Aurora

Shqipëria e viteve ’40-të! Ja sa kushtonin biletat e avionit për Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër (foto)

Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura me organizimin ushtarak të vendit. Në ligjin e vitin 1920 për organizimin e forcave të armatosura përcaktohej se ushtria shqiptare ndahej në fuqi tokësore, detare dhe ajrore.

Edhe pse fluturimet ajrore u përcaktuan me ligj si pjesë e forcave të armatosura, nuk mungojnë iniciativat për organizimin e transportit ajror civil. Në nëntor të vitit 1924 qeveria shqiptare nënshkruan një marrëveshje koncesioni 10 vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”.

Në bazë të kësaj marrëveshje u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”. Nisja e zbatimit të kësaj marrëveshje shoqërohet nga ndërtimi pak muaj më vonë i të fushës së parë në kryeqytet që do të përdorej për uljet dhe ngritjen e avionëve. Kjo fushë u ndërtua në zonën e Shallvareve, me sipërfaqe 400 me 200 metra dhe destinacionet e brendshme ishin Vlora e Shkodra.

3 vite pas nisjes së funksionimit, shoqëria “Adria Aero Lloyd” u ble prej zyrës së Aviacionit Civil të Trafikut të Ministrisë së Ajrit të Italisë. Kjo solli edhe zgjerimin e fluturimeve drejt qyteteve të tjera si Elbasani, Gjirokastra, Korça apo Peshkopia. Po ashtu, u hapën edhe linja ndërkombëtare me kryeqytetet më të rëndësishme; Romën, Sofjen, Beogradin apo Podgoricën. Krahas zgjerimit të linjave të transportit ajror, në Tiranë nis të ndërtohet aeroporti në zonën e Laprakës.

Në fillim të viteve ’30 rezulton se në Shqipëri operonin rreth 40 avionë që përdoreshin për qëllime ushtarake por edhe për fluturime civile lokale dhe ndërkombëtare. Statistikat zyrtare të kësaj periudhe dëshmojnë një rritje progresive të numrit të fluturimeve civile, ku në vitin 1928 rezultojnë më shumë se 800 pasagjerë që kanë përdorur transportin ajror dhe në një periudhë 15 vjeçare numri i pasagjerëve arrinte në më shumë se 4 mijë.

Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.

Në raportin e Italisë për Shqipërinë në vitin 1940, jepen në mënyrë të detajuar linjat ajrore civile. Në kushtet e mangësive e vështirësive që paraqitej për transportin rrugor, tregtarët do të përdornin masivisht linjat ajrore të brendshme për të blerë e transportuar mallrat.

Linjat ajrore do të manaxhoheshin në këtë periudhë nga shoqëria italiane “Ala Littoria”. Avionët që do të përdoreshin për këtë qëllim ishin me dy ose tre motorë, të markës Savioa-Marchetti dhe Breda, me kapacitet të vogël. Thuajse çdo ditë zhvilloheshin fluturime nga Tirana në qytete të tjera të vendit, ashtu sikurse edhe në qytetet e vendeve perëndimore.

Interesant është fakti se fluturimet drejt qyteteve jashtë vendit nuk bëheshin vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të vogla si Devolli, Peshkopia, Vlora apo Shkodra. Kjo lidhet me faktin se për linja të tilla kishte interes nga personeli Italian që punonte në kompanitë që shfrytëzonin pasuritë natyrore.

Tarifat dhe linjat e fluturimeve ajrore

Transporti i pasagjerëve, i bagazheve dhe mallrave rregullohej nga direktiva e vitit 1933 për transportin ndërkombëtar dhe nga konventa e Varshavës e vitit 1929. Referuar këtyre rregullave, pasagjerët mund të transportonin bagazhe deri në 15 kilogramë.

Për tejkalimin e kësaj peshe, paguanin një tarifë shtesë. Për fëmijët në moshën nën 3 vjeç duhej të paguhej 10 për qind e tarifës normale. Fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç paguanin 50 për qind të tarifës normale.

Ndërkohë, linjat ajrore tëkësaj periudhe ofronin edhe zbritje të çmimit në masën 50 për qind për senatorët, ministrat e shtetit e këshilltarët, sekretarët federalë, funksionarët e shtetit italian dhe shqiptar, prefektët, zyrtarët e forcave ushtarake italiane e shqiptare dhe familjet e tyre, gazetarët italianë, akademikët etj.

Po ashtu, kishte edhe zbritje të tjera të tarifës nga 30 në 10 për qind, në varësi të funksioneve të personave që udhëtonin. Në tarifën për fluturimet përfshihej edhe kostoja e sigurimit që arrinte në 100.000 lira italiane.

Fluturimet ajrore dhe tarifat

Gjirokastër-Romë 100 franga ari

Gjirokastër-Tiranë 28 franga ari

Gjirokastër-Vlorë 11 franga ari

Korçë-Romë 93 franga ari

Korçë-Tiranë 20 franga ari

Devoll-Romë 84 franga ari

Devoll-Tiranë 11 franga ari

Kukës-Tiranë 25 franga ari

Kukës-Shkodër-Tiranë 31 franga ari

Peshkopi-Romë 88 franga ari

Peshkopi-Tiranë 16 franga ari

Romë-Tiranë 500 lira italiane

Selanik-Tiranë 14 dollarë

Shkodër-Brindisi 44 franga ari

Shkodër-Kukës 20 franga ari

Shkodër-Romë 84 franga ari

Shkodër-Tiranë 11 franga ari

Shkodër-Kukës-Tiranë 25 franga ari

Sofje-Tiranë 28.5 dollarë

Tiranë-Gjirokastër 28 franga ari

Tiranë-Brindisi 35 franga ari

Tiranë-Korçë 20 franga ari

Tiranë-Devoll 11 franga ari

Tiranë-Kukës 25 franga ari

Tiranë-Kukës-Shkodër 31 franga ari

Tiranë-Peshkopi 16 franga ari

Tiranë-Romë 75 franga ari

Tiranë-Selanik 39 franga ari

Tiranë-Sofje 83 franga ari

Tiranë-Vlorë 17 franga ari

Vlorë-Gjirokastër 11 frangaari

Vlorë-Romë 90 franga ari

Vlorë-Tiranë 17 franga ari

Tiranë-Vlorë-Gjirokastër dhe Tiranë-Vlorë

Shqipëria e viteve ’40-të! Ja sa kushtonin biletat e avionit për Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër (foto) Read More »

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit

Gjermanët u kanë dhënë një shuplakë të fortë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Partisë Demokratike. Fondacioni “Bertelsmann”  ka publikuar raportin e indeksit të transformimit për Shqipërinë për vitin 2018, ndërsa ka bërë një analizë të situatës politike dhe ligjore në vend. Ky fondacion është ndër më të rëndësishmit në Gjermani, pasi jep një pasqyrim të situatës politiko-ekonomike në të gjithë vendet e botës.

Si takon indeksit, vendi ynë vlerësohet me 6.38 pikë dhe renditet në vendin e 30 nga 129, ndërsa në vitin 2016 ndodhej në vendin e 34. Por në raport i është kushtuar një rëndësi e madhe punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe luftës antikorrupsion.

Raporti veçon si një nga çështjet më të bujshme atë të aferës së CEZ. Sipas dokumentit, ish-kryeprokurori amnistoi Sali Berishën, ndërsa tregohen dhe të dhënat e grumbulluara nga komisioni hetimor, që hetoi aferën e privatizimit të OSSH. “Prokurori i Përgjithshëm refuzoi të niste hetimet mbi abuzimet me detyrën, pavarësisht provave të shumta për abuzimet e disa ministrave gjatë procesit të privatizimit të OSSH. Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e prokurorit dhe ndaloi çdo hetim mbi procesin.

Komisioni parlamentar mbi çështjen vazhdoi të nxirrte informacione për përfshirjen e figurave politike, duke përfshirë ish-kryeministrin, të birin e tij dhe disa ministra. Një person i tretë, që me sa duket kishte bërë formalizimin e akordit mes CEZ dhe politikanëve shqiptarë (Nule Kalaj), mori një shumë prej 7 milionë dollarë, të cilën e kishte tërhequr në para të thata. Sipas regjistrimeve telefonike, ky ndërmjetës kishte bërë rreth 100 telefonata me ish-kryeministrin në vitin 2006, për organizmin e takimeve mes kompanisë dhe djalit të tij.

Prova të shumta të komunikimeve, transfertave dhe email-eve mes “konsulentit” dhe politikanëve shqiptarë tregojnë për korrupsionin politik në nivelet më të larta. Por ky rast mund të hetohet vetëm pas reformimit të gjyqësorit, kur të jenë thyer lidhjet mes tij dhe aktorëve politikë”, thuhet në raport.

Kapja e drejtësisë nga PD

Një tjetër detaj interesant në raport është se aty tregohet skema që ndoqi Berisha për të kapur sistemin e drejtësisë. Aty deklarohet se Berisha përdori Bujar Nishanin, për të bërë emërime sipas dëshirave të tij. “Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, gjithashtu emëroheshin nga Presidenti, por kërkonin dhe shumicë parlamentare. Emërimet ishin shumë problematike kur presidenti i përkiste të njëjtës parti që kishte mazhorancën, njësoj si në vitet 2005 – 2013, periudhë gjatë së cilës u bënë shumë emërime. Politizimi i gjyqësorit është i rrënjosur thellë në reformat fillestare të viteve 1992 e 1996 kur qeveria e PD hoqi gjykatësit komunistë. Personeli i ri ishte arsimuar vetëm me kurse tre deri në gjashtë mujore dhe zgjidheshin mes militantëve të partisë, duke infiltruar njerëzit e partisë në të gjithë gradat e gjyqësorit, për të konsoliduar kontrollin e partisë në drejtësi”, thekson raportii cituar nga “Sot”.
LSI rend pas pushtetit

Në raport flitet dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku theksohet se është një parti e cila bredh vetëm pas pushtetit. “Partia e tretë në Shqipëri, LSI është një ndarje nga PS, pas debateve për udhëheqjen dhe shpërndarjen e posteve. Në vitin 2009 deri 2013, ajo hyri në koalicion me kundërshtarin ideologjik të PS, me PD. Disa muaj para zgjedhjeve në 2013, LSI ndryshoi aleancën e saj, duke u bërë me PS. Zhvendosjet taktike të kësaj partie, të cilat e kanë aftësuar të qëndrojë brenda strukturës qeveritare, pa marrë parasysh orientimin politik, tregojnë se në Shqipëri konfliktet e ashpra ideologjike mes partive nuk kanë rëndësi për sa kohë që ruhet pushteti. Por ato shfrytëzohen vetëm për të legjitimuar metodat e parregullta të arritjes së pushtetit dhe në fakt janë vetëm llogaritje politike”, thekson raporti. Aty flitet dhe për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, ku nuk mungojnë kritikat ndaj PD.

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit Read More »

Donald Lu ua tha troç Bashës dhe Kryemadhit ndaj janë trembur: Nëse do bëjnë mosbindje civile të jenë të përgatitur edhe për burg!

Kaloi pa vënë re një deklaratë e ambasadorit amerikan në Tiranë, në lidhje me protestat, bllokimin e rrugëve dhe mosbindjen civile.

Ambasadori Donal Lu e tha qartë mendimin e tij mbi mosbindjen civile që ka nisur opozita e bashkuar shqiptare.

Një “rebelim” kundër taksave të larta të qeverisë, tarifimit të rrugës së Kombit dhe problemeve të tjera. Mosbindje civile që konsiston edhe në bllokimin e rrugëve në disa nga akset kryesore.

Në emisionin e Fevziut, ambasadori i SHBA e tha e zeza mbi të bardhë se, nëse bën thirrje për të mos paguar taksa dhe për të bllokuar rrugët, opozita duhet të jetë e përgatitur për pasoja ligjore.

Donald Lu mori shembull SHBA-të për të thënë se si atje, në raste të mosbindjeve civile, personat kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

“Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre”, deklaroi Donald Lu.

Sipas tij qeveria ka kërkuar dialog për të tejkaluar situatën, ndërsa opozita vë kusht për lirimin e njerëzve nga burgu. Por për ambasadorin amerikan kjo është çështje e ligjit dhe jo e kreut të qeverisë.

“Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu”, ka deklaruar Donald Lu. Duke bërë të qartë më se njëherë se kush shkel ligjin duhet të përballët me burgun.

Mosbindja civile është shkelje e ligjit, dhe sipas tij krerët e opozitës s’kanë pse çuditen me procedimin penal.

Deklaratat e Lu kanë sjellë dhe një frikësim të krerëve të opozitës, ku Basha ka bërë thirrje thjeshtë për mbështetje të biznesit në protestën një orëshe të uljes së çepenave. Ndërkohë që për bllokimin e rrugëve ka lënë të kuptohet se PD do të veprojë vetëm në Tiranë.

Ndërsa Kryemadhi, kryetarja e LSI është mjaftuar me mbështetjen ndaj aktorëve, duke deklaruar njëherësh se s’ka frikë nga burgu.Pamfleti.com

Donald Lu ua tha troç Bashës dhe Kryemadhit ndaj janë trembur: Nëse do bëjnë mosbindje civile të jenë të përgatitur edhe për burg! Read More »

Zbardhet “thesari” i Besim Trezhnjevës/ Gjyqtari i Durrësit që katërfishoi pasurinë e tij: Më mban gruaja

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili do të përballet më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Në analizën e mësipërme u morën në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.

Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014 apo luhatje e vlerave të likuiditeve në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

BIRN

Zbardhet “thesari” i Besim Trezhnjevës/ Gjyqtari i Durrësit që katërfishoi pasurinë e tij: Më mban gruaja Read More »

Ligji dhe kanuni dështuan, dy familje rrezikojnë vrasjen

Një çështje prone në fshatin Zhej të Mamurrasit në bashkinë e Kurbinit ka nxjerrë në pah një sërë problemesh; prej mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, 36 vendime gjyqësore të shtetit shqiptar, por edhe një vendim me të drejtë zakonore, madje edhe një paralajmërim nga një përfaqësues i asaj që quhet pleqësia e fshatit, se konflikti 20-vjeçar mund të përfundojë deri në vrasje.

Dhe qershia mbi tortë, një lajm: Në Mirditë së shpejti do të nisë ndërtimi i gjykatës kanunore. Është historia e familjes së Shan Koltotës dhe Gjet Preng Mamblit. Ky i fundit ka bërë dy shtëpi, në tokat që pretendohen me trashëgimi dhe me ligjin 7501 nga Koltota. Një shtëpi e re, një e vjetër.

Në një vendim gjykate është vendsour se shtëpia e re, disa katëshe duhet prishur. Shan Koltota që ka denoncuar rastin në emisionin Boom, është shprehur se duke u treguar I arsyeshëm i ka kërkuar Gjet Preng Mamblit të prishë vetëm shtëpinë e vjetër, dhe tokën dhe shtëpinë e re, ia falte. Madje duke vepruar edhe me të drejtën zakonore, pleqësia vendosi që Koltota do paguante edhe 15 milionë lekë për prishjen e shtëpisë së vjetër, gjë të cilën ai e ka pranuar, por më pas ka ndryshuar mendje pronari I shtëpisë, ai I donte të dyja shtëpitë.

Gazetarja e emisionit Boom ka kontaktuar edhe me shtëpinë e Gjet Preng Mamblit, ku e zonja e shtëpisë ka treguar kërkesat e tyre; përveç 15 milionëve, të marrin edhe tokë tek shtëpia e re aq sa do lënë tek shtëpia e vjetër, një formë kompensimi. Po ashtu, ata i quajnë të padrejta vendimet gjyqësore.

IMT kurbin dhe bashkia Kurbin thonë se nuk kanë mjete për prishjen e godinës, ndërkohë që nga IKMT është kthyer përgjigje se kanë një axhendë mjaft të ngjeshur pune, dhe nuk përgjigjen dot për momentin, duke ia lënë IMT si detyrë. Drejtori i IMT thotë se godina është e madhe dhe mund të ketë nevojë për lëndë plasëse, që kërkon staf të specializuar që atyre ju mungon.

Vendimi për prishje I takon vitit 2010. Situatën e konfirmon edhe përgjegjësja e zyrës përmbarimore në Kurbin. Gazetarja jonë ka kontaktuar edhe një nga përfaqësuesit e pleqësisë që u përpoqën ta zgjidhin këtë çështje sipas kanunit në fillim. Dhe pasi ai tregon si kanë rrjedhur ngjarjet dhe vendimi për të paguar disa milionë lekë dhe që nuk ëhstë pranuar, paralajmëron se konflikti që ka 20 vjet mund të shkojë deri në vrasje.

Sipas tij ka të tjera organe më lartë që I përkasin të drejtës zakonore. Të interesuar për këtë, stafi I Boom, mësoi gjatë një interviste me kryetarin e komitetit të pajtimit të gjaqeve, përveç strukturave si funksionon kanuni, edhe ndërtimin së shpejti në Mirditë të gjykatës kanunore. /Ora News/

Ligji dhe kanuni dështuan, dy familje rrezikojnë vrasjen Read More »

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak!

Shkrimtari Agron Tufa është irrituar keqaz me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve që nisi pas deklaratës së Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës kur tha se “kushtet s’ishin dhe aq të këqija”.

Në një reagim të fortë nga rrjeti social, Tufa thotë se është betuar se nuk do i shkelë kurrë më Fevziut në studio dhe këtë premtim e ka mbajtur.

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.

Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!

Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!”, shkruan i revoltuar shkrimtari.

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak! Read More »

Nora, deputetja e LSI që rriti tarifat e studentëve, sot flet kundër rritjes së taksave. Fytyra e vërtetë e LSI-së

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, prej 8 vitesh ishte zv/ministrja e Arsimit.

Katër vite ishte zv/ministre në Arsim, gjatë koalicionit PD-LSI, ku kishte në ngarkim arsimin parauniveristat. Ndërsa katër vite të tjera ishte e emëruar po në atë detyrë, përmes koalicionit PS-LSI, por që kishte në ngarkim arsimin universitar.

Pra Nora ishte në fuqi edhe Myqerem Tafajn edhe me Lindita Nikollën.

Nëse studentët shajnë dhe kryqëzojnë Lindita Nikollën dhe Myqerem Tafajn për rritje të tarifave shkollore apo për Reformën në Arsim, të njëjtin faj dhe përgjegjësi ka edhe Nora Malaj.

Ajo dinte mirë si të hante me të dyja llojet e pushteteve, edhe me të djathtët edhe me të majtët.

Me një hije zonje dhe llafologe për të gjitha, Nora fliset për politikën pro LSI-së, fliste pro Reformës në Arsim, edhe pse Monika e shante pasi e votoi, fliste edhe për socioligjinë.

Nora nuk e shau asnjëherë Reformën e Arsimit, sepse ishte një nga autorët e saj. Edhe Monika Kryemadhi, është një nga autorët e kësaj Reforme, sepse e miratoi bashkë me Ramën, por kur dalin në opozitë i shajnë dhe thonë që nuk dinin se çfarë votuan. Hall i madh ky!

Gjithsesi, Nora Malaj, është një figurë tipike e LSI, që ha me të gjithë dhe i shan të gjithë. Sot Nora, paska dalë dhe na ka folur kundër rritjes së taksave.

Me të drejtë! Por, Nora harron taksat që u rriti familjeve dhe studentëve. I shumë-fishuan tarifat sa e bënë të papërballueshme për familjet shqiptare.

Nora të shikojë njëherë mbrapa dhe ti hedhë një sy‘mëkatëve’ të saj për arsimin, pastaj të shajë dhe të kritikojë për taksat e bizneseve.

Nora, deputetja e LSI që rriti tarifat e studentëve, sot flet kundër rritjes së taksave. Fytyra e vërtetë e LSI-së Read More »

Kjo sëmundje po përhapet me shpejtësi gjithandej! Nuk ka shërim prandaj nëse nuk doni ta merrni Boll e bëtë këtë gabim trashanik!

Lëkurë e vdekur, qime, djersë, duke përfshirë lëngjet e trupit, lundrojnë në të njëjtin ujë kur ne notojmë.

“Një i rritur liron mesatarisht 14 gram të substancave çdo herë që not”, thotë Kelly Reinolds, e specializuar në kërkimin e sëmundjeve të shkaktuara nga mikrobet dhe profesoreshë në Universitetin e Arizonës. Megjithatë, lëngjet e ndotura të trupit në përgjithësi nuk përbëjnë ndonjë rrezik për notarët e tjerë, pasi shumica e mikrobeve janë të padëmshme.

Është e vërtetë se klori i përdorur në pishina gjithashtu eliminon bakteret, viruset dhe mikrobet të tjera. Megjithatë, për fat të keq, ka patogjene shumë agresive që mund të rezultojnë të jenë një kërcënim i vërtetë shëndetësor.

Për shembull, mund të jetë e rrezikshme të notosh pasi të keni pasur diarre. Pasi të jeni shëruar, duhet të shmangni vajtjen në pishinë për të paktën dy javët e ardhshme. “Edhe nëse ndiheni mirë dhe nuk keni simptoma, ju mund të lironi miliona, madje edhe miliarda mikrobe në pishinë”, thotë profesoresha Reynolds. Gjithashtu, para se të hyni në ujë, gjithmonë duhet të bëni një dush dhe është shumë e rëndësishme të përpiqeni të mos e gëlltisni ujin e pishinës.

Një studim shqetësues që është kryer në Shtetet e Bashkuara ka treguar se shumica e njerëzve nuk i ndjekin këto rregulla. Një i rritur në katër shkon në pishinë edhe pasi ka patur një rast akut të diarresë. Gjysma e të intervistuarve pranojnë se kurrë, ose pothuajse kurrë nuk bëjnë dush para notit, ndërsa tre të rritur nga pesë pohojnë se kanë gëlltitur ujë, ndërsa ishin në pishinë.

Situata aktuale në Shtetet e Bashkuara tregon se mos ndjekja e këtyre rregullave mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme. Për shembull, higjiena e dobët mund të sjellë një sëmundje që nuk ka kurë të quajtur cryptosporidiosis. Këto parazite transmetohen nga personi në person në ujin e pishinës. Nëse ju aksidentalisht pini ujin dhe keni një sistem imun të dobët, ju e ekspozoni veten ndaj rrezikut të marrjes së kësaj sëmundjeje. Personat e infektuar kanë këto simptoma: diarre, humbje e oreksit, dhimbje stomaku, ethe dhe humbje peshe, këto mund të zgjasin rreth dy javë. Në disa raste është e mundur të kontraktohet sëmundja pa paraqitur ndonjë simptomë, megjithatë është e rëndësishme që të ndiqni rregullat e duhura të higjienës për të shmangur atë, sepse deri më sot nuk ka shërim.

Këto parazitë janë shumë rezistent dhe mund të mbijetojnë për shumë ditë në ujë me klor. Por për fat të keq, këto nuk janë kërcënimi i vetëm për notarët. Llojet e tjera të mikrobeve që mund të jenë derdhur në ujë janë për shembull, hepatiti A, Escherechia Coli (E. Coli) dhe ethet tifoide të shkaktuara nga bakteret Salmonella.

Është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për rreziqet e tjera shëndetësore që mund të hasim në pishina. Për shembull, këmbët e atletit mund të shmangen duke përdorur këpucë kur ecni rreth pishinës dhe i mbani këmbët të thata. Infektimi i syve shkaktuar nga uji me klor është një problem shumë i zakonshëm që mund të shmanget duke përdorur syze. Pezmatim i lëkurës është një sëmundje që mund të kontraktohen në pishinë, pas një periudhe inkubacioni tetë-ditore mund të çojë në inflamacion dhe acarim të ashpër të lëkurës po ashtu mund të pësoni infeksione të dëgjimit, gojës ose fytit.

Gratë gjithashtu duhet t’i kushtojnë vëmendje mykozave vaginale dhe infeksioneve të fshikëzës. Për të shmangur këto probleme, mos harroni të lani ose të ndryshoni kostumin pas notit në pishinë dhe mos e mbani për një kohë të gjatë kur është i lagësht.

Këto janë rregullat e thjeshta që duhet të ndiqni nëse nuk doni të keni surpriza të këqija. Thjesht, bëni një dush para se të hyni në ujë dhe mos të shkoni në pishinë për disa javë pasi nuk keni qenë mirë.

Kjo sëmundje po përhapet me shpejtësi gjithandej! Nuk ka shërim prandaj nëse nuk doni ta merrni Boll e bëtë këtë gabim trashanik! Read More »