Gazetari Blendi Fevziu u perplas në një debat të ashpër me deputetin Taulant Balla sot kur ne emisionin e tij flitej për rrugën e Kombit.
Balla kundërshtonte Feviun, i cili u kthyer ashpër dhe i tha se po gënjente.
Debati
Fevziu: Për të futur tollin në rrugë
Balla: E ka gabim, hapi i parë që ka hedhuri ndjeri Oldashi, nuk është tenderi, por studimi
Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e para thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!
Balla: Është rekomandimi i IFC-së
Fevziu: Është gjë në dokument, rekomandimi është gjë tjetër.
Balla: Është vendimi i qeverisë.
Fevziu: E para çfarë thotë IFC-ja çfarë thotë? Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dulbikimi i rrugës dhe hapja e tunelit.
Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që të shikosh se e ke gabim.
Klevis Balliu nuk preferoi universitetet e vendit tone por babai e nisi drejt Londres ne universitetin amerikan te Richmond-it.
Nisi studimet ne vitin 2008 dhe me sforcim i perfundoi ne 2015. Nje vit akademik ne kete universitet kushton 25 mije paund, rreth 40 milione leke shqiptare. Per gati 8 vjet ky kopuk dallkauk ka shpenzuar 200 mije paund, rreth 320 milione lekeeeeeeeee!
Dhe u kthye me i trashe se kurre ne vendin tone. Shkoi te ftillohej e e kthyen me injorant aq sa me gafat e tij orale dhe gramatikore po ben te qeshe e ta perqeshe jo vetem Pogradeci.
Perfundimisht as leku e as paraja nuk te ftillon e nuk te zgjuarson.
E nese Lasgush Poradeci do çohej nga varri nuk do hezitonte te shkruante:
Mbi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi
Ka frikë liqeri ti hapë sytë…
Kishim një e na u bënë dy Fari’
Përmes një urdhëri që mban firmën e Damian Gjiknurit, Albpetrol u autorizua të ndjekë procedurat për të lidhur marrëveshje të reja për tre vendburime të naftës.
Dokumenti saktëson se kompanitë e interesuara për të marrë në dorëzim vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë kanë afat për të aplikuar pranë Albpetrol deri në 31 mars të këtij viti.
Sipas njoftimit të ministrisë aplikimet do të kalojnë në lupën e një grupi të posaçëm negociatorësh që do të ngrejë kompania Albpetrol, me përfaqësues të ministrisë së Energjisë.
Burime për TPZ.al nga Albpetrol bëjnë me dije se më datë 31/03/2018, disa shoqëri të ndryshme në fushën e kërkimit, kanë marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Albpetrol, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ofertat përkatëse, për të lidhur marrëveshje hidrokarbure në lidhje me vendburimet e mësipërme.
Të bie në sy fakti se pjesëmarrës në këtë garë janë edhe shoqëri, të cilat kanë aktualisht detyrime ndaj shoqërisë Albpetrol.
Një nga kompanitë problematike që ka marrë pjesë këtë herë në tender është TRANS OIL GROUP. Ajo aktualisht është debitore ndaj Albpetrol dhe burime të Tpz.al bëjnë me dije se dhe AKBN pak kohë më parë i ka nisur shkresë për prishje kontrate.
Kjo përveçse është paradoksale, krijon një precedent të rrezikshëm në pasigurinë e marrëveshjeve hidrokarbure mes shoqërive të huaja dhe shtetit shqiptar.
Më herët Shoqëria Albpetrol prishi marrëveshjen hidrokarbure në mënyrë të njëanshme, me shoqërinë Transatlantik Albania ltd, për vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj dhe me shoqërinë Phoenix për vendburimin e naftës Amonicë, para përfundimit të afatit, pasi këto shoqëri nuk kishin shlyer detyrimet ndaj Albpetrol për një kohë të gjatë.
Madje shoqëria Transatlantik Albania ltd është në arbitrazh me Albpetrol për prishjen para kohe të marrëveshjes hidrokarbure.
Një fitues tjetër me rekorde negative në tenderin e ri do të përbënte një rrezik me pasoja tepër të rënda për financat e shtetit dhe për më tepër shpallja e një fituesi problematik do të përligjte të gjitha pretendimet e ngritura nga shoqëria Transatlantik Albania ltd në arbitrazh.
Por ajo që bën skandalin më të madh dhe shkelje të hapur është fakti se shoqëria TRANS OIL GROUP është në konflikt interesi të hapur për pjesëmarrjen në këtë garë, pasi vëllai i Administratorit të Albpetrol, z. Kastriot Bejtaj, është drejtor në shoqërinë TRANS OIL GROUP, i cili quhet Edmond Bejtaj.
TRANS OIL GROUP përfaqësohet në Shqipëri me kompaninë VISOKA Oil. Në profilin e facebook të Edmond Bejtaj, shihet që ai punon në kompaninë VISOKA Oil.
Burime Tpz.al bëjnë me dije se ky informacion i ka shkuar dhe ministrit Gjiknuri, i cili nuk ka marrë ende një vendim nëse do të pranojë ose jo korrupsionin, abuzimin dhe nepotizmin me naftën shqiptare.TPZ.AL
Bimët natyrale kanë qenë të vetmet që janë përdorur nga njerëzit, kur ato vuajnë nga sëmundje dhe probleme të ndryshme. Por mjekësia moderne është përgjegjëse për medikamentet, duke bërë që të harrojmë funksionimin e këtyre bimëve. Siç është rasti me marulet e egra, një ilaç natyral që e ka prejardhjen në Amerikën e Veriut dhe Angli. Ajo është një analgjezik i aksesueshëm që zëvendëson kimikatet.
Marule të egra mes bimëve natyrale;
Marulja e egër është një ilaç bimor me efekt qetësues dhe analgjezik që sjell përfitime të ndryshme. Ajo ka efekt qetësues për shkak se lufton kundër pagjumësisë dhe nga ana tjetër, e relakson trupin ndaj ankthit dhe spazmave, duke qetësuar sistemin nervor dhe i relakson muskujt.
Nga ana tjetër, ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e dhimbjeve menstruale, dhimbjet e muskujve dhe indet e tjera që janë të irrituara.
Shtoni marulen e egër në dietën tuaj të përditshme dhe pijeni atë si një çaj për të ndihmuar në reduktimin e këtyre problemeve shëndetësore. Marulja e egër është një bimë dyvjeçare që do të duket ndryshe në varësi të sezonit, mund të jetë lule e verdhë ose mund të ketë vetëm gjethe të pjekura, gjithashtu mund të rritet deri edhe në 7 metra. Rekomandohet të merrni 2-4 ml 3 herë në ditë ose 1-2 lugë çaji të thatë të zhytur në ujë të vluar për 10-15.
Analisti Fatos Lubonja e sheh situaten e tensionuar mes opozites dhe mazhorances si nje prelud te nje situate konfliktuale dhe shperthyese, ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.
“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dIalogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi ëhtHë prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë.
Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzis me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet. Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusi reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”, u shpreh analisti.
Policia e Fierit ndalon ne flagrance tre persona teksa po tentonin te shisnin 50 kilograme kanabis.
Ndalimi ne Roskovec u be teksa po tentohej te kryhej shitja e lendes narkotike.
Nga hetimi nje javor i policise dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale jane siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit ne prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.
Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.
Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.
Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.
Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimin e vendndodhjes se tyre.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn pritet të zhvillojnë një vizitë zyrtare më 17 prill në Tiranë.
Mësohet se shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin e KE-së më 17 prill në Tiranë.
Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.
Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias.