Aurora

Vëmendje! Tensioni normal i gjakut nuk është më 12 me 8, por …

Me vite të tëra kemi menduar se presioni normal i gjakut është 120 me 80 por mësoni “normalen” më të re.
Secili i cili kurdoherë ka pasur nevojë të masë presionin e gjakut, e që çdo gjë është në rregull kur i sipërmi është 120 ndërkaq i poshtmi rreth 80 transmeton

Çdo gjë më shumë, paraqet alarm dhe menjëherë shkohet për kontroll tek farmacisti apo te kardiologu.
Nëse është më ulët, e di që është koha për sheqer dhe ujë apo për një filxhan kafe. Mirëpo, tani çdo gjë ka ndryshuar.

Shoqata Evropiane Kardiologjike ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave normale për shtypjen sistole deri në 140, ndërkaq për atë diastole 90.

Mirëpo, ky rregull nuk vlen për të sëmurët me diabet, për të cilët kufiri është më i ulët, deri 130 me 80, si edhe te popullata e moshuar.

Më herët është konsideruar që dikush që kishte presionin 139 me 89 gjendej në gjendje parahipertensioni dhe ka pasur nevojë të pinte ilaçe, në mënyrë që të ulte rrezikun nga shfaqja e infarktit apo sulmit në tru.

Presioni i gjakut nuk është konstant, ai ndryshon gjatë ditës dhe natës, varet nga shumë faktorë, për shembull aktiviteti trupor, shkalla e stresit të cilit jeni të ekspozuar, gjendja emocionale, koha e ditës (në mëngjes zakonisht është më i lartë se në mbrëmje) dhe gjëra të ngjashme.

Nëse dëshironi t’a matni tensionin tuaj, bëjeni këtë në pozicionin e ulur, në gjendje të qetë dhe mateni tri herë në ditë.
Merreni vlerën mesatare e cila do t’ju tregojë se sa e keni presionin e gjakut.

Vëmendje! Tensioni normal i gjakut nuk është më 12 me 8, por … Read More »

Si ia vodhën Luli dhe Mona kauzën të riut kuksian!Ky është “truri” i protestës në Rrugën e Kombit.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Alben Kola, është një i ri nga Kukësi, ‘truri’ dhe organizatori i protestës në Rrugën e Kombit i cili zgjoi Lulzim Bashën nga gjumi letargjik dhe i dha zemër Monika Kryemadhit.

Sot dy liderat e opozitës kanë në “dorë” kauzën e të riut kuksian!

Pse e themi këtë?

I vetëm, Albeni, ishte ai i cili kërkoi dhe mori lejen e tubimit pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës për një protestë qytetare, pa ndikime partiake.

Dhe për këtë të fundit, nuk ka dyshime as kryeministri Edi Rama. Përpos akuzave ndaj rivalëve të politikës, Rama u bind se kjo ishte një revoltë e popullit kuksian të cilit i kërkoi ndjesë disa herë për mosinformimin e sot nga Kuvendi i premtoi zgjidhje.

“Ne s’do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë për atë zonë”, tha Rama para pak minutash nga Kuvendi.

Por le të kthehemi te Albeni i cili duke përdorur thirrjet në rrjetet sociale, telefonatë pas telefonate, mesazh pas mesazhi, takim pas takimi ia doli të organizojë një protestë që gjeti të papërgatitur jo vetëm Policinë e Shtetit por edhe median e cila fillimisht nisi ta raportojë protestën e Kalimashit si një “lajm të dorës së dytë”, derisa kuksianët e përcaktuan vetë vijën editoriale duke u shndërruar edhe në shqetësimin më të madh të qeverisë edhe sot e kësaj dite.

Por deri më datë 31. 03. 2018, kur Albeni dhe kuksianët e tjerë u rebeluan e i vunë flakën vendeve ku taksoheshin automjetet, Basha dhe partnerja e tij në politikë, zonja Kryemadhi, as që e kishin në axhendën e tyre opozitare, protestën.

Bashës i ishte propozuar disa herë nga mbështetës dhe kritikë të tij në mbledhjet e PD të niste një valë protestash por ky i fundit nuk ishte fort entuziast.

E provoi më 27 janar duke organizuar një protestë të demokratëve në rrethe të cilët erdhën në Tiranë por jo gjithçka shkoi siç e kishte parashikuar.

Monika Kryemadhit, nuk i erdhi as një e treta e protestuesve që priste në Tiranë, gjë që solli edhe hatërmbetje mes tij e kryedemokratit të cilit gjithashtu nga ana tjetër nuk iu përgjigjën të vetët në kohën kur po diskutohej qendrimi i tij në PD.

Aq sa “kupa u mbush” dhe nisi të flasë edhe Berisha. Aq shumë i revoltuar e i pakënaqur ishte ish-kryeministri Berisha me të përzgjedhurin e tij, sa ia tregoi të gjitha në një kafe Agim Xhafkës.

Berisha e bëri fajtor Bashën, tha se ai duhet të ikë e të larguarit duhet të kthehen.

Kryedemokrati dhe mbështetësit e tij ishin në ditët e tyre më të këqija pas këtij qendrimi të ish-liderit por befas “feksi një dritë” dhe nga diskutimi për Bashën në krye të PD, e gjitha është kthyer në një pikëpyetje të madhe për qendrimin e Ramës në krye të qeverisë.

Albeni dhe kuksianët e tjerë të Bashkuar ia servirën në “pjatë të florinjtë” Bashës kauzën që i duhej për të marrë në dorë frenat e opozitës.

Në fakt këtu duhet t’ia njohim meritat kreut të PD. Më shumë se sa priti t’ia servirnin, Basha u ngrit me të vetët dhe ia mori me shumë zgjuarsi kuazën aktivistëve.

Lëshoi disa nga simpatizantët e tij fillimisht në Kalimash, pasditen e protestës atëhere kur gjithë policia e media u dynd drejt Kukësit, të nesërmen dërgoi gjithë PD-në në komisariatet e Kukësit e më pas, kur Albeni dhe katër miqtë e tij shkuan te Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tij, Basha i vëmendshëm dërgoi me urgjencë grupin e tij të besuar të demokratëve duke spostuar e eklispuar tërësisht aktivistët.

Këta të fundit u detyruan të largoheshin pasi nuk identifikoheshin dot me përplasjet e dhunshme të asaj mbrëmjeje në ambientet e drejtorisë dhe as parrullat “Rama m’u ngrit”.

Motoja e tyre ishte “Arrestoni oligarkët, lironi qytetarët”.

Megjithatë Bashës e Kryemadhit nuk iu bë shumë vonë për largimin e tyre, përkundrazi ata gjetën terrenin që iu duhej për të vazhduar të vetëm deri në fund.

Kështu, nga bindja për të vazhduar betejën e tyre në komisionet parlamentare e seancat plenare, siç trumbetonin me të madhe dy liderët, brenda natës vendosën që betejën ta zhvillonin në rrugë me mosbindje civile.

Veçse Basha e Kryemadhi nuk kanë me vete aktivistët e as popullin mbarë. Albeni dhe shokët e tij sot nuk iu bindën urdhërit të Bashës për mosbindje civile.

“PD e LSI po vjedh kauzat, protestat quhen kur zgjohet shoqëria, ato duan qytetarë”, i tha sot në mesazhin e tij Albeni Bashës i cili sot për sot ka në dorë kauzën e artë të kuksianëve.

Por a do i mjaftojë kjo për të rrëzuar Ramën?

Koha do dijë ta tregojë. /newsbomb

Si ia vodhën Luli dhe Mona kauzën të riut kuksian!Ky është “truri” i protestës në Rrugën e Kombit. Read More »

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet më në fund gruaja e shumëkërkuar e “Mirit të Xhikes”

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpolin, ka bërë të mundur arrestimin e ish-gruas së Mirit të Xhikës, Manjola Prifti.

43 vjeçarja Prifti, u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale. Manjola Prifti mësohet se ishte dënuar me 7 vite burg nga policia italiane, ndërsa është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi.

Prifti është arrestuar edhe një herë tjetër në vitin 2012, ndërsa Miri i Xhikës është ekzekutuar 9 vite më parë në ambjentet e ‘Kartodromit’ në Lundër.

Miri i Xhikës” emri i vërtetë të cilit është Fatmir Rama është cilësuar si i forti i Shqipërisë, pasi ishte bërë njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe më i pasuri.

Ne vitin 2002 vetë Fatos Nano shkonte tek “Kartodromi” resorti i Mirit të Xhikes. Thuhet se Nano është konfliktuar dhe përzënë nga vetë Fatmir Rama, sepse shmangte faturat, sipas raportimeve të disa viteve më parë. Në vitin 2003 ai u vra, sipas “gojdhënave” nga hakmarrja e politikës së ndyrë shqiptare. Nga biznesi i tij i drogës numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto.

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet më në fund gruaja e shumëkërkuar e “Mirit të Xhikes” Read More »

‘Nxehen gjakrat’ në Lazarat, shpërthim i fuqishëm tritoli në derën e banesës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Report Tv mësoi se pronari i banesës që i është vënë tritoli është i afërm i shtetasit Klodian Selimi, i cili është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Megjithatë, mësohet se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Adem Selimi njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat. Gjithashtu, nuk është zbuluar ende ndonjë rrethato konfliktuale që të ketë shkaktuar këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm.

‘Nxehen gjakrat’ në Lazarat, shpërthim i fuqishëm tritoli në derën e banesës Read More »

Supa me qofte, më e mira që keni provuar ndonjëherë dhe më e thjeshta në përgatitje

Një supë fantastike, tepër e lehtë në përgatitje dhe e cila vjen disi ndryshe nga të tjerat, pasi qoftet japin një tjetër aromë dhe shije falë erëzave. Ne jua sugjerojmë për drekën e sotme!
Përbërësit:
1 kokërr qepë të madhe,
500 gr mish të grirë (viçi),
2 apo 3 feta buke të qullura dhe të shtrydhura mirë,
2 lugë gjelle me miell,
2 lugë gjelle gjalpë të pa shkrirë,
rigon, dafinë, piper të zi, kripë,
1 kokërr limon.
Përgatitja:
Në një tenxhere vëmë 1 litër e gjysmë ujë të nxehet. Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, gjysmën e qepës të grirë imët. Sapo të fillojë të skuqet qepa shtojmë miellin duke e trazuar me nxitim, që të mos na bëhet me topza melli. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak ujin e nxehtë duke trazuar.

Marrim mishin e grirë, i shtojmë kripën, rigonin, piperin, bukën e thërrmuar, gjysmën tjetër të qepës së grirë imët dhe e punojmë mirë e mirë me duar. Me anë të duarve bëjmë toptha të vegjël.

Vendosim tenxheren ku përgatitëm lëngun në zjarr, shtojmë topthat që përgatitëm një nga një, pak kripë, limonin, një gjethe dafine. Vazhdojmë e ziejmë rreth 15 – 20 minuta.

Në një tigan të vogël skuqim një lugë gjalpë, shtojmë piper të kuq dhe kur të shërbejmë supën, i hedhim nga sipër gjalpin e përgatitur! Ju bëftë mirë!

Supa me qofte, më e mira që keni provuar ndonjëherë dhe më e thjeshta në përgatitje Read More »

E përdorni rregullisht paracetamolin? Atëherë urgjentisht duhet të lexoni këtë artikull!

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamollit, mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa disa sëmundje serioze.

Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të jenë fatale.

Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre, mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime, për të t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

Shkencëtarët e studiuan ndikimin e paracetamolit, në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.

Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore, mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë, se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit, është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.

E përdorni rregullisht paracetamolin? Atëherë urgjentisht duhet të lexoni këtë artikull! Read More »

Donald Lu mëse i qartë: Në krah të qeverisë shqiptare kundër krimit, iu dorëzon 130,000 dollarë pajisje doganave dhe policisë kufitare

Opozita bllokoi sot katër kryqëzime kryesore të Shqipërisë në një protestë anti-qeveritare duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për rritjen e taksave e varfërisë.

Por ambasada amerikane ka publikuar në faqen e saj zyrtare një  vizitë të ambasadorit Donald Lu tek personeli të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim.

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave.”

Dje Ambasadori Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim.

Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare.”

Donald Lu mëse i qartë: Në krah të qeverisë shqiptare kundër krimit, iu dorëzon 130,000 dollarë pajisje doganave dhe policisë kufitare Read More »

Skandal/ Ja çfarë e gjen gruan kur burri i saj merr vesh se ajo është …

Një 41 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Tiranë, pasi kishte ushtuar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes shtatzënë.

Sipas policisë, 41 vjeçari me iniciale J.M banues në Valias pasi kishte marrë vesh se e shoqja priste një fëmijë e kishte detyruar këtë të fundit të abortonte, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke e detyruar të pinte medikamente.

Gruaja me inicale F.M, është dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor.

Policia po heton më tej për ngjarjen.

Skandal/ Ja çfarë e gjen gruan kur burri i saj merr vesh se ajo është … Read More »