Loading...

Penalizime për shkelësit e qarkullimit rrugor

Në funksion të ankesave dhe shqetësimeve që adresojnë qytetarët, Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje për evidentimin dhe dokumentimin e shkeljeve.

Disa prej penalizimeve të drejtuesve të automjeteve kanë të bëjnë me shkelje të tilla si qarkullimi në korsitë e dedikuara për mjetet e shërbimit publik, pozicionimi i gabuar në zonën e kryqëzimit.

Edhe pse janë ndëshkuar çdo ditë nga efektivët e Policisë Rrugore, këto shkelje vijojnë të jenë ende shqetësim në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

“Parandalimi i aksidenteve, kërkon jo vetëm efikasitetin e policisë, por edhe rritjen e përgjegjësisë së përdoruesit të rrugës në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në rritjen e sigurisë së përbashkët rrugore dhe publike”, thuhet në njoftimin e Policisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com