Loading...

Vlorë/Në shtator nis faza e dytë e vazhdimit të Lungomares

Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka zhvilluar sot takimi konsultative me urbanist, arkitekt dhe përfaqësues të grupit të interesit për vazhdimi e fazës së dytë të Lungomares në Vlorë.

Leli u shpreh se “ngelem besim plotë se studio ka punuar me përgjegjësi në mbështetje të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit me mbështetje e koordinimi e punës së qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për të patur një vazhdimësi dhe të njëjtin sukses të projektit si në fazë e tij të parë”.

Leli theksoi se faza e dytë e projektit të vazhdimit të Lungomares, do të nis në vjeshtë në bashkëpunim me Fondi Shqiptarë të Zhvillimit.

“Projekti është tre kilometra, i cili dhe do të bëjë një rehabilitim të gjithë rrugës, me korsi biçikletash me rrugë të tjera midis hapësirave midis godinave për të patur mundësi e asistimi të plazhe të të gjithë vizitorëve”, tha ai./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com