Loading...

Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës, 2 mijë pasagjerë udhëtuan sot drejt Brindizit

Fluksi i udhëtarëve që udhëtojnë pas festave të fundvitit nëpërmjet portit të Vlorës vazhdon të jetë i lartë.

Porti i Vlorës bëri të ditur sot se rreth 2000 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë udhëtuar ditën e sotme drejt portit të Brindizit.

Pas festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar të emigrantëve që largohen nga vendi. Policia Kufitare po ndërmerr një sërë masash për eliminimin e radhëve në pikat kufitare, si dhe për parandalimin e ngjarjeve dhe paligjshmërisë. //atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com