Aurora

A po vjen fundi i botës? Çfarë po fsheh NASA dhe pse heshtin shkencëtarët?

Një shkëmb i stërmadh i hapësirës mund të bjerë në tokë në vitin 2135, sepse anija e NASA-s  e projektuar për të mbrojtur planetin tonë nuk do të jetë në gjendje ta shmangë atë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Projekti i NASA-s “Hypervelocity Asteroid Mitigation Mission for Emergency Response” është menduar të jetë në gjendje të largojë shkëmbinjtë e mëdhenj, kështu që ata nuk do të rrëzohen në Tokë.

Ai është gjithashtu në gjendje të shkatërrojë asteroidet me bomba bërthamore, por kjo nuk është alternativa e preferuar për shkak të pasojave të mundshme shkatërruese. Por shkencëtarët amerikanë kanë vendosur që artizanati është “i papërshtatshëm”, duke thënë se nuk do të jetë në gjendje të përcjellë asteroidin e quajtur Bennu.

Në një studim të ri, akademikët që punojnë së bashku me shkencëtarët e NASA-s konkluduan se “përdorimi i një anijeje të vetme Hammer si një goditje do të ishte joadekuate për shmangien e një objekti si Bennu”.

Kirsten Howley, një fizikant i shquar tha se duke përdorur anijen e vogël Hammer mund të ketë “pasoja të tmerrshme” në Tokë.

Asteroidi Bennu, është aq i gjerë sa pesë fusha futbolli, peshon përafërsisht 79 miliardë kg dhe është 1,664 herë më e rëndë se Titaniku, shkruan ShkodraNews.

Sipas “Metro”, Bennu ka 1 në 2,700 shanse për të goditur Tokën më 25 shtator 2135.

Artizanati i NASA-s është vetëm nëntë metra i gjatë, me peshë gati nëntë ton.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se asteroidi mund të lëshojë 80.000 herë më shumë energji se bomba e Hiroshimës.

A po vjen fundi i botës? Çfarë po fsheh NASA dhe pse heshtin shkencëtarët? Read More »

Xhenxhefil dhe hithra kundër plogështisë

Çaji i hithrës ose lëngu i saj është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin.
Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron.

Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.
Receta e gjallërimit të organizmit:
1 copë xhenxhefil 2-3 cm
85 gramë hithra të thata
1 litër ujë
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.
Vlerat e hithrës dhe xhenxhefilit
Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur hithrën dhe xhenxhefilin prej shumë kohësh, për shkak të vlerave të tyre kundër inflamacionit.

Hithra është përdorur për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës, ndërsa rrënja e tyre është plot vlera për shëndetin e meshkujve në moshë.

Përbërësit botanikë të rrënjës ndihmojnë ndërlidhjen e hormonit të gjallërisë me testosteronin tek meshkujt.

Edhe xhenxhefili është një produkt mjaft premtues në mbrojtjen e shëndetit të prostatës tek meshkujt në moshë.

Barishtja e hithrës është mikeshë e mirë e shëndetit të njeriut.

Pirja e rregullt e çajit të hithrës ushqen veshkat, ul lodhjen dhe këputjen, jep gjallëri, stabilizon sheqernat në gjak, pakëson alergjitë, u jep shëndet kockave dhe gjymtyrëve, u jep shkëlqim flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

Për më tepër, çaji i hithrës përmirëson sistemin imunitar, zhbllokon sinuset, ul dhimbjet kronike të kokës dhe e ndihmon trupin të përballet me sukses ndaj stresit mjedisor që vjen nga ndotja dhe ushqyerja e keqe.

Xhenxhefil dhe hithra kundër plogështisë Read More »

Lulelakër e pjekur me djathë – Shije perfekte

Lulelakra është një perime shumë popullore në Shqipëri.

Kjo famë vjen si arsye e përdorimeve të shumta në kuzhinë, por edhe vlerave fantastike të saj.

Tufëzat e bardha të lulelakrës janë një burim i shkëlqyer i fibrës dhe kaliumit.

Ato nuk përmbajnë yndyrë dhe sodium.

Një filxhan me lulelakër ofron 25 kalori dhe plotëson 85% të dozës ditore të vitaminës C.

Ju rekomandohet ta gatuani lulelakrën me këtë recetë interesante.
Lulelakër e Pjekur me Djathë
Përbërësit

Gjysëm filxhani çaji me thërrime buke
Çerek filxhani çaji me djathë kaçkavall të grirë
2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 lugë çaji me lëkurën e grirë të një limoni
1 lugë çaji me majdanoz të grirë hollë
1 lugë gjelle me piper të kuq pluhur
Pak kripë
3-4 filxhanë çaji me tufëza të vogla lulelakre

Udhëzimet
Mbushni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Tepsinë e pjekjes lyejeni lehtas me vaj ulliri.

Në një enë mesatare hidhni thërrimet e bukës, djathin, vajin, lëkurën e limonit, majdanozit, piperin pluhur dhe kripën.

Përziejini të gjithë përbërësit me duar në mënyrë që shpërndarja të jetë e njëtrajtshme.

Hidheni lulelakrën në ujin e valuar dhe lëreni të ziejë për tre minuta.

Më pas kullojeni dhe hidheni në tepsi.

Sipër saj shtoni masën e lëngshme me djathë dhe thërrime buke.

Piqini së bashku për 15 minuta ose deri sa sipërfaqja të jetë e kuqerremtë.

Çfarë përmban lulelakra?

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.

Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.

Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Lulelakër e pjekur me djathë – Shije perfekte Read More »

50 vjet martuar dhe jemi që të dy diabetikë. Kjo kurë na ka shpëtuar jetën

E vetmja zgjidhje që mund të rregullojë nivelet sheqerit në gjak tek diabetikët

Diabeti është një sëmundje kronike që vjen ngaqë pankreasi nuk sintetizon sasinë e insulinës që ka nevojë trupi i njeriut, e prodhon atë me cilësi të ulët ose nuk është në gjendje ta përdorë atë në mënyrë efektive. Nëse jeni një person i diagnostikuar me diabet, ne do të ndajmë recetën që bëri të shërohet nga kjo sëmundje një çift i martuar prej 50 vjetësh të cilët ishin diabetikë.

Përbërësit:
-2 banane

-2 mollë me lëkurë

-1 grusht me lakër të kuq

-5 kivi

-1/2 litër ujë

Metoda e përgatitjes:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender, derisa të shihni një pije të butë dhe të lehtë. Kjo pije mund të merret çdo ditë pavarësisht nga koha, megjithëse është e këshillueshme që të merrni me stomak bosh në mëngjes dhe ta merrni atë direkt pasi ta keni përgatitur, sepse nëse prisni më shumë, secili prej elementëve do të humbë përfitimet e tij.

50 vjet martuar dhe jemi që të dy diabetikë. Kjo kurë na ka shpëtuar jetën

50 vjet martuar dhe jemi që të dy diabetikë. Kjo kurë na ka shpëtuar jetën Read More »

Ata që kanë lindur mes viteve 1950-80 duhet ta lexojnë patjetër këtë

1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpirta, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjodhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

  1. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5.Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8.Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

  1. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nismim lojës.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

Ata që kanë lindur mes viteve 1950-80 duhet ta lexojnë patjetër këtë Read More »

Mjekët gjithmonë do na e fshehin: Ky produkt qe secili e ka ne shtepi sheron kanalet urinare si me magji

Me siguri se njëherë brenda jetës tuaj keni ndjerë pickime apo të djegura derisa keni urinuar.

Kur të shfaqen këto simptoma, atëherë fjala është për një infeksion urinar. Ky është problem i shpeshtë që shfaqet kur mikroorganizmat që gjenden në traktin urogjenital dhe në zorrë depërtojnë në fshikëzën e urinës.

Më shumë se 90 për qind të infeksioneve urinare shkaktohen nga bakteri “E.coli”, e cila në mënyrë natyrale gjendet në zorrë. Infeksionet e tilla më shpesh prekin femrat, sepse bakteret më lehtë futen në fshikëzën e femrave shkaku i gypit më të vogël urinar, trasmeton gazeta Kosova Sot

Simptomat e infeksionit janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, të djegura gjatë urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperaturë dhe dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Soda e bukës është ushqimi i duhur shkaku i përbërësve alkalin.

Në 2,5 dl ujë shtoni 1 lugë sodë të bukës dhe i përzieni mirë. E pini gjithë gotën. Më së miri është ta pini në mëngjes. Mos e përdorni më gjatë se një javë.

Mjekët gjithmonë do na e fshehin: Ky produkt qe secili e ka ne shtepi sheron kanalet urinare si me magji Read More »

Keni kriza paniku dhe çrregullimet te ankthit? Ato janë të lidhura ngushtë me mungesën e hekurit dhe kesaj vitamine

Studiuesit japonezë zbuluan një lidhje thelbësore midis çrregullimeve të ankthit dhe pamjaftueshmërisë së hekurit dhe vitaminës B6.

Tashmë është bërë e ditur prej shumë kohësh që çrregullimet nervore dhe emocionale mund të shkaktohen nga mungesa e vitaminës B në trup.
Këto vitamina kanë ndikim në shëndetin e trurit.

Këtu janë ushqimet që janë të pasura me vitaminë B:

Fara kungulli

Fara luledielli

Fara liri

Farërat e susamit

Fara Chia

Mish pule dhe gjeldeti

Mish viçi

Leng rrushi

Banane

Çokollatë e zezë

Vezë

Djathi mocarela

Fistiqet

Të gjitha llojet e arrave

Peshku: salmon, ton

Fruta të thata: kajsi, rrush të thatë

Banane

Avokado

Keni kriza paniku dhe çrregullimet te ankthit? Ato janë të lidhura ngushtë me mungesën e hekurit dhe kesaj vitamine Read More »

Mos e çoni kot të blejë prezervativ!

Nga: Mero Baze

Në Shqipëri ka plasur një entuziasëm opozitar për fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Të gjithë mendojnë se ai ngjan me Lulzim Bashën. Dhe ka disa pika të ngjashme.

Të dy janë bursistë të Sorosit. Viktor Orban i ka kërkuar në vitin 1988 përmes një letre drejtuar Xhorxh Sorosit, një bursë për në Oksford, me zotimin se do t’i përkasë një brezi të ri, që do të ndihmojë shoqërinë civile dhe liritë njerëzore të nëpërkëmbura nga komunizmi në Hungari.

Edhe Lulzim Basha ka bërë të njëjtën gjë dhjetë vite pas tij. Në vitin 1998, ai dhe gruaja e tij i kanë kërkuar Xhorxh Sorosit një bursë për studime në Holandë me të njëjtin zotim, dhe e kanë marrë.

Orban po ashtu mund të konsiderohet si brezi i dytë i liderëve antikomunistë të Hungarisë, por i bërë vetë. Lulzim Basha është formalisht i dyti, por duket, siç e portretizon një aleat i së djathtës ballkanike, se ai ngjan “si dikush që shkon në një mbledhje me vonesë dhe thotë më falni se erdha në vend të atij tjetrit”

Por Lulzim Basha ngjan dhe me kundërshtarët e Orbanit. Opozita e Lulzim Bashës dhe opozitarët e Orbanit janë njësoj të përçarë, shpresëhumbur dhe pa ide për t’u bashkuar.

Dhe ja, tani në ditët e saj më të vështira dhe më pa shpresë, opozita shqiptare po përpiqet të gjejë një shembëlltyrë fitoreje, tek një kryeministër i djathtë hungarez, i cili ka arritur të marrë mandatin e tij të tretë, pasi ka konsoliduar frymën e tij kundër futjes së emigrantëve në Hungari dhe “mbrojtjen” e Hungarisë nga të huajt, kryesisht institucionet ndërkombëtare që mbrojnë liritë njerëzore, shoqërinë civile dhe lirinë e shtypit, siç janë Komisioni Europian, OKB dhe ish- sponsori i tij i dikurshëm i studimeve, Xhorxh Soros, po ashtu një hebre i Hungarisë.

Por ajo që është interesante në Shqipëri, nuk është gëzimi fallco për fitoren e Viktor Orban, por shpikja e arsyes përse ka fituar Viktor Orban.

Të gjithë ata që duan t’i japin zemër opozitës, dhe sidomos ata që duan që Lulzim Basha t’i ngjajë vërtet Viktor Orbanit, mendojnë se historia  e ngjashme e tyre me Sorosin, pra fakti që Soros u ka dhënë bursë për shkollë dhe fakti që të dy tani e sulmojnë si armik, mund ta ndihmojë Lulzim Bashën për të fituar.

E vërteta  e parë e hidhur në këtë histori, është se Viktor Orban nuk fiton se ka sulmuar thjeshtë Sorosin, por se ka sulmuar Sorosin, dhe vazhdon ta sulmojë atë, për shkak se ka përqafuar një filozofi politike izolocioniste, që funksionon në Hungari, e cila është realisht kundër ideve për një shoqëri të hapur të Xhorxh Sorosit. Por këtë nuk e ka nisur si betejë kundër Sorosit, por si një identitet të ri politik. Ai u bë “delja e zezë” e Europës dhe ishte në prag të përjashtimit nga Partitë Popullore Europiane dhe Bashkimi Europian vitin e shkuar, për shkak të qëndrimeve të tij raciste kundër emigrantëve, ngritja e  murit që do të “ruajë” Hungarinë nga emigrantët, dhe refuzimi i shumë politikave të Bashkimit Europian në Hungari.

Ai është i qartë si anti-europian dhe si armik i lirive njerëzore dhe lirisë së shtypit. Është modeli autokrat i liderëve të rinj antikomunistë të Europës Lindore dhe më i sinqerti, si izolacionist dhe nacionalist, prej tyre. E ka realisht që do ta mbajë Hungarinë të izoluar nga bota e jashtme dhe nga politikat e hapura për emigrantët, që përdor Europa.

Kundërshtarët e tij politik i ka shkatërruar duke shkatërruar liritë njerëzore dhe duke krijuar një shtet të super korruptuar, i cili nuk konsideron asnjë vlerësim nga organizatat ndërkombëtare, si vend i korruptuar.

Dhe për këtë ka sukses politik në Hungari.

Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban, nëse ka fuqi. Është i lirë të bëhet anti-europian, të përqafojë teori nacionaliste, dhe të predikojë kundër shoqërisë civile dhe lirisë së shtypit. Vetëm se nuk ka shans të bëhet zëdhënës i politikave kundër emigrantëve, pasi në Shqipëri nuk vjen asnjë emigrant, por populli ynë është prodhues emigrantësh për Europë. Pra, në një farë mënyre, po u bë si Orban, duhet t’i bëjë thirrje Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Anglisë e SHBA-së, të zbojë emigrantët shqiptarë. Ky është identiteti kryesor i Viktor Orban. Dhe Viktor Orban nuk i ka munguar kurrë si mik PD-së, Berishës dhe Bashës. Që në mandatin e parë ai e shpalli Berishën mik dhe e ftoi në “Internacionalen” e autokratëve lindorë, biles dhe me arsyetimin se “jemi të një gjaku” ngaqë mbretëresha jonë Geraldinë ishte nga Hungaria. Problemi i PD nuk është se nuk ka me vete Orbanin, por se nuk ka Merkelin, Makronin, McAllisterin dhe të djathtët Perëndimorë ku duam të shkojmë.

Beteja e tij kundër Soros, është anësore në identitetin e tij dhe vjen për shkak të kursit politik që ka marrë. Pra, ai është nisur të formojë një identitet të ri si nacionalist izolacionist dhe e ka formuar atë, dhe ky identitet bie ndesh mes të tjerash dhe me  filozofinë e Xhorxh Sorosit. Nuk është nisur të shajë Xhorxh Sorosin, dhe pastaj të bëhet ai që është bërë.

Këshilltarët qesharakë të Lulzim Bashës në Tiranë, në fakt janë duke fshehur Viktor Orbanin, duke i treguar Lulzim Bashës “mullinjtë e erës” me të cilët duhet të luftojë. Kjo e shton dozën e dështimit të tij dhe mungesën e personalitetit si politikan.

Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban dhe s’ka nevojë të shpallë armik Sorosin, se armik e bën vetë profili i tij, nëse bëhet si Orban. Kurse ky ngazëllimi se mjafton të shash Xhorxh Sorosin dhe bëhesh “fitimitar” si Viktor Orban, është njësoj sikur të thuash se mjafton të blesh prezervativ, se pastaj e ke të sigurtë që gjen të dashur. Në fakt ajo që ka bërë Orban, është se ka gjetur një herë të dashur, pra ka gjetur një herë vetëveten dhe profilin e tij si politikan anti-Perëndimor, pastaj është marrë me armikun e dashurisë së tij.

Prandaj nëse keni mëshirë për Lulzim Bashën, mos e tallni në këtë mënyrë. Lereni një herë të bëhet lider dhe të kuptoni çfarë do ai, pastaj armiqtë dhe miqtë e tij, bëhen vetë gjatë rrugës. Mos e çoni kot të blejë prezervativ!

Mos e çoni kot të blejë prezervativ! Read More »