Loading...

Destinacionet e “Air Albania” rritet numri i udhëtarëve, 52019 me fluturimet charter në shtator

Fluturimet charter në muajin shtator të këtij viti zotëruan 15% të tregut.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 340 282 pasagjerë, të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit shtator për/nga TIA, nga të cilët 48 656 janë pasagjerë të fluturimeve Charter.

Numri total i pasagjerëve për fluturimet charter është edhe më i lartë, duke zotëruar kështu 15% të tregut me një shifër prej 52 019 pasagjerë.

Kompanitë që fluturojnë drejt Italisë, si “Air Albania”, “Albawings”, “Blue Panorama”, “Ernest” s.p.a., “Alitalia”, zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin shtator 2019, me një numër pasagjerësh prej 174 021 dhe 51% të totalit.

Krahasuar me muajin shtator të një viti më parë, ku numrat konsistonin në 125 986 pasagjerë, shifrat janë rritur pasi kompania shqiptare “Air Albania”, ka hyrë në treg me tre destinacione të reja.

Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë shtatorit ka një rritje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com