Loading...

Bypass-i i Fierit, merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës gjatë sezonit turistik

Puna në bypass-in e Fierit vijon intensivisht në mënyrë që të kapet afati i hapjes së njërës korsi për autoveturat deri më 30 qershor 2019.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga punimet për bypass- in e Fierit.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin që më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Prej vitesh shqiptarët presin të përfundojnë 22 kilometrat e një autostrade të re, e cila shmang rrugën e vjetër kombëtare që lidh Fierin me qytetin e Vlorës.

Që të kalosh përmes segmentit të vjetër, të duhen minimalisht 40 minuta. Gjate sezonit të verës, trafiku i rënduar nga pushuesit që frekuentojnë plazhet e jugut dhe rruga e ngushtë u kushton udhëtarëve disa orë dhe qindra aksidente.

Kjo tablo do t’i përkasë të shkuarës në pak ditë. Bypass-i i Fierit, që do ta evitojë rrugën e vjetër, është drejt përfundimit.

Punimet për bypass-in e Fierit nisën në vitin 2011 dhe tani pas 8 vitesh do të hapet njëra korsi e kësaj rruge, e cila do të lidhë mjetet direkt me autostradën Levan-Vlorë.

Korsitë janë të gjera 3,75 metra. Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm autostrada do të hapet e gjitha në të dy krahët. Ajo do të jetë e pajisur dhe panele mbrojtëse për të evituar erën e fortë që rreh këtë segment.

Faza më intensive e punimeve është përqendruar në dy urat e fundit. Ajo e Pojanit ka përfunduar, ndërsa po shtrohen trarët tek ura Semanit./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1310816115761421/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com