Loading...

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka e cila pak kohë më parë u ndesh me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit, i ka bërë apel të gjitha grave për të kryer kontrolle të shpeshta.

Përmes një mesazhi të ndarë në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ujka i ka thënë grave të jenë pozitive dhe të forta përballë kësaj sëmundje.

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i kancerit të gjirit ndaj unë ndjej përgjegjësinë time dhe i them çdo gruaje që ka përballuar këtë sëmundje për të qenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diagnostifikohen përmes kontrolleve rutinë të herë pas hershme”, -thotë blogerja e njohur në mesazhin e saj.

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ndërsa shifrat tregojnë se janë plot 700 raste në vit që zbulohen për herë të parë me këtë sëmundje./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com