Policia e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dy krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri në datën 19 tetor.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës, ose zgjedhin rrugë të tjera alternative,” shprehet Policia e Vlorës. /atsh