Aurora

Vezë me gjizë ,tigania e shijshme nga duart e nënave

Traditë e mëngjeseve në çdo tryezë shqiptare. Fantastike për të nisur ditën shëndetshëm duke i ofruar trupit forcë dhe energji përgjatë gjithë ditës.

Ka shumë mënyra në gatimin e vezëve, të ziera, të rrahura, sy, omleta të kombinuara me perime të ndryshme gjithashtu. Por të përgatitura me gjizë të freskët, krahas shijes fantastike vlerat ushqyese të tyre janë të mëdha gjithashtu.

Është ndër gatimet më speciale të përgatitura nga duart e nënave, një recetë e shpejtë, që mbush gjithë shtëpinë me aromën e shijshme të saj.

Shoqërohen me bukë të thekur, qumësht por edhe domate e kastraveca të freskët.

Më poshtë keni përgatitjen e tiganisë me gjizë dhe vezë, një mënyrë fantastike për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot shije.
Përgatitja e Tiganisë me Vezë e Gjizë
Përbërësit
4 kokrra vezë

Vaj ulliri ose gjalpë të freskët

5-6 lugë me gjizë të freskët

Kripë (nëse gjiza është pa kripë)

Piper

Përgatitj

Si fillim rrahim fortë vezët në një tas dhe i lëmë mënjanë.

Vendosim një tigan të thellë në zjarr, hedhim vaj ulliri ose gjalpë të freskët.

Shtojmë gjizën, e kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë vezët e rrahura.

E rregulojmë me kripë dhe piper.

E lëmë skuqet shumë ose pak sipas dëshirës dhe e servirim në pjata.

Vlerat e vezëve me gjizë

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori.

Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër, gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është në ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.

Vezë me gjizë ,tigania e shijshme nga duart e nënave Read More »

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat

Në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet në 15 maj lista e barnave për pacientët, dhe në rast se ka mungesa do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit. Ministrja Manastirliu u dha urdhër të qartë drejtuesve të spitaleve se nuk do të ketë më situatë mungesash ilaçesh.

Lista e barnave e spitaleve do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence, dhe Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi drejtorët e spitaleve se do të mbajnë përgjegjës nëse ka mungesa të tyre.

Kjo do të thotë se do të mbulohen barnat e spitaleve dhe nuk do të ketë mungesa, nuk do të ketë barna stok në spitale.

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat Read More »

Bosi tropojan i kokainës që fshihet pas ‘fustanit’ të gruas. Ja lidhja me Berishën

Arrestimi i Arbër Çekaj, i cili kauzohet për trafikun e 613 kg kokainës që u sekuestrua në Maminas, pritet të nxjerrë në pah të tjera detaje në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Çekaj, është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas. Ai u arrestua dje në Gjermani me qëllim ekstradimin.

Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar që prej datës 1 mars të këtij viti, ndërsa dje në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi i tij. Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se Arbër Çekaj u arrestua në një banesë në një provincë në Dyseldorfit.

Mësohet se Çekaj, gjatë kësaj kohe, ka përdorur edhe mbiemrin Jansen, të bashkëshortes së tij, megjithëse zyrtarisht në dokumente vijonte të kishte gjeneralitetet Arbër Çekaj.

Burimet thanë se menjëherë pas arrestimit, nga ana e autoriteteve shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

Arbër Çekaj, është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish-badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.

Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve. Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.

Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre. Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.

Bosi tropojan i kokainës që fshihet pas ‘fustanit’ të gruas. Ja lidhja me Berishën Read More »

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD

Militantët e PD të kryesuar nga ish deputeti Ndriçim Babasi, bashkë dhe me të rinjtë e FRPD kanë rrahur paq disa pleq 80-90 vjeçarë që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët e luftës.

Gabimi i vetëm i këtyre njerëzve të lodhur nga vitet dhe jeta ishte se kishin dërguar nga një tufë lule për bashkëluftëtarët e tyre të rënë për çlirimin nga nazifashizmi, por dhe për komandantin që ata kanë njohur gjatë luftës dhe që e njohin dhe tani Enver Hoxha.

Nuk kanë shqetësuar askënd veteranët antifashistë, komunistët e nostalgjikët e diktatorit që ishin sot që në orën 9 të mëngjesit në hyrjen e Varrezave të Dëshmorëve. Ata pritën me durim deri në 10:30 derisa u kryen homazhet shtetërore, madje pritën edhe largimin e ambasadorëve, ndonëse nuk e kishin detyrim këtë gjë, pasi janë qytetarë të lirë të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe shpura e tij do të vinte në orën 11.00 për të bërë homazhe dhe ai në varrezat e dëshmorëve, si gjithnjë i ndarë nga festimet shtetërore dhe alergjik ndaj gjithçkaje që nuk është holandeze.

Veteranët, komunistët dhe nostalgjikët shfrytëzuan 30 minuta kohë të lirë për të bërë nderimet e tyre, pa ngacmuar askënd, e pa i prishur punë asnjërit. Thjeshtë dhe vetëm duke nderuar luftën, komandatin e kësaj lufte liderin komunist Enver Hoxha, dhe ashtu në pleqërinë e tyre të thellë meditonin vitet e luftës, të vetes, të baballarëve të tyre dhe ndoshta dhe diktatorin Enver Hoxha që për ta është idhull dhe nuk e heqin nga mendja dhe zemra.

Ishin demokratët ata që filluan t’i shanin, atë grup të moshuarish të gjithë mbi 80 vjeç. Militantë të PD, anëtarë të FRPD të udhëhequr nga ish deputeti dhe kreu i PD për një nga njësitë administrative të Tiranës, Ndriçim Babasi ju morën parullat e pankartat, fotografitë e Enver Hoxhës dhe filluan ti dhunonin fizikisht.

I rrahën paq pleqtë që dikur kanë luftuar, kanë qënë në veprat më të mëdha të ndërtuara në kohën e komunizmit, asnjë prej tyre nuk ka qënë as sekretar partie madje as si Sali Berisha. Thjeshtë dhe vetëm se adhurojnë Enver Hoxhën, të cilin e ka adhuruar dhe Sali Berisha dhe shumica e kupolës së PD.

Kështu Lulzim Basha ka shënuar dhe “fitoren” e parë kundër komunistëve, ka dërguar njerëzit e tij dhe i kanë rrahur këta pleq të rënduar nga mosha, nga sëmundjet dhe hallet pikërisht tek varrezat e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre apo baballarëve të tyre.

Dhe Basha e quan një fitore këtë akt të pashembullt, ndërkohë që nuk ia mban as të shohë drejt në sy Edi Ramën, me të cilin është në marrëveshje me bazë paranë.

Madje i pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.

Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për rrahjen që njerëzit e tij u bënë veteranëve komunistë, gjë që nuk kishte ndodhur në 27 vite postkomunizëm. Pavarësisht se simbolet komuniste nuk janë të ndaluar me ligj dhe komunistët janë në të drejtën e tyre si njerëz të lirë të marshojnë e të nderojnë kë të duan.

Dhe kush e bën këtë, pikërisht Lulzim Basha që konsiderohet si nipi biologjik i Enver Hoxhës, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme aq sa mund të quhet dhe sozia e tij pas vdekjes.

Dhe komunistët vetëm nga Luli, nipi i Enverit nuk e prisnin të rriheshin paq në këtë moshë tepër të thyer. Duke kujtuar se të ishte koha e tyre, kërciste dyfeku për këtë.

Pse i ngjason Lulzim Basha diktatorit Hoxha? Ja e vërteta!

A ngjajnë Ermal Hoxha dhe Lulzim Basha?

Kjo është pyetja që shtron gazeta “Dita” në një shkrim të saj, publikuar ditën e dielë nën titullin ‘Fotoja e ngjashmërisë mes nipit të Enverit dhe Lulzim Bashës provokon debat’.

Duke marrë shkas nga komentet e bëra në rrjetin social Facebook në një foto, ku Ermali, djali i Ilir Hoxhës ka dalë bashkë me bashkëshorten e tij, Rezarta Shkurta, gazeta shkruan se pjesa më e madhe e komentuesve kanë vënë theksin në ngjashmërinë fizike që kanë nipi i ish diktatorit Hoxha me kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Uauu, sa ngjaka ky me Bashën” – shkruajnë shumica e komentuesve dhe kaq duhet që të shpërthejnë polemikat. Shumë janë kundër, të tjerët janë pro dhe lëshohen në teori nga më të ndryshmet. Shumë bëjnë aludime për vendin e punës “pranë udhëheqjes” ku ka punuar e ëma e Bashës, të tjerët i hedhin poshtë me përbuzje këto aludime.

Duke mos mbetur vetëm tek komentet e bëra në rrjetin social, në shkrimin e saj “Dita” përmend edhe Kastriot Myftarajn, i cili pak kohë më parë ka botuar një shkrim të gjatë me titull: “Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës”.

Ja si e argumenton Kastriot Myftaraj ngjashmërinë e Lulit me Enverin:

“Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij.

Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politikë të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqenëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës”

Por kanë lidhje të vjetër gjenetike me bimbashin e Gjirokastrës Halil Musa Beu boshjaku i rritur i vogël në Shqipëri dhe me orgjinë të hershme nga Drenica andej nga është dhe familja Basha.

Takova disa persona nostalgjikë të Enverit, personat, në kohën që Lulzim Basha ishte duke ecur në këmbë në atë rrugë pranë selisë së bashkisë të Tiranës. Nuk është gjë kjo që bëni me portretin e Enver Hoxhës iu thashë nostalgjikëve, tjetër gjë duhet të bëni.

Ja ku e keni “Komandantin” të gjallë, dhe më ka moshën që kishte ai tjetri në Kongresin I të Partisë. Do t’ i shtyni tetë kongrese me të, sa me atë tjetrin, e ndoshta më shumë, se ky është mirë me shëndet. Prandaj nuk u mbetet vetëm që të merreni vesh në parti, ashtu sic e dini ju, bisedojeni me shokun Gramoz, dhe rrëzojeni atë që keni kryetar sot se iu është bërë si Koci Xoxe i gjatë, e vini Lulin kryetar.

Unë jam i sigurt se ai pranon se të ardhmen politike e ka të errët. Vitin tjetër nuk ka për të kandiduar në zgjedhjet vendore, se nuk do të humbë drejtpërdrejt bashkinë e Tiranës. Por kur të humbë zgjedhjet vendore në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 nuk i mbetet vec të ikë në Hollandë dhe t’ ia lerë partinë përsëri Berishës.

A nuk është për të ardhur keq që ta lini t’ u ikë “Komandantin” që ua solli fati?

Ja shikojeni, a nuk duket bukur po të vishet me rrobe partizane e të lidhë shaminë e kuqe në qafë?

Imagjinoni si do të duket në festën e Pezës, pa kur t’ i zerë festat e brigadave partizane me radhë, ditët e clirimit të qyteteve.

Apo nuk jemi në 70-vjetorin e clirimit këtë vit. Nuk keni nevojë pastaj të nxirrni portrete se e keni Enverin të gjallë.

Më dëgjonin me dyshim pleqtë, por duke parë Lulin sytë iu njomeshin me lot dhe dukeshin të menduar./Pamfleti.com

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD Read More »

Huliganizmi i PD për 5 Maj

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Shkruan Artur Ajazi

Partia Demokratike duket qartazi se nuk është, dhe nuk ka ndërmend të shkëputet kurrë nga dhuna, huliganizmi dhe sjelljet antiqytetare, të cilat demonstrohen mrekullisht në çdo rast, nga pjesa “trimoshe” e asaj partie.

Edhe në 5 Maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në ditën e atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit, duke u përleshur me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e shitur, Partia Demokratike, nxorri falangat e dhunës, tregoi se kjo parti ka mbetur si në 1996, kur pasi manipuloi zgjedhjet, rrahu dhunshëm opozitën e asaj kohe.

Kjo parti, edhe dje në 5 Maj, tregoi se ka mbetur si 27 vjet më parë, me mentalitetin e dhunës, shkopit të gomës ndaj çdo kundërshtari politik, natyrisht duke u dirigjuar nga lidershipi i saj. Edhe dje Lulzim Basha e ka shfrytëzuar 5 Majin për tu “fshehur” pas Azem Hajdarit, dhe duke mos respektuar ata mijëra dëshmorë të Atdheut që dhanë jetën në moshën më të bukur për lirinë dhe demokracinë. Edhe dje Lulzim Basha, nuk i ka ndaluar por i ka ndërsyer celulat e tij të dhunës, duke treguar se edhe në rast se do të vijë në pushtet, dhuna është filozofia e asaj partie (anti) demokratike.

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, i vuri vulën çdo mendimi apo çdo hamendësia se “PD po europianizohet, se PD po fton elitën intelektuale”, pasi nuk ka intelektual që afrohet atje kur shikon skenat barbare. Ajo parti ka mbetur me filozofinë e dhunës ndaj çdo anëtari, militanti dhe kundërshtari politik, ndaj dhe do të rrijë gjatë në opozitë, ndaj do të rrijë gjatë në çadrat e stisura nga “filozofët” që kryetari u ka dhënë së fundi poste në parti.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj, duke dhunuar pa asnjë shkak një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Komuniste, na kujtoi edhe njëherë PD e 1996, na kujtoi edhe njëherë militantët e veshur me uniforma lara-lara, që gjakosën burra, gra dhe pensionistë të nderuar të Partisë Socialiste në sheshin Skenderbej, na kujtoi edhe njëherë dhunën ndaj çdo qytetari dhe gazetari, që fliste dhe shkruante kundër qeverisjes “demokratike”, na kujtoi shikasit e asaj periudhe, që gjurmonin dhe dhunonin çdo opozitar që dilte me flamurin e partisë tij.

Të provokosh dhe nxitësh skena dhune në 2018, kur pretendon të formëzosh një “parti europiane”, dhe aq më tepër në një datë të shënuar siç është 5 Maj, të luash me ndjenjat e familjeve dhe të afërmve të dëshmorëve, të marrësh shkopin dhe të dhunosh burra pleq sepse kanë mendimin e tyre, është mesjetarizëm politik.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, edhe dje u fshehën pas Azem Hajdarit, pasi ata nuk vajtën tek Varrezat e Dëshmorëve për të plotësuar një detyrim moral e shpirtëror, por ata vajtën atje për të përshfaqur skenat e dhunës ndaj atyre që nuk i kanë votuar, dhe nuk do ti votojnë kurrë.

Dhuna e djeshme në ditën e dëshmorëve të Atdheut , tregoi se lidershipi PD, nuk ka ndërmend të largohet dhe distancohet nga dhuna, nga aktet e dhunës, nga stradegjia dhunës, nga segmente të caktuara të huliganizmit të asaj partie, duke u rimbushur shqiptarëve mëndjen se “ajo parti nuk duhet votuar kurrë”. Skenat e dhunës treguan se PD është larg, shumë larg reformimit të saj si parti politike , është larg europianizimit të saj, dhe se rruga e saj e gabuar në opozitë destruktive do të zgjasë shumë.

Huliganizmi i PD për 5 Maj Read More »

Ja çfarë shkruante dikur Edi Rama për Partinë e Punës dhe PS

“Le të rifreskojmë pak kujtesën për shqiptarët…, luftën dëshmorët etj.” Kështu shkruan analisti Ilir Levonja ndërsa shkëput një pasazh të librit “Refleksione” me autor Edi Ramën e të ndjerin Ardian Klosi, në vitin 1992.

”Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.

Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin.”

E megjithatë, sot Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë…, ashtu si shumë të tjerë flasin për atdheun, të rënët, një shifër butaforike etj. Në fakt ideologjia komuniste nisi si një lëvizje me devizën proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Kësisoj koncepti mbi atdheun del disi bajat.

Bota e re mbi gërmadhat synonte një internacionalizim popujsh, vendesh, kombesh. Kësisoj për komunistin e vërtetë atdheu i bie të jetë, ose është vetëm një nocion. Kurse ky reali, nuk është asgjë tjetër veçse një varrezë kufomash, një diktaturë proletariati, një luftë klasash pa kompromis.

Ja çfarë shkruante dikur Edi Rama për Partinë e Punës dhe PS Read More »

Panik në LSI dhe SHQUP, PS vë në lëvizje Konferencën e Kryetarëve për të hetuar Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Metës me Balilin

Partia Socialiste nuk ka ndërmend të dorëzohet. Që pas ngritjes së komisionit hetimor për drogën dhe çështjen e Saimir Tahirit, në fokus të mazhorancës qëndron hetimi i lidhjeve të të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, me ish-ministra apo eksponentë të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po ashtu, ata kanë në vëmendje edhe hetimin e lidhjeve të mundshme të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me drogën, pas disa akuzave të lëshuara nga Izet Haxhia.

Anëtarët socialistë kanë hasur në një pengesë nga ana e opozitës për vijimin e hetimeve dhe punës së komisionit sepse kryetari Edi Paloka nuk i ka firmosur shkresat e tyre për të kërkuar informacion në 8 institucione. Në mbledhjen e së mërkurës pati shumë debate mes palëve dhe u vendos që të vijonin negociatat me qëllim që shkresat të firmoseshin.

Gazeta u interesua dje pranë komisionit nëse kryetari Paloka ka ndryshuar mendim, por jo. Një gjë të tillë e konfirmoi nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, e cila u shpreh për gazetën se nënshkrimi i kërkesave nuk është kryer akoma.

Por pavarësisht kësaj përgjigjeje negative nga ana e PD, sërish mazhoranca nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj. Sipas burimeve të gazetës, ata i janë drejtuar me një shkresë Konferencës së Kryetarëve për t’iu ardhur në ndihmë. Përmes kërkesës së dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, pritet që tashmë të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të “detyrojë” Palokën që të firmosë shkresat e socialistëve dhe të zhbllokohet puna.

Pasi të arrihet një gjë e tillë, pritet që t’i hapet rruga zbulimit të fakteve që implikojnë figura të opozitës ose persona të lidhur me ta me trafikun e drogës dhe çështje kriminale. Pra, sapo të merret vendimi nga Konferenca e Kryetarëve, mazhoranca do të vijojë objektivin e saj për të zbardhur implikimin e LSI me Klement Balilin dhe Shkëlzen Berishës e zyrtarëve të tjerë të lartë me trafikun e drogës.

Panik në LSI dhe SHQUP

Komisioni hetimor u ngrit pas kërkesës së opozitës për të hetuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me drogën. Por duke është rritur tensioni si pasojë e planit të PS për të zbuluar çdo implikim të mundshëm me trafikun e drogës. Ndërkohë, edhe vetë deputeti socialist, Paulin Sterkaj, i cili është anëtar i komisionit hetimor, deklaroi dje për gazetën se objekti i komisionit për të hetuar Saimir Tahirin ka rënë.

Ai theksoi se mazhoranca do të këmbëngulë të kërkojë hetimin e atyre çështjeve që i sheh me rëndësi. “Patëm një debat kur ishim në mbledhjen e komisionit. Ata pretendojnë të na mësojnë neve se çfarë do të kërkojmë, por ne do të kërkojmë atë që mendojmë ne të arsyeshme. Po nuk i firmosën natyrshëm puna e komisionit do të pengohet. Ata nuk duan të kapin thelbin, por duan të kapin situata sikur po i pengojmë ne. Realisht tani çështja e Tahirit duhet të bjerë.

Duhet të bjerë sepse Saimir Tahiri tani nuk është më deputet, atë tashmë po e heton drejtësia. Kështu që sa ishte deputet, ky komision kishte vlerë, por tani për mua ka mbaruar nga ana morale”, tha Paulin Sterkaj.

Duke qenë se ky i fundit para pak ditësh dha dorëheqjen nga posti i deputetit, tani bie objekti i hetimit të PD-LSI sepse Tahiri tashmë është qytetar i thjeshtë dhe do të përballet me drejtësinë si i tillë. Për këtë arsye pritet që anëtarët e PS të jenë ata që do të nxjerrin më shumë fakte për lidhjet e zyrtarëve të lartë me drogën. Sipas të gjitha gjasave, ata do të vijojnë të hetojnë sipas objektivit të tyre duke shkaktuar kështu panik në radhët e LSI dhe SHQUP. Në kampet e PD dhe LSI./SOT

Panik në LSI dhe SHQUP, PS vë në lëvizje Konferencën e Kryetarëve për të hetuar Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Metës me Balilin Read More »

Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil!

Shumë njerëz mund të përjetojnë përmirësime të mëdha shëndetësore nga përdorimi i xhenxhefilit, por kjo nuk është një zgjedhje e mirë për të gjithë. Ekzistojnë disa rrethana ku xhenxhefili duhet të shmanget apo të konsumohet në mënyrë të kufizuar. Ja kur…

Sipas WebMD, xhenxhefili mund të ndërveprojë keq me lloje të veçanta ilaçesh të rekomanduar për probleme shëndetësore.

Njerëzit diabetikë, ata që kanë hipertension dhe çrregullime të koagulimit duhet të tregojnë kujdes ndërsa përdorin xhenxhefil si kurë për sëmundje të tjera.

Njerëzit që marrin medikamente për koagulimin e gjakut

Xhenxhefili mund ta hollojë gjaku, që do të thotë se mund të jetë i papërshtatshëm për personat që kanë probleme të koagulimit ose kanë çrregullime të gjakderdhjes. Përpara se të përdorni xhenxhefil këshillohuni me mjekun.

Njerëzit që mjekohen për diabet

Xhenxhefili ka tendencë të natyrshme që pakëson sheqerit në gjak dhe për këtë arsye është një 8 erëzat dhe barërat natyrorë më të mirë për diabetin e tipit 2. Për ata që kanë diabet dhe për para-diabetikët, që e kontrollojnë gjendjen e tyre vetëm me dietë, ky mund të jetë një lajm i mirëpritur.

Megjithatë, njerëzit që marrin ilaçe (të tillë si Metformin ose ilaçe të ngjashëm, apo përdorin insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak) për diabetin duhen të jenë vigjilentë ndaj efektit të xhenxhefilit mbi sheqerin në gjak dhe të diskutojnë për përdorimin e xhenxhefilit me mjekët e tyre.

Njerëzit që përdorin ilaçe për tensionin e lartë të gjakut

Disa ilaçe që përdoren për të kontrolluar tensionin e lartë mund të lidhen me xhenxhefilin, duke ndikuar në uljen e presionit të qarkullimit të gjakut dhe/ose të ulin rrahjet e zemrës në nivele të dëmshme, duke rezultuar në rrahje zemre të parregullta ose komplikime të tjera. Diskutoni me mjekun tuaj nëse doni të përdorni xhenxhefil.

Xhenxhefili dhe gurët e tëmthit

Njerëzit me gurë në tëmth mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore nëse përdorin xhenxhefil.

Fshikëza e tëmthit ka një strukturë si qeskë e vogël, e cila gjendet nën mëlçi dhe lidhet me të nga gypi biliar. Fshikëza e tëmthit vepron si magazinuese për bilën, e cila redukton yndyrën e tepërt në zorrë.

Kur konsumohet xhenxhefil në sasi të mëdha, krijimi i bilës mund të rritet dhe shkalla e madhe e kontraktimeve të tëmthit mund të acarojë gurët në tëmth dhe të bëjë që të kalojnë në kanalet biliare. Një gur i bllokuar në kanalin biliar mund të shkaktojë sëmundje të rënda që mund të kërkojnë një operacioni urgjent.

Gratë që janë shtatzëna dhe xhenxhefili

Ka disa shqetësime se xhenxhefili mund të ndikojë hormone seksuale të fetusit. Sipas U.S National Library of Medicine përdorimi i xhenxhefilit gjatë shtatzënisë është i diskutueshëm.

Ka pasur edhe raste kur xhenxhefili është fajësuar si shkaktar për abort në javën e 12-të të një gruaje shtatznënë, e cila çdo mëngjes pinte xhenxhefil. Megjithatë, hulumtimet në gratë shtatzëna rekomandojmë që xhenxhefili mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë orëve të mëngjesit pa dëmtuar fëmijën.

Rreziku për keqformime në foshnjat e grave që marrin xhenxhefil nuk është më i madh se norma e zakonshme e 1% deri në 3%. Gjithashtu nuk duket se përbën kërcënim për lindje të parakohshme apo për lindjes në peshë të ulët.

Ka disa shqetësime që xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, prandaj disa specialistë këshillojnë mospërdorimin e tij afër datës së lindjes së bebit. Ashtu si çdo ilaç i dhënë gjatë shtatzënisë, është e domosdoshme që të vini në peshore avantazhin ndaj rrezikut. Para se të përdorni xhenxhefil gjatë shtatzënisë, flisni më parë me mjekun

Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil! Read More »