Në elektriçist i OSHEE është kthyer në hero duke u rikthyer 5 fshatrave në Valbonë energjinë elektrike, pas problemeve me rrëshqitjen e dherave, që shkaktuan edhe rrëzimin e fiderit të Rragamit në fshatin Sopot.
Ai është treguar i gatshëm të bëjë punën e tij edhe në kushte tejmase të vështira.
Në mes të lumit që vërshonte, ai është futur për të bërë të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemin e fiderit.
“Guximi dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE bëri të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemimin e fiderit, duke kthyer energjinë elektrike për banorët e 5 fshatrave të zonës!”- njofton OSHEE.
Shihni pa koment punën që bën mes ujit të rrëmbyer ky punonjës.
Kryeministri Edi Rama reagoi nje dite me pare per sjellen e opozites, pas dorezimit te mandatit nga deputeti Saimir Tahiri.
Kreu i PD Lulzim Basha doli ne konference dhe kerkoi qe qeveria te dorehiqet. E per kete kerkese, Rama pati kete pergjigje:
“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺”
Ketu kane vershuar komentet lume, e ja si u eshte pergjigjur disave prej tyre Rama:
Ismet Azizi
Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet të paktën 7 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm. Me ndërtimin e Autostradës “ Rruga e Kombit” e cila vazhdon për Kosovë me merin Autostrada “ Ibarahim Rugova” përveq të mirave tjera , në një mënyrë ka shkurtuar distancën nga Tiranë- Luginë të Valbonës, ku mund të shkohet nëpërmjet rrugës Gajkovë –Tropojë-Bajram Curr.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por dhe me furgonë.
Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit.
Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për tu ndalur është dhe Quku i Dunishës. Një bar-hotel alpin, indërtuar tërësisht prej druri nga vëllezërit Metalia është një tjetër pike shlodhjeje.
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri.
Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës.
Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore.
Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist
Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.
Shkodra është kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë. Brenda qytetit ka disa vende historike për tu vizituar që nga kalaja e lashtë, muze, kisha, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës etj.
Ndërsa në natyrë mund të shkoni në Shirokë, Velipojë, Franc Josef, Lezhë, Shëngjin, Kune Vain.
Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqendra e veriut”. Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Këtu mund të vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit. Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni më i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës.
Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i Lezhës. Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë: Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, i cili në vitin 1468 u varros në katedralen e Shën Kollit. Mbi qytet ndodhet kalaja.
Bregdeti i Lezhës ofron për ju plazhin ranor të Shëngjinit si dhe ekosistemin e rëndësishëm natyror të lagunave të Kune-Vainit në grykëderdhjen e Drinit. Një ekosistem tjetër interesant është edhe laguna e Patokut dhe grykëderdhja e Matit. Ky itinerar mund të bëhet edhe tani në vjeshtë./ KultPlus.com
Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.
Ajo që bie në sy është se në listën e 10 personave më të pasur në vend, është pjesë edhe një femër, Vilma Nushi që jo pak herë është akuzuar nga opozita për marrjen në mënyrë korruptive të tenderave në fushën e mjekësisë.
Ndërkohë lista kryesohet nga biznesmeni Samir Mane, ndjekur nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, Behar Sukaj, Tom Doshi dhe të tjerët me rradhë.
10 individët më të pasur në Shqipëri për vitin 2017:
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit, të tjera zhvillime të bujshme pritet të ndodhin në vendin tonë javët që vijnë. Ky kërcënim i është adresuar hapur opozitës, teksa shkruan, “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?”
Postimi i plotë i Ramës:
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌
Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare çeli sezonin e ri turistik “Verë 2018”.
Në ceremoninë e organizuar në sheshin e Limanit, Sarandë, përveç qytetarëve sarandiotë ishin të pranishëm edhe 2500 turistë të huaj që erdhën në qytetin bregdetar me kroçerën e parë për këtë sezon.
Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka duke i uruar mirëseardhjen turistëve të huaj, tha se “ne sot menduam që t’u ofronim këtë mikpritje dhe pritje të ngrohtë . Nuk mendoj se kishim arsye më të fortë sesa ju sepse ju konsiderojmë dallëndyshen e parë që ikën çdo vjeshtë e vjen çdo pranverë”.
Koka u uroi gjithashtu turistëve të huaj qëndrim të këndshëm dhe të kthehen sërish në qytetin bregdetar të Sarandës.
Pjesë e aktivitete promovuese për sezonin e ri turistik ishin grupe fëmijësh që pedalojnë, artistë që performuan artin popullor të veshur me kostume popullore të trevave shqiptare, si dhe notarë, zhytës e ekipe njerëzish që japin siguri jete në plazhe.
Gjithashtu gjatë gjithë ditës u zhvilluan aktivitete promocioni nga Parku Kombëtar i Butrintit, rrjeti i Hotelerisë e restoranteve, të organizuar në Shoqatën e profesionistëve të turizmit STI, sektori i Kulturës Kombëtare, profesionistet e rinj të turizmit, që përgatit shkolla Hoteleri-Turizëm, operatorët turistikë e ata bankarë, agjencitë imobilare që operojnë në këtë rajon, tregtarë të suvenireve me prodhime deti, tregtarë të punëve të dorës e qëndismave, deri tek realizime promovuese të profilit dhe funksionimit të institucioneve në varësi të Bashkisë Sarandë.
Aktivitetet për promovimin e Sarandës do të vijojnë më 12 dhe 13 maj 2018, me edicionin e 6-të të Festës së Midhjes në Ksamil, ku do të ketë promocion, shijim dhe argëtim.
Qyteti i Sarandës, që e ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht “Agioi Saranta”, 40 shenjtorët, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal.
Saranda është klasifikuar në krye të 21 destinacioneve për t’u vizituar për vitin 2018 nga National Geographic.
Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare./ATA
Emisioni “Stop” është ndalur në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në Kavajë, ku mësuese Klorida Teferiçi na ka treguar për historinë e Amri Popoit.
“Unë në klasën time kam 24 nxënës, të gjithë janë të mrekullueshëm, por kam një nxënës që është i veçantë nga të tjerët sepse ka një histori të tmerrshme familjare”, tregoi mësuese Teferiçi.
Ai është 12 vjeç dhe duhet të ishte në klasën e pestë apo të gjashtë, por është në klasën e dytë, pasi për 4 vite rresht ai, vëllai i sëmurë dhe e ëma janë mbajtur të mbyllur e të lidhur nga i ati, që është i dhunshëm dhe me probleme mendore.
Mësuesja e Amrit vijoi të tregonte: “Janë të dy të sëmurë psiqik. Duke qenë se janë me probleme kanë ushtruar dhunë fizike, përveçse psikologjike. Rasti i fundit me babin e Amrit ishte që kishte marrë sëpatën dhe kishte kërcënuar jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshin dhe njerëzit e tjerë që kishin shkuar nga bashkia për të ndihmuar këtë fëmijë”.
Falë Bashkisë Kavajë dhe Zyrës Arsimore, sot Amri po arsimohet në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”. Pavarësisht të gjithë dhunës psikologjike e fizike dhe kushte të mjera ekonomike, ai është i pari i klasës dhe një nxënës shembullor në sjellje.
“Ai është kaq i qetë e i urtë. Nuk është absolutisht agresiv, është gjithmonë drejt paqes. Ai është një nga nxënësit më të shkëlqyer të klasës sime, një fëmijë me vullnet të paparë dhe shumë sistematik, që nuk bën asnjëherë mungesa. Është një fëmijë i mrekullueshëm!”, u shpreh mësuesja e Amrit.
Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me Amrin, i cili rrëfeu kushtet e vështira të jetesës dhe arsyen e largimit nga shkolla për 4 vite.
I pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai tha: “Dua të bëhem polic sepse dua të vendos rregullin dhe të ndihmoj të gjithë njerëzit që janë në nevojë”.
Mësuese Klorida tregoi se për të gjitha mjetet shkollore dhe veshmbathjet, Amrin e kanë ndihmuar prindërit e nxënësve të klasës. Të gjithë shoqet dhe shokët e tij shprehën vlerësimin për të, duke thënë se e duan shumë dhe se dëshirojnë të mbajnë pranë. Nëndrejtori i shkollës “3 Dëshmorët” tha se janë munduar t’i qëndrojnë pranë dhe të mbledhin të ardhura për ta ndihmuar sadopak familjen Popoi.
Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me mësuese Teferiçin shkuan në shtëpinë e Amrit, ku panë kushtet e vështira të jetesës.
E ëma e tij tha: “Kemi një tezgë në rrugë që shesim dhe me ndihmë ekonomike prej 48 mijë lekësh paguajmë vetëm bukën. Bukë me djathë dhe vaj i përgatis çunave. Kaq kam unë si nënë që i ushqej”.
Emisioni “Stop” në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” i dhuruan familjes Popoi ushqime për dy muaj dhe mjete shkollore, në mënyrë që Amri të vijojë të arsimohet dhe të jetë një nxënës shembullor.