Aurora

Banorët protestojnë sot tek parlamenti, Rama ka një përgjigje për ta

Banorët e Unazës së Re që do iu prishen shtëpitë nga qeveria kanë paralajmëruar sot se protestën do e zhvendosin para parlamentit, ku ka seancë plenare.

Eshtë dita e 19 që ata protestojnë kundër prishjes se banesave dhe bizneseve të tyre. Ata do të mblidhen në orën 10:00, kur fillon edhe seanca plenare. Ndërkohë 6 banorë janë çuar në ndjekje penale nga policia për shkak të protestë së tyre.

Por sot kryeministri Edi Rama ka deklaruar se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet dhe i ka konsideruar një pjesë të biznesmeneve që operojnë në atë zonë dhe kërkojnë dëmshpërblim, si “zaptues profesionistë”.

Duke publikuar një kronikë të TCH që tregon bizneset që janë ngritur në të dy anët e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja, kryeministri shkruan në Fb:
“Dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”.

VIDEO

Banorët protestojnë sot tek parlamenti, Rama ka një përgjigje për ta Read More »

Dalin në dritë të tjera bëma të Shefqetit, “shëruesi” sek.ual të burrave (video)

Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi për abuzimet e Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë eksperiencën e tij disa vite më parë.

Një video-skandal u transmetuar mbrëmbë ku një person i quajtur Shefqet pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Përmes pamjeve të kamerave të fshehta, “Stop” zbuloi se “shëruesi” Shefqet prekte burrat në pjesë intime dhe çdo hall të tyre ai pretendonte se e zgjidhte përmes forcës seksuale të burrave.

Tek “shëruesi” Shefqet, shqiptari që jeton në Itali, kishte shkuar së bashku me të ëmën për një problem familjar që kishin, dhe jo personal.

Edhe në këtë rast, “shërues” Shefqeti kishte nxjerrë jashtë të ëmën e qytetarit dhe nisi të prekte djalin nga pjesët intime. Edhe pse kjo nuk kishte asnjë lidhje me hallin e tyre.

Në një komunikim me gazetarin dhe drejtuesin e ‘Stop’ Saimir Kodra, ky qytetar rrëfeu gjithashtu se atë skenë e kishte të vështirë ta harronte për disa kohë.

Saimir Kodra: Për çfarë më kërkove të bëjmë këtë lidhjen telefonike në Skype?
Qytetari: Në radhë ta parë faleminderit që pranuat kërkesën time, thjesht doja të dëshmoja me dëshminë time personale një eksperiencë dramatike që kam përjetuar me personazhin që transmetuat mbrëmë. Shpresoj që organet kompetente të veprojnë. Isha tek ky për një eksperiencë personale që në 2005 dhe mbaruam punë për 5 minuta. Na tha do bëj ashtu, do bëj kështu. Pastaj, 5 minuta i tha mamit dil jashtë se kam punë me çunin.

Saimir Kodra: Ndërkohë, ju kishit vajtur për problem tjetër familjar, jo për punën tënde.

Qytetari: Po, për njerëz të tretë, jo për ne që ishim prezent aty. Dhe unë thjesht bëja punën e shoferit, duke dërguar mamin që po fliste me të për problemin tonë familjar. Dhe tha rri këtu, e më ngriti në këmbë e më tha: “Do të provoj të të paralizoj këmbë e duar ta shikosh forcën time”. Faktikisht më hyri frika dhe pastaj tha “po e shof që qenke çun i ri, po jeton në Itali, shkon pas femrave, ke epsh, ta ndal unë epshin ty”. Uli, tha, pantallonat. Më preku siç bëri të njëjtat gjëra që bëri mbrëmë.

Arrita disi të shkëputem, por faktikisht kohën më të madhe e ka kaluar me mua se me familjarët e mi që ishim për problemin tim. Ka qenë vështirë për ta kaluar faktikisht, por kemi qenë të rinj dhe shyqyr Zotit ka kaluar ajo punë. Kur pashë mbrëmë u ndjeva sikur të isha atë ditë aty. Faktikisht nuk më ka ikur nga mendja për disa kohë shumë të gjata. Se më ngelte mendja, aty, thoja çfarë më bëri ky. Mos po më bën ndonjë magji. Unë nuk besoj shumë në fakt në këto gjëra, por kur pashë pamjet e vilës që kishte krijuar ky me ato Lekë, përveç krimeve që bën personale, ka dhe një zhvatje nga personat, nga Lekët që iu merr. Jam në Itali me familjen time.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi pamje se si “shëruesi” Shefqet prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.

VIDEO

Dalin në dritë të tjera bëma të Shefqetit, “shëruesi” sek.ual të burrave (video) Read More »

Sot do merrni lajme, ja çfarë thotë horoskopi juaj

Parashikimi i horoskopit për 12 shenjat e zodiakut. Njihuni me atë që do ju ndodhë sot.

Dashi
Disa persona të shenjës së Dashit do të mendojnë për një ëndërr të vjetër. Përpiquni që të mos humbisni mundësitë që do t’ju shfaqen sot. Për ta bërë këtë, duhet të filloni t’i besoni plotësisht intuitës suaj.

Demi
Sot do të dëgjoni shumë gjëra. Mos i besoni të gjitha thashethemet pa asnjë shkak. Nëse keni nisur diçka të re dhe të rëndësishme në jetë si për shembull një marrëdhënie apo projekt biznesi, atëherë kjo këshillë është e vlefshme. Mund të ndodhë që miqtë tuaj të mos ua aprovojnë zgjedhjet, por ju ndiqni dëshirat tuaja.

Binjakët
Do të mendoni rreth mënyrës së duhur për të pasur sukses në punë dhe në jetën tuaj personale. Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur kësaj çështje, mos bëni hapa pas. Duhet të përkushtoheni maksimalisht për të arritur qëllimet tuaja në jetë.

Gaforrja
Disa persona të kësaj shenje do të kalojnë një ditë melankolie. Ka gjasa që të bëni një krahasim të së kaluarës suaj me të tashmen. Është e rëndësishme që të mos lejoni nostalgjinë t’ju kthehet në melankoli.

Luani
Sot do t’i kushtoni shumë rëndësi paraqitjes suaj. Ka gjasa që të gaboni gjatë një gjykimi. Mos u bëni sipërfaqësorë, sepse mund t’ju pengojë në rrugën drejt suksesit. Sa u përket marrëdhënieve romantike, sot mund të takoni një person shumë të veçantë.

Virgjëresha
Mos u nxitoni, teksa jeni duke kryer detyra të rëndësishme, pasi mund të harroni disa detaje shumë të rëndësishme. Dëgjojeni partnerin/partneren tuaj teksa ju flet dhe mos e ndërprisni për diçka tjetër. Ka gjasa që një mik të ketë nevojë për këshillën tuaj sot.

Peshorja
Ndoshta sot mund të ndryshoni ambientin në shtëpi, që do t’ju falë mjaft kënaqësi. Partneri/partnerja mund t’ju bëjë një surprizë sot. Mund të përfshiheni në një konflikt në punë sot.

Akrepi
Është e rëndësishme që sot të relaksoheni, pas një periudhe të lodhshme në punë. Gjendja juaj emocionale varet nga mënyra sesi do zgjidhni të veproni ndaj një çështjeje të caktuar. Disa persona të kësaj shenje, veçanërisht femrat, mund të përdorin paraqitjen e tyre për të përfituar në një lloj mënyrë.

Shigjetari
Mos u tregoni shumë kërkues ndaj vetes, por as ndaj të tjerëve. Pranoni këshillat e të afërmve, por edhe të partnerit/partneres. Ka gjasa që një konflikt i vjetër të marrë fund dhe të nisni gjithçka nga fillimi.

Bricjapi
Sot do të përqendroheni maksimalisht në jetën tuaj personale. Do të zbuloni se dikush është shumë i interesuar për ju. Megjithatë, mendohuni mirë para se të ndërmerrni ndonjë hap të rëndësishëm, pasi mund të rezultojë që të mos jetë personi i duhur për ju.

Ujori
Mund të ndiheni konfuz, pasi do të mendoni rreth disa ideve të reja. Do të kontaktoni me persona, të cilët do të tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me ju. Do të ishte mirë që përveç avantazheve të një projekti, të mendoni edhe rreth rreziqeve të mundshme.

Peshqit
Mund të përfshiheni në një situatë të papritur, e cila ka gjasa t’ju shqetësojë. Përpiquni të mos i lejoni disa persona të caktuar t’ju shkatërrojnë ditën. Përkundrazi, buzëqeshini personave që tentojnë t’ju ofendojnë, por njëkohësisht veproni me shpejtësi për të zgjidhur situatën.

Sot do merrni lajme, ja çfarë thotë horoskopi juaj Read More »

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit. Ky vendim ka ardhur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe si rrjedhojë e festave të 28-29 nëntorit, administrata publike do të jetë pushim nga e mërkura deri të dielën e javës së ardhshme.

Kështu, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar, si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Bëhet me dije se vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit Read More »

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë…

Është shtyrë përsëri seancë për çështjen Hajdari, pasi Izet Haxhia kërkon ndërrimin e turpës gjyqësore me gjyqtarë të cilët kanë kaluar më parë vetingun. Trupa gjykuese e Apelit e përbërë nga Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhia ka kërkuar që të tërhiqet nga gjykimi për çështjes së Izet Haxhisë, ndërsa kërkesa nuk është pranuar nga ana e kryesuesit të gjykatës së Apelit. Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolli tha se i gjithë procesi është përballë ngjyrimeve dhe ndikimeve të forta politike.

Vetë Haxhia ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjykatës së apelit, duke thënë se është nën kontrollin e plotë të dyshes Rama Meta. Haxhia ka akuzuar dhe gjyqtaren Fatmira Hajdari, bashkëshorten e deputetit të ndjerë se është bërë palë me vrasësin e burrit të saj, Berishën, duke bërë që kolegët e saj të mos marrin përsipër këtë çështje. “Gjykata e Apelit është në duart e dyshes Rama-Meta. Fatmira Hajdari është bërë palë me Sali Berishën, vrasësin e burrit të saj, nuk dua që të gjykohem nga kolegët e saj”, është shprehur Haxhia në Gjykatë.

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë… Read More »

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit)

Në vendin tonë ka një sektor që është kthyer në fushën më tërheqëse për piratët e kohëve moderne. Bëhet fjalë për ujërat e paeksploruara të Shqipërisë janë bërë një atraksion për gjuetarët e thesareve që kërkojnë objekte të lashta, pjesë anijesh të mbytura dhe relike të tjera, që janë varrosur në fund të detit prej shekujsh.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” është ndalur këtu, duke sjellë një histori interesante. Bregdeti 450 kilometra i gjatë, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, – thekson AFP, – ka qenë i paarritshëm gjatë regjimit komunist, por sot ujërat janë të hapura, duke joshur arkeologë, por edhe grabitës thesaresh, të etur për të eksploruar territore të reja dhe për të shitur ato çfarë gjejnë në tregjet e zeza.

“Pjesa më e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësinë 20-30 metra dhe është lehtësisht e arritshme, pa ndihmën e pajisjeve të posaçme, e ajo pothuajse është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nevojiten masa urgjente për të mbrojtur pasurinë e nënujshme”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

Ekspedita të kryera që nga viti 2006 kanë zbuluar rreth 40 anije të mbytura në brigjet shqiptare, përfshirë mjete që i përkasin shekullit të VII dhe ato të Luftës së Parë dhe së Dytë Botërore. Qindra amfora të epokës romake janë zbuluar po ashtu në fund të detit, të mbuluara nga bimë marine.

“E sigurtë është që një gjueti thesaresh nën det sjell fitime të mëdha”, tha Moikom Zeqo, arkeolog.

Vazot mund të shiten për rreth 100 euro në Shqipëri dhe shihen në disa restorante luksoze, apo dalin në ankande për shuma më të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të artit.

Ka nga ato që kanë përfunduar në muze private në vende të ndryshme të botës, si kambana e anijes fatkeqe austro-hungareze “SS Linz”, që u mbyt në brigjet e Shqipërisë me 1.000 pasagjerë në bord, pasi u ndesh me një minë në mars të vitit 1918.

Ka edhe nga ata zhytës që kërkojnë të zhveshin anijet e shekullit të XX për shkak të çelikut të tyre të cilësisë së lartë. Çeliku i prodhuar para shpërthimeve bërthamore në botë është veçanërisht joshës, pasi nuk ka gjurmë radioaktiviteti dhe mund të përdoret për mjete delikate mjekësore dhe pajisje të tjera shkencore.

Në qershor, autoritetet miratuan një ligj që i klasifikon anijet e mbytura si “monumente kulture” dhe që kërkon licenca strikte për zhytësit. Një ëndërr e ndarë nga ekspertët shqiptarë dhe të huaj është ajo e një Muzeu nënujor, si ajo që ekziston në qytetin turk Bodrum, që mund të mbrojë artefaktet dhe të tërheqë turistë, por kjo duket e vështirë. “Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë luksin apo ndërgjegjësimin të kuptojë rëndësinë e madhe që kjo pasuri përfaqëson për historinë e vendit dhe civilizimin mesdhetar”, tha Auron Tare./TCH

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit) Read More »

Kalimi i Gruevskit nga Shqipëria, Artan Hoxha: Ja cili politikan i lartë e ndihmoi…

Ish-kryeministri i Maqedonisë është ndihmuar nga krerë të lartë të politikës per te kaluar permes territorit te Shqiperise. Sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili deklaroi në “Top Sho” se “Presidenti Gjorgje Ivanov ka gisht në arratisjen e Gruevskit”. Më tej, Hoxha shtoi: “Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.

Prej disa ditësh çështja Gruevski është kthyer në më të diskutuarat në disa prej shteteve ballkanike, dhe jo vetëm, në të cilat ish-kryeministri ka kaluar për t’u arratisur drejt Hungarisë, ku i është pranuar kërkesa për azil. Gjykata ka dhënë një vendim të formës së prerë për Gruevskin me dy vite burgim, për shkak se u gjet fajtor për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës në rastin Tanku.

Kalimi i Gruevskit nga Shqipëria, Artan Hoxha: Ja cili politikan i lartë e ndihmoi… Read More »

Vogëlushi birësohet në Itali, gjyshërit e kërkojnë nipin e tyre 11 vjec: S’e marrim dot as me avokat

Një djalë me nënë rumune dhe baba shqiptar, tashmë është birësuar nga shtetas italianë. 2 gjyshër nga Laçi edhe pse në kushte tejet të vështira prej kohësh janë vënë në kërkim të nipit të tyre 11-vjeçar. Kjo dramë njerëzore është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti. Vogëlushi me emrin Kristian erdhi në jetë në 5 mars të vitit 2007 në Itali.

Nëna e tij është një shtetase rumune, ndërsa babai Gentjani ndodhej në Milano ditën që policia trokiti në derën e shtëpisë për të marrë vogëlushin pasi e ëma në gjendje të dehur e kishte dhunuar dhe britmat kishin alarmuar fqinjët. E ftuar në studion e emisionit është nëna e Gentjanit, e cila rrëfen momentet e vështira që prej vitesh po kalon familja e saj, pasi nuk dinë asgjë rreth fatit të nipin të saj.

Sipas saj, Gentjani pasi ka shkuar në shtëpi dhe ka mësuar atë që kishte ndodhur, është vënë në kërkim të të birit. Shteti italian e strehoi Kristianin në shtëpi fëmijësh, ai bisedonte dhe e shihte shpesh atë derisa përfundoi në burg për shkak të një ngatërrese me pasaportën. Bashkë me izolimin atij iu hoq dhe e drejta të kontaktonte me të birin. Në këtë periudhë nëna e vogëlushit ka dhënë dorëheqjen si prind dhe e ka lënë atë dhe fatin e tij në duart e shtetit. Pas shumë tentativash të dështuara për të hapur procese gjyqësore për të rimarrë të vogëlushin, nëna e Gentjanit kërkon të dijë sot se çfarë është bërë me nipin e saj.

“Ata ishin lidhur të vegjël, dhe bashkëjetuan për gati 2 vite. Vajza ngeli shtatëzënë. Pasi djali im iku në punë, bashkëjetuesja e tij e ka rrahur djalin dhe më pas ata i kanë marrë djalin, shërbimet sociale. Pasi u kthye djali im, e gjeti në qendër. E takoi për gati 2 vite djalin, hapi gjyqin dhe prapë se morëm dot. Nipi im ishte 3-4 vjeç. Madje dhe burri im shkoi në Itali, takoi një avokat. Edhe pse mori lekë avokati, se morëm dot. Për disa vite Gentjani e ka takuar. Kurse nëna firmosi dhe tha se hiqte dorë nga ai. Kur e ka takuar bashkëjetuesen Gentjani, i ka kërkuar shpjegime, por ajo kishte thënë se ishte e dehur dhe nuk mbante mend gjë. Djali im për shumë vite me radhë shkonte të takonte të birin. Por një ditë të premte djali im u vonua 5 minuta. Dhe kur shkoi atje, ata s’ja lanë dhe ai hyri me forcë. Kjo ishte një gafë, pasi hyri atje me forcë dhe më pas djalin ma arrestuan. Bëri 6 muaj burg. Dhe me gjyqe dhe më pas e liruam. Djalin e pa nga larg për gati dy vite se nuk e linte askush që t’i afrohej”, -tha nëna e Gentjanit.

Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë edhe gruaja e Gentjanit, Artjola, e cila tregoi se bashkëshorti i saj e vuante shumë faktin që nuk kishte dijeni për fatin e të birit. “Gentianin e kam pranuar si mashkull dhe i kam pranuar të gjitha këto gjëra. Gentjani është i prekur shumë, s’ja përmend dot se mërzitet. Se dimë se ku është ai fëmijë, dhe duam që ta takojë edhe babai i vet. Ne jemi të interesuar, por kemi qenë pa letra dhe me një fëmijë të vogël. S’kemi pasur shumë mundësi për avokat, por kemi marrë informacion se Kristjani është birësuar”, tha ajo.

Vogëlushi birësohet në Itali, gjyshërit e kërkojnë nipin e tyre 11 vjec: S’e marrim dot as me avokat Read More »