Dua Lipa ka publikuar në Instagram reklamën e parfumit të “Yves Saint Laurent”, ku këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është protagoniste kryesore.
Në fillim të klipit, 23-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe në dorën e saj të majtë ulet një shqiponjë. Dua Lipa e lë të lirë shqiponjën, duke bërë lidhjen me emrin e parfumit “Libre”.
Dua Lipa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare është e para femër në histori që ka tri këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Dua e ka arritur këtë rekord me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. /atsh