Aurora

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave?

Vjedhja e objekteve të kultit pas festave fetare është kthyer në fenomen në qytetin e Korçës, krahas banesave dhe bizneseve ku në harkun e një muaji janë regjistruar disa dhjetra raste.

Vetem pak ditë pas festimeve të Pashkës, Kisha e Shën Sotirit ka rënë pre e hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar, kanë thyer paraklisin e kishës ku besimtarë dhe qytetarë hedhin të holla si pjese e ritualeve fetare.

Burime i thanë Ora News se autorët dyshohet te jenë një grup i njohur për Policinë e Korçës, që shpesh ka qenë në qendër të vemendjes për mbishkrime terroriste në qytetin juglindor.

Mesohet se në arkë ka patur rreth 20 mijë lek të reja të cilat janë marrë nga hajdutët.

Nga ana tjetër qytetarët korçarë e dënojnë këtë akt duke thënë se është një veprim tepër i ulët që i bëhet objekteve të kultit.

Qytetare: “Asgjë nuk duhet vjedhur, sidomos kjo që është diçka e shenjtë. Njeriu e ‘heq nga goja’ dhe e hedh atje.”

Policia e Korçës tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së kishës, por këto ngjarje të përsëritura shpesh herë kanë mbetur pa autorë.

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave? Read More »

PD-LSI, vendim: Nesër nuk lejojmë kryeministrin të hyjë në Parlament

Opozita ka marrë sot në drekë një vendim të fortë dhe ekstrem në raport me Kryeministrin Edi Rama. Mëqënëse nesër si ditë e enjte ka seancë parlamentare e ku vjen edhe qeveria e kryeministri, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë vendosur bashkë me deputetët opozitarë të mos lejojnë hyrjen në sallën e Kuvendit të Edi Ramës. Shkak sipas tyre, përveç keqqeverisjes dhe krimit, mbetet edhe fjalori fyes ndaj shqiptarëve kur Rama tha se “shqiptarëve nuk iu ngrihet….”. Mëqënëse Byroja Parlamentare, e cila komandohet me shumicë nga PS, nuk pranoi kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit nga seancat, sipas Rregullores, atëhere sot PD-LSI morën vendimin që me forcë e përballje fizike, me trupat e tyre, të mos lejojnë Edi Ramën të futet në sallën e Kuvendit.

Kjo do të sjellë përplasje fizike në sallën e Kuvendit. PD-LSI do t’ju bëjnë thirrje militantëve që të rrethojnë Kuvendin nesër dhe nëse situata në sallë precipiton rrezikshëm, turma të vijë në mbështetje të deputetëve opozitarë. Kjo de facto do sjellë konfrontim, ndaj Garda ka marrë urdhër për kontroll deputetëve opozitarë si dhe rrethimin e një perimetri sigurie nga ku futet kryeministri.

Mësohet se Gramoz Ruçi i ka kërkuar kryeministrit Rama që nesër të sajojë ndonjë takim gjoja në rrethe dhe të mos vijë në Parlament, pasi “do të bëhet nami po hyre brenda”. Ruçi i ka thënë Edi Ramës se “çizmja nuk është gjë me atë që po përgatitet të të godasin në sallën e Kuvendit”. Nga stafi kryeministror pohojnë se kryeministrit i pëlqejnë sfidat e përballjes, ndaj do të jetë në sallën e Kuvendit nesër, bile nga të parët. Ai, thonë të njëjtat burime, do të jetë në parlament, pa antiplumb dhe do t’ju tregojë shqiptarëve se kush është opozita sotme, e cila po i merr për budallenjë shqiptarët.

Të pyetur nga “Koha Jone” stafi kryeministror theksoi se Edi Rama nuk ka patur frikë Berishën në vitet 1992-1997 e jo më të frikësohet nga Basha-Kryemadhi. Bile, kryeministri, ka mundësi të vijë në këmbë e të futet mes turmës për të shkuar në sallën e Kuvendit, shtuan të njëjtat burime. Të shumtë janë miqtë dhe oligarkët e Ramës që po insistojnë që nesër të mos duket as në rrethinat e sallës së Kuvendit e jo më të tentojë të hyjë brenda.

PD-LSI, vendim: Nesër nuk lejojmë kryeministrin të hyjë në Parlament Read More »

Shkenca nuk njeh kufi, bën një hap të madh drejt krijimit të “deles-njeri”

Një ekip shkencëtarësh ka rritur embrione brenda një deleje që përmban qeliza burimore njerëzore, duke shkuar një hap më afër zhvillimit të organeve njerëzore brenda kafshëve, paçka se kjo ka shkaktuar shqetësime etike.

Zbulimi shkencor potencialisht mund të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve që janë në nevojë të madhe për transplantet organeve vitale.

Ndërsa shumë pacientë vdesin pa arritur ende në radhën e transplantimit, organet e rritura brenda një deleje, si një pankreas, jo vetëm që mund të shpëtojnë një jetë, por edhe të kurojnë një sëmundje kronike të tillë të Diabetit të Tipit 1, thonë studiuesit.

Këtë javë, ekipi nga Stanford University ishte në gjendje të rriste një embrion të injektuar me qeliza burimore të njeriut të rritur për 28 ditë, duke përfshirë 21 ditë brenda një deleje, njoftoi në një takim të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencave në Austin të Teksasit , raporton Guardian. Eksperimenti duhej të ndërpritet, pasi ligji ndalon zhvillimin e embrioneve ndër-specie, të quajtura “chimera”, për më shumë se 28 ditë.

Hulumtuesit kishin krijuar tashmë hibridin e parë “derr-njeri”.

Megjithatë, dallimi kryesor është se kësaj here ata arritën një raport dhjetë herë më të lartë të qelizave të njeriut tek qelizat e kafshëve në një embrion, i cili është një qelizë njerëzore në rreth 10,000 qeliza delesh, sipas Dr Pablo Ross nga Universiteti i Kalifornisë.

Për të krijuar një embrion pjesërisht të njeriut, një pjesë-kafshë, studiuesit përdorin një teknikë të redaktimit të gjeneve. Së pari, ata i fshinë gjenet e nevojshme për zhvillimin e një organi të caktuar në një embrion të kafshëve, pastaj ata injektojnë qelizat burimore njerëzore, të cilat mund të bëhen qeliza trupi duke mbushur kështu boshllëkun.

Në vitin 2010, shkencëtarët japonezë ishin të parët që përdorën këtë metodë për të krijuar një mi dhe një mi “chimera”, për të formuar një pankreas të zhdukur.

Vitin e kaluar, i njëjti ekip që po punon tani për një embrion të deleve, njoftoi se kishte arritur në pjesën më të madhe shërimin e diabetit tek minjtë pas transplantimit të pankreasit.

Shkenca nuk njeh kufi, bën një hap të madh drejt krijimit të “deles-njeri” Read More »

Vlorë/ Tritol ”Audi-t Q7”, dëshmia e biznesmenit të ndërtimit në polici

Detaje te reja pas tritolit qe iu vu makinës luksoze të biznesmenit të ndërtimit, duke i shkaterruar automjeti “Audi Q7”. Ngjarja me lëndë plasëse ndodhi në lagjen “1 Maji”, në afërsi të pyllit të Sodës në Vlorë, në orët e parë të së hënës, shkruan “Panorama”.

Nga shpërthimi i fortë, që nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë një sasi prej 200 gramë tritol, përveç automjetit që ishte në shënjestër të sulmit, janë dëmtuar dhe dy automjete, që ndodheshin aty pranë.

Sipas të dhënëve të Policisë, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 03:00 të së hënës, pranë banesës së biznesmenit në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës ose siç edhe njihet në qytetin bregdetar, Zona e Pyjores. Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së biznesmenit Izmir Shehu, ku ishte parkuar makina.

Për pasojë, automjeti tip “Audi Q7” me targa AA 008 RX, është dëmtuar në pjesën e motorit dhe është përfshirë nga flakët. Ndërsa dy automjetet e tjera që kanë qenë parkuar pranë kësaj makine, kanë marrë dëmtime gjithashtu. Pronari i mjetit, 38-vjeçari Shehu, me origjinë nga Gjirokastra, mësohet se është biznesmen në fushën e ndërtimit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por aktualisht nuk ka ende asnjë person të arrestuar apo identifikuar për ngjarjen në fjalë.

Për ngjarjen e ndodhur, është marrë në pyetje dhe vetë biznesmeni 38-vjeçar. Gjatë deklarimit të dhënë në Komisariatin e Policisë së Vlorës, Izmir Shehu ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj konflikti me persona të tjerë.

Ai është shprehur para grupit hetimor se është i paqartë për arsyen se përse automjetit të tij i është vënë lëndën eksplozive, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe sherre me persona të tjerë. Për Policinë hetimet rreth identifikimit të autorëve mbeten shumë të vështira, pasi në vendin e ngjarjes mungojnë kamerat e sigurisë, çka mund të çojnë në identifikimin autorëve.

Ndërkohë, pista kryesore, në të cilën po heton Policia e Vlorës për këtë ngjarje, është ajo që lidhet me aktivitetin e 38-vjeçarit dhe problematikat që mund të ketë pasur gjatë punës së tij. Fakti që merret me ndërtime mbetet, sipas Policisë, pista kryesore e hetimit të shpërthimit të automjetit me lëndë eksplozive, pasi mund të ketë pasur mosmarrëveshje lidhur me biznesin e tij.

Mësohet se biznesmeni me origjinë nga Gjirokastra ka kryer ndërtimin e disa pallateve në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë dhe nga aktiviteti i tij mund të kenë lindur mosmarrëveshje, që kanë të bëjnë me ndërtimin apo shitjen e këtyre apartamenteve, gjë e cila mund të ketë çuar më pas në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e parkuar para banesës së tij.

Po kështu, burime nga Policia kanë konfirmuar se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë. “Më datë 09.04.2018, në lagjen “1 Maji”, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip ‘Audi Q7’, në pronësi të shtetasit I. Sh., të cilin ai e kishte të parkuar para banesës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ ëve”, bëhet e ditur zyrtarisht nga ana e Policisë.

Vlorë/ Tritol ”Audi-t Q7”, dëshmia e biznesmenit të ndërtimit në polici Read More »

“Vajzat shqiptare, më të nxehta se llava”, shkrimi që tronditi shtetin komunist më 1988

Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme.

Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, edhe pse përfundonte në faqet e një reviste.

Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë.

Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988.

Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme.

Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty.

Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere.

Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën.

Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës.

Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë.

Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë.

Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist.

Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës.

Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme.

Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin.

Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej.

Materiali i përcillet më 8 mars 1988 ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze.

Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzës.

Merren në pyetje njerëz të dyshuar.

Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën.

Asgjë nuk del në dritë.

Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai.

Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq.

Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Raporti nga Stokholmi

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi.

Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan:

“Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”.

“Vajzat shqiptare, më të nxehta se llava”, shkrimi që tronditi shtetin komunist më 1988 Read More »

11 “faqezinjtë” e drejtësisë, që ia mbathën nga Vettingu

Zbatimi i reformës në drejtësi ka shënuar një zhvillim të ri. Të korrupturit nën terrorin se mos ngecin në verifikimin e komisionit të Vettingut, janë detyruar të largohen vetë si “faqezinj” nga sitemi i drejtësisë.

Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:

Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

11 “faqezinjtë” e drejtësisë, që ia mbathën nga Vettingu Read More »

Vlorë – Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve ,një investim shumë i rëndësishëm

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Vlorë, po implementohet në fazën e dytë të tij. Një investim shumë i rëndësishëm që i shërben shumë pozitivisht turizmit në Vlorë.

Fotografia e ONETV VLORA

Në këtë kuadër, është kryer sot inspektimi në terren me Autoritetin Kontraktor dhe institucionet përfituese (MIE , AKUK), të Impianti të Pastrimit të Ujërave të Ndotura. I pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli si dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili.

Kryebashkiaku Leli e vendosi theksin te rëndësia e këtij investimi të Qeverisë Shqiptare dhe BE.

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Vlorë – Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve ,një investim shumë i rëndësishëm Read More »

Lot dhe lule, familjarët homazhe për 28-vjeçarin e vrarë nga…

Lot dhe lule në vendin ku Mario Majollari u ekzekutua për vdekje me tre plumba në kokë. Mëngjesin e sotëm familjarë të 28-vjeçit të ndjerë që u vra nga Kastriot Gjuzi për hakmarrje, kanë bërë homazhe pranë vendit ku ai u qëllua për vdekje.

Me lot në sy ata kanë ndezur qirinj ndërsa dhimbja ka pllakosur familjen Majollari. Familja e viktimës ka çelur dyert e mortit ndërsa gjatë ditës së sotme Majollarit do t’i jepet lamtumira e fundit.

Policia identifikoi në kohë rekord autorin e krimit, Kastriot Gjuzi. Ai mori hak për vrasjen e vëllait nga Avni Majollari i cili është i dënuar me burg të përjetshëm.

Lot dhe lule, familjarët homazhe për 28-vjeçarin e vrarë nga… Read More »