Nuk është një numër i vogël i njerëzve që konsiderojnë një braktisje të plotë të Facebook-ut, duke fshirë heqjen e profileve në rrjetin social, pas skandalit të fundit me shkelje të privatësisë së përdoruesve nga kompania analitike Cambridge.
Përveç kësaj, shkencëtarët argumentojnë se një masë e tillë mund të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për shëndetin.
Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Queensland ka treguar se duke e lënë Facebookun, në një kohë shumë të shkurtër ulet niveli i përgjithshëm i stresit.
Nga një total prej 138 përdoruesve të këtij rrjeti social të përfshirë në vëzhgim, gjysma e tyre ndaloi përdorimin e Facebook-ut brenda një periudhe pesë-ditore.
Hulumtuesit matën nivelet e hormoneve të kortizolit, të njohur si hormon i stresit, para dhe pas eksperimentit. Në bazë të këtyre matjeve, ata zbuluan se niveli i stresit patologjik u zvogëlua te personat që braktisën Facebook-un
Zhvlerësimi i euros vijon në tregun vendas të këmbimit valutor dhe ditën e sotme kjo valutë i ështërikthyer niveleve nën 130 lekë. Pas një ngjitjeje që nisi 10-ditëshin e fundit të muajit Mars, u duk se valuta e përbashkët europiane mund t’i kthehej vlerave normale duke kapur edhe vlerën e 132 lekëve, por tashmë duket se rënia do të vazhdojë.
Sot një euro këmbehet për 129.8 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.2 pikë të tjera kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme. Në ndihmë të kësaj rënieje mund të kenë ndikuar edhe të dhënat e fundit që tregojnë se eurozona ngadalësoi prodhimin.
Ndërkohë, luhatjet kanë qenë pozitive sot për valutat e tjera kryesore, dollarin amerikan dhe paundin britanik.
Dollari u rrit me 0.4 pikë, duke u rikthyer në nivelet e javës së kaluar. Megjithatë pritshmëritë për këtë valutë janë të lidhura ngushtësisht me tensionet në tregtinë globale. Gjithsesi, dollari mbetet ende në nivelet më të ulëta të 4 viteve të fundit në raport me lekun.
Perspektiva pozitive për arritjen e një marrëveshjeje të kënaqshme për daljen nga Bashkimi Europian, ka favorizuar ditën e sotme edhe paundin britanik. Mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë ishullore, stërlina fitoi 0.4 pikë në raport me monedhën vendase. Pritet që ky trend të vazhdojë gjatë gjithë pranverës, pasi në Maj Banka e Anglisë planifikon edhe një rritje të normave të interesit.
E pandryshuar ditën e mërkurë ka qëndruar vlera në treg e dollarit australian, ndërsa dollari kanadez i gëzohet luhatjes më të madhe pozitive të ditës, duke shtuar plot 1 pikë në raport me lekun. Ndërkohë, franga zvicerane ka rënë me 0.3 pikë krahasuar me ditën e martë dhe është tashmë 4 pikë larg atij që mund të quhet kursi i saj normal. /SCAN.
Pas këshilltarëve bashkiakë tani e kanë radhën deputetët për të braktisur LSI, banda nuk jeton dot pa vjedhur, afrimi i drejtësisë ka tmerruar grabitësit me kollare
Lëvizja Socialiste për Integrim perceptohet dhe konsiderohet si banda më e rrezikshme dhe e organizuar në historinë e kombit shqiptar.
Banda grabitëse drejtohet si një armë familjare nga Ilir Metë dhe Monika Kryemadhi, të cilët, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, dosjeve brenda dhe jashtë vendit, janë dy politikanët më të korruptuar dhe të pasur në Ballkan.
Sipas mundësisë për të vjedhur, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bashkohen herë me PS, herë me PD, pastaj sërish me PS e kështu me radhë, gjoja për stabilitetin e vendit dhe integrimin në BE.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë asnjë biznes të deklaruar.
Të ardhurat e tyre të vetme janë vetëm dy paga. Por, sipas dokumenteve zyrtare, vetëm gjatë vitit 2016, Monika Kryemadhi, ka shitur 500 mijë euro apartamente. Vetëm vila në Gjirin e Lalzit ka një vlerë mbi 1 milionë euro. Imagjinojeni vetë sa kushton vila në Bllok. Imagjinojeni vetë pjesën tjetër të pasurisë, pa folur për pasurinë që nuk e kanë deklaruar fare.
E gjithë kjo pasuri është bërë me djersën e shqiptarëve. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur një tufë drejtorësh të LSI, për të vjedhur para nga buxheti i shtetit, me anë të tenderave, emërimeve, favoreve, shitjes së pasurive publike etj.
Për të mbajtur vendin e punës, drejtori duhet të derdhte pjesën më të madhe të parave të vjedhura çdo muaj në xhepat e Monikës. Jo rastësisht 90 % e drejtorëve të arrestuar për korrupsion janë të LSI.
Bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po i vjen fundi.
Shembja e LSI ka nisur që nga fundi i vitit të kaluar, fillimisht në pushtetin vendor.
Grupe këshilltarësh, në të gjitha bashkitë e vendit, kanë braktisur dhe po braktisin LSI, duke iu bashkuar PS. Por goditjen fatale, banda e Metës dhe Monikës, pritet ta marrë në Parlament.
7 deputetë janë gati të braktisin partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Deputetët janë në negociata praj disa javësh.
Njëri prej tyre është një biznesmen i fuqishëm.
Disa të tjerë, i kanë dhënë Monikës dhe Metës sinjale të qarta këto ditë.
Ata nuk kanë pranuar të firmosin kërkesën e Monikës për përjashtimin e Ramës nga Parlamenti. Ata nuk i janë bashkuar mosbindjes civile të Monikës. Nuk marrin pjesë më në mbledhjet e Monikës. Ata kanë nisur të distancohen në heshtje nga Monika Kryemadhi, duke përgatitur terrenin për të shpallur largimin përfundimtar nga LSI.
Zbatimi i reformës në drejtësi, nën kujdesin dhe kamxhikun e amerikanëve, ka krijuar panik në radhët e grabitësve me kollare të LSI.
Drejtorët dhe deputetët e ndiejnë se janë përdorur nga Monika dhe Ilir Meta për interesat e tyre dhe për të shtuar pasurinë familjare. Ata jo vetëm janë përdorur, por tani rrezikohen nga drejtësia.
Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe i shumë drejtorëve të tjerë tregoi se Monika dhe Meta nuk kanë më forcë për t’i shpëtuar nga drejtësia. Tani edhe vetë Meta dhe Monika janë të rrezikuar nga drejtësia.
Fati i tyre do të jenë në dorë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të kontrollohet nga amerikanët.Pamfleti.com
Tharja është një proçes që nxjerr në pah ëmbëlsinë natyrale të domateve.
Domatet e thara në diell i japin aromë dhe shije të shumëfishtë shumë gatimeve, duke shtuar këtu vlerat shëndetësore të mrekullueshme që vijnë prej tyre.
Po t’i krahasojmë me ato të freskëtat, çdo racion domatesh të thara përmban 20 përqind më shumë likopen.
Këto kokrra të bukura të përkëdhelura nga dielli janë një burim i përqendruar i shumë substancash të mira, vitaminë C dhe K, por edhe hekur dhe likopen.
POR, kjo zahire që kërkon diell për t’u përgatitur, të ul shpresat për ta shijuar tani afër fundit të dimrit.
Për më tepër, domatet e thara që mund të keni përgatitur gjatë verës, tashmë mund t’i keni mbaruar ose të kenë marrë pak lagështi dhe ndërkaq, nepsi për t’i shijuar sërish, po ju bëhet i padurueshëm.
Si t’ia bëni?
Ka një mënyrë praktike…
Mund të përgatiten në furrë.
Vetëm se, do t’i thani në një temperaturë mjaft të ulët.
Por, pas tharjes, mos harroni: fetat e domateve duhen futur në një kavanoz steril dhe të mbulohen me vaj ulliri.
Lini ashtu së paku 2 javë dhe pastaj: Gati për të shuar urinë, nepsin, shijen unike, duke u furnizuar me plotë vlera ushqyese!
PËRBËRËSIT:
Domate sipas dëshirës (psh 2. 5 kg)
Thelbinj hudhre sipas dëshirës
Borzilok, sipas dëshirës
Rozmarinë, sipas dëshirës
Vaj ulliri (500 gr, për 2.5 kg domate)
Kripë e trashë, e zezë
Piper, sipas dëshirës
Fletë dafine, sipas dëshirëe
Trumzë, sipas dëshirës
PËRGATITJA:
Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi.
Furrën parangroheni në 100 gradë celsius.
Në fund të enës për pjekje, psh një tepsie të madhe, vendosni letër alumini për pjekje, në mënyrë që mos të ngjiten dhe gjithashtu ta marrin nxehtësinë me terezi.
Domatet lani dhe thani, fshini me një copë të butë, psh napë pambuku.
Më pas, pritini në feta të holla, tip rriskash.
Thelpinjtë e e hudhrës, pritini në dysh, ose katërsh (në varësi sa e madhe është thelbi) dhe vendosini midis copave të domateve.
Hidhni mbi to kripë, piper dhe spërkatini pak me vaj ulliri.
Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë, siç ju thamë në temperaturën 100 graë celcius, jo më shumë.
Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen për disa orë (psh 3 orë).
Në kavanoza të sterilizuar rendisni rozmarinën, domatet e ftohura dhe thelpinjtë e tjerë të qëruar të hudhrës.
Shtoni një fletë dafine, fletë borziloku të freskët, trumzë të freskët dhe në fund hidhni vaj ulliri derisa t’i mbulojë domatet.
Mbyllni dhe ruani në një vend të freskët.
SHËNIM: Domatet mund të thahen në furrë, sipas temperaturës që treguam, edhe pa asnjë nga përbërësit që përmendëm më lart (përveç kripës).
Nëse nuk e dëshironi piperin apo hudhrën, mos i përdorni.
Nëse keni dëshirë, në secilin prej kavanozave mund të shtoni nga një lugë të vogël me arra të thërrmuara.
FAKTE MBI VETITË USHQYESE TË DOMATEVE TË THARA
– Në një filxhan me domate të thara gjenden 139 kalori, ose 7 përqind të një diete të pasur me 2000 kalori.
– Çdo racion përmban 30 gramë karbohidratesh të plota, 6,6 gramë fibre dietike ose thënë ndryshe 26 dhe 17 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fibrës për meshkujt dhe femrat respektivisht.
Të gjithë e dimë që fibra forcon sistemin tretës, shmang konstipacionin e padëshiruar si dhe ju bën të ndiheni të ngopur.
– Një filxhan me domate të thara përmban 7.6 gramë proteinë dhe 1.6 gramë yndyrna.
– Domatet e thara shërbejnë si një burim i shkëlqyer mineralesh, në veçanti: kalium dhe magnez.
Kaliumi ndihmon nervat të komunikojnë më mirë dhe rregullojnë ekuilibrin e elektroliteve, ndërsa magnezi mban indet dhe kockat të shëndetshme si dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.
Një filxhan me domate të thara përmban 105 miligramë magnez, ose 33 dhe 25 përqind të dozës së rekomanduar ditore për femrat dhe meshkujt respektivisht.
Në të njëjtën sasi gjenden 1,850 gramë kalium ose 39 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
Konsumimi i domateve të thara fuqizon përfitimin e hekurit, manganit, bakrit dhe fosforit.
– Domatet e thara janë të pasura me vitamina sidomos atë K dhe niacinën.
Vitamina K ndihmon organizmin dhe indet e kockave dhe luan një rol thelbësor kundër mpiksjes së gjakut.
Femrat kanë nevojë për 90 mikrogramë vitaminë K, ndërsa meshkujt kanë nevojë për 125 mikrogramë vitamnë K. Një filxhan me domate të thara jep 23 mikrogramë vitaminë K.
Në këtë racion, gjenden edhe sasi të vitaminash të tjera siç janë: vitaminat C, A, B-5 dhe B-9
Pasuria kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklaruar në ILDKPKI arrin një vlerë prej miliona eurosh.
Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndonëse nuk kanë asnjë biznes, gjithnjë sipas asaj që kanë deklaruar, rezultojnë milionerë.
Por ajo çfarë vërehet në deklarimin e pasurisë së tyre, sipas të dhënave të marra nga Open Spending Albania, çifti Meta ndër vite kanë deklaruar të ardhura në versione të ndryshme.
CNA.al sjell pasurinë deklaruar nga çifti Meta, nga viti 2013-2016, referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe formularëve të marrë pranë ILDKPKI-së.
Mediat më herët kanë raportuar se Presidenti Ilir Meta, në vitin 2010, kishte blerë një apartament banimi 200 metra katrorë, me vlerë 400 000 euro.
Po gjatë atij viti, Meta kishte blerë vilën me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.
Në deklaratat e pasurisë, të viteve të fundit, nuk është deklaruar një pronë e tillë.
Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti Meta kanë nga secili nga një kredi për blerje banese, por pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë.
Shuma e përbashkët që çifti Meta kanë për të shlyer kredi shkon në vlerën 361.185 mijë euro.
Ndërsa pas tre vitesh, pra në vitin 2016, rezulton se Monika Kryemadhi, ka shitur pasuri të paluajtshme me vlerë mbi gjysmë milioni euro brenda vitit, ndërsa të ardhura ka vetëm dy paga, të vetën dhe të bashkëshortit.
Viti 2013 Ilir Meta
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 318 877 lekë
Bashkëshortja, Znj. Monika Kryemadhi, të ardhura nga paga deri në dt. 09.09.2013, 663 897 lekë.
Znj. Kryemadhi, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare në periudhën 9.09-31.12, 714 099 lekë
Znj. Kryemadhi, gjendja e detyrimit overdraft për kartën e kreditit në fund të vitit 95 093 lekë.
Pagesë detyrimi me vlerë 13 321 euro për një kredi bankare.
Viti 2013 Monika Kryemadhi
Apartament me sip. 200 m2, vlerë 400 000 euro, në Rr. “Brigada 8”, Tiranë. Burimi: 200 000 euro është financuar nga shitja e një shtëpie pushimi në Qerret, pjesa tjetër me kredi.
Apartament me sip. 99.5 m2, përfituar me privatizim, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3, marrë me trashëgimi.
Apartament me sip. 75.5 m2, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.Tokë me sip. 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.
Kontratë sipërmarrje lidhur në vitin 2008 me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një godine në tokën me sip. 1900 m2.
Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2.
Bashkëshorti, Z. Ilir Meta, deklaron se zotëron një apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim, pjesa e Z. Meta 25%.
Llogari bankare me vlerë 234 930 lekë.
Gjendje cash 21 000 euro.
Depozitë bankare 2 190 dollarë.
Kredi bankare me vlerë detyrimi të pashlyer 175 400 euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.
Detyrimi për kartë krediti minus 600 euro.
Automjet me vlerë 33 954 euro, blerë në vitin 2005.
Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.
Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.
Viti 2014 Ilir Meta
Të ardhura nga paga dhe të tjera, nga Kuvendi i Shqipërisë, 1 964 421 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, 2 295 826 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 269 524 lekë.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 163 506 euro.
Bashkëshortja, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.
Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, të përfituar nga kontrata e sipërmarrjes, 57 798 euro.
Bashkëshortja, kontratë shitje e apartamenti të banimit, të përfituar nga kontrata e sipërmarrjes, e palikuiduar deri më 31.12.2014, 64 020 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 778 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 336 669 lekë.
Bashkëshortja, gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (në emër të fëmijës), 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (në emër të fëmijës), 82 086 lekë.
Bashkëshortja, detyrim financiar i shlyer në formën e overdraftit në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë.
Viti 2014 Monika Kryemadhi
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 295 826 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 1 964 421 lekë.
Pronare me 100 % e 13 ap. të banimit me sip. totale 1444.8 m2.
Të ardhura nga shitja e e ap. të banimit, 57 798 euro.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, vlera e palikuiduar 64 020 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 778 euro.
Gjendja e llogarisë bankare dy emërore, në një bankë të nivelit të dytë, 2 336 669 lekë.
Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 82 086 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 163 506 euro.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 269 524 lekë.
Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 24.03.2014, 1 822 400 lekë.
Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.
Viti 2015 Ilir Meta
Paga si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të tjera nga ky funksion 2 015 182 (dy milion e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) Lekë.
Bashkëshortja zonja Monika Kryemadhi të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete 2 629 956 (dy milion e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.
Zonja Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2015 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.
Shtesë në llogari bankare zoti Meta me vlerë 1 815 082 (një milion e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e dy) lekë.
Pakësuar një llogari bankare në euro në emër të zonjës Kryemadhi 12 175 euro.
Shtuar gjatë llogaria bankare dy emërore pjesëtarë të familjes me 14 609 lekë.
Shtuar nga Interesat bankare një llogari në emër të njërit nga fëmijët me plus 182 euro.
pakësuar llogari bankare me 35 915 lekë.
Shlyer gjatë vitit 2015 vlerën 12 036 Euro një kredi të mëparshme për blerje apartamenti , mbetet në datën 31 dhjetor 2015 edhe 154 036 Euro për shlyerje.
tek rubrika detyrime financiare zonja Kryemadhi deklaron një gjendje detyrimi me overdraft prej 1 235 677 (një milion e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë)lekë.
Viti 2015 Monika Kryemadhi
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 629 956 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 14 609 lekë.
Vajza, të ardhura nga interesa bankare, 182 euro.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.
Vlera e kontratës së shitjes së ap. të deklaruar vitin e kaluar për vlerën 64 020 euro, është likujduar për 60 818 euro pas zbritjes së komisioneve.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 12 175 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 14 609 lekë, së bashku me vajzën,
Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 182 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 35 915 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 815 082 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -12 036 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Viti 2016 Ilir Meta
Paga neto si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, 1 955 743 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete, 1 993 076 lekë.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.
Bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro.
Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro, ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro.
Bashkëshortja zonja Kryemadhi ka shitur një apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro.
Bashkëshortja ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro.
Shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro.
Shtesa Llogari Bankare Bashkëshortja:
Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174 403 euro.
Shitur më 26.02.2016 apartament banimi me sipërfaqe 200 m2, 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar, 245 000 euro janë pa arkëtuar dhe marrëveshje për zëvendësim debitori për 155 000 euro kredi bankare që do shlyhet nga blerësi apartament.
Vajza, gjendje llogarisë bankare studentore, 50 473 lekë.
Llogari bankare dyemërore Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi shtuar me 9 181 lekë.
Viti 2016 Monika Kryemadhi
Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 1 993 076 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Kuvend, 1 955 743 lekë.
Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.
Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.
3.7% e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave. Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.
Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.
Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.
Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.
Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive.
Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.
Shkruan Spartak Ngjela
Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës.
Nëse do t’i qajë Putini këta të korruptuar, le të fillojë të qajë që tani.
Nëse mallëngjehet Beogradi ekstrem që ëndërron Kosovën, le ta vijojë mallëngjimin, Kosova është e shqiptarëve dhe ajo e ka fituar lirinë me gjakun e bijve të saj dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikane; me brilancën e presidentit Amerikën Bill Klinton dhe me të gjitha ushtritë e NATO-s
Kaq pa mend janë këta pushtues që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër?
Nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut; thonë që kosovarët nuk janë shqiptarë por kosovarë, domethënë që janë serbë që dinë dhe shqip; dhe lloj- lloj turpesh të tjera, por që nuk ua var më askush as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Po lodhen kot…
Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me genocid antishqiptar që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptare të pushtuara; tani janë drejt fundit.
Është e pamundur që një histori e nisur keq kundër një populli të mbarojë keq, kur ai popull me heroizëm i ka mbijetuar një historie me tmerr genocidial në dy shekuj rresht kundër tij.
Ja këtë nuk dinë as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime.
Të gjithë të humbur janë.
Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.
Koha nuk i pranon më. Shinë një shekull në shpinë të shqiptarëve me paratë e Beogradit, Athinës dhe Moskës. Tani nuk kanë më asnjë forcë, se janë pa fare peshë në opinionin publik të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan.