Loading...

Aeroporti i ri i Vlorës, impakt ekonomik dhe hapje eksponenciale e fluksit të turistëve

“Paralelisht me zhvillimet që po transformojnë qytetin e Vlorës jemi shumë pranë fillimit të një zhvillimi rrënjësisht transformues që është ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës, që padiskutim do të sjellë një impakt të ri ekonomik dhe një hapje eksponenciale përsa i takon fluksit të vizitorëve, turistëve që do të vizitojnë këtë qytet dhe të gjithë jugun e Shqipërisë”.

Kështu u shpreh sot nga Vlora, kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së përurimit të restaurimit të qendrës historike të Vlorës, ku ndër të tjera tha se, “qeveria po zhvillon paralelisht një sërë investimesh të rëndësishme në shërbim të zhvillimit ekonomik të Vlorës, një prej të cilave është edhe aeroporti”.

Një muaj më parë, qeveria prezantoi në Vlorë, projektin për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës, i cili do të jetë 3,2 kilometra i gjatë dhe 60 metra i gjerë.

Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se i Tiranës dhe do jetë shumë herë më shumë me standarde se ai i Rinasit. Zona ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, nuk do jetë vetëm aeroport, por një zonë ekonomike me fusha sporti, qendra tregtare. Do të jetë aeroport për uljen dhe ngritjen e avionëve, por edhe aeroport për kargo./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com