Aurora

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij

Një ngjarje e mirëfillte kriminale ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në Fier, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali. Shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht pronari i lokalit, Agim Boriçi, ndaj të cilit u qëllua nga një automjet tip “Reno”.

Policia e Fierit nuk ka dashur të japë identitetin e objektivit të atentatit duke u mjaftuar vetëm me inicialet e tij.

Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i akuzuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Boriçi vite më parë është dënuar dhe me 20 vite burg nga ana e Gjykatës, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e lirimit të tij. Ai u arrestua nga forcat RENEA në vitin 2008, në një aksion që u trumbetua me mjaft zhurmë nga ana e Policisë.

Emri i tij për vite me rradhë ka qenë ndër më të kërkuarit nga ana e drejtësisë, ndërsa ngjarja e sotme ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij Read More »

Data kur vdiq Enveri, zbulohet si e ka pritur lajmin Lasgush Poradeci

Nga Meri Lalaj

Lajmin se vdiq Enveri, në Pogradec na e solli helikopteri. (Në çdo qytet të Shqipërisë fluturuan helikopterët, këta lajmëtarë të Komitetit Qendror të Partisë. Kudo nëpër rrethet e vendit u mblodhën në salla të caktuara komunistët, që ta kthenin dhembjen në forcë.) Unë e mora vesh lajmin aty rreth orës dhjetë të paradites së datës njëmbëdhjetë, ma tha një grua komuniste me lot në sy (në orën dymbëdhjetë, në emisionin e lajmeve në radio, u dha komunikata e plotë për këtë ngjarje). Sapo e mora vesh lajmin, erdha me nxitim në shtëpi dhe u putha me time bijë, që ishte e sëmurë me rubeolë, duke i thënë: “Shpirt i mamit, të më rrosh ti, se Enveri na e mori të keqen!” Vajza ime ka të atin në burg, se ia ka futur Enveri, gjyshin ia ka varur në litar Enveri, stërgjyshin ia ka pushkatuar Enveri. Mendimi i parë që më erdhi në kokë në ato çaste, ishin fjalët e Mirit, kushëririt tim shkodran: “Tan Shkodra e ka rujt rakinë me e pi ditën kur të vdesë Enveri!” Dhe, o Zot, çfarë mrekullie që vdiq para Lasgushit! Dihej nga të gjithë se do ta zëvendësonte Ramiz Alia, dhe unë solla në mendje një ndodhi që më pati treguar Lasgushi, kur ishte profesor dhe jepte mësim në gjimnazin e Tiranës. Në një orë mësimi, vizatim më duket, Lasgushi u dha nxënësve një detyrë dhe u ul në katedër për të lexuar a shkruar. Befas dikush theu qetësinë e klasës. Lasgushi u ngrit i inatosur dhe i bërtiti një nxënësi që ishte më i vogli nga të gjithë: “Pusho, mos bëj zhurmë!” ( a diçka të tillë) Më vonë, kur u ngrit përsëri për t’i hedhur një sy klasës, nxënësi i vogël që e shau Lasgushi, ishte duke qarë; atëherë Lasgushi nxori nga xhepi i sipërm i xhaketës së tij shaminë e bardhë të mëndafshtë të hekurosur dhe ia fshiu lotët. Ky nxënës ishte Ramiz Alia. Gjatë viteve të pushtetit popullor, ndërsa Ramiz Alia punonte në Komitetin Qendror dhe drejtonte kulturën e artin shqiptar, Lasgushit i qëllonte hera-herës që të shkonte tek ai. Dhe ai (Ramizi) natyrisht që e priste, por Lasgushi kurrë nuk pati privilegje nga pushteti në fuqi. Kështu Lasgushi (siç e kam shkruar gjithnjë) torturohej për të gjetur një makinë për të ardhur në Pogradec ose për t’u kthyer në Tiranë, në kohën që komunistët u binin kontinenteve kryq e tërthor me supersonikë për të mbrojtur të pastër marksizëm-leninizmin kudo në botë. Lasgushi kurrë nuk shkroi një varg për Enverin a për Partinë, sepse ai nuk ishte dhe nuk donte të ishte sahanlëpirës (një fjalë që e përdorte aq shpesh për ata që e shisnin veten dhe talentin e tyre.) Vetëm një herë më ka thënë, dhe mua më përvëloi shpirtin me këto fjalë: “Më duket sikur tani ata (të diktaturës) po më besojnë se unë nuk po influencoj më te rinia”. Lasgushi ishte i vetëdijshëm se në çdo çast e përndiqnin, por nuk e përfilli kurrë përndjekjen. Enver Hoxhën ai e shante vetëm kaq: “Mut i mutit!” Shtatë ditë e shtatë net vazhdoi zia kombëtare për vdekjen e Enverit, lumenj lotësh e të tjera e të tjera. Ditën kur po e varrosnin, në shtëpinë e Lasgushit në Tiranë, kishin ardhur fqinjët për të ndjekur transmetimin televiziv të varrimit. Lasgushi hyn e del në dhomën ku janë fqinjët, pyet se kush ka vdekur, i japin përgjigje, përsëri hyn e del, pyet përsëri, i japin përgjigje dhe ai disi i çuditur thotë: – A, a, nuk e ditkërkam! – Përsëri hyn e del dhe, meqenëse ceremonia e përmortshme zgjat shumë, ai pyet i habitur: “Po tani çfarë po i lëvdojnë akoma ?” Pas vdekjes së Lasgushit se nga doli një fletë ditari e shkruar (gjoja) nga E. Hoxha në gusht 1981, na mblodhën dhe na e lexuan në Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit në Pogradec, u botua në gazetën “Driloni” ditën e enjte, më 22 dhjetor 1988.

Data kur vdiq Enveri, zbulohet si e ka pritur lajmin Lasgush Poradeci Read More »

“Mami atje do vijë jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë”, humbi familjen në aksident Evis Preka kujton 8-mujorin e djalit

Të gjithë e kujtojnë aksidentin e tmerrshëm të ndodhur në Velipojë, ku familja Preka humbi katër anëtarë të saj. Evis Preka e vetmja e mbijetuar nga familja, kujton sot djalin e saj të vogël, i cili më 11 prill do të mbyshte tetë muajsh.

Një nënë fatkeqe, ku deri dje kujdesej për të vegjlit e saj, Noemin, Ajselin dhe Rajanin, ndërsa sot nuk ka asnjërin. Pavarësisht se i duhet të mësohet me mungesën e madhe, Evisi ka thyer sërish heshtjen, pasi sot djali i saj Rayan do të mbushte 8 muajsh.

“Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, shkruan Evisi. Ndërkohë, kunata e saj ka postuar në faqen e “Facebook’-ut një video me një mesazh rrëqethës kushtuar nipit të saj të ndjerë.

“Ah mor Rayan sa me zemer te coptume e pres Daten 11 mor Shpiri I halles . Ishe gëzimi i jetes tone ishe cdo gja per ne. Me mungon deri ne palce te shpirtit Po me pervelohet po me djeget shpirti per ju. Happy 8 months in heaven my nepheë”, shkruan Gonxhe Preka.

“Mami atje do vijë jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë”, humbi familjen në aksident Evis Preka kujton 8-mujorin e djalit Read More »

Monika qan me ‘oi’. Iliri në burg? I del zot vetëm Vasili: Amerika nuk është e besueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë vënë syrin personin të etiketuar si njëriu më i korruptuar në Shqipëri. Duket se raporti i Freedom Haouse, e ka gozhduar presidentin e vendit Ilir Meta.

Gruaja e tij, Monika, po përpëlitet sa andej dhe këtej për ti gjetur shpëtim burrit të saj, i cili është më afër se kurrë më pranë burgut.

Pas takimit me Lulzim Bashën, Monika ka kurdisur të vetmin ushtar besnik, Petrit Vasili.

Kreu i grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur sot hapur kundër raportit të “Freedom House”, të cilin e cilëson atë si një deformim të realitetit.

Ndërsa flet për një standard të ulët profesional, Vasili thotë se pas gjithë kësaj qëndron një “hall”. Ai shkon më tej dhe thotë se pas këtij shkrimi ka një sponsor të njëanshëm dhe ngre një pyetje:

“Kush e sponsorizon njëanshmerinë e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njëanshmëri ,mos ndoshta me të njëjtat mjete që u manipulua 25 qershori?”.

Monika qan me ‘oi’. Iliri në burg? I del zot vetëm Vasili: Amerika nuk është e besueshme Read More »

Testi i thjeshtë psikologjik që për 10 sekonda tregon shumë për gjendjen tuaj mendore

Për vlerësim të personalitetit, psikologët shpeshherë përdorim teste projektive të cilat përfshijnë fotografi të ndryshme dhe që përmes tyre mund të kuptojnë shumë për personalitetin e subjektit.

Një test të tillë e keni edhe më poshtë, test i cili për 10 sekonda jua tregon gjendjen tuaj mendore.

Shikojeni këtë fotografi për 10 sekonda dhe tregoni cila është gjëja e parë që po e shihni

E përfunduat? Tani shikoni interpretimet

1) Nëse keni parë një shpellë:

Është shumë vështirë të dilni nga balancimi. Jeni person i qetë i cili përpiqet ta sheh vetëm anën e mirë të gjërave. Për shkak të forcës së brendshme dhe optimizmit, gjërat negative nuk ju bëjnë presion.

2) Nëse keni parë UFO:

Duket se gjithmonë jenë afër për të ‘eksploduar’. Edhe nivelet më të vogla të stresit mund të çojnë në probleme shëndetësore si pagjumësia apo ankthet e shpeshta.

Mos i mbani të shtypura gjithmonë emocionet dhe mos i lejoni gjërat e vogla t’ju bezdisin.

3) Nëse keni parë fytyrën e një alieni:

Keni tendenca të krijoni probleme nga gjërat më të vogla. Duhet ta mblidhni veten mirë dhe të mos shpenzoni energji në brenga të panevojshme.

Për ta luftuar më lehtë stresin, provoni edhe teknikat e ndryshme të frymëmarrjes.

Testi i thjeshtë psikologjik që për 10 sekonda tregon shumë për gjendjen tuaj mendore Read More »

Vala e emigrantëve/ Qepen vajzat shqiptare. Për 10 minuta sërish të virgjëra, ja në cilat qytete aplikohet më shumë…

Me dhjetëra vajza u drejtohen klinikave obstetrike-gjinekologjike për të rindërtuar himenin e virgjërisë. “Qepja”, që quhet në gjuhën popullore, kërkohet prej tyre si një nevojë e domosdoshme për të krijuar familje apo për të finalizuar me fejesë një lidhje me një djalë konservator ose emigrantë që duan bashkëshortet e tyre të paprekura. Fenomeni i rindërtimit të himenit, i prek të gjitha grupmoshat. Nëse bisedon me mjekët që kryejnë këto ndërhyrje mëson se femrat intelektuale që bëjnë këto ndërhyrje janë të rralla, e megjithatë numërohen disa. Origjina e tyre është rurale dhe më së shumti nga zonat veriore të vendit.

Çmimi i kësaj ndërhyrjeje varion 300 deri në 1200 euro,varet se çfarë grade është dhe zgjat vetëm 10 minuta. Pas kësaj ndërhyre vajza nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale për një javë, derisa të shërohet plaga. Sajë kësaj ndërhyrjeje shumë vajza kanë arritur të ndërtojnë familje, edhe pse të mbështetur në një mashtrim. Ndërhyrjet e tilla kryhen më së shumti në klinikat private kudo në vendin tonë. Spitalet publike janë më pak ose aspak të frekuentuara, pasi vajzat u tremben thashethemeve.

Tirana, Durrësi, Shkodra dhe qytete të tjera të mëdha janë në krye të listës së këtyre ndërhyrjeve të veçanta gjinekologjike. Nuk ekziston një ligj apo rregullore ku ndalohet rindërtimi i himenit. Por nga ana tjetër ai nuk është as i ligjëruar. Në rastet e pakta të shënuara në Maternitetet shtetërore, “qepja” shënohet si një diagnoze e zakonshme, për të shmangur problemet e mundshme. Vajzat dhe gratë në karrierë, që jetojnë në familje liberale e konsiderojnë këtë fenomen si të turpshëm. Sipas opinioneve të mbledhura për këtë shkrim, shumica drastike e konsideron mohim të të drejtave të gruas që cënon dhe psikologjinë e saj.

Flasin specialistët

Merita Ajlushani, obsetër-gjinekologe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Mjerisht numri i vajzave që kërkojnë të rindërtojnë himenin është rritur. Vërehet një fluks i tyre që kërkojnë të bëjnë këtë ndërhyrje, për të hyrë në një martesë, fejesë apo qoftë dhe lidhje dashurie. Grupmoshat janë të ndryshme, por shumica e tyre janë nga veriu, nga zonat rurale, ku mentaliteti duket se vret më tepër. Në maternitet, ne nuk i trajtojmë rastet e tilla, pasi fluksi i punës që ne kryejmë paraqet raste vërtet që kanë nevojë për ndihmën tonë. Lindja e një fëmije, ndërhyrja për të shpëtuar jetën e një pacienteje, është shumë më e rëndësishme se rindërtimi i një himeni. Unë personalisht nuk pranoj të trajtoj rastet e tilla, për arsyen më të rëndësishme: virgjëria nuk është sëmundje. Dhe nuk ka pse të trajtohet si e tillë. Nuk është se i gjykoj vajzat që bëjnë këto ndërhyrje, por nuk pajtohem me këtë fenomen. Ato mund të kenë qëllime të mira që ndërmarrin të përfundojnë në rindërtim himeni.

Ermira Kasa, obsetër-gjinekologe në Spitalin Amerikan në Durrës

Më vjen vërtetë keq, që tanimë, kur ka informacion të bollshëm në këtë fushë, shumë meshkuj mendojnë se i vetmi tregues i virgjërisë është gjaku. Njihet nga mjekësia himeni pa hemorragji, që duhet të arrijë deri në masën 30% të femrave. Ato janë të virgjëra, ndonëse nuk kanë hemorragji gjatë aktit. Këta meshkuj duhet të informohen se partneret e tyre thjesht kanë një fizik të veçantë, jo se kanë humbur virgjërinë.

Theksoj se rindërtimi i himenit konsiston vetëm në sipërfaqe. Një mashkull me eksperiencë dhe njohuri duhet të jetë në gjendje të kuptojë se partnerja ka bërë një ndërhyrje të tillë. Fakti që këto paradokse ngjasin, më lë shteg të lirë të mendoj se mungesa e informacionit dhe mentaliteti konservator kanë rritur rastet e këtij fenomeni.

Daniela Kurti, socio-psikologe në Prokurorinë e Tiranës

Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet, dhe kjo ndeshet kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Në këto raste, fatkeqësisht nuk vlerësohet njeriu, por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë. Kjo rrezikon emancipimin e shoqërisë, pasi virgjëria e një vajze është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët. “Virgjëria” nuk është sinonimi adekuat i ndershmërisë, moralit, sinqeritetit, pastërtisë femërore. Natyrisht që në mjaft zona të Shqipërisë virgjëria ruhet ende si një simbol i shenjtë, i destinuar t’i jepet njeriut me të cilin presupozohet të kalohet jeta. Edhe pse ky fenomen dekadat e fundit është zbutur së tepërmi, ekzistojnë mjaft njerëz të cilët e gjykojnë virgjërinë e femrës si elementin bazë të pastërtisë dhe ndershmërisë femërore.

Vala e emigrantëve/ Qepen vajzat shqiptare. Për 10 minuta sërish të virgjëra, ja në cilat qytete aplikohet më shumë… Read More »

Rama në krye të një delegacioni vizitë në Ferrara të Italisë

Një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e  Emilia Romanja.

Merrnin pjesë në këtë delegacion Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korcës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit.

Delegacioni shqoptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës  Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore.

Qëllimi i kësaj vizite është rritja e një bashkëpunimi mes territoreve të disa komunave shqiptare  dhe qytetit të Ferrarës.

Gjatë takimit kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës.

Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi VIvai, Zanzi Vivai e Mazzoni të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarë fruta si dhe ngritjen e një qëndre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.

Rama në krye të një delegacioni vizitë në Ferrara të Italisë Read More »

Zodiaku dhe tradhtia, ja shenjat më të pabesa

Tradhtitë shpesh kthehen në rendin e ditës. Ne shpesh flasim për to duke vënë veten në vendin e atyre që tradhtojnë partnerin ose që tradhtohen. Disa herë merret parasysh roli i të “dashurit”, i cili mbetet i ngatërruar në një marrëdhënie klandestine në të cilën ai shfaqet si “pala e tretë”. Horoskopi zbulon se si dymbëdhjetë shenjat e zodiakut e karakterizojnë këtë rol. Yjet na japin kontributin e tyre të çmuar për të njohur veten dhe të dashurin tonë më mirë!

Dashi

Nuk ju pëlqejnë gënjeshtrat dhe hilet, megjithatë, përballë një pasioni të nxehtë, vështirë se mund të tërhiqeni prapa. Si një dashnore, ju jeni e pakontrollueshme dhe zakonisht marrëdhëniet tuaja klandestine zgjasin për aq kohë sa zgjat pasioni. Ai si dashnor – Kur bini në dashuri me një grua, nuk ju intereson nëse ajo është e zënë apo jo: ju jeni gati të luftoni vetëm e vetëm për ta poseduar atë. Për një kohë të shkurtër, në fillim, ju mund të pranoni një histori klandestine. Por, pastaj ju kërkoni formalizimin e raportit.

Demi

Roli i tjetrës në një raport nuk ju përshtatet absolutisht. Ju jeni posesive dhe nuk jeni e gatshme të ndani asgjë me askënd, e jo me të dashurin tuaj! Megjithatë, një tërheqje e fortë fizike mund t’ju shtyjë të luani këtë rol me vuajtje. Ai si një dashnor – Jeni një nga dashnorët më të pasionuar në treg, por përpiqeni ta shmangni këtë pozicion sepse e ju duket i pakëndshëm dhe i papërshtatshëm: në shumicën e rasteve në të vërtetë, për t’u bërë dashnor i një gruaje do ta tradhtoni një tjetër! Dhe për një Dem kjo nuk shkon.

Binjakët

Dashuria është gjithmonë një lojë për ju dhe ju pëlqen të ngacmoni burra të zënë, edhe nëse në shumicën e rasteve nuk arrini në asgjë konkrete. Askush nuk mund t’ju kontrollojë. Është e vështirë të tallesh me ju dhe gjithmonë jeni ju që nuk i mbani premtimet. Ai si një dashnor – Nuk ka asgjë më argëtuese për ju se të bërit e një gruaje të angazhuar të bjerë në dashuri me ju. Marrëdhëniet klandestine ju intrigojnë, ju nxisin dhe në të shumtën e rasteve jeni ju ata që shkoni dhe i kërkoni ato. E vërteta është se ju përpiqeni të shpëtoni nga dashuria e vërtetë!

Gaforrja

Për ju është e vështirë të dalloni dashurinë nga seksi dhe prandaj pothuajse gjithmonë bini në dashuri me njeriun me të cilin jeni bërë dashnorë. Pikërisht këto raste provojnë se nuk jeni e dobët dhe jeni në gjendje të luftoni në emër të emocioneve tuaja! Ai si një dashnor – Edhe si një dashnor ju kërkoni shumë vëmendje dhe nuk mund të kënaqeni plotësisht me përkëdhelje dhe butësi. Nuk është një rol që ju përshtatet dhe kur të ndodhë, e mundoni gruan tuaj derisa ajo të shterojë e të lërë partnerin e saj aktual sa më shpejt të jetë e mundur.

Luani

Ti nuk dëshiron të jesh e dyta për asnjë. Ju jeni dashnorja tipike “e çmendur” dhe mund të vendosni të shkoni dhe të zbuloni gjithçka të dashurës zyrtare të dashurit tuaj, pa paralajmërim. Në dashuri për ty gjithçka është e lejuar, madje edhe duke vjedhur të dashurin e të tjerëve. Ai si një dashnor – Ju pëlqen të mendoni se një grua e zënë kryen një farë çmendurie për të qëndruar në krahët tuaj, edhe nëse vetëm për një natë. Dhe vetëm për një mbrëmje jeni i gatshëm të jeni dashnor, sepse situatat kristalore fikin çdo pasion tuaj.

Virgjëresha

Ju jeni një grua e rezervuar dhe shumë njerëz mund të kenë interes të keni një dashnore si ju: engjëll në dukje dhe djall nën mbulesa. Rreziku që merr për një histori klandestine nuk i plotëson kurrë plotësisht nevojat tuaja emocionale. Ai si një dashnor – Ju nuk e pëlqeni idenë e të qënit intim me një grua që çdo ditë e ndan shtratin me një burrë tjetër. Gjithashtu, ju nuk do të dini se si të trajtoni një situatë klandestine dhe preferoni të shmangni problemin në origjinë, ndonjëherë shtypni edhe dëshirat tuaja.

Peshorja

Është e vështirë për ju të rrini vetëm dhe nëse bëheni dashnore e dikujt e bëni këtë me shumë lehtësi, sepse në shumicën e rasteve keni tashmë një të dashur zyrtar. Di të gënjesh më mirë se çdo grua tjetër, mbi të gjitha nëse dashnorë keni dy ose tre. Ai si një dashnor – Roli i dashnorit nuk ju rëndon aspak, ju gjithmonë preferoni të keni disa alternativa dhe nuk e hapni veten ekskluzivisht për ata që ju konsiderojnë vetëm një zgjedhje të dytë. Ju jeni dashnori tipik, ai pas të cilit një grua bie çmendurisht në dashuri, duke tronditur jetën e saj.

Akrepi

Në fillim mund të duket dashnorja e përsosur: misterioze, e pasionuar dhe tepër seksi. Pasi përfshiheni emocionalisht, ju bëheni kërkuese dhe xheloze: e shihni veten duke kërcënuar të dashurin tuaj që të prishë jetën e tij dhe të rrijë me ju! Ai si dashnor – Çdo gjë që është e paligjshme ju magjeps dhe ju tërheq. Sidoqoftë, edhe kur luani rolin e dashnorit, tentoni të ndërtoni marrëdhënie të pasionuara dhe intensive. Nëse e dashura juaj nuk zgjedh të jetë vetëm me ju, hakmarrja është e sigurt.

Shigjetari

Ti je një grua pasionante dhe nuk heq dorë nga kënaqësitë e jetës kështu, mes një udhëtimi dhe një tjetri, mund të ndodhë që të luash rolin e dashnores me lehtësi të madhe. Por, kërkoni qartësi dhe ndershmëri ekstreme nga ana e atyre që e jetojnë këtë pasion me ju. Ai si një dashnor – Të jesh një dashnor mund të jetë e kënaqshme për ty, por ndalon kur gruaja në fjalë fillon të ndjejë me ju. Në fakt, ju pëlqen ideja të jetoni një aventurë dërrmuese dhe të paidentifikuar, me pasion dhe pa kujdes!

Bricjapi

Duket absurde, por si dashnore mund ta leni veten më të lirë sesa e bën më të dashurin zyrtar! Kjo ndodh sepse në situata klandestine ju nuk keni frikë nga emocionet dhe mendoni se i keni nën kontroll. Të bëhesh dashnore e shefit mund të jetë shumë intriguese. Ai si një dashnor – Në dashuri ju pëlqen të keni kontrollin e situatës dhe në rolin e dashnorit ju do të humbisni këtë mundësi. Kjo është arsyeja pse ju përpiqeni të mos përfshiheni në situata shumë të paqarta.

Ujori

Mungesa juaj e qartësisë në përcaktimin e një lidhjeje ka të ngjarë të bëjë që të luani rolin e dashnores edhe kur në të vërtetë doni të angazhoheni. Si një dashnore, ju jeni e pandalshme dhe nuk jeni plotësisht e gatshme të bëni premtime në këmbim të një historie klandestine. Ai si dashnor – Për dikë që nuk dëshiron lidhje si ju, një histori klandestine mund të jetë zgjidhja ideale sepse ju lë të lirë, nuk ju lidh dhe nuk ju angazhon. Por, nëse e kuptoni se i dashuri juaj do diçka më shumë nga ju, zhdukeni dhe ikni!

Peshqit

Kur e di që në fillim se ai është i zënë, është e kotë të qash ose të bërtasësh sepse ai pastaj e kalon kohën e tij me gruan ose familjen e tij. Në marrëdhëniet klandestine ju “gjithmonë” mashtroni veten duke u bërë gruaja e parë dhe e vetme e njeriut tuaj! Ai si një dashnor – Kur bini në dashuri me një grua, ju jeni gati për të bërë gjithçka për të marrë vëmendjen e saj. Ju jeni një dashnor shumë i ëmbël, i kujdesshëm dhe i përkushtuar, por ankesat tuaja nuk garantojnë një kohëzgjatje të gjatë të marrëdhënies.

Zodiaku dhe tradhtia, ja shenjat më të pabesa Read More »