Loading...

Zhvillimi i vijës bregdetare, nis puna për pasqyrën digjitale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ka nisur puna për pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e vijës sonë bregdetare”.

“Ka nisur puna për vijën bregdetare 2020. 12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180 km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkëngjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare”, tha Rama.

Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, sipas Kryeministrit, “do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura”.

“Të gjitha institucionet dhe strukturat e shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e ligjit të ri për vijën bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes”, tha Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com