnjehere teresisht me ate qe ben, kembengulese, kerkuese dhe kritike e madhe e vetes, gjithmone ne kerkim te gjerave te veçanta dhe origjinale ne muzike, modeste deri ne teprim perballe publikut te saj, Maya vazhdon te mendoje se i duhet ende shume pune ta meritoje vertete gjithe kete respekt dhe admirim te publikut.
Ajo u eshte mirenjohese gjithe fansave te saj dhe i falenderon ata nga zemra per kenaqesine, mbeshtetjen dhe motivimin qe i kane falur dhe u premton se do te jete gjithmone prane deshirave te tyre muzikore, me zerin dhe kengen e saj.

Në vitin 2006, Maya Alickaj publikon albumin “Lege Lege”. Deshira per te bere nje album me kenge te sajat, e risjell perseri ne Shqiperi, ne fundin e vitit 2006, ku realizon me shume kete deshire. 3 video klip-e e realizuan me 3 kenge te ketij albumi. Albumi permban gjithsej 8 kenge, te cilat krijuan nje lidhje te forte me publikun, lidhje kjo qe i shton deshiren per te qendruar ne Shqiperi prane ketij publiku, ku ajo vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite. Suksesi i albumit te pare dhe vendi qe zuri ajo ne gjerdanin e kengeve te mrekullueshme te folklorit te jugut, vleresimi nga profesioniste dhe studiues te muzikes, por edhe mijera fansa te kudondodhur, ne do qytet te Shqiperise, por edhe jashte saj, beri qe Maya, per rreth dy vitet e fundit te jete e angazhuar, ne turne dhe koncerte te ndryshme brenda dhe jashte vendit, Greqi, Itali, Gjermani, Angli dhe veanerisht te behet nder kengetaret e muzikes popullore, me te kerkuara nga diaspora shqiptare ne SHBA.

Në vitin 2007, Maya Alickaj publikon videoklipin “Nuse Do Te Bej Ne Gusht”. Lidhja e forte me publikun dhe vleresimi i tyre per potencialin e rralle te zerit, karakterin e forte dhe spikates qe ajo percjell me do tingull e note muzikore, e e obligoi edhe me shume Maya-n qe te vazhdonte krijimtarine e saj muzikore, ku pas Albumit “Lege Lege”, rreth 1 vit me pas, publikoi 2 kenge te reja te saj shume te suksesshme: “Nuse do te bej ne gusht”, e cila u realizua edhe video klip dhe kenga “Vajzat Suljote”, nje tjeter kenge e mrekullueshme me mesazh historik, dedikuar krenarise shqiptare per vajzat e Sulit, amet trime qe flijuan veten per te mos rene ne dore te okupatorit. Kjo periudhe suksesi ne kenge, pasohet me nje ngjarje te pakendshme ne jeten e Maya-s, ne tetor 2007. Per shkak te nje aksidenti rrugor, Maya-s i duhet te mos jete dot aq aktive ne skenen e kenges per rreth 7 muaj, pasi ato qe e shoqeruan me teper gjate kesaj periudhe, ishin patericat. Por gjithsesi, as kjo periudhe shume e veshtire nuk mundi dot ta shkepuste nga fansat e saj te shume, te cilet e kerkonin me do kusht dhe, vetem 2 muaj pas aksidentit, ne prag te festave te nentorit, ajo duhej te fluturonte drejt Çikagos, edhe pse me paterica dhe kushte shume te veshtira fizike (madje me hezitimin kategorik te mjekeve te saj, te cilet nuk ia rekomandonin absolutisht levizjen). Por kishte dhene fjalen, qysh para aksidentit, se do te shkonte te festonte bashke me diasporen shqiptare festat kombetare ne SHBA. Shqiptaret atje, pavaresisht lajmit se Maya nuk mund te vinte per shkak te aksidentit, kembengulen qe ajo duhej te ishte patjeter, ne nje menyre a ne nje tjeter. Por, kjo aventure e rrezikshme e Maya-s do te vijonte edhe me pas, ku me paterice do t’i duhet te shkonte ne koncerte, Greqi, Itali dhe ne Shqiperi, atje ku fansat e kerkonin me ngulm dhe nuk pranonin justifikime.

Në vitin 2008, Maya Alickaj publikon albumin “Guri I Rende Ne Vend Te Vet” dhe me pas mori pjese ne Maratonen e Kenges Popullore, organizuar nga TV KLAN, me kengen “Moj e vogla pike loti”. Keto do te vulosej perfundimisht qendrimin e Maya-s ne majat e kenges popullore shqiptare dhe ne suksesin e padiskutueshem si kengetare profesioniste, me ze potent dhe me kembengulje stoike ne ate qe realizon. Kenga “Guri i Rende ne vend te vet”, per te cilen jane bere vleresime te jashtezakonshme nga profesioniste te muzikes, eshte nje elegji muzikore e super-arrire kushtuar perjetimit te nje emigranti jashte vendlindjes se tij, mallit te paperballueshem dhe luftes se brendshme te tij ne udhekryqet e rrugeve te botes. Nje ze brilant, vargje te pavdekshme, interpretim dinjitoz dhe perpunim muzikor i jashtezakonshem nga i mirenjohuri kompozitori Adrian Hila, nenshkruan kengen me te madhe te muzikes popullore ne kete tematike.

Në vitin 2009, Maya Alickaj publikon albumin “Baba Me Zemer Te Madhe”, nje album me 10 kenge, nj prurje e paperseritshme e origjinalitetit dhe veçantise se Maya-s, ku ne 6 kenge ajo eshte kengetarja, autorja e tekstit dhe e muzikes. Ky album i siguroi edhe nje here se “majat” e muzikes popullore jugore tashme kane identitetin e tyre te padiskutueshem, te certifikuar “Maya”.

Më datë 12 Korrik 2012, Maya Alickaj publikon videoklipin “Pike Loti”.

Më datë 12 Korrik 2012, Maya Alickaj & Petrit Lulo publikojnë videoklipin “O Ne Majo O Ne Dhjetor”.

Më datë 7 Nëntor 2012, Maya Alickaj publikon videoklipin “Vlora”.

Më datë 11 Shkurt 2013, Maya Alickaj publikon videoklipin “E Nise”.

Më datë 30 Maj 2013, Maya Alickaj & Klejti Mahmutaj publikojnë videoklipin “Një Jetë Me Ty”. Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila, teksti u shkrua nga Rozana Radi.

Më datë 19 Korrik 2013, Maya Alickaj publikon videoklipin “Hall Me Ty Qef Me Ty”.

Në Nëntor 2013, Maya Alickaj merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “24 Karat”.

Në vitin 2013, Maya Alickaj publikon albumin “24 Karat”.

Në Mars 2014, Maya Alickaj merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Motrat”.

Në Mars 2014, Maya Alickaj merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Qan Minushi”.

Më datë 8 Gusht 2014, Maya Alickaj publikon videoklipin “Djale Shqiptar”.

Në vitin 2014, Maya publikon albumin “Djale Shqiptar”.

Më datë 7 Tetor 2016, Maya publikon videoklipin “Memedheu”.

Më datë 1 Qershor 2017, Maya Alickaj publikon videoklipin “Ti Ngadale”. Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila, teksti u shkrua nga Adrian Hila. Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Më datë 26 Prill 2018, Maya Alickaj & Mitat Alickaj publikojnë videoklipin “Vellait Tim”.

Rezultate imazhesh për foto maja kengetareRezultate imazhesh për foto maja kengetare

Kaloi femijerine dhe mori formimin e pare arsimor ne Dukat ! Eshte artistja qe i kendon shpirti Maja Alickaj Read More »

Shpallen 21 festat fituese të Konkursit “Festat Lokale”

Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me  Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim. Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat  e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale. Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Peleshi provomovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojne traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.

“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona.

… Nuk ka mjafton fakti që kemi një bregdet kaq të bukur, që kemi kaq shumë histori, që kemi kaq shumë trashëgimi kulturore. Na duhet që gjitha këto, t’i pakëtojme dhe t’i bëjmë produkte të gatshme për t’u konsumuar nga vizitorët dhe turistët.” – u shpreh ministri.

Gjatë fjalës së tij ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, theksoi idenë e krijimit të një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.

“Duam ta ngremë një traditë. Bëhet fjalë për një dimension të ri që duam t’i japim turizmit sot, dimensioni i promovimit të një vlerë shumë të madhe që kemi në çdo fshat të Shqipërisë, të çdo krahinë të vendit tonë, që janë tradidat e brendshme, të cilat ne duam t’i promovojmë, që realisht ato t’i japim vlera zonës, komunitetit, por të japin dhe vlera për njerëzit që duan të shijojnë më shumë turizëm në vendin tonë. Ne kemi disa kohë që e kemi lançuar këtë projekt edhe në kuadër të 100 fshatrave, që ministri i Bujqësisë, e ka shumë si produktin e vet, që të kemi mundësi të promovojmë zonat rurale të vendit.”

Shpallen 21 festat fituese të Konkursit “Festat Lokale” Read More »

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’

Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.

Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.

Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’ Read More »

Fatmir Mediu punësoi Eli Farën në Ministrinë e Mjedisit, zbulohet lidhja e ish-ministrit me këngëtaren

Gjatë qeverisjes tetë vjeçare të PD-së ka pasur një trendi të çuditshëm, afrimin dhe punësimin e këngëtareve të bukura në vende të papërshtatshme për shkollimin dhe profilin e tyre.

Disa kohë më parë u bë publik nga “Pamfleti” fakti që ish-ministri i Brendshëm i PD Flamur Noka, apo Muli, kishte emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme këngëtaren e re Greta Koçi.

Këngëtarja nuk kishte asnjë lidhje me Ministrinë e Brendshme dhe për më tepër nuk kishte marrë ende Masterin duke u punësuar në shkelje të plotë të ligjeve të kohës dhe të sotme. Asokohe u hodhën dyshime për një aferë sentimentale mes ministrit Mul Noka dhe këngëtares së Greta Koçi. Por duke qënë se nuk dukej fakti, lajmi u la në harresë. Mul Noka nuk është i vetmi.

Ish-ministri i Mjedisit, kreu republikan Fatmir Mediu gjatë kohës që ka qënë në krye të dikasterit të Mjedisit ka punësuar këngëtaren korçare të “serenatave”, Eli Fara. Nuk është ndonjë qamet i madh, pasi gjithkush mund të kontribuojë për Mjedisin, por duke parë se Eli Fara më shumë qëndronte jashtë vendit, sidomos në SHBA se sa në Shqipëri, pagesa sikur ka qënë në punë nga ana e Ministrisë lë vend për dyshime. Dyshimet sipas të cilave mes tyre ka pasur më shumë se sa një lidhje epror-vartës.

Madje disa vite më parë ishte spekuluar për një lidhje të mundshme mes këngëtares Eli Fara dhe asokohe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mirëpo, gjithçka kishte kaluar pa bujë, pasi që ishte blerë tirazhi i gjithë gazetës që e botoi skandalin. Ndërsa gazeta njoftoi se lidhja jashtëmartesore e ministrit shqiptar të Mjedisit dhe këngëtares simpatike vazhdonte me të njejtin intensitet dhe në mandatin e dytë qeverisës të PD.

Media u referohet burimeve pranë kësaj ministrie që thonë: “Është histori e vjetër kjo. Fatmiri ka kohë që është i lidhur me Eli Farën. Këtu në Shqipëri takohen rrallë, por më tepër fiksim kanë romancat në New York. Atje Eli ka një apartamentin e saj dhe ndjehen të qetë, sepse askush nuk i shqetëson si në Tiranën llafazane”.

Madje nga Ministria e Mjedisit asokohe shpjegojnë me këtë lidhje dhe vizitat e shpeshta dhe të gjata të Mediut në SHBA. Ku i fut dhe ndonjë takim me kongresmenë dhe e quan vizitë të suksesshme dhe në funksion të PR.

Gjithsesi tashmë me sa duket është bërë e modës lidhje e politikanëve me lekë me këngëtaret, të cilat dhe i punësojnë nëpër dikasteret që drejtojnë.Pamfleti.net

Fatmir Mediu punësoi Eli Farën në Ministrinë e Mjedisit, zbulohet lidhja e ish-ministrit me këngëtaren Read More »

Fotolajm/ Lulzim Basha kapet mat me Monika Kryemadhin në hotel

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pati thirrje që e konsideronin koalicionin me LSI-në të papranueshëm.

Një prej tyre ishte dhe ish-kreu i PD-së për degën e Kukësit.

Por, një ditë më pas kreu i PD-së Lulzim Basha është fotografuar duke konsumuar kafe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Dy liderët opozitarë janë parë në oborrin e hotel “Rogner”.

Fotolajm/ Lulzim Basha kapet mat me Monika Kryemadhin në hotel Read More »

Gruaja nga Korça del në emission për ta denoncuar, ish-burri e demaskon live: Më more…

Një grua nga Korça ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur” ish-burrin e saj. Akuzat kishin të bënin me dhunë dhe keqtrajtim. Por, vetë ish-burri reagoi përmes një lidhjeje telefonike duke thënë se ajo po mashtronte, madje i kishte marrë dhe shtëpinë.

“Më dhunonte gjatë gjithë kohës, por durova se nuk kisha ku të shkoja. Pasi më rrihte më nxirrte jashtë natën, bashkë me tre djemtë dhe vet rrinte brenda në shtëpi”. Ky është rrëfimi prekës i Xhulietës, nënës me tre fëmijë, e cila është divorcuar pas një martesë 10-vjeçare. Teksa është bërë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Xhulieta tregoi se si ish-bashkëshorti nuk sillej mirë me të, madje as me fëmijët.

“Më ka dhunuar gjithmonë. Duroja se s’kisha se ku të mbështetesha. Nuk kisha as mbështetje, pasi si kisha prindërit. As vëllezërit e mi s’kishin mundësi. Kur bëra djalin e tretë, aty më dhunonte më shumë. Ai punonte në komunë. Nuk e di nëse kishte lidhje jashtëmartesore, por e mendoj. Nuk e kam të vërtetuar. Sjelljet e tij ishin të dhunshme. Më rrihte në sy të fëmijëve, kishte raste që nuk vinte fare në shtëpi. Pasi punonte si polic dhe tek fabrika e miellit. Unë rrija brenda me tre fëmijët. Vendosa të largohem në 12 shtator të 2014. Erdhën vëllezërit e mi. Dhe me ata është zënë është përleshur. Ai i lajmëroi dy vëllezërit dhe xhaxhain tim, më përcolli me ata. Unë nuk doja të ikja, pasi nuk kisha ku të shkoja me fëmijët. Ndoshta kishte lidhje jashtëmartesore dhe e kishte planifikuar ndarjen. Ai pasi më dhunonte, më nxirrte jashtë me fëmijët, vet rrinte brenda”, tha Xhulieta.

Pas divorcit me vendim gjykate u ndanë edhe fëmijët, njeri prej djemve edhe pse është ne kujdestarinë e babait jeton aktualisht me nënën për shkak se dhunohej. Një tjetër kalvar vuajtjesh i ka ndjekur pas, ish bashkëshorti ka kaluar pasuritë e tij ne emër të vëllait duke mashtruar dhe duke hequr nga vetja përgjegjësitë. Xhulietes i duhet te luftoje e vetme për të rritur dy djemtë ndërkohë i madhi jeton me te atin dhe refuzon ta takoje. Ajo kërkon ndihmë që fëmijët të rriten e shkollohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe I ati të jap kontributin e tij si prind.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për emisionin, ish-bashkëshorti i Xhulietës, Valmiri mohoi të gjitha akuzat, ndërsa deklaroi live se gjithçka është mashtrim. Ai tha se ish-gruaja ishte mashtruese dhe se i kishte marrë shtëpinë dhe se e kishte lënë në mes të katër rrugëve. Ai tha se nuk e kishte dhunuar kurrë as ish-gruan dhe fëmijët.

“Është përgatitur që ka ardhur aty ajo. Ajo e nderuara më ka mashtruar me pronat, më mori shtëpinë dhe e vuri në emër të vjehrrës time. Më lanë jashtë. Më lanë në mes të katër rrugëve. Unë jam gati të vijë dhe në studio. Në këto vite marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera. Pasi kërkoja të drejtën time. Kurse ajo krisi dhe iku më la me tre fëmijët. Se kam dhunuar kurrë, as për ujë nuk e çoja, pasi më thoshte; shko vetë. As djalin se kam dhunuar kurrë. Ka surrat ajo që del aty, vetëm njeri nuk është. Unë të flas me dokumente, ti flet me fjalë. Shtëpinë e ka të nënës dhe babait ajo. Ça kishte tek unë, i mori. Veç lëkurën të më marrë tani. Ajo në tre vjet nuk u dha djemve për një palë çorape. Ajo më mashtroi dhe më vodhi”, tha Valmiri.

Gruaja nga Korça del në emission për ta denoncuar, ish-burri e demaskon live: Më more… Read More »