Një palë syze dielli të rrumbullakëta, që i përkisnin John Lennonit, u shitën son 137 500 stërlina (165 000 euro), më shumë se 20 herë se çmimi fillestar, në një shitje në ankand në internet nga Sotheby’s, në Londër.
Këto syze ishin nxjerrë në ankand nga Alan Herring, shoferi i Ringo Starr dhe George Harrison, dy prej katër anëtarëve të Beatles, në fund të viteve ’60. Ato ishin lënë në sediljen e pas të një veture në vitin 1968.
Herring ka treguar se kishte marrë një ditë Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon dhe i kishte dërguar djemtë në zyrë.
“Kur John doli nga vetura, pashë që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham e kishin të rënë”, theksoi ai
“Ku i kërkova Johnit nëse dëshironte t’ia riparoja, ai më tha të mos shqetësohesha se i kishte vetëm për stil”, tregon ish-shoferi duke shtuar se nuk i kishte regulluar kurrë, por i kishte ruajtu ashtu si John i kishte lënë.
Edhe objekte të tjera të grupit të njohur britanik ishin propozuar për blerësit, si një varse me perla që i përkiste George Harrison dhe që u shit 10 000 stërlina (12 000 euro).
John Lennon dhe syzet e tij të rrumbullakëta të diellit janë të pandashme. (…) Ata janë syzet e diellit më legjendarë në historinë e rock and roll-it”, theksoi Gabriel Heaton, specialist për libra dhe dorëshkrime në Sotheby’s./atsh