Aurora

Receta më e fuqishme për të hequr dhjamin

RECETA

– 1 gotë me ujë apo qumësht kokosi, ose 2 lugë gjelle me vaj kokosi (kokosi shërben për të mbrojtur mëlçinë, për të forcuar muret qelizore si edhe për të mbrojtur organet jetike).
– 1/2 avokado (për të përmirësuar funksionin e mëlçisë, gjakut, muskujve)
– 1 dorë spinaq (na siguron Vit A, C, K).
– 1 lugë kafeje me fara Lini ose Chia (na sigurojnë fibra & Omega-3).
– 1 banane ose luleshtrydhe për të përmirësuar shijen

Përgatitja:

Hidhini të gjitha në mixer/blender dhe përziejini derisa të bëhet një masë kremoze. Pijeni çdo mëngjes esëll për rezultate fantastike.

Receta më e fuqishme për të hequr dhjamin Read More »

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”

Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”.

Ky çmim i ofruar nga #BritishAcademy, shkon për akademikët e rinj të dalluar si Andi, i cili përveç suksesit të mirënjohur në fushën profesionale, është i angazhuar edhe në çështjet e #DiasporaShqiptare ku nuk ka munguar as nga #SamitiDiasporës, organizuar nga #MEPJ për herë të parë më nëntor 2016. #Bravo !

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award” Read More »

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi

Nje tjeter shtet u mbyll shtigjet Shqiptareve, kete here Mali i zi.

Shengeni i hyre ne fuqi prej vitit 2010 duket se nuk do tu hyje me ne pune qytetareve te Republikes se Shqiperise pasi shteti fqinj ka nisur te beje kthimet e para ne kufi.

Jane punetoret ditore qe e kane pesuar te paret qe jane kthyer nga policia e Malit te Zi ne doganen e Hanit te Hotit.

Atyre u eshte kerkuar si kriter kalimi pasja e nje shume prej minimalisht 50 eurove me vete, ne momentin e kalimit. Ata nuk i kane patur dhe per pasoje jane kthyer, behet fjale per 15 shtetas.

Si kunderpergjigje apo hakmarrje shtetasit Shqiptare bllokuan per 3 ore kalimin e mjeteve te tjera. Nuk dihet nese kjo gjendje do te vijoje edhe ditet e ardhshme apo jo

Vete punetoret e quajne diskriminuese kete sjellje te policise duke kerkuar qe te mos behet pengese per te tilla kalime, pasi puna atje behet per te mbajtur familjet./ShkodraNews/

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi Read More »

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit

Në të gjithë botën delfini njihet si një peshk jo agresiv, dhe duhet mbrojtur.

Por këtë të hene në zonën e Zvërnecit  pushuesit janë terrorizuar pasi në breg ka dalë një delfin i ngordhur.

Burime konfidenciale thonë se ngordhja e delfinit mund të jetë shkaktuar nga  ndonjë banorë i zonës që mund të gjuaj peshkë me tritol, trupi i delfinit duket i dëmtuar

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit Read More »

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu?

Nga Bledi Mane

UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!
-Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare-
Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.
Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :
1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.
2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.
3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.
4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete.
5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…
Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…
Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???
Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!
Po sikur tu bëhet vettingu 5 mësuesve sa kothere do dalin me pronat?
Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu? Read More »

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot dy drejtore rajonale te Punesimit, Lajmin ai e ka dhene ne nje mbledhje qe ka zhvilluar sot më Drejtorët Rajonalë, ku këta të fundit kanë bërë raportimin mujor dhe performancën e tyre në punësime.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Rama ka shkarkuar dy prej tyre, për mospërmbushje objektivash.

Në një takim të para pak muajve Rama u kishte thënë se nëse ata nuk do të kishin rezultate të larta në punë do të shkarkoheshin dhe kështu ka bërë sot për Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët.

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur Read More »

Nuk do e besoni si e mori vesh Ija se Xhensila është shtatzënë

Mund te mendonit se ajo e ka ditur e para lajmin e gezimit te jetes per Besin, por jo, nuk ka qene keshtu.

Lajmet se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin në pritje të një fëmije dolën vetëm pak kohë para se vetë aktori të jepte publikisht lajmin. Çifti vendosi që ta bëjnë publik lajmin përmes rrjeteve sociale ku na treguan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sot Bes Kallaku dhe gjyshja e tij Ija ishin në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan emocionet pasi morën lajmin.

“Mezi po e pres, dua t’ma bëjnë të bukur vajzën se janë të dy të bukur. Në fillim Besi dhe Xhensila nuk po tregonin për shtatzëninë dhe unë vajta tek Shpresa, tek mamaja e Besit dhe e pyeta dhe ajo nuk dinte gjë. Kur edhi Xheni unë e pyeta: Hë keni ndonjë gjë? “Po Ije po”,më tha. “Dritë nëna për ty i thashë”, tha Ija.

Ndërkohë Besi tregoi se vajza do të vijë në jetë në fillim të korrikut dhe nuk i fshehu emocionet prej babai.

“Edhe dy muaj kanë mbetur, nga fundi Qershorit ose fillimi Korrikut lind vajza. Ende nuk e ndjej veten baba, tani e ndjen më shumë Xhensila sepse asaj i lëviz, kur afrohem unë pushon”, tha Besi.

Nuk do e besoni si e mori vesh Ija se Xhensila është shtatzënë Read More »

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin?

Zbardhet rendi e mbledhjes që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbaj më 7 maj 2018.
Sipas këtij rendi, me kërkesë të ministrisë së drejtësisë do të vendoset për shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqie.

Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.
Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drgoës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohaur duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë, shkruan Report Tv. Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit Ergys Selmani i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin? Read More »