Aurora

Shkencëtari më i madh i kohërave: Përzieni vetëm brokoli me kos dhe nuk do vuani kurrë nga kjo sëmundje e rëndë

Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi me brokoli vrau 75% të tumoreve tek minjte dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrëve të rritur në një laborator.

Brokoli përmban një kimik që lufton kundër kancerit të quajtur sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë, baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe zorrë.

Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është një ‘formulë e goditjes së sëmundjes’ që mund të përdoret si parandalim i kancerit.

Hulumtuesit zbuluan se kos i bazuar në brokoli mund të shkatërronte tumoret e kancerit të zorrës së trashë

Tumoret që u zbuluan tek brejtësit ishin gjithashtu tre herë më të vogla se në një grup që nuk ushqehej me kete përzierje.

Studiuesit e shohin atë duke u përdorur në dy mënyra – si parandalim dhe për të hequr qafe qelizat e mbetura të kancerit pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.

Një ditë njerëzit mund të jenë në gjendje të marrin probiotikë si shtojce, së bashku me brokoli, për të shmangur sëmundjen, ose për të zvogëluar rrezikun e kthimit.

Kjo përzierje nuk kishte efekt mbi qelizat e llojeve te tjera të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe i stomakut.

Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në SHBA dhe kanceri i tretë më i zakonshëm në meshkuj dhe femra, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht prevalencës së saj, është ende e paqartë se çfarë e shkakton kancerin e zorrës së trashë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se sëmundja mund të lidhet me dietat perëndimore, të cilat zakonisht janë të larta në yndyrë dhe te uleta ne fibra.

Trashja, konsumi i alkoolit,i mishit të kuq, përdorimi i duhanit dhe mungesa e ushtrimeve fizike janë gjithashtu të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shkencëtari më i madh i kohërave: Përzieni vetëm brokoli me kos dhe nuk do vuani kurrë nga kjo sëmundje e rëndë Read More »

Saimir Tahiri, na e bëre jetën ferr!

Shkruan Anila Basha

Në një vend ku të gjithë punojnë e jetojnë me intrigën, konspiracionin, prapaskenat, enigmën, vulgaritetin, thashethmnajën: “unë i them atij që t’i thotë këtij, që ai ta tregojë, dhe më vonë ajo të bëhet e vërtetë”, pra, në një vend të tillë ku po rritemi e punojmë a gjoja-punojmë të gjithë (duke konsideruar edhe thashethemet një punë), të kryesh një akt të vërtetë, të ndjerë, të tërhiqesh për sa je lodhur, apo të kesh fuqi ta konsiderosh “rrëzim në dysheme” se nga dyshemeja nuk bie më dot për të gjetur ngritjen, të konsiderojnë: intrigant, mashtrues, tallagjar, inatçor, kriminel, vagabond, trafikant, kokë e madhe, kokë e prerë, besëthyer a bukëshkelur….e s’kanë të ngopur.

Kjo po ndodh me Saimir Tahirin, ish-ministër i brendshëm, që në vazhdën e një politike që nuk prodhon dot më politikë përveçse emrin e tij nga mëngjesi deri në darkë, që nuk kanë lënë vrimë pa hyrë e derë pa dalë me bisht ndër shalë, ngrysen për të parë ëndërra natën e gdhihen në përpjekje për t’i realizuar ditën, gjendet nën komentet me dhe padorashka të gjithkujt, të votuar ose jo, qytetarë të thjeshtë, apo trafikantë, njerëz punëtorë, apo të papunë, e gjithkujt që ka një hapësirë të vetme lirie për t’u shprehur në televizion, foltore partish, kancelari diplomatike, facebook, Instagram, emaile, kafene, shtëpi, në oborrin e lagjes, te ceremonitë e dasmave apo të vakive…

Saimir Tahiri ua bëri jetën ferr të gjithë atyre që e përgojuan për plot PESE vjet me radhë në një gjyq popullor të pashembullt.

Dhe si çekan, mbi të gjithë rëndon pyetja: PSE U DOREZUA SAIMIR TAHIRI?

Personalisht kam idenë se nuk është dorëzim, por dalje nga një situatë e tejzgjatur që në mos e ka lodhur, e ka disgustuar; në mos i është neveritur, tenton ta përbuzë; në mos ka dashur të japë ushqim për qentë, kërkon të dalë e vërteta…Pra, është e thjeshtë: të përfundojë një proces që ka nisur ndaj tij, si qytetar i lirë.

Nëse do pengohej integrimi i Shqipërisë në BE, do thoshin “e pengoi SAIMIR TAHIRI”; nëse hapet drita jeshile, do thonë “e shiti SAIMIR TAHIRIN”;

Nëse do arrestohet Klement Balili, do thonë “e kishte mbrojtur Saimir Tahiri”; nëse nuk arrestohet Klement Balili, do thonë: “e fsheh Tahiri te shtëpia e vet”.

Nëse mbyllet gjyqi ndaj Tahirit dhe ky i fundit del i pafajshëm do thonë “fshehu provat për gjashtë muaj”; nëse arrestohet dhe shpallet fajtor Saimir Tahiri do thonë “e shiti Rama për të mbrojtur veten”.
Nëse kultivohet ende hashash në Shqipëri do thonë “janë klanet e Saimir Tahirit”, nëse nuk mbillet hashash në Shqipëri, do thonë….(në fakt këtë nuk e thonë fare, sepse mbillet akoma)…

Harruam taksën e biznesit të vogël, sepse dha dorëheqjen Saimir Tahiri; u harruan në burg 4 kuksianët e protestës së Kalimashit, sepse Tahiri dha dorëheqjen; kullat në Tiranë nuk ekzistojnë më, se Saimir Tahiri iku; ama, askush nuk flet më për oligarkët që na kanë zënë frymën me palate, se Tahiri u la shëndenë.

Nuk ka më komente për nënat me presh në dorë, qentë e rrahur a të vrarë, as për kioskat, mbaroi historia e Partneritetit Publik Privat; nuk ka më HEC-e mbi hidrocentrale, as task-forca që bllokojnë pronat në bregdet; nuk ka më para tenderash që i merr Safet Gjici apo Sadri Abazi, as hetim pronash deputetësh, nuk ka më shtëpi të pastrehë për kuksianin Flamur Noka në Sarandë për vete e për tre familjarë; janë kthyer ilaçet nëpër spitale; nuk ka më zhul nëpër Shqipëri; u pastrua vendi e na u zbardh faqa,… se iku SAIMIR TAHIRI.

Dhe kur gjithçka tjetër humbi, sepse Tahiri firmosi një letër, për këtë të fundit, ndoshta duhet të fillojnë tani llogaritë, për të bërë ato që harroi t’i bënte kur duhej t’i bënte.

Sepse Tahiri s’mund të ikë kaq thjeshtë përsa kohë që për të kanë votuar njerëz dhe vazhdojnë e besojnë; ndoshta sepse duhet të zgjedhë më mirë njerëzit që i sheh në sy dhe jo në tavolinat e kompromisit ku dhe ai ka qenë palë; sepse është një politikan që mesa dimë, nuk e ka grisur akoma teserën që mban në xhep.
E historitë për Balilajt e LSI, Habilajt e Tahirit, Gërdecin e Zenit dhe Mediut, lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan nga Lulzim Basha sipas një kabllogrami të ambasadës amerikane, tenderat PPP të Ramës, janë histori, që do t’i nxjerrim nga arkivat, saherë të na duhet të trazojmë politikën, siç edhe politika na orienton ne, turmat.

Sepse politika është mësuar gjithmonë të na e lërë dobiçin në derë, me hir, apo me pahir.

Saimir Tahiri, na e bëre jetën ferr! Read More »

Gina Lollobrigida: Më përdhunoi futbollisti i Lazios, isha vajzë e virgjër…

Shokohet opinioni publik!

Aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, tashmë në moshën 90-vjeçare, ka rrëfyer se është përdhurnuar në moshën 18-vjeçare nga një futbollist i famshëm i Lazios në atë kohë.

Gjithsesi, aktorja e njohur nuk ka preferuar të tregojë emrin e ish-lojtarit të Lazios. Të dy kishin pasur më herët një lidhje, u ndanë dhe mbetën miq.

Sipas asaj që treon Lollobrigida për “Libero”, ajo pranoi një ditë të shkonte në shtëpinë e tij, sepse ai kishte organizuar një festë.

Por, në momentin që kishte shkuar në shtëpi, nuk kishte parë askënd, ndërsa futbollisti i Lazios i kishte thënë se do të vinin më pas.

Pasi kishin konsumuar disa gota alkool, Lollobrigida u zgjua mëngjesin pasardhës, nudo dhe nuk kujtonte asgjë.

“Këtë turp e kam fshehur prej vitesh. Ndihesha e shkatërruar dhe më pas u martova me shpejtësi me bashkëshortin tim për të kaluar traumën.

Nuk u martova për dashuri. E mora veten dalëngadalë. Desha ta harroja atë moment, për të ecur përpara. Isha e virgjër!”, – tha aktorja italiane, Gina Lollobrigida.

Gina Lollobrigida: Më përdhunoi futbollisti i Lazios, isha vajzë e virgjër… Read More »

Xhensila në ditët e fundit të shtatzanisë, bën lëvizjen e papritur

Prej ditës kur ajo dhe bashkëshorti Bes Kallaku bënë publike se janë në pritjen e ëmbël, Xhensila Myrtezaj u tërhoq nga rrjetet sociale, e përpos fotove nga ditëlindja, të tjera nuk pamë më të këngëtares.

Ama teksa po shkon drejt fundit të shtatzanisë dhe së shpejti në duar çifti do të ketë vajzën e tyre të parë, Xhensila ka surprizuar sot fansat.

Këngëtarja ka publikuar pak më parë në faqen e saj në Instagram dy foto selfie, ku duket shumë bukur.

Fytyra e saj ëngjëllorë padyshim që ka marrë më mijëra aksione në rrjete sociale.

Xhensila është një nga femrat më të bukura shqiptare dhe duhet pranuar se edhe shtatzania i ka dhuruar një nur kaq të hijshëm. /ShkodraNews

Xhensila në ditët e fundit të shtatzanisë, bën lëvizjen e papritur Read More »

Nami, nami në autostradë, shpërndahen gjithandej mijëra dollarë (foto)

Ngjan me nje skene filmi, por jo, ka ndodhur ne te vertete.

Ne nje autostradë në Indianapolis në SHBA, një automjet që transportonte para, hapi thaset ne mes te rruges dhe parate moren dhene.

Mijera dollare fluturuan nëpër rrugë dhe pasagjeret neper makina pasi shtangen e mbeten syhapur nisen t’i mblidhnin.

Mediat e huaja shkruajne se nuk dihet ende shuma e sakte e parave. Oficerët bllokuan rrugën dhe iu futën punës për të mbledhur paratë, të paktën atë pjesë që kishte mbetur, pasi dyshohet se nje pjese e mire u mor nga qytetaret.

https://youtu.be/gjxLYDBSkgs

2

1

23

Nami, nami në autostradë, shpërndahen gjithandej mijëra dollarë (foto) Read More »

Kjo familje humbi gjithçka për shkak të kësaj fotografie në Facebook. Kujdes mos ta “hani” edhe ju!

Secili prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë çdo ditë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka. Në veçanti, duhet të jemi të kujdesshëm kur të vendosim diçka nga jeta private në rrjetet sociale. Sot ne zakonisht ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë pa marrë parasysh privatësinë.

Ka kriminelë që kanë shumë kohë për të humbur për të vëzhguar atë që njerëzit publikojnë në internet dhe që vënë në jetë një seri mashtrimesh që synojnë të plaçkisin pasuritë tona më të çmuara dhe historia e sotme e konfirmon këtë.

Ekziston një familje që ka humbur gjithçka vetëm për një fotografi të postuar në Facebook, shkruan ShkodraNews. Çifti, pas dy viteve të kursimeve dhe sakrificave, kishte arritur të blinte shtëpinë e tyre të parë me një kopsht të madh, ku vajza e tyre të mund të luante.

Ishte një lagje e bukur, me një shkollë të mirë. Gruaja donte ta ndante këtë lajm me botën, duke botuar fotografitë e shtëpisë që po largoheshin dhe të resë që sapo kishte blerë. Kur shtëpia ishte gati, ata u përgatitën të lëviznin, shkruan ShkodraNews. Ata ngarkuan gjithçka në kamionin që mbërriti për t’i zhvendosur, por papritmas në rrugën drejt shtëpisë së re, kamioni u devijua. Dhe ai kurrë nuk arriti destinacionin e tij.

Ata e pritën për një kohë, por kur e kuptuan se ai kurrë nuk do të mbërrinte, ata u befasuan. Për disa orë ata u përpoqën të gjurmonin kompaninë, pa sukses, pasi ata dukshëm u bënë të pakontrollueshëm.

Me pak fjalë familja ishte mashtruar, grabitur nga çdo gjë.

Sipas autoriteteve ata u pikasën nga hajdutët për shkak të fotografive të publikuara në Facebook.

Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që publikoni në rrjetet sociale, sepse ju mund të jepni informacion të vlefshëm për kriminelët të cilët mezi presin që të jenë në gjendje të hyjnë në veprim.

Kjo familje humbi gjithçka për shkak të kësaj fotografie në Facebook. Kujdes mos ta “hani” edhe ju! Read More »

Sipas shkencëtarëve, vetëm 1% e popullsisë është në gjendje të zgjidhë këtë mister pa marrë asnjë ndihmë

Hera e parë që kjo gjëegjëzë u botua ishte viti 1880 dhe u shfaq në një revistë amerikane, shkruan ShkodraNews. Imagjinoni, kanë kaluar më shumë se 137 vjet dhe, pavarësisht nga koha, ky imazh vazhdon të magjepsë breza të tërë.

Ky është imazhi:

Çfarë shikoni në imazh? Nëse përgjigjeni: Një qen, qartë, është e saktë, megjithatë, nëse shikoni me kujdes, nuk ka vetëm qen, por edhe padroni i tij është pjesë e fotos.

Hidhni sytë dhe përqendrohuni në fytyrën e qenit, pikërisht në mes, shkruan ShkodraNews. A keni pasur sukses?

Nëse ky nuk është rasti, provoni të lëvizni kokën në të majtë, do të shihni se kapelja e zotit të tij del nga veshi i qenit.

Syri i tij është drejt e në faqe dhe sapo ta keni parë, hunda dhe goja do të shfaqen gjithashtu.

Nëse mendoni se kjo është një shaka, mos harroni se ka qenë rreth botës për më shumë se një shekull.

Ndaj na besoni është e vërtetë! A arritët ta shihni pronarin e qenit? /Përshtati: ShkodraNews

Sipas shkencëtarëve, vetëm 1% e popullsisë është në gjendje të zgjidhë këtë mister pa marrë asnjë ndihmë Read More »

Edi Rama: Javët që vijnë do të ketë arrestime!

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjete sociale pas sulmeve të opozitës në lidhje më dorëheqjen e Saimir Tahirit. Opozita mendon se Tahiri e la mandatin e deputetit pas paktit me kryeministrin e vendit.

Sakaq Rama bën dhe një paralajmërim “bombë”.

Ja statuset e Ramës në rrjete sociale:

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? 🤔 😨

Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!

E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌ShkodraNews

Edi Rama: Javët që vijnë do të ketë arrestime! Read More »