Aurora

Krepa për mëngjes, receta e vërtetë franceze

Franca është e njohur në mbarë botën për larminë e ëmbëlsirave, për rafinimin që dallon kuzhinën e saj dhe mund të them me siguri që edhe mëngjesi francez nuk mbetet pas. Francezët janë mjeshtrit e brumit sfoliat me të cilin përgatisin kroasantë dhe pain au chocolat, që nuk mungojnë kurrë në mëngjesin e tyre. Për një mëngjes të “vërtetë” francez, idealja është të shkojmë në Paris, të rehatohemi në një bistro, në pritje që kamerieri xhentil të na sjellë porosinë.

Por, në mungesë të kësaj mundësie, përse të mos ndihemi edhe ne pak “francezë”, duke përgatitur me duart tona diçka tipike të mëngjesit të tyre dhe të shërbyer bukur në një tavolinë në kopsht?

Kam udhëtuar shpesh në Francë dhe mund të them se ashtu si Francën, adhuroj edhe mëngjesin e saj. Aroma e kroasantëve të ngrohtë, bageta të lyera me gjalpë dhe reçelra të përgatitur në shtëpi, krepat e ngrohtë të sapo bërë, kekët e tyre me limon; të shoqëruara të gjitha me kafe ose çaj, të bëjnë ta nisësh bukur ditën. Ja receta per krepa te vertete franceze
Për brumin:

200g miell , 2 vezë , 40g sheqer ,500ml qumësht , 1 majë thike kripë , Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre , reçelra të ndryshëm për t’i servirur

Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj.

Krepa për mëngjes, receta e vërtetë franceze Read More »

Unë jam pak si dhi e egër’: Atëherë, si e propozoi bashkëshorti Rudina Xhungën?

Sot në emisionin e pasdites tek Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Rudina Xhunga dhe bashkëshorti i saj ish- diplomati Dritan Hila. Dy bashkëshortët kanë qenë për herë të parë të ftuar në një studio televizive për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë.

Dritani ka ndarë me publikun momentin në të cilin i ka propozuar gazetares.

“I propozova dhe më tha se ishte pak si dhi e egër,” kështu e ka teguar Dritani këtë moment kaq të këndshëm.

Epiteti “dhi e egër” ishte një detaj gazmor të cilin as vetë gazetarja nuk e mbante mirë mend. Ndaj sigurisht nuk ka hezituar ta tregojë habinë e saj rreth kësaj mënyre rrëfimi e cila duhet thënë se tregoi rëndësinë që Dritani i kishte dhënë një detaji të tillë.

Ndër të tjera të dy bashkëshortët kanë treguar se me sa shumë fat janë që kanë njohur njëri- tjetrin duke u shprehur se çelësi i një marrëdhënie të mirë bashkëshortore qëndron tek komunikimi dhe tek të treguarit të çdo gjëje, e mirë apo e keqe qoftë ajo.

Unë jam pak si dhi e egër’: Atëherë, si e propozoi bashkëshorti Rudina Xhungën? Read More »

Për ta ulur tensionin e lartë ju duhet një lugë me …

Një studim i fundit, që ka përfshirë mijëra persona, ka treguar se kosi e ul me 20% rrezikun e tensionit të lartë. Efekti është vënë re më shumë te femrat, pasi meshkujt konsumojnë shumë më pak kos, sipas studiuesve amerikanë.

Të mirat e kosit pesë herë në javë ishin edhe më të mëdha te ata persona që konsumonin gjithashtu fruta, perime dhe arra. Justin Buendia e Universitetit të Bostonit, tha: “Nuk ka ushqime magjike, por të shtosh kosin në një dietë të shëndetshme ndihmon që të ulet rreziku i tensionit të lartë te femrat. Ky është studimi më i madh deri më sot për kosin”.

Ky studim përdori të dhëna nga 240 000 persona, shumica femra të moshës 25-55 vjeç. Gjithsesi, nuk është shpjeguar se si kosi e ul tensionin.

Studime të tjera kanë dalë në përfundimin se bakteret që ka kosi luajnë rol në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

Kërkuesit shkencorë kanë dalë edhe në përfundimin se kosi mund të ndihmojë në luftën kundër osteoporozës dhe në uljen e rasteve të sëmundjeve të zemrës.

Gjithsesi, një studim spanjoll i publikuar në prillin e vitit të kaluar dhe që mori në vëzhgim rreth 4 mijë persona, nuk gjeti asnjë të mirë nga konsumimi i kosit.

Për ta ulur tensionin e lartë ju duhet një lugë me … Read More »

Muskuli që mbron shëndetin e trupit dhe mendjes – Si ndikon në rganizëm

Mirëqenia jonë psikologjike varet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu muskulin e quajtur psoas i cili sipas shkencëtarëve njihet si “muskuli i shpirtit.”
Ky muskul i rëndësishëm  ndodhet pranë kockës së legenit.

Ai  është i nevojshëm për fleksibilitetin e gjymtyrëve të sipërme, lëvizshmërisë, ekuilibrin dhe funksionin e tyre në përgjithësi.
Muskuli Psoas dhe Roli i Tij në Shëndetin e Muskulit psoas është një mbështetje e fortë për qëndrimin e duhur të trupit gjatë shtendosjes.

Sipas ekspertëve, ky muskul është i lidhur fort me qëndrueshmërinë fizike.

Është i vetmi që lidh shtyllën kurizore me këmbët.

Muskuli lidhet edhe me diafragmën që rregullon frymëmarrjen dhe përbën pikënisjen e një sërë simptomave fizike, që janë të lidhura fort me frikën dhe ankthin.

Kjo  vjen sepse ky muskul gërshetohet me strukturën e trurit, përgjegjëse për reagime të menjëhershme, të pamenduara të lidhura me luftën për mbijetesë.
Stili i Jetesës dhe Muskuli Psoas
Stili modern i jetesës e ka ngërthyer këtë muskul duke e stresuar dhe shtrënguar fort.

Me stilin e jetesës, ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org,  nënkuptojnë gjithçka që është pjesë e ditës sonë.

Sedilja e makinës, rrobat e ngushta, karriget, këpucët, të gjitha çrregullojnë qëndrimin e trupit, lëvizjet tona natyrale dhe këtë muskul të rëndësishëm.

Stresi kronik shkakton shumë sëmundje që prekin gjunjtë, gjymtyrët, mesin, frymëmarrjen dhe tretjen.

Muskuli psoas ka një ndikim të fortë në ndjenjat tona dhe sjelljen tonë.

Rrjedhimisht, nëse jemi gjithë kohën të stresuar, pasojat do të bien në marrëdhëniet tona personale, gjendjen emocionale, humorin dhe shëndetin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org kur muskuli psoas është në vështirësi, njeriu vuan nga dhimbjet e mesit, ankthi, drobitja dhe dhimbjet e gjurit.

Për më tepër, ky muskul shkakton frikë të pajustifikuar dhe tension fizik dhe emocional.

Zgjidhja për zbutjen e tensionit në këtë muskul qëndon tek aktiviteti fizik në përgjithësi dhe joga në veçanti.

Ekspertët theksojnë se përveç stresit dhe tensionit emocional, dhimbjet që shkaktohen nga ky muskul i kontraktuar nuk duhen injoruar.

Njerëzit me këtë muskul të kontraktuar mund të vuajnë nga depresioni, dhimbjet e gjurit,  dhimbje kronike të mesit dhe çrregullime të tretjes dhe frymëmarrjes

Muskuli që mbron shëndetin e trupit dhe mendjes – Si ndikon në rganizëm Read More »

Fuqia e Rigonit të Alpeve për Shëndetin e Mirë të Organizmit

Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin e kuq.
Rigoni është një barishte aromatike plot shije që përdoret në kulinarinë Mesdhetare, por rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme.

Rigonin e kuq të alpeve shqiptare e gjeni në tregjet e fshatarëve ose në pikat e bimëve medicinale.

Rigoni i kuq i jep nuanca të shijshme çdo gatimi, ai përputhet mirë me domaten, patëllxhanin dhe produktet e mishit. Mund të hidhni pak rigon në vezët e rrahura ose sallatë dhe të përfitoni një shije tjetër.

Rigoni i kuq rritet në zonat malore të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Greqinë Veriore dhe në disa zona të Malit të Zi.

Karakteristika e veçantë e tij është se gjatë tharjes, ai humbet të gjithë aromën. Por kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.

Përveç rritjes në zonat e largëta, fermerët shqiptarë tani kanë nisur të kultivojnë rigonin e kuq duke krijuar një habitat të ngjashëm për të ndihmuar në rritjen e tij.

Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin e kuq. Rezultatet fillestare janë optimiste.
Vlerat shëndetësore të rigonit të kuq
rigoni i kuq dhe rigoni i zakonshëm janë të dy burime të pasura të vitaminës K, që është shumë e rëndësishme për organizmin.

A e dinit se, rigoni ka vlera antibakteriale? Rigoni përmban dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikasë se vetë medikamentet.

Rigoni përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Tek rigoni i kuq përmbajtja e këtyre dy substancave është edhe më e lartë. Të dy shërbejnë si antioksidantë.

Studimet e siguruara nga AgroWeb.org kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë. Ai përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate. Ai përmban 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.

Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të provosh. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja.

Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3.

Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës. Pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale.
Përgatitja e çajit të rigonit të kuq
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit.

Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.

Duhet të shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar.

Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.
Përgatitja e vajit të rigonit të kuq
Ju mund të shfrytëzoni vlerat e rigonit të kuq duke e përzier me vajin e ullirit.

Ju nevojiten gjysëm litri vaj të mirë ekstra i virgjër ulliri dhe 5 degë rigon të freskët ose akoma më mirë rigon të kuq.

Shtojini degët në vaj dhe lërini të qëndrojnë së bashku për shtatë ditë.

Nëse dëshironi mund t’i hiqni përpara se të ruani vajin.

Ky vaj është fantastik për përgatitjen e picave, sallatave dhe gatimeve të tjera që kërkojnë vaj ulliri.

Fuqia e Rigonit të Alpeve për Shëndetin e Mirë të Organizmit Read More »

Flutura Açka humbi djalin e vetëm, këta janë poetët që nuk i kanë më pranë fëmijët e tyre

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka mëngjesin e sotëm ndau me miqtë e saj në rrjetet sociale lajmin e rëndë dhe të trishtë, të ndarjes nga jeta në një moshë fare të re të djalit të saj të vetëm, pas një sëmundje të rrallë që e kishte prekur kohët e fundit.

Por reagimet për humbjen e jetës së Jerin van den Brink kanë qenë të shumta. Ish ambasadori Mal Berisha, në një koment në rrjetet sociale, teksa shpreh ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, rendit disa poetë shqiptarë të cilët humbën femijët e tyre, si De Rada, Podrimja e Zhiti.

Postimi i plotë i ish-ambasadorit Mal Berisha

 

Flutura Açka humbi djalin e vetëm, këta janë poetët që nuk i kanë më pranë fëmijët e tyre Read More »

Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me miliona Euro/ Ja cilët janë ata

Prokuroria spanjolle në Pontevedra ka mbyllur hetimet për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë që trafikonte heroinë nga Evropa Lindore drejt Spanjës gjatë vitit 2016. Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes  6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve.

Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë. Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro.

Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.

Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me miliona Euro/ Ja cilët janë ata Read More »

Berati mes 30 qyteteve me te bukur ne Europe !

Në artikujt tanë ju kemi informuar vazhdimisht mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë, por ndryshe nga sugjerimet e tjera kësaj here duhet ta ktheni busullën nga Shqipëria jonë e bukur, më saktë Berati.

Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.

Rezultate imazhesh për foto berati

Rezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto berati

Berati mes 30 qyteteve me te bukur ne Europe ! Read More »