Aurora

Brenda këtij liqeni, “Shekulli 21 zhduket”

Brenda liqenit Loktak në shtetin verilindor të Indisë të Manipurit, shekulli i 21-të zhduket. Peshkatarët kanë vendosur ekuilibrin në kanoe, duke hedhur rrjeta me dorë. Heshtja është shqetësuese në zonë dhe vetëm hovi i ujit e thyen atë, ndërsa peshkatarët punojnë për të “fshehur” kurthet e peshkut bambu, dizajni i tyre i pandryshuar në shekuj.

Nata sjell një paraqitje të shkurtër të modernitetit: vezullim qiellor, qindra drita në miniaturë kërrusur mbi grumbujt e vegjetacionit që tërheqin insektet, të cilat joshin peshqit për në kurthe.

Parku i vetëm lundrues në botë, Phumdis, janë vendimtare për jetën në Liqenin Loktak. Peshkatarët manipulojnë peshqit duke formuar rrethime.

Rreth 4,000 nga këta peshkatarë dhe familjet e tyre jetojnë në kasolle.

Familjet dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore lundruese të Indisë; e inauguruar në fillim të vitit 2017, shkolla e cila jo vetëm që u shërben fëmijëve lokalë, por edhe siguron arsimimin e të rriturve.

Pjesa më e madhe e liqenit prej 40 km katror, u caktua Park Kombëtar në vitin 1977, për të mbrojtur gjithashtu edhe fiset sangai, të cilët janë të rrezikuar.

Sot, është parku kombëtar i vetëm lundrues në botë.

Një ekosistem delikat nga lart, liqeni afërsisht 240 km katror duket i mbushur me ishuj. Sidoqoftë, ata nuk janë aspak ishuj, por masa lundruese të vegjetacionit, tokës dhe deformimit të lëndës organike.

Pjesa më e madhe e masës së flumideve ulet nën sipërfaqen e liqenit sikur të ishin asjbergë, duke lejuar rrënjët e gjalla të arrijnë shtratin e liqenit gjatë sezonit të thatë. Ata thithin ushqyes nga shtrati dhe rriten përsëri gjatë sezonit pasues të musoneve.

Brenda këtij liqeni, “Shekulli 21 zhduket” Read More »

Foto më mahnitëse të vitit 2018 të përzgjedhura nga “National Geographic Travel”

“National Geographic Travel” ka nisur konkursin e tij vjetor të fotografisë.

Garuesit e kualifikuar mund të paraqesin foto për tre kategori të konkursit: natyrën, njerëzit dhe qytetet.

Fotografi që merr çmimin e parë do të fitojë 10 000 $ dhe do të ketë imazhin e tij të botuar në “Nat Geo” në internet.

Ndërkohë fotot e prezantuar deri më tani tregojnë nga një ylber mahnitës mbi Kanionin e Madh deri te një trëndafil në lulëzim në Japoni.

4B0A6C4D00000578-5602563-image-a-42_15234394054164B0A6CBC00000578-5602563-image-a-41_15234392304764B0A6CC800000578-5602563-image-a-40_15234389457454B0A6CD000000578-5602563-image-a-39_15234387853724B0A6CD600000578-5602563-Mattia_Passarini_National_Geographic_Travel_Photographer_of_the_-a-38_15234385910564B0A6D1200000578-5602563-image-a-37_15234384717694B0A6C3800000578-5602563-image-a-25_15234379879014B0A6CB400000578-5602563-image-a-22_15234377442764B0A6C6200000578-5602563-Photographer_Khai_Chuin_Sim_from_Malaysia-a-35_15234382783554B0A6C2500000578-5602563-image-a-23_15234378880394B0A6CB400000578-5602563-image-a-22_15234377442764B0A6C6200000578-5602563-Photographer_Khai_Chuin_Sim_from_Malaysia-a-35_15234382783554B0A6C2500000578-5602563-image-a-23_15234378880394B0A6CD600000578-5602563-Mattia_Passarini_National_Geographic_Travel_Photographer_of_the_-a-38_15234385910564B0A6CBC00000578-5602563-image-a-41_1523439230476

Foto më mahnitëse të vitit 2018 të përzgjedhura nga “National Geographic Travel” Read More »

Negociatat me BE, Balla: Nuk duhet të humbasin trenin

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga kryesia e kuvendit, u shpreh se pret nga raporti i BE-së hapje të negociatave.

Pas takimit me deputetin gjemrman, Balla tha se javën tjetër për Shqipërinë do jetë një ditë e rëndësishme, pasi hapjen e negociatave është një arritje kombëtare. Sipas tij nëse Shqipëria humbet trenin këtë vite, ka humbur dy apo tre vite të tjera.

Në fund Balla nuk harroi pa thumbuar dhe opozitën, pasi thasë fotografia e tyre në Kuvend nuk bien mirë këtij procesi.

Pjesë nga deklarata

Pata kënaqësinë të prisja një mik të Shqipërisë në Bundestagun Gjerman, që është he raportues në bashkimin evropian. Ndava një vlerësim se Shqipëria është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Javën tjetër Komisioni Evropian duket se do ti sugjeroj hapjen pas asnjë kusht hapjen pa asnjë kushte të Shqipërisë me BE.

Shumë e rëndësishme që ta kuptojmë të gjithë që ditët në vijim dhe javët në vijim janë shumtë rëndësishme. Hapja e negociatave nuk duhet të konsiderohet si një fitore e PS apo qeverisë, por një ditë historike. Nëse humbasim trenin këtë vit duhet të presim dhe dy apo tre vite të tjera. Jam shpresë plot se në parlamentin Gjerman do të na mbështesin.

Kështu që duke u rikthyer në zhvillimet e ditës, është për të ardhur keq se në këto ditë të rëndësishme, që fotografia që tregoi sot në Kuvend nuk i bën mirë këtij procesi.

Negociatat me BE, Balla: Nuk duhet të humbasin trenin Read More »

Paralajmërimi i okulistëve: Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

Lentet e frikshme janë tepër të preferuara gjatë sezonit të Halloëeen, por kanë një efekt tepër të dëmshëm për sytë.

Mjekët kanë lajmëruar se nëse i blini në internet ose treg të hapur, nuk janë të aprovuara nga ligjet mjekësore dhe mund t’ju përhapin infeksione. Badrus Hussain, një kirurg për sytë ka thënë se po trajton shumë raste kur fëmijët rreth moshës 16 vjec janë infektuar prej lenteve.

“Disa nga rastet që shohim janë pacientë që i ndajnë lentet me miqtë, përdorin të njëjtat çdo vit edhe pse ka kaluar data e skadencës si dhe kanë efekte tepër të rrezikshme që mund të përfundojnë në verbërim,” – tha ai për Independent. Kirurgu shtoi se zona e kornesë së syrit është tepër delikate, prandaj ndodh që të dëmtohet edhe nga lente të krijuara në zona laboratorike nga vetë mjekët.

Paralajmërimi i okulistëve: Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin Read More »

Shtesa për shtëpi, dokumentet për të marrë lejen

Marrja e një lejeje për shtesë në shtëpinë ekzistuese ose për ndërtimin e një banese të re kërkon 11 dokumente dhe 45 ditë kohë. Aplikimi kryhet në faqen “e-Albania”.

Për aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë njësive të qeverisjes vendore mund të aplikohet online. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe për-mirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.

Personi i interesuar për të ndërtuar duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronikisht. Personat që aplikojnë duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës, zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese, projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës, grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit dhe preventivi.

Në faqen “e-Albania” mësohet se nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës. Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje. Autoriteti përgjegjës vendos brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar (sipas përcaktimeve të nenit 24 të VKM-së nr. 408 dt. 13.05.2015 “Rregullorja e zhvillimit të territorit”). Brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi, lëshohet leja e ndërtimit. Afati është i përcaktuar në formularin e lejes së ndërtimit.

Shërbimet

Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe përmirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse. Personi i interesuar për të ndërtuar duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronikisht. /GSH/

Shtesa për shtëpi, dokumentet për të marrë lejen Read More »

Çfarë të fshini sa më parë nga facebook

Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.

4) Fotografitë e fëmijëve

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?”

Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

5) Mos e shpërndani me tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj

Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.

Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.

Çfarë të fshini sa më parë nga facebook Read More »

Koncert bamirësie në sheshin “Skënderbej”, të ardhurat shkojnë për kurimin e 4 fëmijëve me kancer

Një grup të rinjsh nga i gjithë vendi, gazetarë, studentë e gjimnazistë, janë bërë bashkë, si rrallë herë, duke iniciuar një fushatë bamirësie mbarëkombëtare që synon mbledhjen vullnetare të fondeve, për t’i mundësuar kurimin jashtë vendit katër fëmijëve të sëmurë me kancer.

Nismës humanitare i janë bashkuar personalitete të njohura, intelektualë, qytetarë të thjeshtë, e së fundi edhe emrat më të mëdhenj të skenës së muzikës dhe teatrit, që kanë ndezur koncertin e bamirësisë të organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Në koncertin e madh të bamirësisë “NJË KËNGË PËR JETËN”, të mbështetur dhe nga Bashkia Tiranë nuk kishte si të mungonte zëri i mjeshtrit të madh të fjalës Mirush Kabashi, që përmes fjalëve të shenjtores shqiptare Nënë Tereza ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit.

Prezantimi i koncertit është bërë nga vajza e vogël e Presidentit, Era Meta, e cila në krah ka patur moderatorin Florian Agalliu.

Për më shumë se dy orë sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga atmosfera e festës, ndërsa në skenë janë ngjitur emra të mëdhenj si Sidrit Bejleri, Aurela Gace, Motrat Libohova, Bujar Asqeriu,Valbona Mema, Ylli Baka, Eli Fara, si dhe çifti simpatik Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj.

Për të mundësuar kurimin e katër vogëlushëve kanë kontribuar financiarisht një numër i madh biznesesh, një prej tyre edhe “Hotel Prestige”. /BW

Koncert bamirësie në sheshin “Skënderbej”, të ardhurat shkojnë për kurimin e 4 fëmijëve me kancer Read More »

Nisin hetimet ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist, Alket Hyseni. Burime nga Policia thanë prej dy muaj janë duke u kryer verifikime në terren nga njësia e posaçme “Forca e Ligjit”.

Referimi i çështjes është bërë nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pritet që këto ditë deputeti i Vlorës të thirret në Prokurori për të dhënë dëshmi. Ai u denoncua nga një qytetare nga Vlora se i ka marrë pronën duke tjetërsuar dokumentet. Vet deputeti e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konfrom rregullave. Më herët, Hyseni ka mbajtur detyrën e kreut të Task Forcës për verifikimin e abuzimeve me pronat në bregdet. Në të njëjtën kohë që ka pasur këtë detyrë, rezulton se është bërë pronar i disa tokave në bregdet.

Nisin hetimet ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni Read More »