Aurora

Luani i zemrës – Bima mbrojtëse e jetës

Që në lashtësi, luani i zemrës është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.

Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës.

Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime.

Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.”

Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë.

Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.
Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës
Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij.

Disa prej vlerave më të shquara shëndetësore të luanit të zemrës janë :
Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën

Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Luani i zemrës ul tensionin e gjakut sepse ka vitaminat A dhe C.

Ai përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kjo bimë ul rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga stresi, tensioni apo ankthi.

Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga Autoriteti Gjerman i Mjekësisë.

Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe Komisioni Gjerman shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome.
Tonik për femrat

Luani i zemrës është një nga tonikët më të mirë bimorë për femrat.

Ka plot vlera për shqetësimet shëndetësore duke përfshirë edhe irritimin nervor.


Çrregullimet e lëkurës

Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta.
Kundër irritimit dhe problemeve me sytë

Luani i zemrës përdoret kundër kruarjeve, problemeve me sytë dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Lufton ethet, temperaturën dhe probleme të tjera të frymëmarrjes

Luani i zemrës parandalon ethet dhe temperaturën. Trajton kollën dhe simptomat e bronshitit.
Kundër edemës dhe problemeve me veshkat

Luani i zemrës përmirëson funksionet e veshkave dhe trajton edemën e shkaktuar nga problemet në këtë organ.
Shton oreksin

Luani i zemrës ka një shije të hidhur që nxit tretjen. Ajo duhet kombinuar me disa bimë të tjera aromatike në përgatitjen e një tretësire e cila duhet konsumuar me pika përpara çdo vakti.

Luani i zemrës është i dobishëm edhe kur pihet si çaj.

Shija e hidhur mund të zbutet duke shtuar erëza ose ëmbëlsues. Mjalti është një prej tyre.

Luani i zemrës kombinohet mirë edhe me trëndafilin e egër për përgatitjen e tonikëve të shëndetshëm të zemrës.

Luani i zemrës – Bima mbrojtëse e jetës Read More »

Shmanget tragjedia në Itali, polici shpëton shqiptaren me fëmijën

Është shmangur një tragjedi e vërtetë. Ndërhyrja në kohë nga një punonjës policie ka bërë që të shpëtohet nga vdekja një grua shqiptare, bashkë me fëmijë disa muajsh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Komo, Itali.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, rreth orës 17:50 minuta të ditës së djeshme, në tentativë për të kaluar, një makinë që drejtohej nga një grua shqiptare 34-vjeçare, kishte mbetur mbi shina.

Fatkeqësisht makina kishte mbetur mes dy barrierave të ngritura, për shkak se po vinte treni.

Situata dukej se do të bëhej e rëndë. Në makinat që ndodheshin duke pritur për të kaluar treni, ndodhej një punonjës policie, por që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Duke parë makinën që kishte mbetur mbi shina dhe panikun e gruas, ai menjëherë kishte ndërhyrë. Fillimisht ka njoftuar policinë, që të ndalohej treni, më pas ka nxjerrë nga makina gruan me fëmijën disa muajsh.

Pas këtyre veprimeve polici, kishte nxjerrë dhe makinën nga shinat me qëllim që të mos përplasej. Nga ana tjetër, policia kishe njoftuar në kohë makinistin e trenit i cili kishte ndaluar duke pritur që situata të ishte e sigurtë.

Pas gjithë veprimeve, gruaja shqiptare bashkë me fëmijën shpëtuan e treni kaloi në mënyrë të sigurtë mbi shina.

Shmanget tragjedia në Itali, polici shpëton shqiptaren me fëmijën Read More »

Babai tregon momentet rrëqethëse kur e bija 13-vjeçare dha shpirt: Mjeku më tha jepi paracetamol

8 ditë pas vdekjes së 13-vjeçares, familja Smajli nga fshati Berishë i Pukës ka thyer heshtjen duke bërë me faj bluzat e bardha në Fushë Arrëz për humbjen e vajzës.

I ati i 13-vjeçares Lini Smajli tregon momentet e rënda kur vajza dha shpirt si dhe telefonatën me mjekun e familjes që sipas tij pa e parë dhe vizituar fëmijën e ka këshilluar të mos shqetësohet por ta trajtojë me paracetamol me argumentin se është grip.

Humbja e vajzës e ka dërrmuar në shpirt por thotë se rron me shpresë që të paktën të shpëtojë vajza tjetër, më e vogël që prej 8 ditësh ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në QSUT e prekur nga një pneumoni masive në anën e djathtë, raporton “BW”. E pyesim nëse e ka parë vajzën dhe se çfarë ka biseduar me mjekët por lini vetëm ngre supet.

Nga kryefamiljari mësojmë se e gjithë familja Smajli ka braktisur shtëpinë në fshatin e thellë në Fushë Arrës dhe është transferuar momentalisht në pavijonet e QSUT ku veç vajzës 11-vjeçare mbahen të shtruar edhe 3 djemtë, që ndodhen në shërbimin infektiv për të rritur.

60-vjeçari mezi i mban lotët teksa flet për dramën që ka pllakosur në familjen e tij të varfër ku edhe e vetmja e ardhur nga ndihma ekonomike 5 mijë lekë në muaj i është ndërprerë që në janar pasi siç thotë edhe vetë e ka pasur të pamundur të shkojë në qytet për të bërë dokumentet për shkak të izolimit nga dëbora.

Për qeverinë ka vetëm një lutje, që ta ndihmojë në hallin e madh që i ka rënë.

Të kontaktuar nga News24 burime zyrtare nga QSUT pohojnë se gjendja shëndetësore e 11-vjeçares është përmirësuar ndjeshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mjekët po mendojnë për ta transferuar në pavijon.

Të shëruar konsiderohen edhe 2 djemtë e mëdhenj të familjes Smajli që thuhet se do të lënë spitalin ditën e mërkurë. Djali tjetër do të vazhdojë të qëndrojë në spital për shkak të infeksionit në vesh që i shkakton gjakderdhjen.

Sipas spitalit “Nënë Tereza” shërbimi mjekësor i ofruar për 4 fëmijët e familjes Smajli ka qenë maksimal dhe nuk i ka munguar asnjë medikament.

MË TË LEXUARAT

Këto janë shtetet më të pasura në botë

Fotot e “VIP-ave” shqiptarë që nuk do të donin të qarkullonin në rrjet

Armike të betuara/ Të famshmet që e urrejnë për vdekje njëra-tjetrën

Renditja/ Shenjat që do bëjnë namin në Prill sipas astrologes së njohur

Bjondja dhe kuqsja tërbohen keq për një Genc: Ta fus p*dhin mu në gojë

Babai tregon momentet rrëqethëse kur e bija 13-vjeçare dha shpirt: Mjeku më tha jepi paracetamol Read More »

Protesta e opozitës, ja sa vite burg rrezikojnë Basha-Kryemadhi & Co

Ndër veprat penale për të cilat i ka paditur policia Lulzim Basha, Monika Kryemadhin, etj, janë ajo e pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, si dhe bllokimi i rrugës së automjeteve.

Policia e shtetit ka proceduar penalisht për disa vepra penale një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të opozitës si dhe përkrahësit e tyre, për sa,  i takon bllokimit të disa ditëve më parë të rrugëve në disa akse të vendit, shkruan Shqiptarja.com. Ndër veprat penale për të cilat i ka paditur policia përfaqësuesit e lartë të opozitës, mes të cilëve janë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, si dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë ajo e pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, si dhe bllokimi i rrugës së automjeteve.

Vepra e parë penale, parashikon nga një dënim me gjobë deri në një dënim maksimal me një vit burg.

Më i rreptë është ligji për sa i takon bllokimit të rrugës duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Në këtë rast parashikohet nga dënim me gjobë deri, në katër vite burg.

Deputetët e proceduar, ndër të cilëve ka edhe emra të njohur opozitarë si Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Oerd Bylykbashi, etj, në rast se hetohen dhe shpallen fajtorë për një vepër të tillë, sipas Kodit Penal mund të burgoseshin deri në një maksimum prej katër vjetësh, në rast se Parlamenti vendos që t’ua heqi imunitetin që i mbron nga arrestimet.

Protesta e opozitës, ja sa vite burg rrezikojnë Basha-Kryemadhi & Co Read More »

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë! (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj)

Ështe krijuar ideja se piratët e korrupsionit jetojnë e veprojnë vetëm në metropol dhe në zona bregdetare. Nuk është e vërtetë.

Korrupsioni i shtetarëve jo vetëm nuk njeh kolor politik por as krahinor.

Besnik Dushaj kryetari aktual i Bashkisë Tropojë është shembulli brilant se si me korrupsion e abuzivitet mund të bëhesh pasanik edhe në skajet veriore të vendit.

Konkretisht po i bëjmë një parantezë corriculum vitae-s të z. Dushaj përpara argumenteve konkretë të cilët përbëjnë vepër penale dhe apelojmë prokurorinë e përgjithshme të regjistrojë urgjentisht procedim penal kryesisht.

Besnik Dushaj është një mediokër i pashkolluar. Rininë e tij e kaloi si bari kecash pa ndonjë talent baritor dhe pastaj pati ngritje në detyrë si transportues qumështi i fermës B.Curri!

Pas viteve ’90 Dushaj u bë për disa mandate kryetar i komunës Dushaj, Tropojë.

Pastaj për dy mandate ai u nominua nga PD-ja deputet i Kuvendit të Shqipërise.

Në vitin 2015 ndërpreu mandatin për tu zgjedhur ne krye të Bashkisë Tropoje.

“Gojët e liga” flasin se ai ja shiti mandatin sa frëngu pulën Mimoza Hajdarmatës, bashkëshorte e një ish drejtori policie i cili përflitet për abuzime me detyrën dhe përfitime të mëdha.

Ky Dusha i “urtë” sot jeton në një vilë supërluksoze ku konkuron në luks dhe komshiun e tij Adriatik Llalla.

Edhe fëmijët e tij adoleshentë konkurojnë në makina e jetë mondane me ata të Llallës e politikanëve të tjerë që janë frekuentues të Bllokut. Por nuk është ky objekti i shkrimit.

Është një vepër e rëndë penale e kryer haptaz nga zoti Dusha në dëm të një qytetari-bisnesmen ndoshta i vetmi investitor që me djersën e tij ka riskuar të ndërtojë një kompleks i cili spikat si e vetmja risi në qytetin alpin të Bajram Currit.

Konktetisht shoqëria “Valbona investment”Sh.p.k. ka lidhur një kontratë për ndërtimin e një kompleksi banim-shërbimi me një pronar trualli i cili zotëron gjithë dokumentet ligjore të pronësisë.

Nga Bashkia Bajram Curri po kjo kompani është pajisur me leje ndërtimi me dt.21.03.2013 me nr.prot.316 për ndërtim kompleks banimi 2 dhe 7 katësh.

Leja mban firmën dhe vulën e ish-kryetarit të Bashkisë z.Agron Demushi.

Edhe pse po kjo bashki ka ripërsëritur lejen me dt.4.05.2015 dhe kryetari aktual Besnik Dushaj sipas një kërkese të dt.31.08.2016 ka dhënë leje për 4 muaj shtyrje afati të ndertimit, rezulton se abuzivisht toka qenka regjistruar si pronë e Bashkisë.

Për të gjithë sa thamë disponojmë dokumente valide ligjore të cilat panalizojnë rëndë jo vetëm kryetarin abuzues të Bashkise por dhe regjistruesin e ZRPP Tropojë.

Arësyeja e këtij veprimi pasi pothuajse investimi ka përfunduar është i qartë; presion korruptiv ndaj investitorit për tu “falur” në xhaminë e Besnikut të partisë.

Ky rast jam i sigurt se nuk do ngelet vetëm mediatik por një veprim konkret qytetar kundër korrupsionit duke dorëzuar dosjen në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Republikës zonjes Arta Marku.

Besoj se autoritetet ligjore në Tropojë të shprehin interes dhe të marrin indicje nga ky shkrim për të filluar hetimin e këtij rasti skandaloz abuzimi e shantazhi të zyrtarëve me pushtetin.

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë! (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj) Read More »

Sekuestro hotelit në plazh, në shënjestër rreth 30 punonjës të ALUIZNI-t dhe Hipotekës

Një tjetër ndërtesë është sekuestruar në bregdetin e Durrësit, pasi kishte shtuar kate pa leje. Mësohet se me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive për një hotel më zonën e plazhit.

Pas objektit 9-katësh dhe atij në ndërtim e sipër pranë Urës së Dajlanit, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur sekuestron mbi një ndërtim të paligjshëm, që ndodhet në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës. Sipas të dhënave, në një hotel ekzistues ishin ngritur pa leje 3 kate të tjera. Bëhet fjalë për hotelin “Perandor”. “Më datë 23.02.2018, u regjistrua procedimi penal nr.325 për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, kryer për qëllim fitimi, parashikuar nga neni 199/a3 dhe 248 të Kodit Penal.

Ky procedim penal filloi për shkak se nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është bërë referimi i materialit kallëzues lidhur me një objekt në ndërtim, në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës”, bënë të ditur burime nga Gjykata e Durrësit.

Sipas Prokurorisë, është shkuar në vendngjarje dhe është identifikuar objekti që rezulton në pronë- si të shtetasit me inicialet D.M., i cili ka ndërtuar tri kate shtesë mbi objektin ekzistues hotel “Perandori”, që është 6 kate mbi tokë +1 kat nëntokë. Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros preventive për tri katet shtesë; përkatësisht katet 7, 8 dhe 9 mbi objektin ekzistues hotel prej 6 kate mbi toke + 1 kat nën tokë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur sekuestron preventive mbi ndërtimin e paligjshëm të referuar më sipër. Një javë më parë, Gjykata vendosi sekuestro preventive për objektin 9-katëshnë zonën e Plazhit. Ndërsa më herët, u vendos sekuestro edhe për objektin në ndërtim e sipër në zonën e brezit të rërës në vendin e    njohur si Ura e Dajlanit.

Ndërkohë, Prokuroria vijon hetimet për zbulimin e të tjera ndërtimeve pa leje, pjesa dërmuese e të cilave tashmë ndodhen edhe të legalizuara dhe të hipotekuara në kundërshtim me ligjin, shkruan Panorama.

Prej disa kohësh, organi i akuzës në Durrës ka vënë në shënjestër rreth 30 punonjës të ALUIZNI-t dhe Hipotekës, të cilët dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumentacioneve kanë legalizuar dhe hipotekuar objekte të ndryshme. Deri më tëni janë evidentuar tri raste, ku për të tri objektet Gjykata ka vendosur masën e sekuestros.

Sekuestro hotelit në plazh, në shënjestër rreth 30 punonjës të ALUIZNI-t dhe Hipotekës Read More »

6 gënjeshtrat e mjekësisë që mund t’u sjellin vdekjen

Ky trend kishte ekzistuar më parë, por fatmirësisht ishte në buzë të shoqërisë sa i përket mjekësisë dhe shkencës, dhe njëherësh ishte absolutisht përtej mundësive të komunitetit shkencor.

Në vitet e fundit, kemi përmbytjet e miteve absolutisht jo shkencore që pretendojnë se e bardha është e zezë, se vaksinimi shkakton autizëm, disa nga sëmundjet më serioze mund të trajtohen me kristale dhe mrekulli të ngjashme alkimike.

Këtu kemi disa nga shembujt mbi mitet e medicinës dhe zbulojmë se cila është e vërteta dhe cili është fake news i vërtetë medicinal, transmeton KosovaPress.

  1. Vaksina në fëmijëri shkakton autizëm

Mit

Gastroenterologu britanik Andrew Wakefield, në një studim të vitit 1998 të publikuar në The Lancet, deklaroi se kishte gjetur një lidhje midis autizmit dhe vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës që fëmijët i marrin qysh në moshën parashkollore.

Zbulimi i tij shkaktoi dyshime te prindërit dhe ky dyshim mbeti deri sot. Ka një rritje të numrit të fëmijëve që nuk vaksinohen në mbarë botën dhe është veçanërisht shqetësuese fakti se fruthi është një sëmundje që gjithashtu mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Përkundër kësaj, hulumtimi i kryer nga CNN në 2015 ka treguar se prindërit që janë kundër vaksinimit të fëmijëve janë kryesisht të pasur, të bardhë dhe të arsimuar. 57 për qind e të anketuarve shpjeguan pse ata nuk i vaksinuan fëmijët e tyre si “ankth rreth autizmit”.

E vërteta

Në studimin e tij të vitit 2010, revista The Lancet mohoi duke pretenduar se bëhej fjalë për “një shkencë joefektive”. Siç u dëshmua më vonë, Wakefield ka mashtruar publikun, sepse me dashje ka falsifikuar të dhënat dhe ka marrë para nga avokatët që punojnë në padi kundër sëmundjes së lidhur me vaksinën. Për shkak të kësaj, ai edhe mbeti pa lejen e mjekut.

Akademia Amerikane e Pediatrisë tani ka prezantuar një seri studimesh që nuk kanë gjetur asnjë lidhje midis vaksinës dhe zhvillimit të autizmit. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se vetëm 5 për qind e prindërve nuk vaksinon fëmijët nga mosha 2 deri në 11-vjeç, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të fruthit të infektuar në të gjithë vendin, duke çuar në një shtesë prej 2.1 milionë dollarë në shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

2.Një fëmijë me konsum të ulët të yndyrës parandalon problemet me zemër

Mit

Shkaku kryesor i vdekshmërisë në vitet 40 të shekullit të kaluar në SHBA ishte sëmundja e zemrës. Një numër studimesh janë kryer për të zbuluar pse dhe si kjo shkakton sëmundjen. Ndër të tjera, edhe studimi i njohur i Framingham Heart dhe Seven Countries. Kjo e fundit ka ekzaminuar faktorët e rrezikut në kultura të ndryshme dhe ka lidhur dietën me yndyra të ngopura me sëmundjet e zemrës.

Rezultatet u mbështetën nga Shoqata Amerikane e Zemrës dhe alarmuan për yndyra të ngopura. Trendi u përcoll nga industria ushqimore që filloi prodhimin bazuar në reduktimin e yndyrës në prodhime. Sëmundja e zemrës mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend, pavarësisht rritjes së popullarizimit dhe propagandës kundër ushqimeve yndyrore.

E vërteta

Miliona dollarë u shpenzuan për të përsëritur rezultatet e këtij studimi, kështu që ishte e diskutueshme që të bëheshin metodologjia që ata përdorën. Një studim i ri i The Lancet, i cili përfshinte 18 vende në pesë kontinente, arriti në përfundimin se “yndyrat nuk janë të lidhura me sëmundjen e zemrës”.

Ajo që doli të ishte një vrasës i vërtetë ishte një reagim ndaj një studimi joadekuat. Përkatësisht, pasi ushqimet me yndyrë të ulët ishin joefektive, prodhuesit filluan të shtonin sheqer. Dhe tani e dimë se sheqeri është shumë i dëmshëm për shëndetin.

Sipas studimit të Institutit të Mjekësisë të Brendshme JAMA, të publikuar në 2014, njerëzit që konsumojnë 25 për qind të kalorive të tyre të përditshme pikërisht nëpërmjet produkteve të pasura me sheqer kanë dyfishin e shanseve të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që konsumojnë 10 për qind ose më pak, pavarësisht nga mosha, gjinia, aktiviteti fizik ose indeksi i masës trupore, transmeton KosovaPress.

  1. Testimi i rregullt PSA i prostatës te të rinjtë mund të shpëtojë jetë

Mit

Kanceri i prostatës është një nga tumoret më të zakonshme në mesin e meshkujve, dhe e dyta më vdekjeprurëse pas kancerit të mushkërive. Përcaktimi i antigjenit të prostatës specifike matet me varietetin e kësaj proteine në gjak, rritja e të cilave mund të tregojë kancerin e prostatës.

Në vitin 1994, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi testimin e tillë. Pasi që është një procedurë e thjeshtë dhe një teknikë jo invazive që mund të zbulojë sëmundje vdekjeprurëse, supozohet se mbi 20 milionë teste të tilla kryhen gjatë vitit.

E vërteta

Shumica e tyre në fakt bëjnë më shumë dëm sesa që përfitojnë. Madje, edhe mjeku që zbuloi mundësinë e një testimi të tillë, e quajti testimi “i një katastrofe fitimprurëse të shëndetit publik”. Në vitin 2012, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të Shërbimeve të SHBA këshilloi që të mos kryejnë teste të tilla, pasi rreth 80 për qind e tyre kishin rezultate të rreme pozitive.

Trajtimet e panevojshme mund të përfshijnë biopsi të dhimbshme, kirurgji dhe rrezatim. Ekspertët vlerësojnë se pesë prej 1.000 meshkujve që operojnë kancerin e prostatës me siguri do të vdesin brenda një muaji, dhe të paktën 200-1000 meshkuj që punojnë me rrezatim, zhvillojnë një sërë komplikimesh, përfshirë disfunksionin erektil, problemet e traktit urinar dhe kështu me radhë.

Shoqata Amerikane për Urologji nuk i rekomandon këto teste te meshkujt nën moshën 55-vjeç, nëse nuk kanë faktorë rreziku për zhvillimin e kancerit, si pirja e duhanit, mbipeshë apo histori familjare.

  1. Qumështi i papërpunuar është më i shëndetshëm se ai i pasterizuar

Mit

Është e vështirë të përcaktohet saktësisht kur lindi kjo ide, por lëvizja po bëhet gjithnjë e më e fortë. 12 shtete në SHBA lejojnë kështu shitjen e qumështit të papërpunuar në dyqane, dhe 13 janë ende duke planifikuar të shkojnë në këtë mënyrë.

Në procesin e pasterizimit qumështi nxehet për të mbytur bakteret e dëmshme, por nxitësit e qumështit të papërpunuar thonë se nxehtësia gjithashtu shkatërron ushqyes të rëndësishëm që gjenden në qumësht dhe se konsumimi i produkteve të qumështit të pasterizuar shkakton zhvillimin e alergjive dhe simptomave të ndryshme të intolerancës laktoze.

E vërteta

Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave thotë se nuk ka dëshmi se qumështi i papërpunuar është më i mirë se ai i pasterizuar.

Sipas saj, madje është krejt e kundërta: derisa qumështi i papërpunuar dhe produktet e tij konsumohen nga 3 për qind të popullsisë, ato shkaktojnë 96 për qind të sëmundjeve që ndërlidhura me prodhimet e infektuara të qumështit. Infeksionet e baktereve të dëmshme nga qumështi i papërpunuar si salmonella dhe E. coli mund të çojnë në dështim të organeve, paralizë ose vdekje.

  1. Operimi, opsioni më i mirë për dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit

Mit

Me kalimin e kohës, dëmtimi i disqeve çon në mikrodhimbje gjatë lëvizjeve. Mund të ndodhë edhe dëmtimi i nervave, dhe dhimbja mund të përhapet gjithashtu në këmbë.

Me ekzaminimin e MR ose CT, ngushtimi i hapësirës mes rruazave shpesh interpretohet si degjenerim i disqeve dhe një burim dhimbjeje. Prandaj, duket logjike që operacionet e bashkimit me rruaza ose heqjen e eshtrave mund të kufizojnë mikrodhimbjet, duke krijuar më shumë hapësirë për nervat dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Ky reflektim ka çuar në rritjen e 70 për qind në operacione të tilla në periudhën 2001-2011. Rreth 400,000 operacione të tilla kryhen çdo vit në SHBA.

E vërteta

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se 40 për qind e njerëzve që janë duke kaluar nëpër operacione të tilla pas tyre ende ndjejnë dhimbje të madhe. Mundësitë e zhvillimit të ndërlikimeve mund të rrezikojnë jetën deri në 20 për qind.

Edhe me përparimet e sotme në teknologji, është pothuajse e pamundur të gjesh se çfarë shkakton dhimbjen e shpinës. Rreth 85% janë në të vërtetë lloje jo specifike, shkaku i të cilëve nuk është identifikuar, prandaj operacioni nuk është zgjidhja më e mirë.

Në vitin 2017, Shoqata Amerikane Mjekësore njoftoi udhëzime të reja, me rekomandime për mjekët që të zgjedhin një opsion pa kirurgji, si ushtrimi, terapia fizike dhe të ngjashme.

  1. Terapi elektrokonvulzive shkakton dëmtim të trurit

Mit

Rryma që kalon përmes trurit për të shkaktuar sulme kimike duket barbare. Në filmat e Hollywoodit shfaqen pacientë që vuajnë nga dhimbja përpara se të marrin një trajtim të tillë dhe pastaj bëhen pasivë, dhe humbasin përvojën e kujtesës dhe ndryshimin e personalitetit.

Në të vërtetë, në të pesëdhjetat e shekullit të kaluar, spitalet psikiatrike kishin përdorur një terapi të tillë për “trajtimin” nga sjellja e çrregullt e deri te homoseksualizmi. Këto perceptime vazhdojnë të ekzistojnë. Në një studim britanik, rreth 20 për qind e të anketuarve thanë se frikësohen nga vdekja nëse i nënshtrohen elektroshokëve.

E vërteta

Për njerëzit që luftojnë me depresion rezistues ndaj çdo trajtimi, goditjet elektrike janë shpesh opsioni i vetëm. Ilaçet kundër depresionit kanë sukses 50-60 për qind, ndërsa suksesi i një procedure të tillë është 70-90 për qind. Studimet tregojnë se shërimi në këtë mënyrë është i sigurt dhe se humbja e kujtesës është afatshkurtër, transmeton KosovaPress.

Pacientët nuk ndiejnë dhimbjen nga procedura dhe nuk ka konvulsione të dukshme. Në përgjithësi, është një trajtim shumë efektiv kundër depresionit – dhe për parandalimin e vetëvrasjes, ku është dukshëm më i mirë se terapia e barnave.

Pacientët mund t’i vërejnë përmirësimet dramatike pas vetëm një ose dy javësh, në krahasim me gjashtë deri në tetë javë sa janë të nevojshme për antidepresantë me veprim të plotë me efekte anësore të mundshme të shtimit të peshës, çrregullimeve të gjumit dhe të ngjashme.

6 gënjeshtrat e mjekësisë që mund t’u sjellin vdekjen Read More »

Ja si reagon truri juaj, kur keni mungesë gjumi

Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit. Tani, një studim i ri ka sugjeruar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.

Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.
Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.

Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyç në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.
Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.
Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Ja si reagon truri juaj, kur keni mungesë gjumi Read More »