Aurora

Shokuese! Shikoni çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Red Bull

A keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike?
Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.

Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj:

Pas 10 minutave

Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet

Pas 15-45 minutave

Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t’ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.

Pas 30-50 minutave

E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

Pas 1 ore

Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

Pas 5-6 ore

Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

Pas 12 orëve

Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

Pas 12-24 orëve

Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

Pas 7-12 ditëve

Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.

Shokuese! Shikoni çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Red Bull Read More »

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit

Lëvizja Sociliste për Intergmin nuk ndalet së replikuari me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Si gjithmonë “gjithologu” i LSI-së Petrit Vasili i ka këkuar llogari ambasadorit Lu se pse nuk denoncon banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësi në mes të natës dhe prokurorët, që i mbrojnë.

“Z.Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë. Ambasadori Lu thotë në media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, në mes te nates”.

Z.Lu, banditët, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra. Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit. Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta. Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!”, shkruan Vasili.

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit Read More »

Mos harroni! Gjithmonë kërkoni në restorant një filxhan me ujë të nxehtë, ja pse

Të shkosh në një restorant për drekë me shoqërinë ose me familjen është një zgjedhje e zakonshme e fundjavës që të gjithë e duan. Me të gjithë grupin me të cilin ndodhesh, tundohesh nga kënaqësia për të shijuar ushqimet që të ofrohen.

Ne të gjithë shpresojmë se kur zgjedhim të drekojnë në një restorant jashtë, me siguri pastërtia është elementi kryesor që e karakterizon të gjithë ambientin. Por ndonjëherë mund të ndodhë që nuk je në vendin më të pastër që ke ëndërruar.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të kërkosh një filxhan (gotë) me ujë të nxehtë.

Uji i nxehtë mund të vrasë lloje të ndryshme bakteresh dhe është i domosdoshëm në ambiente të tilla.

Një studim i kryer në Universitetin e Ohio-s, në fakt, ka zbuluar se temperatura e ujit jo më pak se 24 gradë celsius është shumë efektive në largimin e disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si E. Coli dhe Listeria, të cilat vijnë si pasojë e enëve të ndotura.

Nëse ke dyshime në lidhje me pastërtinë e enëve apo qoftë edhe ambientit rreth e rrotull vendit ku ndodhesh, atëherë kërkoji kamerierit thjeshtë një filxhan me ujë të nxehtë dhe mbaje atë në tryezë gjatë kohës së qëndrimit në restorant (Kujdes, jo çaj).

Kjo nuk do të sjellë asnjë pengesë për të shijuar ushqimet në maksimum.

Mos harroni! Gjithmonë kërkoni në restorant një filxhan me ujë të nxehtë, ja pse Read More »

A rigjenerohen qelizat e organizmit cdo shtatë vjet?

Rigjenerimi  i qelizave është një proces delikat dhe i heshur që kryhet në organizëm.

Gjendja e qelizave dhe ritmi rigjenerues i tyre është treguesi i moshës së vërtetë të trupit.

Shumë të dhëna që qarkullojnë nxjerrin në pah idenë se rigjenerimi i qelizave ndodh një herë në shtatë vjet.

Ideja se qelizat rigjenerohen tingëllon shumë premtuese, por a është e vërtetë?

Por sipas të dhënave , rigjenerimi i plotë i qelizave njëherë në shtatë vjet është një legjendë urbane.
Çfarë Ndodh Me Qelizat Gjatë Jetës?
Qelizat ndahen, rigjenerohen dhe shuhen vazhdimisht. Çdo qelizë ka një cikël jete të ndryshëm.

Qelizat në shtresën e brendshme të stomakut zëvendësohen çdo pesë ditë, sepse janë të ekspozuara ndaj aciditetit.

Rruazat e kuqe jetojnë për të paktën katër muaj në organizëm dhe ripërtërihen, ndërsa qelizat e mushkërisë ripërtërihen pas pesë muajsh.

Sipas të dhënave të hulumtuara, asnjë qelizë nuk është e pazëvendësueshme.

Megjithatë, disa qeliza kanë nevojë për të paktën shtatë vjet që të rigjenerohen.

Qelizat e kockave zëvëndësohen çdo 10 vjet. Qelizat në traktin tretës zgjasin plot 15 vjet.

Nga ana tjetër ka qeliza që nuk shkatërrohen kurrë, siç janë ato të dhëmbëve.
Mosha e Saktë e Qelizave
Studimet konfirmojnë se një person që jeton 75 vjet, nuk arrin dot të zëvendësojë as gjysmën e qelizave të zemrës të cilat kanë qenë të pranishme në lindje.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se disa zona të trurit mund të zëvëndësohen, ndërsa neurone të tjera mbeten të njëjtat që nga lindja.

Organizmi i njeriut përmban rreth 10 trilion qeliza individuale.

Duke marrë në konsideratë që shumë prej tyre rigjenerohen dhe disa jo, qelizat trupore të një të rrituri janë mesatarisht rreth 11-15 vjeç.

Një prej faktorëve vendimtarë në rigjenerimin e qelizave është padyshim mosha.

Tek të moshuarit, rigjenerimi ndodh më ngadalë se tek të rriturit.

Duke qenë se shumë prej qelizave të rëndësishme siç janë ato të kockave, zemrës dhe trurit nuk rigjenerohen, AgroWeb.org ju rekomandon t’i trajtoni me kujdes.

A rigjenerohen qelizat e organizmit cdo shtatë vjet? Read More »

Kurat ideale natyrale kundër ulçerës së stomakut

Ulçera e stomakut  është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.

Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.

Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.

Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut. Lexoni më poshtë listën e hartuar nga të dhënat e AgroWeb.org.
Flavonoidët
Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil.

Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.
Jamballi
Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën.

Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre.

Konsultohuni me mjekun tuaj.
Probiotikët
Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës.

Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë.

Studimet thonë se probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.
Mjalti
Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë.

Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.

Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.
Hudhra
Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës.

Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.
Boronica e kuqe
Lëngu i këtij fruti është efikas kundë infeksioneve urinare dhe baktereve të ulçerës.

Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Frutat, Perimet dhe Drithërat
Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti.

Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulçerës.

Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulçerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.
Ulçera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur
Njerëzit që vuajnë nga ulçera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate.

Kurat ideale natyrale kundër ulçerës së stomakut Read More »

Këto janë misteret më të mëdha të planetit tonë që po mundojnë prej kohësh shkencëtarët

Shumë çështje që ndërlidhen me planetin Tokë, janë aktuale për qindra vjet meqë njerëzit vazhdimisht kërkojnë përgjigje për to. Në vazhdim ju sjellim tetë misteret më të mëdha.

Prej nga erdhi uji?

Shkencëtarët besojnë se Toka ishte një shkëmb gjatë formimit të para 4.5 miliardë vjetëve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rëndësishëm për jetë? Ndoshta nga sistemi ndëryjor, 4 miliardë vjet më parë, atë kanë mundur ta krijojnë asteroidët e ngrirë të rënë në sipërfaqen e Tokës. Kështu, me kohë kanë mundur të krijohen rezervat e ujit. Por, ende nuk është sqaruar formimi i ujit në Tokë. Në mënyrë të veçantë, misteri bëhet më i madh, sepse nga ajo kohë ka pak shkëmbinj për dëshmi dhe për prova!

Çfarë ka në bërthamë?

Bërthama e Tokës ende nuk është studiuar. Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, shkencëtarët menduan se e zgjidhën këtë mister. Në bazë të meteorëve studiuan baraspeshën e mineraleve në bërthamë dhe dhanë disa përfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel që nuk ka në kore të Tokës, duhet të ketë në bërthamë. Por, matjet e gravitet 10 vite më vonë thanë se kjo nuk është e vërtet.

Si u krijua Hëna?

A u krijua Hëna nga goditja e Tokës me planetin e madhësisë së Marsit? Kjo çështje vazhdon të mundojë shkencëtarët. Këtë teori nuk e kanë pranuar të gjithë, për shkak të disa mangësive. Për shembull, përbërja kimike e shkëmbinjve nga Toka dhe atyre nga Hëna përputhen aq shumë sa që thuhet se Hëna është bërë nga Toka, e jo edhe nga ndonjë planet tjetër. Është e mundur që Toka e re është sjellë shumë rreth boshtit të saj dhe ka shpërndarë shkëmbinj prej metali të shkrirë që kanë krijuar Hënën.

Si lindi jeta?

Ende nuk dihet nëse jeta u krijua në Tokë apo në hapësirën ndëryjore, për të ardhur këtu përmes meteorëve. Komponentët themelorë të jetës – aminoacidet dhe vitamina – janë gjetur në kokrra të akullta brenda asteroideve, në kushtet më ekstreme për jetën në Tokë. Një nga pengesat më të mëdha të biologjisë është për të zbuluar se si këto pjesë formojnë jetë. Rëndues është fakti se edhe nuk ka gjurmë fosilesh të banorëve të parë të Tokës, të cilët me shumë gjasa ishin primitivë – si bakteret.

Po oksigjeni si është krijuar?

Ekzistencën tonë ia detyrojmë cyanobacterieve, krijesave mikroskopike që kanë ndihmuar transformimin radikal të atmosferës së Tokës. Këto baktere kanë hedhur oksigjen nga organizmi, si mbetje, dhe kështu e mbushën atmosferën me oksigjen – për herë të parë para 2.4 miliardë vitesh. Por, kjo nuk ishte një gjendje stabile. Në mbetjet e shkëmbinjve është e qartë se niveli i oksigjenit ka luhatur tre miliardë vjet më parë dhe se është stabilizuar para 541 milionë vitesh. Pra, pyetja është nëse në të vërtetë bakteret janë meritore për oksigjenin që thithim apo është një faktor tjetër? Pikërisht njohja e ndryshimeve të oksigjenit është faktor kyç në deshifrim të historisë së jetës në planetin tonë.

Kush është shkaku i shpërthimit të Kambrianit?

Shfaqja e jetës komplekse, pas katër miliardë vitesh nga krijimi i Tokës, nënkupton një moment unik. Papritmas u shfaqën kafshët me tru dhe enë të gjakut, me sy dhe me zemër. Papritmas, në këtë periudhë e cila zgjati 542-488 milionë vite më parë, gjithçka u zhvilluar më shpejtë se në çdo periudhë tjetër planetare të njohur deri sot. Si shpjegim i këtij fenomeni është thënë se meritor është kërcimi në nivelet e oksigjenit që ka ndodhur para shpërthimit Kambrian.

Kur ka filluar lëvizja e pllakave tektonike?

Pllakat e holla të kores përplasen në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar skena të bukura të lindjes së Diellit nga malet, si dhe shpërthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologët ende nuk e dinë se kur pllakat tektonike filluan të lëvizin, sepse dëshmitë janë shkatërruar. Vetëm një grusht kokrrash të vogla mineralesh të zirkonit, kanë mbijetuar prej para 4.4. miliardë viteve, që shkencëtarëve ua bënë me dije se atëherë u formuan shkëmbinjtë e parë. Por, shkencëtarët nuk e dinë se si janë formuar këta shkëmbinj?

A mund të parashikojmë tërmetet?
Si me motin, mundet të parashikohet edhe tërmeti. Por, për ta ditur saktë se kur vjen, kjo është e pamundur. Madje edhe eksperimenti më i madh, që zgjati 12 vjet, dështoi. Gjeologët pastaj parashikuan tërmetin në Parkfield të Kalifornisë, për të cilin menduan se do të ndodhë më 1994, e në fakt ndodhi më 2004. Një problem tjetër është se gjeologët nuk e dinë saktë se pse ndodh tërmeti dhe pse ndalet ai.

Këto janë misteret më të mëdha të planetit tonë që po mundojnë prej kohësh shkencëtarët Read More »

Maçoku pa qime që po pushton rrjetet sociale (foto)

Ky maçok i zbehtë pa flokë po pushton internetin falë shprehjes së tij të përhershëm të fytyrës.

5-vjeçari Xherdan, një maçok Sphynx, që jeton në Zvicër me pronaren e tij Sandra Filippi 45 vjeçe, ka një fytyrë që nuk pëlqehet nga shumë vetë.

Por Sandrës kjo gjë nuk i bën përshtypje. Ajo tha se Xherdan i ‘vodhi zemrën’ sapo e e pa dhe menjëherë e kërkoi për adoptim në internet.

Xherdan ka më shumë se 5.000 ndjekës, të cilët janë të mahnitur nga pamja e tij unike.

Maçoku pa qime që po pushton rrjetet sociale (foto) Read More »

E gjithë bota po feston! Vaksina e kancerit që i shëron 97% të tumorëve do të jetë gati brenda një viti

Pacientët që do ta marrin këtë vaksinë, e cila i përmban dy ilaçe që janë të sigurta, nuk do t’iu nënshtrohen kimioterapisë

Nëse rezultatet dalin pozitive edhe në testimet e njerëzve, hulumtuesit presin që brenda një viti apo dy vjetëve të del ilaçi në dispozicion për të gjithë.

Vaksina, në vend se ta forcojë imunitetin, kryesisht funksionon duke e aktivizuar sistemin e imunitetit që t’i sulmojë tumorët.

Vlen të ceket se miliona njerëz diagnostikohen me kancer brenda një viti, ndërkaq sëmundja mbetet ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.

Padyshim se kanceri është një problem serioz dhe asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur derisa të gjendet ilaçi për çdo person që vuan nga kjo sëmundje.

E gjithë bota po feston! Vaksina e kancerit që i shëron 97% të tumorëve do të jetë gati brenda një viti Read More »