Moderatori i njohur Blendi Fevziu është një prej emrave më të njohur dhe të ndjekur nga publiku shqiptar. I ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko Kush LUAN” Fevziu ka folur edhe për jetën e tij private, për familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat.
Shpesh herë poston edhe në rrjetet sociale me dy vajzat e tij, por këtë herë duke folur për jetën, arsimin dhe të ardhmen e dy vajzave të tij, moderatori i njohur ka treguar se të ardhmen e tyre e sheh jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu gjatë bisedës, Fevziu tha se në shtëpinë e tij femra ka gjithmonë të drejtë, përfshi këtu pra dhe dy vajzat e tij, përveç bashkëshortes.
Blendi u shpreh se Shqipëria është një vend shumë maskilist në raport me vajzat, gratë, nënat për të gjitha femrat shqiptare.