Andueli

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë/48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë: ‘Më ndihmoni të jetoj’

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.

Marte Deda është 48 vjeçe dhe prej disa vitesh tashmë ajo është e detyruar të bashkëjetojë me një sëmundje të rëndë që e ka paralizuar.
“Jam e sëmurë jam vizituar gjithandej, ka dy vite që jam me mjekim të rregullt pa ndërprerë”, tha Marta.

Marta tregon se familja e saj përbehet nga 10 anëtarë ndërsa të gjithë janë të papunë dhe marrin vetëm një ndihmë ekonomike dhe kempin e saj i cili nuk mjafton as për ilaçe.

“Mjekimi që marr nuk gjendet në Shqipëri detyrohem ti marr jashtë shtetit, trajtohem me kemp 370 mijë lekë të vjetra, ato që marr nuk mjaftojnë, unë jam me sëmundje kronike dhe detyrohem të shkoj shpesh në spital”, tha ajo.
Të 10 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me mure të plasaritura dhe një çati të vjetër që në kohë me shi i gjithi hyn brenda.

“Shtëpinë e kam në gjendje shumë të keqe, ka lagështirë ra tërmeti, plasaritjet e para filluan që në shtator, ato u zmadhuan shumë me tërmetin e 26 nëntorit. nuk ka asnjë të më shohë në çfarë gjendje jetoj. Kur vjen vjeshta nuk ma bën zemra të jetoj në këtë shtëpi nga gjendja ime shëndetësore’, thotë ajo me lot në sy.

Mbesa e saj tregon se Marta nuk mund të lëvizë e vetme ndërsa apelon për ndihmë.

“Ajo është aq sëmurë s del fare nuk lëviz, vetëm çfarë pret ndonjë shërbim prej meje apo dikujt tjetër”, tha mbesa.

Mjekimi i Martës kushton dhe në këto kushte familja nuk mund të përballojë as blerjen e ilaçeve dhe nevojave për shërbime mjekësore

Marta bën apel për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë të jetojë.

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë/48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë: ‘Më ndihmoni të jetoj’ Read More »

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët…

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët…

Po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes dy vendeve.
Kosova me doganë në portin e Durrësit, linjë e përbashkët hekurudhore dhe ndërtimi i një hidrocentrali, janë 3 marrëveshjet që do të firmosen.

“Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca mbetet e madhe. Kontrolli kufitar Morinë-Zërnicë, funksionon me parimin një ndalesë, një kontroll. Edhe këtë verë janë shmangur radhët e gjata. Heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën dhe të njësojnë databazën pa humbur asnjë cm në frontin e betejës kundër krimit”, tha Rama.

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët… Read More »

“Po vde ksha po votova në 25 prill’

Një qytetar i zhgënjyer ka shpër thyer mëngjesin e sotëm ndaj politikanëve tanë, duke thënë se ne kemi klasë politike të pacipë e imorale.

Kur erdhën para 8 vitesh dhe në kerkuan votat, tha qytetari në emisionin e mëngjesit në Report Tv, erdhën me makina të ’92 kurse tani sipas tij po shkojnë me X5 dhe X6.

“Klasë politike imorale dhe e pacipë. Kur erdhën te ne para 8 vitesh dhe kërkuan votat, erdhën me makina të ’92. Kurse tani që po vijnë prap po vijnë me X5 dhe X6. Duke filluar nga Ilir Meta, Edi Rama e ajo ‘Donika Kastrioti’ e LSI. Edhe Lulzim Basha. Këta janë politikanët tanë të pacipë”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i zhgënjyer u zotua: Po unë vdeksha po të votova prap ore. Për kë të votoj unë, për këta?

“Po vde ksha po votova në 25 prill’ Read More »

Biznesmeni i njohur g ay vë në siklet pastorin: ‘I dashuri më i mirë që kam pasur është…

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, e ka pranuar prej kohësh që është pjesë e komunitetit “LGBT”.

Në media është kthyer në një “pioner” të të drejtave të tyre.

Para disa ditësh në emisionin “PërPuthen”, Graciano Merko, deklaroi se është b iseksual.

Kjo deklaratë e bujshme ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Ai foli për një personazh në një emision të Top Channel, i cili pranoi biseksualitetin e tij.

Paneli i të ftuarve përbëhet nga, Pastori Ylli Doci, Ina Kollçaku, Altin Hazizi, Elton Ilirjani, Delina Fico. Teksa po shpjegonte deklaratat e Gracianos, biznesmeni Elton Ilirjani iu drejtua pastorit duke i thënë se i dashuri më i mirë, që ai ka pasur ka qenë një pastor, duke e vënë atë në pozitë të vështirë.

“Më keni lënë për në fund, atëherë dua të them dy gjëra. E para tek deklarata e Gracianos unë e përgëzoj, por kam një pikëpyetje për të gjithë këtë deklaratë,” – tha Ilirjani.

“Unë shikoj që aty ka një të pavërtetë, ose Graciano është g ay dhe ka frikë ta pranoi dhe teoria e tij mbi biseksualitetin është pak e paqartë dhe ai ishte paragjykues ndaj g ayve dhe tha është më keq të jesh g ay”.

“Graciano duhet të jetë më i kujdesshëm kur shprehet në media”, u shpreh Elton Ilirjani.

“Unë nuk mund të flas dot me 100% siguri por flas me atë që ndjej unë. Graciano duhet të tregoj kujdes kur tha që shkoj për interes, aty vihet në pikëpyetje bi seksualiteti. Ai e la në plan të dytë dhe tha se po fitonte”.

“Ai ose është g ay ose është zhigolo. Nëse është zhigolo ai s’është biseksual. Unë pastor kam pasur të dashur. Kam pasur të dashur pastor në Shqipëri dhe ai është biseksual dhe këto hipokrizitë shqiptare ti lëmë me një anë, bi seksualiteti nuk është ajoq ë thotë Gracino. I dashuri shumë i mirë ka qenë pastor, e kënaqte shumë mirë dhe në fund ai u martua. Bi seksualët shqiptar nuk e pranojnë”, – tha më tej biznesmeni Elton Ilirjani.

Biznesmeni i njohur g ay vë në siklet pastorin: ‘I dashuri më i mirë që kam pasur është… Read More »

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’ mbushi sot 37-vjec/ kush ishin mjeshtrat që ngritën emisionin ikonë

Sot bëhen plot 37 vjet nga nisja e emisionit më të dashur dhe më të njohur sportiv, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Emisioni që nisi në Radio Tirana, drejtuar nga Ahmet Shqarri, për shkak të kohës kur nuk kishte edhe mënyrë tjetër informimi, tërhiqte sportdashësh nga të gjitha trevat shqiptare.

Përvjetorin e emisionit të njohur e ka kuajtuar sot Sefer Kikija, gazetari sportiv i Elbasanit, pjesë e këtij emisioni. Ndër të tjera ai zbuloi se sigla që niste emisionim ishte e kompozuar nga mjeshtri i madh, Shpëtim Saraçi.

“Historia flet….; “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, – shkroi Sefer Kikija, nga Italia ku jeton sot, teksa solli detaje dhe nostalgjinë e këtij emisioni, aq të dashur dikur për shqiptarët.

NGA SEFER KIKIJA

2 Tetor 1983 – 2 Tetor 2020… Plot 37 vjet me pare, gazetari sportiv, i mirenjohuri AHMET SHQARRI do te ideonte, projektonte dhe Niste ne Radio Tirana, emisionin sportiv te titulluar “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Nje nder emisionet me te degjuar ne Shqiperi. Nuk kishte familje shqiptare, qe sapo fillonte ky emision, hapnin radiot dhe degjonin zerin brilant te Shqarrit. Te tjeret nepermjet radiove te dores, nepermjet kasetofoneve te makinave ndiqnin këtë emision. Pas siglës muzikore të kompozuar me plot finesë nga maestro Shpëtim Saraçi, do të vinte zëri i kthjellët, plot timber dhe i qartë tek thoshte… “Mirëdita të nderuar dëgjues, unë Ahmet Shqarri ju përshëndes nga studio nr 1 e Radio Tiranës…, nisim transmetimin e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

“Falë punes se kordinatorit teknik Fatmir Dizdari dhe teknikut Rubin Kristo, linjat jane gati…Luhen ndeshjet e javes se peste te kampionatit, dhe ka takime te rendesishme……Ne Kavaje, Besa- Vllaznia, radiokronist do te jete Fatmir Efica; ne Durres, Teuta-Flamurtari, radiokronist Bujar Qesja; ne Peqin nje ndeshje e rendesishme, Shkumbini- Tirana, do te jene dy radiokroniste elbasanas, Sefedin Allkja dhe Sefer Kikija…; në Tiranë, Dinamo-Lushnja, radiokronist Ismet Bellova dhe Veli Rada…; në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani, radiokronist Frederik Fico…; në Korçë, Skënderbeu-Flamurtari, radiokronist Vladimir Ngjela…; në Fier, derbi i Myzeqesë, Apollonia -Lushnja, radiokronist Arbër Emiri dhe Mikel Mbricaj… E kështu, niste ky emision i shumëpritur nga dashamirësit e futbollit shqiptar.

“Duke qenë pjesëe këtij emisioni, për shumë vite, falenderoj dhe i uroj jetë të gjatë Shqarrit, përshendes ish-kolegët dhe drejtuesit e tanishëm, gazetaren sportive Ajna Erga Kënga, te madhin Shpëtim Gjoshi si analist dhe drejtues, por dhe një tjetër personazh, ikonë e gazetarisë sportive, Bashkim Tufa. Respekte dhe mirënjohje…

/NOA.al

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’ mbushi sot 37-vjec/ kush ishin mjeshtrat që ngritën emisionin ikonë Read More »

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur

Nga Astrit Patozi

Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.

Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.

Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.

Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.

Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.

Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur miliona euro prej gjyqeve të humbura në arbitrazh, në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti.

Pa i përmendur emrin Presidentit, ai tha se i qëndron besnik bindjes se në praninë e miqve nuk flet për punët e brendshme të shtëpisë.

Por shtoi se në emër të fakteve, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja se kemi humbur arbitrazhe, madje tha se një pjesë e njerëzve mendojnë se janë paguar edhe paratë e humbjeve.

“Po ju gazetarët dhe mediat çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Dei më tani nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur, kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturës së huaj që punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake, se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime dhe të mos mbytet për ditë në llumin e gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtra më të rënda”, u shpreh Rama.

Ai tha të kundërtën se Shqipëria ka fituar procese në arbitrazh, por nuk ka humbur asnjë prej arbitrazheve që diskutohen, por se vazhdojnë betejën për ti zmbrapsur.

Lidhur me Presidentin, deklaroi se nuk duhet bërë koment sa kohë nuk është vendim përfundimtar dhe se çdo koment është shkelje e procesit, duke thënë se “Imagjinoni se sa shumë autori i këtyre deklaratave e ka mendjen te Shqipëria”.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda Read More »

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shpalli vendimin për Arben Frashërin me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat, SHÇBA.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, Frashëri u gjet i papërshtatshëm për vijimin e detyrës, duke u shkarkuar.

Arsyet e shkarkimit pritet të publikohen nga KJV në vijim. /noa.al

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat Read More »