Loading...

Balluku: Më 12 mars mbyllet gara për tenderin e Aeroportit të Vlorës, e vendos jugun në hartën e destinacioneve të reja të fluturimit

“Sot aeroporti ndërkombëtar i Vlorës hedh hapin e parë të rëndësishëm për t’u bërë realitet, nga këtu nuk ka më kthim më mbrapa, duke përmbushur premtimin e qeverisë Rama për t’i dhënë jugut të Shqipërisë një aset kombëtar që do t’i japë jo vetëm zonës, por gjithë vendit zhvillimin ekonomik dhe turistik që ne kemi premtuar”.

Kështu deklaroi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila theksoi se tenderi do të mbyllet më 12 mars dhe procesi do të jetë transparent.

“Aeroporti i Vlorës është një projekt shumë i rëndësishëm për vizionin tonë . Sot aeroporti ndërkombëtar hedh hapin e parë të rëndësishëm për tu bërë realitet , nga këtu nuk ka më kthim më mbrapa duke përmbushur premtimin e qeverisë Rama për ti dhënë jugut të Shqipërisë një aset kombëtar që do ti japë jo vetëm zonës, por do ti japë gjithë vendit zhvillimin ekonomik dhe turistik që ne kemi premtuar”, – nënvizoi Balluku.

Ministrja u shpreh se “ky aeroport do të shndërrojë jugun e Shqipërisë në një hot-spot të Mesdheut dhe do të vendosë Vlorën në hartën e destinacioneve të reja të fluturimit dhe do të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës , të cilët me ndërtimin e aeroportit të jugut do të aksesojnë lehtësisht rivierën shqiptare Sarandën , Borshin, Himarën, Dhërmiun, Qeparoin dhe do të kenë thjesht një fluturim larg vendit të tyre”.

“Është një kënaqësi e veçantë të jemi këtu sot për të shpallur zyrtarisht hapjen e tenderit për ndërtimin dhe operimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Kemi ngritur dhe dizenjuar një tender ndërkombëtar, për një vepër siç është aeroporti i Vlorës i bazuar në parimet e barazisë të konkurrencës në tender. Ky material dhe kjo procedurë e ndjekur këtë herë për këtë tender ndërkombëtar kthehet në një patron për të gjitha procedurat e ardhshme”, – nënvizoi Balluku.

Sipas saj, ky aeroport është pikënisja e strategjisë së madhe të zhvillimit që qeveria shqiptare ka.

“Shumë shpejt do të jemi gati për të tenderuar pjesën më të madh ete korridorit Adriatiko-Jonian, atë të Thumanë- Rrogozhinë. Për të plotësuar të gjithë kuadrin atë që ministri Klosi tha që sot investitorët e hotelerisë kanë një kërkesë, që nuk ndryshon nga vendi në vend , për të mos qenë aeroporti më larg se 45 minuta nga lokacioni i tyre kërkon një ndërhyrje tjetër, që është tuneli i Llogorasë. Tuneli i Llogorasë do të krijonte mundësinë që të gjithë pasagjerët që arrijnë në aeroportin e Vlorës, sigurisht pasi të kenë vizituar qytetin e mrekullueshëm të kenë mundësi të kalojnë në mënyrë shumë të shpejtë në anën tjetër të bregut , aty ku mund të aksesojnë të gjitha vendet perlë që Shqipëria ka”-, nënvizoi Balluku.

Ministrja u shpreh se aeroporti i Tiranës është i vetmi në Shqipëri ndaj fluksi i pasagjerëve përfaqëson tërë vëllimin e transportit ajror në vendin tonë. Por stimujt dhe konkurrenca në vendet fqinje kanë bërë që udhëtarët shqiptarë shpesh herë të zgjedhin që të udhëtojnë përmes tokës për të aksesuar aeroportet e Podgoricës, Prishtinës dhe Shkupi aty ku kompanitë low-cost kanë kohë që lëvrijnë biznesin e tyre”.

“Është bërë një punë shumë e mirë nga Aviacioni Civil dhe ata ndodhen tashmë edhe në aeroportin e Rinasit, por jo në volumet dhe frekuencën që udhëtarët shqiptarë të njohur si dashës të lëvizjes nuk e kanë”, – tha Balluku./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com