Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe socialistit Alket Hyseni, i akuzar nga opozita lidhur me tjetërsimin e pronave në Sarandë.
Ka nisur mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet, diskutohet dhe vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.
Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës.
Aktualisht po zhvillohet një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike, ku po shqyrtohet Raporti Vjetor i veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.
Në Komision ka pasur debat, Alket Hyseni përplaset me të vetmin opozitar në sallë, Nasip Naçon. Është diskutuar për raportin e DAP-it, Naço pyet për policinë gri që Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të, ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katunare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar.
Pas ngjarjes së rëndë ë u shënua mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Marjo Majollari, Policia e Shtetit ka shoqëruar shumë persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Ndërkaq, është përvijuar se pista e mundshme për vrasjen e të riut, Majollari, të jetë hakmarrja, pasi babai i tij ka vrarë 18 vite më parë dy persona në rrugën e Dajtit dhe tashmë është në burg, ku po vuan dënimin e burgosjes përjetë për këtë krim që ka kryer.
Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar edhe në shtëpitë e personave që dikur janë vrarë nga i ati i Majollarit dhe po merr ata në pyetje. Ndërkohë, nuk është gjetur në shtëpi vëllai i Ilir Gjyzit, njërit nga viktimat e krimit të kryer nga babai i 28 vjeçarit.
Polica dyshon se Kastriot Gjyzi mund të këtë lidhje me vrasjen e të riut.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky person dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzit.
Blogu i udhëtimeve “The Balkanista” shkruan një letër të hapur për të gjithë fansat, ku shpjegon 10 arsye përse duhet të vizitojnë Shqipërinë këtë verë.
Shkrimtare, udhëtare, një blogere udhëtimesh angleze, autorja jeton prej vitesh në Tiranë.
Pasi kishte vizituar bregdetin e Shqipërisë për pushime, ajo nuk u largua më.
Në një letër të hapur për të gjithë fansat e saj, ajo shpjegon përse duhet vajtur me pushime në Shqipëri, pikërisht këtë verë.
“Shqipëria nuk është në krye të listës së destinacioneve për pushime. Kur erdha këtu për herë të parë, edhe unë u ndjeva në faj sepse kisha lënë destinacione të tjera. Por, tani mund t’ju them se duhet patjetër të merrni në konsideratë këtë vend për pushimet verore të radhës”, shkruan blogerja.
Më poshtë vijojnë 10 arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria:
Ndryshe nga destinacionet e zakonshme
Pas disa vitesh, Shqipëria, ashtu sikurse ka ndodhur për destinacione të tjera të Mesdheut, pritet të mbushet nga hordhi me të rinj të dehur, në kërkim të argëtimit me kosto të ulët. Por, për momentin, turistët janë ende pak, nuk ekzistojnë radhët për të vizituar pikat turistike dhe nuk duhet të shtyhesh për të zënë një cep plazhi, ku të shtrosh peshqirin. Madje as në kulmin e verës.
Ka shumë për të mësuar
Shqipëria ka disa prej vendeve historike dhe zonave të UNESCO-s të paimagjinueshme. Ka nga të gjitha, rrënoja romake, kështjella mesjetare, bunkerë sovjetikë dhe mbetje osmane. Vetëm qyteti antik i Butrintit, në jug të vendit, do të mjaftonte për të ndërmarrë këtë udhëtim, ashtu si Berati dhe Shkodra, në kufij me Greqinë dhe shumë vende të tjera edhe më të bukura.
Plazhet më të bukur të Europës
“Të dashura Itali, Kroaci dhe Greqi! Më vjen keq t’ua them, por Riviera e Shqipërisë e tejkalon çdo breg tuajin”, shkruan blogerja duke këshilluar që të vizitohen patjetër Ksamili, Saranda, Himara dhe Dhërmiu për të admiruar ujërat e tyre të kristalta, plazhet e bardha dhe panorama malore që i rrethon. Bregdeti shqiptar është i egër dhe i mrekullueshëm dhe nuk ka asgjë të ngjashme në gjithë Europën, sipas asaj.
Liqene dhe ujëvara
Brendësia e Shqipërisë është plot liqene dhe ujëvara shumë të bukura. Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Butrintit dhe Liqeni i Ohrit vlejnë të vizitohen për shkak të ujërave të tyre të kristalta dhe të peizazhit fantastik që i rrethon. Disa burime si Syri i Kaltër dhe ato pranë fshatit Theth janë perfekte për të notuar dhe për të adhuruar ujëvarat.
5.Klime perfekte
Shqipëria gëzon një klimë tipike mesdhetare, me verë të gjatë dhe të ngrohtë dhe stinët e tjera janë gjithnjë të këndshme. Gjatë vitit nuk bie asnjëherë nën 20 gradë Celcius, ndërsa nga maji temperaturat rriten në rreth 22 gradë Celcius duke arritur kulmin me 35 gradë Celcius në korrik dhe gusht. Përveç verës, çdo çast është perfekt për të udhëtuar në Shqipëri.
Njerëz miqësorë
Shqiptarët, kundër paragjykimeve, janë njerëz të përzemërt, miqësorë dhe kureshtarë. Blogerja tregon se nuk ishte ndjerë kurrë e rrezikuar. Duhet vetëm të përgatitesh pasi do të pyetesh qindra herë për arsyen se përse zgjodhe të shkosh në Shqipëri.
Ushqim i shkëlqyer
Përgjatë bregdetit peshku është i shkëlqyer dhe kushton shumë pak. Kuzhina ka patur një ndikim të madh nga ajo italiane. Sa më shumë që futesh në thellësi të vendit, aq më shumë gjen ushqime me bazë mishin, gjithmonë shumë i freskët. Këtu, ushqimet e ngrira nuk merren pothuajse kurrë në konsideratë. Duhet të provosh disa ushqime lokale si tavë kosi me mish qingji, oriz, vezë dhe kos, patëllxhanë të mbushur me salsiçet lokale.
Gjuha është shumë e bukur
Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra dhe plotësisht ndryshe nga gjuhët e tjera europiane. Ajo nuk është e thjeshtë. Sidoqoftë, nëse bën pushime në Shqipëri duhet të dish disa fjalë, aq më tepër kur mendon se shqiptarëve u pëlqen kur të huajt përpiqen të flasin shqip me ta.
Një vend mysliman tolerant
Shqipëria është një vend mysliman, megjithatë nuk ia vlen të marrësh masa si në disa vende të Lindjes së Mesme apo të Afrikës Veriore. Disa gra mund ta kenë fytyrën të mbuluar, por nuk të duhet asnjë kod veshjeje për të ecur rrugëve. Vetëm nëse vizitohet një xhami. Edhe pijet alkoolike janë në masë ashtu si mishi i derrit.
Pikënisje për udhëtime të tjera
Shqipëria është një bazë e mirë për këdo që dëshiron të vizitojë vende të tjera pranë saj, vende që janë një apo dy orë larg. Nga qyteti i Pogradecit mund të kalosh në Maqedoni, nga Shkodra kalon për në Malin e Z i dhe Kroaci, nga jugu futesh në Greqi dhe Korfuz, ndërkohë që nga kufiri verilindor shkon në Kosovë dhe Serbi. Italia është vetëm një orë fluturim nga Milano, Bolonja, Venecia, Roma dhe Piza, apo dy orë me traget që niset nga Ankona, Brindizi dhe Bari (që këtej vetëm në verë) dhe mbërrin në Durrës./express/
Gjithçka që na servir nëna natyrë është e pasur në vlera dhe e dobishme për shëndetin e njeriut. Dhuratat më bujare janë padyshim frutat, perimet, erëzat, barishtet por edhe farat.
Kastraveci është një nga perimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht. Vlerat e kastravecit janë të njohura, por farat e imëta e të lëngshme që gjenden në brendësi të tij janë tepër të shëndetshme. Në këtë artikull do të zbuloni arsyet përse duhet të konsumoni më shumë prej këtyre farave të lëngshme.
Përfitimet për lëkurën
Kastraveci dhe farat e tij janë idealë për të trajtuar problemet me lëkurën si djegia nga dielli, rrudhat e të tjerë. Sipas të dhënave përdorimi i farave i jep lëkurës shkëlqim rinor ndërkohë që antioksidantët që gjenden tek i gjithë kastraveci e gjallërojnë atë në mënyrë natyrale.
Përfitimet për flokët
Nëse keni probleme me flokët, nëse ato bien apo janë të dobësuar, atëherë zgjidhjen e gjeni tek farat e kastravecit. Ato përmbajnë sulfur që stimulon rritjen e flokëve, i bën ato më të dendur dhe më të shëndetshëm. Konsumi i rregullt i lëngut të kastravecit bashkë me farë ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.
Shqetësimet me tretjen
Konsumi i rregullt i farave të kastravecit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës. Farat e kastravecit parandalojnë një sërë problemesh me tretjen siç janë aciditeti i lartë, gastriti e të tjerë. Uji dhe mineralet që gjenden tek kastraveci ndihmojnë në funksionin e plotë të organeve të tretjes dhe në largimin e toksinave.
Mbipesha
Nëse dëshironi të humbisni peshën e tepërt, atëherë konsumoni më shumë kastravec me gjithë farë. Në këtë mënyrë do të merrni më pak kalori dhe më shumë minerale të nevojshme për rënien në peshë.
Shëndeti i dhëmbëve
Konsumi i rregullt i farave të kastravecit përmirëson shëndetin e mishrave dhe dhëmbëve. Ngrënia e kastravecit largon bakteret e këqija që mblidhen në gojë e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe prishjen e dhëmbëve.
Shëndeti mendor
Farat e kastravecit përmbajnë bakër, një mineral që stimulon ndërveprimin e nervave dhe shëndetin mendor. Sipas të dhënave truri ushqehet me mineralet më të dobishme dhe organizmi është më pak i prekur nga stresi.
Inflamacioni
Farat e kastravecit luftojnë inflamacionin në organizëm që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Ato rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, rrathëve të zinj të syve, njollave në lëkurë e të tjerë.
Biznesi i vogël ka pasur sot një deklaratë për mediat, ku i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël. Ata i kanë lënë qeverisë 10 ditë kohë që të reagojë dhe më pas, në rast se qeveria nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohen.
Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për vendosjen e TVSH-së, por për klimën e biznesit në përgjigjthësi dhe për nivelin mjaft të lartë të korrupsionit në vendin tonë.
Albert Nasto: A e kuptoni ku po shkojnë lekët, 1 metër kub në Tiranë është njësosj sikur të jetonim në Paris. Në Gjermani biznesi kontrollohet njëherë në gjashtë vjet, nuk vjen njeri tre herë në muaj, nuk po na lënë që të punojmë. Nuk e kemi kauzën vetëm te TVSH-ja, po te korrupsioni, te klima për të bërë biznes. E gjitha kjo bëhet për të shmangur gjobat dhe penalitetet. Do ti lëmë qeverisë 10-15 ditë kohë.
Një tjetër makinë që i është vënë zjarri është gjetur sot nga Policia në Fier.
Brenda saj është gjetur një kallashnikov, një silenciator dhe një karikator, që kanë përforcuar dyshimet e Policisë se mjeti ka shërbyer për kryerjen e një vrasjeje.
Mjeti u gjet pranë stacionit të trenit në Fier. Bëhet fjalët për një Renaut me targa greke Ynk 1329.
Para djegies së qëllimshme, në zonë ka pasur të shtëna dhe mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Semanit.
Kjo është e dyta makinë e gjetur e djegur sot që lidhet me këto dyshime.
E para u gjet më herët në Gramëz të Krujës dhe një nga pistat e hetimit ishte lidhja me vrasjen e Mario Majollarit, 28-vjeçarit nga Tirana.
Të shumta në numër atentatet me armë zjarri. Ai i ndodhuri mbrëmë në Kinostudio ku u ekzekutua me tre plumba Marjo Majollari, djali i Avni Majollarit i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë, ka të përbashkët me shumë raste të tjera mënyrën se si autorët zgjedhin të zhdukin gjurmët.
Për të arritur tek viktimat e tyre killerat përdorin mjete të vjedhura, të cilat i djegin pasi kryejnë krimet. Edhe pas atentatit të mbrëmshëm kështu ndodhi. Një ditë pas krimit, policia gjen mjetin e djegur. Skema është e qartë, vrasësit dinë si të arrinë tek viktimat e tyre.
“BalkanWeb” sjell në vëmendjen e publikut disa raste të ngjajshme kur pas atentateve, policia gjen automjetet të djegura dhe të braktisura, ndërsa në të shumtën e tyre autorët nuk janë identifikuar kurrë.
11 PRILL 2018
Një makinë u gjet e djegur ditën e sotme në fshatin Gramëz në Fushë-Krujë. Dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë. Policia po kryen veprimet hetimore por nga informacionet e para mësohet se makina është djegur tërësisht.
10 PRILL 2017
Një atentat me armë zjarri u shënua në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti rreth 35 vjeç. Ndërkohë që mëngjesin e 10 prillit është gjetur te “Ura e Mifolit”, në aksion nacional Fier¬-Vlorë. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm.
12 MAJ 2017
Gjendet i djegur në Kakome mjeti që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit ndaj Rudin Haxhiajt, pronar i një diskoje në Sarandë, i cili i shpëtoi dy ditë më parë 10 Maj 2017 atentatit të tetë.
01 TETOR 2017
Makina që dyshohet se u përdor në atentatin e Vlorës ndaj Ferdinand Llanajt dhe Dritan Begës u gjet e djegur në rrugën e fshatit Kafaraj në Fier. Sipas burimeve të policisë, në automjet është gjetur edhe kallashnikovi i përdorur në atentat. Policia thotë se mjeti u gjet poshtë një nënkalimi.
11 TETOR 2017
Një atentat i rëndë ishte edhe ai i ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës më 10 tetor 2017. Ndërsa një ditë më pas më 11 tetor u gjet një makinë e djegur në aksin rrugor Lushnjë –Berat, në afërsi të vendit të quajtur “Çukas”. Në atentat u vranë dy persona, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha miq të Aldo Bares. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Xhuljo Shkurti nipi i kapos të bandës së Lushnjës Aldo Bare.
23 DHJETOR 2017
Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin ë 23 dhjetorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Autorët kanë qëlluar me armë nga makina e tyre tip “Benz” në drejtim të disa personave të tjerë që mësohet të jenë të fisit Çapja, e më pas kanë djegur makinat për të fshirë gjurmët. Sipas policisë autorët janë larguar në drejtim të lagjes “5 Maji” me një makinë tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
20 SHTATOR 2016
Mesditën e 20 shtatorit (ora 13:50), në aksin rrugor Fier – Seman, vritet Nelgert Pata. Person me precedent penal, ndërsa plagoset një tjëtër Pata u qëllua teksa udhëtonte në mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 166 IY.Pak më vonë në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri, që dyshohet të jetë e autorëve.
10 SHTATOR 2016
Një ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën (10/09/2016) e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes. Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia.
Studiues të shumtë shqiptarë dhe të huaj, duke hedhur dritë mbi veprimtarinë e trupit diplomatik të Gjermanisë në Shqipërinë e Paraluftës dhe gjatë saj (1932-1944), kanë arritur të zbulojnë edhe imazhin e selisë së Legatës, apo Konsullatës gjermane, pasi ajo e ndërroi shpesh emërtimin, madje edhe vendndodhjen e saj në Tiranë.
Shkruan Armand Plaka
Studiues të shumtë shqiptarë dhe të huaj, duke hedhur dritë mbi veprimtarinë e trupit diplomatik të Gjermanisë në Shqipërinë e Paraluftës dhe gjatë saj (1932-1944), kanë arritur të zbulojnë edhe imazhin e selisë së Legatës, apo Konsullatës gjermane, pasi ajo e ndërroi shpesh emërtimin, madje edhe vendndodhjen e saj në Tiranë.
Sidoqoftë, gjërat tashmë janë qartësuar plotësisht dhe dihet se ajo që sot njohim si “Vila e Mehdi Frashërit”, në një nga rrugët mes RTSH-së dhe Ambasadës së SHBA, ka shërbyer në funksion të plotë gjatë viteve të Luftës së Dytë, deri më 17 tetor 1944, si seli diplomatike e Rajhut të Tretë në Shqipëri.
Në dekadat që pasuan pas Luftës, për shumë vite ajo shërbeu si seli e Ambasadës së ish-RDGJ-së. Sidoqoftë, në fotot e sjella në këto materiale, haset vetëm pamja e mjegullt e asaj vile në bardhezi, apo e pamjes që ajo ka sot ( me ngjyra), duke vlerësuar se pas rikonstruksionit që i është bërë asaj pas rënies së monizmit, ka arritur fatmirësisht të ruajë tërësisht formën dhe strukturën.
Megjithatë, aty nuk arrihet të përftohet dot ideja nëse është marrë në vitet 1943-’44, kur Shqipëria ishte e pushtuar prej gjermanëve, apo i takon viteve të mëparshme, të Zogut apo të pushtimit italian. Pra, më së shumti ka qenë një foto ilustruese pa datë të saktë, e as pajisur me ndonjë shenjë e tabelë të veçantë, të cilat do t’a bënin atë të cilësohej si “autentike”.
Nisur nga kjo, fotoja që po botoj në këtë artikull shoqërues, është e para që mbart në hyrje të saj tabelën “Deutsche Gesandschaft”, çka në shqip do të thotë: Legata, apo “Misioni Diplomatik Gjerman”, dhe është realizuar përkrah një seti shumë interesant fotosh të tjera të Tiranës, nga fotografi gjerman, Georg Fruhstorfer në qershor të vitit 1944, pikërisht në kulmin e prezencës gjermane në Shqipëri.
Ai ishte angazhuar në atë kohë dukshëm në shërbim të Wehrmacht-it, e puna e kishte sjellë këtë radhë në Shqipëri. Sheh në to kryesisht motive të jetës së përditshme, të Pazarit të vjetër në Tiranë, ku përkrah civilëve e një teologu mysliman (hoxhe), gjenden duke blerë edhe dy ushtarë të Wehrmacht-it, të cilët duket se kanë dalë me liridalje në qytet, por edhe pamje të Bulevardit të madh të Tiranës, të Hotel Dajtit, të qendrës së qytetit dhe të Bankës Kombëtare.
Gjithçka në bardhezi, por në një cilësi vërtetë mbresëlënëse. Ato i takojnë një koleksioni, i cili duket se “i ka rrëshkitur” pa dokumentuar e pa rënë në sy shumë studiuesve, përfshirë këtu edhe të ndjerin Robert Elsie. Fondi i plotë në fakt përmban edhe pamje nga Shkodra dhe Vlora, të cilat nuk janë përfshirë në këtë material. KUSH ISHTE GEORG FRUHSTORFER? Georg Fruhstorfer ( 1915- 2003) bëri emër në qarqet mediatike e artistike gjermane të Pasluftës, me botimin e momenteve pikante nga rindërtimi i Gjermanisë, por ndërsa arsimimin e kryer e kishte në pedagogji, ai njihej si gazetar e pas disa kurseve profesionale, edhe si fotoreporter.
Pas Lufte u zhvendos në Mynih, ku motivet e tij të preferuara ishin pikërisht ndërtesat e shkatërruara të Luftës dhe rindërtimi, por edhe refugjatët, furnizmi me ushqime e mbijetesa e popullatës gjermane në Perëndim. Fotot e tij gjenden nën shumë pseudonime (si për shembull: H. Ë. Storge),ngaqë ai fillimisht nuk u lejua nga administrata ushtarake amerikane që kishte nën zotërim zonën dmth.
Landin e Bavarisë, të zotëronte liçensën për ushtrimin e aktivitetit, duke pasur parasysh të shkuarën e tij shumë afër propagandës naziste. Vetëm në vitet 2005 e 2006, Arkiva Shtetërore e Landit të Bavarisë dhe arkivat federale gjermane, arritën të bëjë të tyren fondin prej mbi 12.000 negativësh dhe materialesh të printuara, ku një pjesë e tyre janë pikërisht edhe fotot që po botoj në këtë artikull./Panorama