Aurora

Rama tregon se nuk takohet me kryebashkiakun e Kukësit

Kryeministri Edi Rama në një komunikim virtual me banorët e Kukësit thotë se nuk e ka takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pasi nuk është distancuar nga dhuna. Ai tha se nuk është ai që liron protestuesit e arrestuar, siç dhe iu kërkua edhe nga të pranishmit, por është punë e organeve të drejtësisë.

“Unë nuk e kam takuar kryetarin e bashkisë sepse nuk është distancuar nga dhuna dhe sot e kam dëgjuar që ka thënë madje, se unë qenkam tërhequr nga tarifa, e duhet të kërkoj lirimin e njerëzve. Jetojmë në një shtet që është me Kushtetutë e ligje, me pushtete të ndara.

Se kush ndalohet, dhe kush gjykohet nuk është vendimmarrje e qeverisë po organeve ligjzbatuese. Thirrja për të liruar këta e për të liruar ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, po në ajër për shkak se ky është një proces që i takon organeve të drejtësisë.

Kryetarit të bashkisë Kukës i them që jo vetëm nuk jam tërhequr, po thjesht po vazhdoj një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Kjo është e vërtetë, për këtë kam kërkuar ndjesë dhe ndryshe nga të tjerë përpara, ne as e konsiderojmë veten të pagabueshëm”, tha Rama.

Rama tregon se nuk takohet me kryebashkiakun e Kukësit Read More »

Lamtumirë Llogora? Së shpejti tunel për të shmangur rrugën e gjatë

Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e krijimit të një tuneli në Llogara për të ulur distancën kohore nga Dhërmiu në Vlorë, por edhe për të thithur më shumë turistë.

Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në studion e “Tonight Ilva Tare”

Gjiknuri: Po bëhet një studim, po shihet interesi i shoqërive të huaja, për një tunel alternativ për në Llogara, për të nxitur turizmin dhe për të shmangur kalimin nga ana e Parkut të Llogarasë dhe zbritjen që merr gati një orë.

Tare: Po bëhet një studim për këtë apo ka ndonjë ofertë?

Gjiknuri: Jemi me qasjen që ka ardhur një moment që mund të bëhet një tunel në mënyrë që distanca nga Dhërmiu në Vlorë mos jetë më shumë se 20-25 minuta.

Tare: Po kosotja sa do të jetë se e beri edhe Podgorica në Kolashin po çoi turizmin e gjithë rajonit atje.. ne ia dalim dot?

Gjiknuri:A ka potenciale për turizëm? Që turizmi të zhvillohet duhet të jetë aksesueshëm?! Që të jetë i aksesueshëm duhet një infrastrukture, por ça zgjidhje ka? Me parashutën do hidhemi? Do hapen tunele.

Lamtumirë Llogora? Së shpejti tunel për të shmangur rrugën e gjatë Read More »

Plas sherri brenda qeverisë, Pandeli Majko përplas karrigen dhe largohet nga salla pasi…

Në një kohë kur mungonte opozita, pritej një seancë e qetë parlamentare, por ka plasur sherri brenda vetë mazhorancës. Debati brenda qeverisë ka nisur gjatë procesit të votimit të ligjit për diasporën.

Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.

Rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili, siç raporton e gazetari i Panorama në Kuvend, Fation Binjaku, ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

VOTIMET

Raportimi në Kuvend i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit 2017  – 75 vota pro

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar- 75 vota pro

Projektligji “Për diasporën”- 74 pro, 1 kundër

Projektligji “Për statistikat zyrtare”- 75 pro

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”- 75 pro

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg VB Mesdhe (MED), 2014-2020”- 75 pro

Projektvendimi “Për një ndryshim në strukturën e Autoritetit të Konkurencës”- 75 pro

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”- Robert Gajda 72 pro, 2 kundër 1 abstenim

Për votim: Projektvendim “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve”- 75 pro

Plas sherri brenda qeverisë, Pandeli Majko përplas karrigen dhe largohet nga salla pasi… Read More »

TULLUMBA, RECETE E LEHTE DHE E SHIJSHME!

Përbërësit:

2.5 gota miell,

2 gota te ujit ujë,

1 luge te gjellës margarinë,

2 lëng limoni,

4 vezë.

Për sherbet:

vaj,

2 gota të ujit sheqer,

2 gota te ujit ujë,

1 lugë te gjellës lëng limoni.

Përgatitja:

Fillimisht 2 gota të ujit vloni.

Shtoni vajin dhe lëng limonin.

Pasi vaji fillon të shkrihet filloni ta shtoni miellin.

Fërgoni deri sa ta merr ngjyrën e verdhë. Pastaj lëreni të ftohet dhe shtoni vezët.

Përzieni me mikser deri sa ta përfitoni brumin, largoni mikserin lyeni pak me vaj dhe gatuani me dorë.

Glazurën e tullumbës shtoni pak në shiringë, dhe preni ( në aq gjatësi sa iu nevojitet).

Vendosni në tenxhere për pjekje deri sa te skuqen..

Pastaj largoni nga zjarri dhe vendoseni në sherbetin e ftohte.

Pasi ta merre mjaftueshëm sherbetin, largoni tullumbat.

Pasi te ftohet mund ta shërbeni .

Ju bëftë mirë!

TULLUMBA, RECETE E LEHTE DHE E SHIJSHME! Read More »

Kisha ‘mallkon’ Bashën dhe Monikën: Jemi kundër jush dhe kundër dhunës

Edhe Kisha Katolike është kundër politikës së Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kisha Katolike, ka reaguar zyrtarisht për situatën e tensionuar në vend pas arrestimeve, protestave dhe thirrjeve për mosbindje civile.

Kisha Katolike dënon dhunën ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Në reagim i bëhet apel qeverisë shqiptare të gjejë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë në fokusin tonë kanë qenë ngjarjet që kanë ndodhur në qytetin e Kukësit si pasojë e protestës së qytetarëve për taksën e Rrugës së Kombit.

Me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe shpirtërore të vendit ne deklarojmë sa më poshtë:

Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.

Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. “Kisha nuk mund të pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).

Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i atyre të zonave të thella e periferike.

Kisha ‘mallkon’ Bashën dhe Monikën: Jemi kundër jush dhe kundër dhunës Read More »

Rrokadë në Prokurorinë e Elbasanit/ Largohet Ardian Nezha, në vend të tij emërohet një grua

Ardian Nezha është larguar nga detyra e Kryeprokurorit të Elbasanit dhe në vend të tij është emëruar Enkelda Millonai. Ashtu si Prokurorja e Përgjithshme edhe Znj. Millonai do të ketë mandat të përkohshëm.

Pas largimit Nezha do të emërohet Prokuror në organin e akuzës në Tiranë. Ai erdhi me bujë në Elbasan, pasi zëvendësoi prokurorin Dritan Gina. Për këtë të fundit nisi edhe në hetim disiplinor pasi theu urdhërin e Arta Markut për t’u larguar nga detyra.

Rrokadë në Prokurorinë e Elbasanit/ Largohet Ardian Nezha, në vend të tij emërohet një grua Read More »

Ngjela: Berisha kërkon të djegë Shqipërinë për të shpëtuar kokën e tij

Shikoheni se çfar po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i tij i vjedhësve: “dilni në revoltë, të shkatërrojmë Shqipërinë që unë dhe vjedhësit e mi të shpëtojmë kokën dhe gjënë e vjedhur”. Kjo është kërkesa Berisha.

Shkruan Spartak Ngjela

Është marrëzi, por ja që është e vërtetë.

Po populli kundër kujt duhet të ngrihet?

Esencialisht shqiptarët duhet të ngrihen kundër Amerikës që Saliu t’i shpëtojë ndëshkimit dhe shpronësimit që po i vjen nga Reforma në Drejtësi, e cila po drejtohet nga politika amerikane si angazhim i saj para shqiptarëve; dhe në funksion të politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

l.

Shqipëria po krijon rastin e dytë historik ku vjedhësit e popullit, pasi kanë grabitur popullin e tyre, i drejtohen popullit që ky t’iu shpëtojë pasurinë e vjedhur.

Ja, ky do të jetë shkrimi më i saktë që do shkruhet pas një viti për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Po rasti i parë kush ka qenë?

Rasti i parë ka qenë ai i Enver Hoxhës, i cili i kërkoi popullit shqiptar të hante bar, në mënyrë që Enver Haxha të mund të ruante pushtetin e tij dhe salltametet që i jepte pushteti.

Por në rastin e parë shqiptarët u nënshtruan nga frika dhe në frikë e pranuan izolimin dhe ushqimin me bukë thatë. Kurse në rastin e dytë; për faktin që treshja e madhe e vjedhësve nuk ka forcë të trembë popullin; sigurisht që shqiptarët do tallen me të tre këta.

Në fakt kjo është ajo që na ka thënë Volteri, sepse, sipas idesë së tij për historinë, na duhet të themi së, nëse në rastin e parë shqiptarët u zhytën në tragjedi; ky rasti i dytë, edhe pse me dhimbje, kuptohet që është komedia përmbysësë e tre hajdutëve të mëdhenj të shqiptarëve: Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Të tre, të bashkuar nga halli, po presin që të ngrihen shqiptarët sot në mbrojtje të vjedhjes së tyre.

Po a do të ngrihen shqiptarët sot?

Jo, ata do të tallen me hallin e vjedhësve të tyre.

Më “fatkeqi” do të na dalë Rama, se ky pafille ka shpresë që të ngrihen hordhitë e Saliut.

ll.

Asgjë nuk mund të ndodhë; fati i vjedhësve shqiptarë është i përcaktuar: do të shpronësohen dhe do të akuzohen

Por Kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët.

Sigurisht që ndëshkimi i vjedhësve dhe shpronësimi i tyre duhet të bëhet me ligj dhe me gjykatë. Por vjedhësit e zvarriten gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale.

Dhe duhet të kujtohemi që me këto gjykata që janë sot, nuk mund të dënohet dot korrupsioni dhe krimi shtetëror shqiptar.

Por tani gjithçka është në fund. Gjykata speciale dhe prokuroria speciale janë në udhën e ngritjes reale të tyre. Pikërisht kjo ka trembur Saliun që u derdh i gjithi në Kukës për të bërë revolucion.

Qesharak.

Por çdo vjedhës kur kapet, është qesharak me revoltën e tij.

E patë që nuk bënë dot gjë fare dje?

Sepse ishte në këmbë policia.

Por edhe këtu ka diçka që e di edhe Saliu: policinë dhe forcat speciale nuk i drejton Edi Rama, por Amerika dhe ministri i Brendshëm Xhafaj.

Ja kjo është arsyeja që gjithçka dje u shpua si një tullumbace.

Asgjë nuk mund të ndodhë. Të tre vjedhësit e mëdhenj kanë marrë rrugën drejt likuidimit të tyre ligjor, por ama, më memdjelehti sigurisht doli kryeministri Rama që shpreson të hordhitë e Saliut, kurse amerikanët që tani e njohin mirë, i morën policinë dhe e vunë në shërbim të shqiptarëve dhe kundër krimit.

Kjo është gjendja antikorrupsion në Shqipëri. Të korruptuarit nuk kanë më asnjë shpresë. Ata një e nga një do t’ i nënshtrohen fatit të të akuzuarit; madje, nëpër zyrat e specializuara, akuzat ndërkohë janë të formuluara juridikisht.

Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni.

Ngjela: Berisha kërkon të djegë Shqipërinë për të shpëtuar kokën e tij Read More »

Bledi Mane: Lulzim Basha që nga shtatori 2017 nuk paguan ujin

Ndërkohë që Lulzim Basha është ngritur në protestë kundër qeverisë së Edi Rama dhe kërkon mosbindje civile, gazetari Bledi Mane ka denoncuar një skandal ku tregon se Basha prej më shumë se një viti nuk paguan faturën e jit.

Një politikan që kërkon të bëhet kryeministër dhe nuk paguan detyrimet e tijm përveç Rrugës së Kombit, tani po vjedh edhe ujit.

Shkruan Bledi Mane:

Bërtet e ulëret për mosbindje civile që nga dje por sot ia zbuluam arsyen. Lideri i opozitës paska hall tjetër, kërkon të mjegullojë pislliqet e veta.

Familja e tij hollandeze konsumon ujin shqiptar dhe nuk paguan faturat.

Ky mysybet qe akuzohet se vodhi 200 milionë euro në rrugën e Kombit, vazhdon të vjedhë edhe ujin.

Çuditem me ujin e Tiranës sesi del nga rubinetat e çezmës dhe dushit, e lan mëkatet e Lulit. Mos rridh o ujë, mos u derdh o ujë. Shko më mirë dhe lag buzët e ndonjë hallexhiu që të respekton e të paguan!

Bledi Mane: Lulzim Basha që nga shtatori 2017 nuk paguan ujin Read More »