Loading...

Gjirokastër/ Modernizimi i infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit

Finalizimi i modernizimit të infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve në Gjirokastër do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve kjo do të ndikojë po ashtu edhe në mbrojtjen mjedisore të mrekullive nënujore të Viroit, si dhe performancën dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes UKGJ.

Gjirokastra është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga viti 2005, ndërsa qeveria qendrore dhe financues të huaj, që mbështesin prej 2011-ës me investime Gjirokastrën në sektorin e ujit, janë angazhuar për të mbështetur UKGJ në zhvillimin dhe përmirësimin e aktiviteteve sektoriale.

Transformimi rrënjësor në sektorin e ujit po mbështetet drejtpërdrejtë nga qeveria shqiptare edhe pse sektor i decentralizuar, për të mundësuar dhe garantuar këtë shërbim jetik për çdo konsumator. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com